MAQEDONI: BOSHKOVSKI KA SHKELUR LIGJIN PER ARMET

Qeveria ka thene se ish ministri i policise ka shkelur rregullat dhe ligjet duke shperndare arme per zyrtaret dhe aleatet e partise se tij.

MAQEDONI: BOSHKOVSKI KA SHKELUR LIGJIN PER ARMET

Qeveria ka thene se ish ministri i policise ka shkelur rregullat dhe ligjet duke shperndare arme per zyrtaret dhe aleatet e partise se tij.

Tuesday, 6 September, 2005

Ish ministri i brendeshem i Maqedonise, Ljube Boshkovski duket se do te paditet per dhenien e armeve te shtrenjta si dhurata ndersa ai ka qene ne pushtet - duke shkelur keshtu rregullat anti korrupsion te vendosura nga qeveria ne te cilen ai vete merrte pjese.


Pas ketyre zerave, ministri i brendeshem i tanishem Hari Kostov ka vendosur ti jape fund tradites se vjeter - e cila i ka fillimet qe ne vitet e komunizmit - kur ministri i policise jepte arme te shtrenjta ne forme dhuratash. Qekur Maqedonia eshte bere nje vend i pavarur, ministrat e brendeshem kane dhene si dhurata mbi 3,000 arme.


Per ironi te fatit, duket se Boshkovski do te kete probleme per shkak te nje ligji te miratuar nga qeveria e qendres se djathte ne vitin 2001 ne nje perpjekje per ti dhene fund kesaj praktike te vjeteruar komuniste. Gjate nje kontrolli financiar ne ministrine e brendeshme te paraqitur para kabinetit qeveritar me 18 gusht, eshte zbuluar se Boshkovski ka shkelur rregullat duke dhuruar arme te kushtueshme te reja, dhe jo arme te perdorura te pakten 10 vjecare.


Hetuesit kane zbuluar se ai ka dhuruar te pakten 540 arme per ministra, zyrtare te partise VMRO, anetare te parlamentit, gjykates dhe gazetare. Ish kryeministrit Ljupco Gjerogjevski i jane dhuruar tre arme, dhe vete Boshkovski ka marre dy arme, me nje vlere prej rreth 4,000 euro.


Kostov i cili urdheruar kontrollin financiar, ka thene per gazetaret me 19 gusht se 300,000 euro te shpenzuara nga ministria per blerjen e armeve do te kishin mjaftuar per te paguar shpenzimet per dy ose tre stacione te reja policie - te cilat jane teper te nevojeshme ne zonat me te prekura nga konflikti i vitit 2001.


Qeveria ka arritur ne perfundimin se keto dhurata kane qene te paligjeshme, dhe ka urdheruar qe te gjithe ata te cilet kane perfituar nje arme dhurate ta kthejne ate brenda dy javeve - ose te paguajne per te.


"Nga 540 arme, vetem 10 jane kthyer deri tani. Por kjo do te kerkoje pak kohe," ka thene zedhenesja e ministrise se brendeshme Mirjana Kontevska per IWPR. Dosta Dimovska, parardhesja e Boshkovskit, ka qene nje nder te parat qe ka kthyer nje arme.


Kontevska nuk ka pranuar te thote nese Boshkovski do te paditet zyrtarisht. Por burime te qeverise me pas kane konfirmuar per IWPR se nje gje e tille eshte e mundeshme.


IWPR eshte perpjekur te kontaktoje me Boshkovskin por ne zyrat qendrore te VMRO i eshte thene se ai nuk ishte i gatshem te bente asnje koment sepse ishte me pushime ne Kroaci. Telefoni i tij celular ishte gjithashtu i mbyllur.


Spektakli i nje qeverie te drejtuar nga Social Demokratet sipas te cilit anetare te VMRO - partia me e madhe e opozites kishin marre dhurata te paligjeshme ka bere qe disa vezhgues te thone se e gjithe kjo eshte nje loje politike. Por nje burim ne qeveri ka insistuar per IWPR se kjo ceshtje nuk ka te beje me ata qe kane marre dhuratat por me ate qe i ka dhene ato kundra ligjit.


