MALI I ZI: KABINETI I RI SHKAKTON FRIKE PER NDALIMIN E REFORMAVE
Ekonomiste dhe deputete te opozites jane te pakenaqur nga zgjedhja e disa ministrave ne qeverine e re, e cila duhet te nxjerre vendin nga varferia.
MALI I ZI: KABINETI I RI SHKAKTON FRIKE PER NDALIMIN E REFORMAVE
Ekonomiste dhe deputete te opozites jane te pakenaqur nga zgjedhja e disa ministrave ne qeverine e re, e cila duhet te nxjerre vendin nga varferia.
Ekziston frika se ne Malin e Zi mund te bllokohet zbatimi i reformave ekonomike aq te nevojeshme, sepse kabineti i ri qeveritar eshte pothuajse i njejte me ate te mepreshmin i cili ka deshtuar ne kete drejtim.
Kryeministri i ri i Malit te Zi, Milo Gjukanoviq - ish presidenti i cili drejton edhe Partine Demokratike te Socialisteve, DPS - dhe ministrat e tij jane betuar perpara parlamentit me 8 Janar.
Partia e Gjukanoviq ka fituar thellesisht zgjedhjet e Tetorit 2002, dhe ish presidenti vendosi te merrte persiper postin e kryeministrit sepse ai i jepte me teper pushtet dhe influence se sa posti i presidentit.
Por analistet mendojne se ai ka bere vetem disa ndryshime kozmetike kabinetit te vjeter, mbi te cilin ai ka ushtruar gjithnje nje influence te madhe, dhe qe ka deshtuar te zbatoje reformat e nevojeshme legjislative.
Edhe ata te cilet kane te njejtat pikpamje me Gjukanoviq per pavaresine e Malit te Zi dhe pranojne prioritetet e tij ekonomike po shprehin dyshime rreth aftesise se tij per ti zbatuar ato.
Akoma edhe me shqetesuese per kryeministrin e ri eshte pergjigja e intelektualeve ne vend - shumica e te cileve kane mbeshtetur qe ne fillim Gjukanoviqin pro pavaresise.
Profesori i universtitetit Svetozar Joviceviq, president i Grupit per Ndryshim - nje organizate jo qeveritare e perbere nga ekspertet ekonomik - ka kundershtuar se fundi oferten per nje portofol ministri ne qeverine e Gjukanoviq. "Eshte e pamundur te hysh ne nje qeveri pa e ditur se cfare do te besh aty," ka thene ai.
Ne nje leter te hapur drejtuar Gjukanoviq me 15 Dhjetor 2002, 18 profesore universiteti pro pavaresise dhe gazetare kane shprehur shqetesimin e tyre qe kabineti eshte mbushur me njerez te Gjukanoviqit. Ata kane kerkuar qe "interesat e Mali te Zi te vihen mbi interesat e ngushta partiake dhe personale dhe ti jepet fund arrogances qe eshte treguar deri me tani".
Edhe analistet ekonomik dikur besnik ndaj kryeministri te ri kane shprehur pakenaqesine e tyre.
Ata insistojne se Mali i Zi tani eshte ne gjendje shume me te keqe, se ne vitin 1990 kur Gjukanoviq erdhi per here te pare ne pushtet.
Vendi nuk ka pasur asnje rritje ekonomike, dhe Prodhimi i Pergjitheshem Bruto per vitin e kaluar ka mbetur ne nivelin e vitit 2001, me 1,300 dollare Amerikan per fryme. Nderkohe, deficiti buxhetor per nente muajt e pare te vitit 2002 ka arritur ne rreth 150 milion euro, dhe papunesia ne shkallen e 30 perqind.
Varferia perben ende nje problem serioz. Dy te tretat e punonjesve ne vend fitojne 100 deri 200 euro ne muaj - ndersa kostoja e ushqimeve kryesore per nje familje prej kater anetaresh eshte rreth 250 euro.
Per momentin shqetesimi me i madh eshte struktura e kabinetit te ri qeveritar - e krijuar pas fitores se koalicionit te DPS ne zgjedhjet e Tetorit.
Dragan Djuroviq dhe Branimir Gvozdenoviq mbeten ne postet e zevendes kryeministrave; ndersa Miroslav Ivanisheviq, Darko Uskokoviq dhe Milutin Simonoviq do te ruajne respektivisht postet e mistrave te financave, ekonomise dhe energjise, dhe bujqesise. Predrag Neneziq do te ruante gjithashtu postin e ministrit te turizmit, por ai eshte terhequr ne momentin e fundit pas nje aksidenti automobilistik.
Gjukanoviq jo vetem qe ka mbajtur shumicen e zyrtareve te parardhesit se tij Filip Vujanoviq, por ai ka thene se do te vazhdoje edhe politikat e qeverise se mepareshme.
Ne deklaraten e tij te pare pas emerimit, kryeministri i ri permendi nje sere prioritetesh identike me ato te Vujanoviq - reforma e administrates publike, qeverisjes lokale dhe sistemit gjyqesor si edhe miratimi i nje ligji te ri per forcen e policise, dhe krijimi i Agjensise Kombetare te Sigurise.
Gjukanoviq ka premtuar gjithashtu reforma te sistemit te taksave, te zhduke ekonomine e paligjeshme dhe te miratoje me teper ligje liberale per ekonomine, duke inkurajuar inisiativen e lire dhe sektorin privat, dhe duke luftuar papunesine.
Ne perfundim, Gjukanoviq parashikoi qe Mali i Zi do te behet nje shtet i pavarur Brenda tre vjetesh - marreveshja e vitit te kaluar me Beogradin, e nenshkruar nga Vujanoviq nen presidencen e tij, ka perforcuar lidhjet e vendit me Serbine dhe praktikisht ka perjashtuar sovranitetin per kete periudhe kohe.
Pavaresisht premtimeve te Gjukanoviq per reforma, shume analiste nuk jane te bindur ti japin mbeshtetjen e tyre qeverise.
"Ne kemi rezerva rreth aftesive te anetareve te kabinetit te ri si edhe potencialit te tyre per te zbatuar reformat," ka thene Nebojsa Medojeviq, drejtor i Qendres per Tranzicion, dhe nje nga kritiket me te ashper te krimit te organizuar dhe korrupsionit ne Malin e Zi.
"Kjo qeveri perbehet nga njerez te cilet do te zbatojne urdherat e Gjukanoviq - dhe ne kete menyre pergjegjesia do te jete krejtesisht e tij".
Medojeviq ka theksuar rendesine e reformave ne sistemin gjyqesor, polici dhe departamentin e doganave: "Eshte e parakoheshme te kritikosh apo te lavderosh, por ne do te paraqesim mendimet tona publikisht pasi te shohim se cfare programi kater vjecar do te paraqese qeveria".
Anetare te opozites kane sulmuar haptazi kabinetin e ri. "Askush qe ka mend ne koke nuk mund te besoje as edhe per nje sekonde, qe te njejtat politika te vjetra do te mund te sjellin nje zhvillim ekonomik," ka thene Bozidar Bojoviq, kryetar i Partise Popullore Serbe, per IWPR.
Anetaret e kabinetit, si ata te zgjedhur rishtazi, ashtu edhe ata te kabinetit te meparshem, ende nuk u jane pergjigjur kritikave te bera ne publik, duke permendur si aresye per kete heshtje ngarkesen e madhe te puneve.
Zoran Raduloviq eshte ndihmes redaktor i revistes se perjaveshme Monitor ne Podgorica dhe bashkepunetor i rregullt i IWPR.