Mali I Zi: Gjukanoviq Kundershton Europen

Europa shton presionin ndaj presidentit Malaz Milo Gjukanoviq ne menyre qe ai te heqe dore nga plani i tij per mbajtjen e nje referendumi per pavaresi.

Mali I Zi: Gjukanoviq Kundershton Europen

Europa shton presionin ndaj presidentit Malaz Milo Gjukanoviq ne menyre qe ai te heqe dore nga plani i tij per mbajtjen e nje referendumi per pavaresi.

Friday, 14 December, 2001

Presidenti Malazez Milo Gjukanoviq duket i vendosur te vazhdoje me planet e tij per nje referendum popullor nese Mali i Zi duhet te vazhdoje te qendroje ne Jugosllavi, pavaresisht se eshte vendosur nen nje presion te madh te Europes per te ndryshuar planet.


Refuzimi i Gjukanoviqit per te ndryshuar mendje do te rrise tensionet me ata te cilet ne Mal te Zi deshirojne qe republika te mbetet ne kuadrin e Jugosllavise.


Thirrja me e fundit drejtuar Gjukanoviqit per te ndryshuar planet e tij per mbajtjen e referendumit per pavaresi pranveren e ardheshme, ka ardhur nga presidenti Francez Zhak Shirak gjate nje vizite ne Beograd javen e kaluar.


"Ky eshte mendimi im personal se Bashkimi Europian nuk do te njohe nje Mal te Zi te pavarur," i ka thene kryetari i shtetit Francez Gjukanoviqit.


Megjithese presidenti Malazez ka pranuar te vazhdoje bisedime te metejshem me Beogradin per reformimin e federates sipas kerkeses se bere nga Havier Solana, perfaqesuesit te larte te BE-se per politiken e jashteme dhe te sigurise, pak njerez mendojne se Gjukanoviq do te ndryshoje qendrimin e tij mbi ceshtjen e pavaresise.


Solana planifikon te marre pjese ne bisedimet ndermjet perfaqesuesve Malazez dhe drejtuesve Serbe/Jugosllave, te cilat do te fillojne ne Beograd javen e ardheshme dhe do te vazhdojne deri ne fund te Janarit.


Thuhet se ai ka ne plan te siguroje nje marreveshje ndermjet Serbise dhe Malit te Zi per nje federate, me rregulla te perbashketa ne fusha si politika e jashtme, mbrojtja, transporti dhe tregtia.


Por asnje zyrtar Europian perpara Shirakut nuk ka kontestuar te drejten e Malit te Zi per pavaresi nese ajo sigurohet nepermjet nje referendumi demokratik dhe te ndershem. Fjalet e kryetarit te shtetit Francez jane interpretuar ne Podgorice si prove se fushata Europiane kunder pavaresise se Malit te Zi po intensifikohet.


Shirak ka arritur deri aty sa te hedhe dyshime mbi burimin e fondeve te caktuara per organizimin e referendumit te planifikuar. Gjukanoviq eshte teper i ndjeshem ndaj ketyre akuzave, meqenese ai eshte ne qender te nje fushate te gjate skandalesh korrupsioni.


Qendrimi i komunitetit nderkombetar ndaj Gjukanoviqit ka ndryshuar shume qe prej rrezimit te njeriut te forte te Jugosllavise Sllobodan Millosheviq. Ndryshimi i kufinjve te federates nuk eshte me nje ide terheqese, sepse ajo do te ngrinte pikpyetje edhe mbi pozicionin e Kosoves, e cila eshte formalisht pjese e Jugosllavise por momentalisht eshte nen nje protektorat nderkombetar.


"Qeveria duhet te jete e pergatitur edhe per goditje me te renda. Tani do te behen perpjekje per te thyer Podgoricen sepse krijimi i nje shteti tjeter te pavarur ne Ballkan nuk eshte ne interesin e Europes," ka thene nje analist Amerikan.


Xheims Lion, nje analist i Grupit Nderkombetar te Krizave, ICG, ka thene per shtypin Malazez se "Qendrimi i BE eshte shume i qarte. Ata preferojne ruajtjen e federates dhe ceshtja eshte nese Solana do te veproje si nje mediator i vertete ne bisedimet ndermjet Beogradit dhe Podgorices".


Gjukanoviq mendon se nuk mund te kete kthim prapa. Pas takimit te tij me Shirakun, ai ka thene se ende beson se pavaresia eshte zgjidhja me e mire per Malin e Zi.


Nje prove per kete ka qene thenia e kryeministrit Malaze Filip Vujanoviq se referendumi do te mbahet vetem pasi dy republikat te bien dakort per nje ndarje paqesore si ajo ndermjet Republikes Ceke dhe Sllovakise.


Mbeshtetja e votuesve per Gjukanoviqin tani bazohet vetem tek premtimet per pavaresi. Reformat ekonomike te cilat i shpalli tre vjet me pare, kur ai fitoi zgjedhjet presidenciale, ende nuk kane nisur dhe komuniteti nderkombetar, dikur teper bujar ne ndihmen e tij financiare, e ka mbyllur rrubinetin e ndihmave.


Nderkohe, presidenti Malazez gjithnje e me teper i eshte kthyer retorikes patriotike per te mbeshtetur kauzen e pavaresise, duke thene se republika e tij do te zhdukej nese mbetet ne federate.


Sipas anketimeve me te fundit te opinionit publik, elektorati eshte i ndare ne mes mbi kete ceshtje, 55 perqind e tij mbeshtet pavaresine.


Pervec se te binde te pavendosurit, Gjukanoviq duhet te bashkoje edhe bllokun e tij te koalicionit te percare. Partneret e tij ne Aleancen Liberale mendojne se nuk duhet te kete me bisedime me Beogradin, dhe se presioni Europian nuk duhet te merret parasysh. Gjukanoviq, megjithate, nuk deshiron te izolohet krejtesisht, keshtu qe ka nder mend te bisedoje, duke shpresuar qe liberalet do te vazhdojne ta mbeshtesin ate si te vetmin shans per pavaresi.


Ne te njejten kohe, blloku anti pavaresise, "Se Bashku per Jugosllavine", duke shfrytezuar valen Europiane anti referendumit, po terhiqet nga bisedimet per kushtet per referendumin e propozuar, duke menduar se Europa do ta binde Gjukanoviqin te heqe dore nga kjo ide.


Milka Tadiq Mijoviq eshte redaktore e projektit te IWPR-se dhe redaktore e revistes Monitor ne Podgorice.


Frontline Updates
Support local journalists