MAFIA USHQEN TRAZIRAT NE BALLKAN
Krimi i organizuar ne te gjitha nivelet ne shoqerite e Ballkanit pengon inisiativen vertete te lire dhe ngritjen e shoqerise civile.
MAFIA USHQEN TRAZIRAT NE BALLKAN
Krimi i organizuar ne te gjitha nivelet ne shoqerite e Ballkanit pengon inisiativen vertete te lire dhe ngritjen e shoqerise civile.
Mafia e kudo ndodhur ne Ballkan po pengon ndertimin e ketyre shoqerive duke vjedhur ndihmat, duke shtremberuar konkurencen e lire per tregje dhe duke mos lejuar rritjen e nje shoqerie te forte civile, thone dy eksperte Amerikan.
Duke folur mbi te ardhmen e rajonit ne Qendren Willson ne Washington DC me 9 Prill, Louise Shelley, drejtore e Qendres TRansnacionale per Krimin dhe Korrupsionin ne Universitetin Amerikan, ka kritikuar perceptimin e bandave si "nje problem kryesisht i vendosjes se ligjit i cili mund te zgjidhet me nje polici te forte dhe vendosjen e ligjit".
"Nje gje e tille ka sukses vetem nese sundon ligji, ekziston besimi tek qeveria, nje sistem i pavarur gjyqesor dhe zyrtare te pakorruptuar," ka thene Shelley. Ne ish Jugosllavi nuk ekziston nje gje e tille...nuk mund te kete sukses lufta nese zbulohet 'familja Corleone' dhe i kap ata. Nuk jane vetem familjet. Jane te gjitha hallkat, bankat, qeveria, shume shtresa te shoqerise jane te implikuara dhe perfitojne prej saj".
Christopher Corpora, nje analist i Ballkanit ne Departamentin Amerikan te Mbrojtjes, i cili ka folur gjithashtu ne kete mbledhje, ka thene se nje histori e rregjimeve autoritare ne Ballkan ka cuar ne krijimin e rrjeteve jo zyrtare teper te ngushta ne nivele te ulta, disa prej te cilave jane shnderruar ne organizata kriminale duke penguar rritjen e shoqerise civile.
Me ne fund, ka argumentuar ai, kjo kerkon nje perfshirje te forcave te jashteme ne ndertimin e vendit nese mund te quhet keshtu puna e trupave paqeruajtese, duke theksuar se qe ne vitin 1997, gjenerali i NATO-s Wesley Clark kishte thene se krimi i organizuar perbente nje kercenim per misionin ne Bosnje.
"Duhet te ndodhe demokratizimi perpara se te vendoset sundimi i ligjit dhe shoqeria civile," ka thene ai ndersa ka pranuar se disa ne Washington e shikojne jo me sy te mire nje perfshirje ne kete fushe.
Nje shembull i demit te shkaktuar nga penetrimet kriminale ne rajon eshte futja e krimit te organizuar ne procesin e privatizimit te industries, si kompanite ajrore dhe telekomunikacionit, gje e cila ka bere qe shume qytetare te mos perfitojne pjese te kapitalit dhe ka demtuar rende sipermarresit e vegje," ka thene Shelley.
"Nuk mund te zhvillohet klasa e mesme sepse shoqeria eshte aq e polarizuar nga rrembimi i procesit te privatizimit, duke krijuar nje ndarje te thelle ekonomike ndermjet elites se vogel ne numer por teper te pasur dhe mases se gjere te publikut te varfer".
Nje raport i koheve te fundit mbi Bosnjen i Zyres se Pergjithshme te Llogarive te SHBA-se i ka quajtur krimin dhe korrupsionin "probleme endemike" te cilat "pengojne seriozisht" si zhvillimet ekonomike dhe politike ashtu edhe zbatimin e marreveshjes se paqes se Dejtonit. Pervec shkalles se larte te aktiviteteve te paligjeshme, perpjekjet per te rimekembur ekonomine e Bosnjes jane penguar gjithashtu edhe nga pervetesimi i parave te ndihmave te huaja nga zyrtare te korruptuar dhe organizata kriminale.
Mali i Zi nuk ka nenshkruar ende nje traktat ekstradimi me Perendimin, duke e shnderruar kete vend ne nje korridor te vlefshem per kontrabanden e te gjitha llojeve. Ne Shqiperi "nivelet e larte te korrupsionit dhe krimit" - perfshire trafikun ne shkalle te gjere te drogave dhe qenieve njerezore - kane lene shumicen e popullsise "te demoralizuar dhe apatike ndaj vete konceptit te demokracise", sipas Grupit Nderkombetar te Krizave.
Per Serbine, Korporata Rand, nje organizem i rendesishem ne Washington, paralajmeron se policia eshte shume e kriminalizuar por se nje "spastrim i thelle i policise mund te coje ne nje rritje te krimit te organizuar, sepse shume nga njerezit e pushuar mund te gjejne pune ne organizatat mafioze apo te ngjashme me to".
Sipas Shelley, kufinjte kombetare dhe rivaliteti etnik nuk kane mbajtur larg bandat kriminale dhe nuk kane penguar bashkepunimin ndermjet tyre per te marre pjese te barabarte te fitimit - armiq tradicional si Serbet, Kroatet dhe Shqiptaret, bashkepunojne ngushtesisht ne krimin e organizuar.
Ne fakt, rajoni eshte shnderruar ne "nje baze fillestare per grupet e krimit te organizuar vendas dhe nderkombetar," thote Shelley, ndersa grupe nderkombetare nga Rusia, Ukraina, Moldavia dhe Rumania veprojne ne territorin e ish Jugosllavise, ne fushen e trafikut te grave, emigranteve dhe armeve.
Corpora ka theksuar gjithashtu edhe faktorin e pozites gjeografike te Ballkanit. Rajoni ka rreth 1000 milje bregdet, porte te mrekullueshme per ankorimin e anijeve, sasi te medha pyjesh te dendura dhe zona malore te cilat ofrojne kushte ideale per aktivitetet e paligjeshme.
Shelley ka thene se komunitetet lokale, media dhe organizmat nderkombetare duhet te luajne nje rol ne luften ndaj fenomeneve te tilla si trafiku i grave per qellime te shfrytezimit seksual: "Nuk mund te luftohet ky fenomen vetem duke sulmuar bordellet dhe duke nxjerre qe andej grate, te cilat nuk kane asnje mundesi per tu kthyer ne shtepite e tyre, dhe per me teper duke mos pasur mundesi te trajtosh traumat psikologjike te cilat kane vuajtur ato".
"E paligjeshmja ndjek te ligjeshmen, nuk mund te largosh krimin e organizuar nga aktivitetet e ligjeshme. Ato jane shume te lidhura. Problemi eshte si te arrish rritje ne sektorin e ligjshem duke nderprere punen e sektorit te paligjshem ku arrihen fitime kaq te medha. Nese nuk gjehen aleternativa ndaj krimit, nuk do te arrihet te sigurohet mbeshtetje lokale".
Corpora gjithashtu eshte ne favor te nje procei qe duhet te filloje nga baza: "Deri me tani procesi demokratik eshte zhvilluar nga larte poshte. Ne duhet te vendosim nje ndjenje Perendimore te shoqerise civile. Kjo eshte nje strategji afatgjate per ndertimin e shtetit. Nuk mund te spastrosh disa barera te keqia dhe te mendosh se ato nuk do te mbijne perseri".
Nir Rosen eshte nje gazetar i pavarur i vendosur ne Washington, i specializuar ne ceshtjet Ballkanike.