Mali i Zi Përpiqet për të Formuar Qeverinë

Çështja e pavarësisë është pengesa kryesore për Podgoricën për të formuar një qeveri të efektshme.

Mali i Zi Përpiqet për të Formuar Qeverinë

Çështja e pavarësisë është pengesa kryesore për Podgoricën për të formuar një qeveri të efektshme.

Wednesday, 27 June, 2001

Qeveria Malazeze ende nuk është formuar dhe kritikët po flasin për fundin e saj.


Bisdimet për formimin e një administrate të re kanë filluar që nga zgjedhjet e 22 prillit ku fitoi blloku independentist i Presidentit Milo Gjukanoviq - i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve, DPS dhe aleati i saj Partia Social Demokrate SDP.


Megjithatë, fitorja me diferencë të vogël do të thotë se koalicionit pro-pavarësisë i duhet të bazohet në mbështetjen ende të pasigurt të partisë Liberale LS.


Ndërsa DPS dhe SDP ndajnë programe të përbashkëta LS po e vë në dyshim të ardhmen e qeverisë. Ndërsa Gjukanoviqi po ndërmerr hapa drejt pavarësisë liberalët duan ta nisin procesin sa më parë.


Gjukanoviq nuk kishte rrugëdalje tjetar veç të merrte në konsideratë opinionin e liberalëve pasi gjashtë vendet e tyre ishin të nevojshme për të arritur maxhorancën në parlamentin 77 vendësh.


Në vend të posteve ministeriale liberalët kanë preferuar të përdorin kontrollin e tyre për qëllime politike.


Ditën e parë të mbledhjes së parlamentit të ri liberalët kërkuan zëvendësimin e kryetarit të tij Svetozar Maroviq i DPS me kandidaten e tyre Vesna Peroviq. DSP nuk kishte rrugë tjetër - të shqetësuar se LS mund të tërhiqte mbështetjen e nevojshme. Të vetëdijshëm për avantazhin që kanë ata kanë paraqitur kërkesa të cilat mendohet se kanë kompromentuar edhe presidentin i cili ndonëse pro pavarësisë kërkon të gjejë një konsensus mbarëpopullor për mënyrën e shkeputjes nga federata.


Konsensusi i opinioneve nuk ka vlerë për liberalët. Gjatë diskutimeve mbi programin qeveritar ata e detyruan zëvendës kryetarin e DPS dhe kryeministrin në pritje Filip Vujanoviq për të përfshirë një marrëveshje mbi organizimin e referendumit mbi çështjen e pavarësisë.


Ndërkaq, Vujanoviq bëri të ditur se një nga detyrat kryesore të qeverisë së re do të jetë fillimi i negociatave me Serbinë mbi marrëdheniet e ardhshme të dy pjesëve përbërëse të federatës Jugosllave.


Liberalët besojnë se Vujanoviq dhe Gjukanoviq po zhvillojnë bisedime të fshehta me Beogradin. Ata janë të shqetësuar se këto bisedime do të ngadalësojnë lëvizjen drejt pavarësisë.


LS e ka interpretuar njoftimin e negociatave me Serbinë si rikthim në situatën e dy viteve më parë kur diskutohej rreth ripërcaktimit të marrëdhënieve Serbi - Mal i zi sesa një debat i drejtpërdrejtë mbi pavarësinë.


LS është kundër vendimit të qeverisë për të negociuar me opozitën Malazeze "Së bashku për Jugosllavinë". "Qeveria duhet të ndërpresë çdo lloj kontakti me opozitën," thotë ish-udhëheqësi i LS Slavko Peroviq.


Por Gjukanoviq ndodhet mes dy zjarresh pasi opozita ka kërcënuar se do të bojkotojë çdo referendum mbi pavarësinë gjë që do të shkatërronte çdo përpjekje të presidentit për të pajtuar mbështetesit dhe kundërshtarët e pavarësisë.


Opozita beson se programi i ri i hartuar nga Vujanoviq lë mënjanë ata Malazezë të cilët duan të mbeten pjesë e federatës.


Një nga të pakënaqurit është edhe kryetari i Partisë Popullore Dragan Soc i cili u shkëput nga koalicioni DPS - SDP dhjetorin e kaluar në shenjë proteste ndaj mungesës së dëshirës së kolegëve të tij për të nisur dialogun me Serbinë mbi çështjen e pavarësisë.


Soc thotë se pak mundësi është lënë për diskutime pasi aleatët e tij në koalicion dëshironin që t'i bazonin diskutimet në njohjen e Serbisë dhe Malit të Zi si dy shtete të pavarur.


Opozita mendon se zëri i saj duhet të dëgjohet në tryezat ku flitet për pavarësinë. Natyrisht, liberalët do të refuzonin ta lejonin një gjë të tillë ndërsa mbeten ende të lidhur me qeverinë.


Çështja e pavarësisë po i shkakton dëme financiare Malit të Zi pasi agjencitë perëndimore që janë kundër qëndrimit për pavarësi të vendit i kanë pezulluar fondet.


Pjesa më e madhe e paketës prej 89 milion dollarë e dhënë nga Kongresi amerikan është pezulluar si shenjë e përpjekjeve ndërkombëtare për të bindur vendin për të qëndruar në federatë. Kjo po i acaron problemet sociale në pjesët më pak të zhvilluara të vendit dhe po rrit presionet politike në Podgoricë.


Zoran Raduloviq është gazetar i së përjavshmes Monitor në Podgoricë.


Frontline Updates
Support local journalists