MAQEDONI: LUFTETARI I VJETER OPTIMIST PER MUNDESITE E TIJ NE ZGJEDHJE

Pas deshtimit te perpjekjeve per te bashkuar partite e Shqiptareve etnik nen nje cati, nje ish drejtues i njohur i luftetareve ka vendosur te shkoje i vetem ne zgjedhjet e pergjitheshme .

MAQEDONI: LUFTETARI I VJETER OPTIMIST PER MUNDESITE E TIJ NE ZGJEDHJE

Pas deshtimit te perpjekjeve per te bashkuar partite e Shqiptareve etnik nen nje cati, nje ish drejtues i njohur i luftetareve ka vendosur te shkoje i vetem ne zgjedhjet e pergjitheshme .

Ish drejtuesi i luftetareve Ali Ahmeti do te krijoje partine e tij per te marre pjese ne zgjedhjet e ardheshme, por mungesa e eksperiences politike dhe koha e paket ne dispozicion per t'u pergatitur per zgjedhjet mund te demtoje shpresat per te mundur rivalet e tij.


Ahmeti pritet te njoftoje krijimin e partise se tij te Merkuren e ardheshme, pasi ka deshtuar te bashkoje politikanet Shqiptare ne Maqedoni nen nje grupim te perbashket.


Kishte ekzistuar shpresa se keshilli i koordinimit Shqiptar, i krijuar ne Janar, mund te zhvillohej dhe te shnderrohej ne nje parti te vertete, por ai u demtua nga mosmarreveshjet dhe rivalitetet e zakoneshme personale.


Keto tensione kane arritur piken me te larte pas nje incidenti misterioz me arme ne restorantin Dora ne Tetove, ne Maqedonine perendimore, me 3 Prill te ketij viti. Tetova eshte nje nder qendrat e Partise Demokratike te Shqiptareve, PDSH, ndersa restoranti ne fjale ka qene nje nder vendet e preferuara te nenkryetarit te partise, Menduh Thaqi.


Pasi anetare te Partise per Prosperitet Demokratik, PPD, dhe Partise Demokratike Kombetare, PDK, kane thene se incidenti hidhte drite mbi elementet kriminale ne gjirin e PDSH-se, Thaqi eshte pergjigjur me nje sere kunder akuzash te cilat kane cuar ne terheqjen e partise se tij nga keshilli ne fillim te muajit Prill.


Thaqi me pas ka sulmuar Ahmetin, duke kundershtuar rolin e tij drejtues ne keshill. "Kush i ka dhene atij mandatin per te drejtuar keshillin?" ka pyetur ai. Thaqi me pas eshte perpjekur te fitoje postin e kryetari te partise se tij, duke thene se ai kishte mbeshtetje me te forte dhe se nese perkrahesit e tij deshironin qe ai te behej kryetar ai do ta pranonte me kenaqesi oferten".


Pasi nuk ka mundur te binde partite Shqiptare te bashkohen nen nje keshill koordinues, Ahmeti ka vendosur te shkoje i vetem ne zgjedhje. Ai ka thene se partia e tij do te jete ne mbeshtetje te procesit te paqes, zbatimit te plote te marreveshjes se Ohrit, e cila i dha fund kryengritjes Shqiptare vitin e kaluar, dhe integrimit te Maqedonise ne Europe.


"Ne tani kemi nevoje per njerez me cilesi dhe vlera te larta, me teper se kurre," thote Ahmeti, duke mbajtur ne dore nje cigare, dhe me syte e mberthyer ne nje picture te varur ne murin e zyres se tij ne fshatin Reshice e Vogel, prane Tetoves.


Ahmeti eshte i bindur qe keshilli koordinues ka qene nje ide e mire per te bashkuar Shqiptaret dhe eshte filozofik rreth deshtimit te tij: ai e sheh ate si nje beteje te humbur por thote se po pergatitet te fitoje luften.


Vendimi i ish drejtuesit te luftetareve per te marre pjese i vetem ne zgjedhje, mund te coje ne krijimin e koalicioneve te reja ne gjirin e Shqiptareve. Abdurrahman Aliti, drejtuesi i sapozgjedhur i PPD-se, i ka ofruar Ahmetit drejtimin e nje grupimi te ri, i cili perben PPD dhe PDK, ndersa drejtuesi i PDSH-se, Arben Xhaferi, ka thene se edhe partia e tij eshte e gateshme te krijoje nje aleance te tille.


Ahmeti ka konfirmuar se ai ka marre oferta nga te dy partite por nuk ka bere asnje premtim ende. "Ahmeti nuk deshiron te tregoje kartat e tij," thote Edward Joseph, drejtor i Projektit te Maqedonise i Grupit Nderkombetar te Krizave.


Per momentin, Ahmeti po perqendrohet ne regjistrimin e partise se tij dhe ne organizimin e inrastruktures se saj. Ai eshte optimist se mund te fitoje ndaj rivaleve te tij ne zgjedhejt e pergjitheshme ne me pak se kater muaj.


Besimi i tij rrjedh nga bindja se ai eshte nje person shume popullor. Ai citon nje vizite te koheve te fundit ne nje fshat, ku ai thote se eshte pritur nga e gjithe popullsia e cila ka dale brenda pak minutash pas mberritjes se tij. "Ne kemi nje mbeshtetje te madhe qe nga Struga [ne jug] ne Kumanove [ne veri]," thote ai.


Por vezhguesit mendojne se ai nuk ka as eksperiencen politike dhe as kohen e mjaftueshme per te arritur nje rezultat te mire ne zgjedhje. "Ai sapo ka hyre ne ujerat e politikes dhe ne duhet te shikojme nese di te notoje," ka thene nje diplomat perendimor. Nje diplomat tjeter ka thene se Ahmeti mund ta kete te veshtire te behet pjese e jetes politike, sepse ai duket se kalon shumicen e kohes ne Shipkovice dhe Reshice, dy fshatra te vegjel prane bazes se tij ne Tetove.


Nje faktor tjeter i cili mund te demtoje shanset e Ahmetit ne zgjedhje eshte se ai e ka bere te qarte se nuk do te krijoje asnje aleance me politikanet e korruptuar Shqiptare te cilet, thote ai, kane "shperdoruar besimin e popullit". Shume analiste mendojne se strategjia e tij perjashton mundesine e nje bashkepunimi elektoral me Xhaferin, per shkak te zerave te shumte per perfshirjen e PDSH-se dhe vecanerisht Thaqit ne korrupsion.


Agim Fetahu eshte Drejtor i Projektit te IWPR-se ne Maqedoni.


Macedonia
Frontline Updates
Support local journalists