MALI I ZI: PRESIDENTI VENDOS TE BEHET KRYEMINISTER

Presidenti Gjukanoviq behet kryeminister nga frika se mund te mos zgjidhet me president.

MALI I ZI: PRESIDENTI VENDOS TE BEHET KRYEMINISTER

Presidenti Gjukanoviq behet kryeminister nga frika se mund te mos zgjidhet me president.

Tuesday, 6 September, 2005

Presidenti Malazez Milo Gjukanoviq ka vendosur te marre postin e kryeministrit sepse mesa duket ai ka frike te kandidoje perseri per postin e presidentit ne muajin Dhjetor.


Thuhet se presidenti eshte i shqetesuar se ai mund te goditet perseri nga akuza te ndryshme per perfshirje ne kontrabande cigaresh dhe nga nje pjesemarrje e ulet ne zgjedhje gje e cila mund te coje ne anullimin e zgjedhjeve te 22 Dhjetorit.


Megjithese vendimi, i njoftuar nga Partia e tij Demokratike e Socialisteve , DPS, me 4 Nentor, ka tronditur qarqet politike, Gjukanoviq ende do te vazhdoje te kete nje autoritet te madh, sepse kryeministri ka me teper pushtet ekzekutiv sesa presidenti.


Analistet mendojne se presidenti ka frike se opozita mund te mos marre pjese ne zgjedhjet e Dhjetorit. Pasi koalicioni i tij Per nje Mal te Zi Europian ka arritur nje fitore absolute ne zgjedhjet parlamentare te 20 Tetorit, koalicioni rival pro Jugosllavise Se Bashku per Ndryshim ka njoftuar plane per te bojkotuar zgjedhjet presidenciale.


Sipas ligjit Malazez, ne menyre qe zgjedhjet ne raundin e pare te quhen te vlefshme duhet te marrin pjese me teper se gjysma e votuesve te regjistruar.


Analistet gjithashtu mendojne se vendimi i Gjukanoviq ka lidhje me nje ridalje ne skene te akuzave ndaj tij per perfshirje ne kontrabanden e cigareve gjate viteve Nentedhjete.


Komuniteti Europian ka paraqitur nje akuze ne Gjykaten e Rrethit te Rajonit Lindor te New York ne SHBA me 31 Tetor kunder kompanise Amerikane te cigareve RJ Reynolds. Firma akuzohet per perfshirje ne pastrim parash dhe kontrabande cigaresh.


Dokumenti ligjor i paraqitur implikon edhe drejtuesin Malazez ne veprime te paligjeshme, te cilat mendohet se i kane shkaktuar BE-se miliarda dollare humbje nga mosmbledhja e taksave.


Akuza, te cilen IWPR e ka pare, thote se "shuma teper te medha parash" i jane paguar zyrtareve ne Malin e Zi per te siguruar kalimin e sigurte te cigareve dhe fondeve te paligjeshme ne Ballkan.


"Nder keta zyrtare ka qene edhe Milo Gjukanoviq, tani president i Malit te Zi; ish shefi i agjensise se investimeve te huaja ne Malin e Zi, i cili ka vdekur, Milutin Laliq, dhe te tjere," thuhet ne akuze.


Nje burim i DPS, i cili nuk deshiron te permendet, ka thene per IWPR se drejtuesit e partise mendojne se disa diplomate Europian mund te perdorin akuzat per kontrabande per te diskredituar Gjukanoviq nese ai vazhdon te synoje sigurimin e pavaresise, ne kundershtim me Marreveshjen e Beogradit te cilen ai e ka nenshkruar me pare kete vit.


Raportet thone se akuza prej 149 faqesh permend disa marreveshje te mundeshme, sipas akuzes ne bashkepunim me mafian Italiane dhe ate Ruse, dhe perfshin edhe thenie per pagesat e paligjeshme ndaj zyrtareve te larte te Malit te Zi.


Lidhja Italiane ka shkaktuar nje interes te madh ne Itali, ndersa media dhe sistemi juridik i kane kushtuar vemendje te madhe ketyre ngjarjeve. Prokuroret ne Bari thuhet se po hetojne ndaj lidhjeve te mundeshme te presidentit Malazez me krimin e organizuar.


"Nuk do te ishte ndonje cudi sikur gjykatat Italiane te leshojne nje akuze ndaj Gjukanoviq perpara zgjedhjeve presidenciale, duke e akuzuar ate per lidhje me mafian ne biznesin e kontrabandes se cigareve," thone burimet e IWPR-se.


Si kryeminister - nje post te cilin ai e ka mbajtur edhe dy here me pare - Gjukanoviq ka siguruar udheheqjen e tij edhe per kater vjet te tjera dhe do te gezoje shume me teper autoritet dhe pushtet se sa tani.


Por disa vezhgues kane thene se ky hap mund te forcoje pozitat e tij ndaj rivaleve politik. Rade Bojoviq, nje analist me Qendren per Demokraci dhe te Drejta te Njeriut ne Podgorice, ka thene per IWPR se "Duke marre postin e kryeministrit dhe duke mos u kandiduar per president, Gjukanoviq ka bere nje levizje te rrezikeshme.


"Me pare, asnje prej drejtuesve te opozites nuk kishte asnje shans per te mundur Gjukanoviq, por tani ata kane nje mundesi sepse DPS nuk mund te paraqese asnje kandidat tjeter me te forte se sa presidenti i tanishem," thote ai.


Ende mbeten pikpyetje mbi identitetin e kandidatit te preferuar te koalicionit qeveritar. Disa analiste mendojne se mund te jete zevendes kryetari i fuqishem i DPS, Svetozar Maroviq, ndersa te tjere kane permendur emrat e shkencetarit te njohur Ljubisa Stankoviq, nje profesor universiteti i cili nuk eshte i perfshire ne partine e Gjukanoviq.


Por cilido qe te triumfoje ne zgjedhjet e Dhjetorit mund te gjendet ne pozita te veshtira perballe kryeministrit te ri te fuqishem.


Milka Tadic Mijoviq eshte nje bashkepunetore e IWPR dhe drejtoreshe ekzekutive e revistes Monitor ne Podgorica.


Frontline Updates
Support local journalists