"Kjo nuk ka te beje me perplasjet politike, dhe nuk eshte nje levizje per publicitet nga ana e qeverise," ka thene burimi per IWPR. "Kjo nuk eshte nje fushate kunder njerezve te cilet kane perfituar dhuratat. Ceshtja eshte se armet jane dhene ne menyre te paligjeshme".


Megjithate, VMRO eshte zemeruar. "Hapi me i fundit i ministrise se brendeshme behet per te kompensuar deshtimin e vazhdueshem te saj per te vendosur rendin dhe ligjin ne vend," ka thene zedhenesi i partise Vlatko Gjorcev. "Problemi me i madh ne Maqedoni jane armet e paligjeshme te cilat kercenojne sigurine e te gjithe qytetareve dhe stabilitetin e vendit".


Vemendja qe i eshte kushtuar ceshtjes Boshkovski nga mediat ka shkaktuar nje debat edhe me te gjere mbi faktin nese te gjithe zyrtaret te cilet kane perfituar si dhurate arme qe prej vitit 1991 duhet ti kthejne ato. Inisitivat e mepareshme per kthimin e tyre vullnetarisht kane pasur nje sukses te pjeseshem, megjithese kryeministri i tanishem Branko Crvenkovski ka dorezuar te dyja armet te cilat ai ka marre gjate dhjete vjeteve te fundit.


Boshkovski eshte larguar nga posti i tij ne shtatorin e kaluar, kur qeveria e VMRO ka humbur zgjedhjet e pergjitheshme. Ai ishte emeruar minister ne maj 2001, ne perfundim te nje konflikti te armatosur me kryengritesit shqiptare, dhe qendrimet e tij nacionaliste nuk kane dhene kontribut per qetesimin dhe procesin e paqes. Ai gjithashtu eshte kritikuar edhe per krijimin e Luaneve, nje njesie te perfolur policore e cila eshte akuzuar per ushtrim dhune gjate konfliktit.


Ai eshte i njohur per dashurine e tij per armet. Kur Luanet kane ftuar gazetare per te ndjekur nga afer nje stervitje te policise ne maj te vitit te kaluar, disa persona jane plagosur kur ministri ka qelluar me nje granate hedhes dhe predha ka shperthyer ne menyre te papritur.


Ceshtja me e gjere e nje vendi ne te cilin ndodhen shume arme te paligjeshme, se ciles i eshte referuar edhe Gjorcev i VMRO-se pranohet si nje problem i madh nga te gjithe. Mendohet se ne Maqedoni qarkullojne disa dhjetra mijera arme zjarri pas kryengritjes se vitit 2001 dhe mungeses se stabilitetit ne rajon - vecanerisht ne Kosove dhe Shqiperi. Mendimet per nje shifer te sakte jane te ndryshme, dhe shkojne nga 110,000 ne 170,000 arme, ndersa ministria e brendeshme thote se rreth 150,000 arme te tjera jane ne pronesi te qytetareve sipas ligjeve ne fuqi.


Qeveria do te nise nje fushate publicitare ne media nga 1 shtatori per te nxitur njerezit te dorezojne armet. Ekziston nje skepticizem i madh mbi faktin nese kjo fushate do te kete sukses. Perfaqesuesit e komunitetit nderkombetar jane perpjekur pa sukses te bindin qeverine te vonojne kete fushate deri ne pranveren e vitit 2004 dhe ta perdore kete periudhe kohe per te pergatitur me mire kete fushate.


Shume njerez nuk do te duan te dorezojne armet, per shkak te gjendjes se pergjitheshme te sigurise si edhe te nje mentaliteti te vjeter ne lidhje me armet. Njerezit, vecanerisht ne zonat e banuara nga shqiptaret nuk kane shume besim ne kete proces.


"Shqiptaret nuk i besojne policise, ata kane frike per sigurine e tyre," ka thene nje analist vendas i cili ka kerkuar te mos permendet me emer. "Ne nje situate kur ekziston ende mundesia per nje konflikt te ri, nuk eshte realiste te pritet nje dorezim masiv armesh".


Ana Petruseva eshte Drejtuese e Projektit te IWPR ne Shkup.


Frontline Updates
Support local journalists