MALI I ZI: GJUKANOVIQ PRANON KOMPROMISIN PER GJYKATEN
Zgjedhjet do te mbahen pasi presidenti ka pranuar kerkesat e opozites per te ndryshuar perberjen e institucionit kryesor te drejtesise ne vend.
MALI I ZI: GJUKANOVIQ PRANON KOMPROMISIN PER GJYKATEN
Zgjedhjet do te mbahen pasi presidenti ka pranuar kerkesat e opozites per te ndryshuar perberjen e institucionit kryesor te drejtesise ne vend.
Parlamenti i Malit te Zi ka zgjidhur pengesen e fundit per zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare me 20 Tetor duke aprovuar nje trup te ri gjykatesish per gjykaten kushtetuese te republikes.
Ky ka qene nje hap i domosdoshem per mbajtjen e zgjedhjeve pas nje perplasjeje te forte ndermjet qeverise dhe opozites mbi ceshtjen e emerimit te anetareve te gjykates kushtetuese.
Pas nje mosmarreveshjeje te ashper gjate gjithe veres, autoritetet dhe opozita kane arritur nje marreveshje ne fillim te Shtatorit me ndermjetesimin e OSBE-se dhe ambasadorit Amerikan William Montgomery.
Ne nje triumph te vertete per opoziten, Presidenti Milo Gjukanoviq ka pranuar te emeroje dy gjykates te propozuar nga opozita ne gjykaten kushtetuese. Ky veprim ka bere qe qeveria tanime te humbase kontrollin ndaj ketij institucione teper te rendesishem.
Koalicioni pro pavaresise i drejtuar nga presidenti ka humbur shumicen e tij parlamentare pasi ish partneret e tij te Aleances Liberale, LS, kane terhequr mbeshtetjen e tyre ne shenje proteste ndaj nenshkrimit nga ana e Gjukanoviq te Marreveshjes se Beogradit me 14 Mars.
Kjo marreveshje, e arritur nen presionin e madh te Bashkimit Europian, ka garantuar ruajtjen e bashkimit ndermjet Serbise dhe Malit te Zi per te pakten nje periudhe tjeter tre vjecare. Vetem pas asaj periudhe mund te mbahet nje referendum per pavaresine.
Pasi LS pro pavaresise krijoi nje aleance te pazakonte me koalicionin e opozites Se Bashku per Jugosllavine ne mesin e muajit Korrik, Gjukanoviq nuk ka pasur zgjidhje tjeter por te therrase zgjedhje te parakoheshme parlamentare.
Megjithate, shumica e re parlamentare anti qeveritare refuzoi ne mesin e muajit Gusht te aprovonte anetaret e gjykates kushtetuese te propozuar nga Gjukanoviq. "Ne nuk mund te votojme...pa u konsultuar me pare," ka thene Dragan Soc, drejtuesi i nje prej partive pro Jugosllave.
Afati i anetareve te vjeter te gjykates ka mbaruar me 28 Gusht. Dhe deri te Merkuren e kaluar, Mali i Zi ka qene praktikisht pa nje gjykate kushtetuese, duke shkaktuar shqetesimin se mund te kalonte nje kaos politik dhe juridik.
Zgjedhjet parlamentare te percaktuara per tu mbajtur me pese Shtator u shtyne per me 20 Tetor, sepse kjo gjykate garanton legjitimitetin e procesit dhe jep vendime ne rast te paraqitjes se ankesave nga pjesemarresit ne procesin zgjedhor. Ne nje moment, opozita kercenoi se nuk do te merrte pjese fare ne zgjedhje, duke shtuar edhe me teper rrezikun e nje krize politike ne vend.
Ne momentin e fundit, me 25 Shtator, Presidenti Gjukanoviq propozoi kater kandidate para parlamentit, pikerisht ne momentin e fundit perpara skadimit te afatit per regjistrimin e tyre. Ata kane qene gjykatesit Radoje Korac, Veselin Rackoviq, Zoran Smoloviq, dhe Radovan Krivokapiq.
Opozita e ka mbeshtetur kete liste, sepse Gjukanoviq ka bere dy leshime te rendesishme. Se pari, ai ka aprovuar dy kandidatet, Rackoviq dhe Smoloviq, te paraqitur nga Partia Socialiste Popullore e opozites, SNP - partia me e madhe ne gjirin e koalicionit Se Bashku per Jugosllavine. Dhe se dyti, ai ka pranuar kerkesat e partive te opozites per caktimin e kater dhe jo pese gjykatesve sic kerkohet nga kushtetuta, per shkak se opozita ka kerkuar siguri se ajo do te perfaqesohej ne menyre te barabarte ne kete gjykate.
Keto leshime kane shkaktuar disa reagime nga ana e juristeve te cilet kane thene se numri i barabarte i gjykatesve te caktuar nga qeveria dhe opozita mund te coje ne nje gjendje bllokimi te vendim marrjes nga ana e gjykates. "Mund te ndodhe qe dy gjykatesit te votojne per nje zgjidhje dhe dy te tjeret kunder kesaj. Nje gje e tille mund te rrezikoje rendin kushtetues dhe te coje ne nje bllokim," ka thene Blagota Mitriq, ish kryetari i gjykates.
Kryetari i sapo emeruar i gjykates, Radoje Korac, ka pranuar se bllokimi i vendim marrjes mund te ndodhe per shkak te numrit cift te gjykatesve, por ka insistuar se te caktuarit e rinj nuk do te perulen perballe presionit politik.
"Une do te punoj sipas bindjeve, dijeve dhe aftesive te mia. Une nuk jam anetar i asnje partied he mund te garantoje se nuk do te influencohem nga presionet. Une mendoj se edhe anetaret e tjere te gjykates do te drejtohen nga te njejtat parime," ka thene Korac.
Zgjedhjet e ardheshme mund te jene nje test per kete qendrim. Nese gjykatesit do te marrin vendime sipas diktatit politik, dhe jo sipas ligjit, per ankesat nga partite e ndryshme politike pas zgjedhjeve, Mali i Zi mund te gjendet ne nje pozicion te veshtire.
Por, per fat te mire zgjedhjet do te zhvillohen nen nje kontroll te forte nderkombetar. Pa ndermjetesimin e komunitetit nderkombetar, nuk do te ishin zgjidhur as shume mosmarreveshje ndermjet autoriteteve dhe opozites.
Milka Tadic Mijoviq eshte kryeredaktore e revistes Monitor ne Podgorica.