Maqedonia Ne Prag Te Nje 'Watergate' Te Ri
Transkriptimet e bisedave telefonike te pergjuara kane treguar nje perpjekje per te bllokuar referendumin per marreveshjen e paqes ne Maqedoni.
Maqedonia Ne Prag Te Nje 'Watergate' Te Ri
Transkriptimet e bisedave telefonike te pergjuara kane treguar nje perpjekje per te bllokuar referendumin per marreveshjen e paqes ne Maqedoni.
Kundershtaret e linjes se ashper te marreveshjes se perkrahur edhe nga Perendimi per paqe ne Maqedoni po akuzojne drejtuesit e dy partive pro marreveshjes per "tradheti", ne nje skandal te cilin disa po e quajne tashme skandali i ri i Watergate ne Maqedoni.
Qendra e "skandalit", te cilin nacionalistet Maqedonas po e perdorin per te destabilizuar marreveshjen e paqes se arritur ne muajin Gusht, eshte nje transkriptim i nje bisede telefonike ndermjet Branko Crvenkovskit, drejtues i Bashkimit Social Demokrat dhe Arben Xhaferit, drejtues i njeres prej dy partive te Shqiptareve etnik ne Maqedoni, Partise Demokratike te Shqiptareve.
Te dy drejtuesit, te cilet kane perkrahur marreveshjen e Ohrit, thuhet se kane rene dakort te bllokojne propozimet ne parlamentin e Shkupit per te organizuar nje referendum kombetar qe mund te mbahet per permbajtjen e marreveshjes se paqes, te cilen nacionalistet Maqedonas e kundershtojne si nje shitje te vendit Shqiptareve etnik.
Perkrahesit e marreveshjes se paqes kane frike se nje referendum mund te perdoret per te shtyre ne menyre te papercaktur debatin parlamentar per ndryshimet kushtetuese ne Maqedoni mbi te drejtat e Shqiptareve etnik, te cilat perbejne pjesen kryesore te marreveshjes se 13 Gushtit. Debati mendohej te fillonte ne fund te ketij muaji.
Partite e Shqiptareve etnik kundershtojne cdo mundesi per nje referendum, sepse e konsiderojne ate si nje prove qe shumica etnike Maqedonase nuk ka ne plan te mbaje asnje nga premtimet kushtetuese, te cilat kane qene nje kusht per perfundimin e kryengritjes se UCK-se ne perendim te vendit.
Kriza perben nje kercenim te ri per koalicionin qeveritar, te krijuar tre muaj me pare me mbeshtetjen e Bashkimit Europian, per ta nxjerre vendin nga gremina e luftes civile. Crvenkovski ka paralajmeruar se ai do te largohet nga koalicioni nese pranohet propozimi per mbajtjen e nje referendumi.
I ashtuquajturi skandal ka shperthyer nga nje person anonim, i cili ka informuar median me ane te nje faxi se "ai ka nder mend te njoftoje publikun Maqedonas per tradhetine e Crvenkovskit dhe Xhaferit" - te cilet jane edhe synimi kryesor i kesaj fushate.
Te dy keta kane pranuar permbajtjen e bisedes telefonike e cila i eshte faksuar mediave. "Ata nuk kane pasur nevoje te pergjojne telefonin tim sepse pozicioni im [per referendumin] dhe ai i Social Demokrateve eshte bere i qarte publikisht," ka thene Crvenkovski.
Xhaferi ka thene se skandali provon edhe nje here se Maqedonia mbetet nje shtet policor. "Ne na pergjojne vazhdimisht," ka thene ai. "'Vellai i Madh' Ljube Boshkovski eshte organizatori i kesaj," ka shtuar ai, duke iu referuar ministrit te brendeshem te linjes se ashper.
Ne Shkup qarkullojne fjale se Boshkovski, nje figure kryesore e Organizates se Brendeshme Revolucionare Maqedonase - Partia Demokratike per Unitetin Kombetar Maqedonas (VMRO-DPMNE) eshte "personi anonim" qe qendron pas telefonates se famshme.
Disa vezhgues mendojne se ai dhe bashkepunetoret e partise se tij te linjes se ashper, te drejtuar nga kryeministrit Maqedonas Ljupcko Gjeorgjevski, duan qe faji per marreveshjen e Ohrit, te cilen megjithese e kane nenshkruar e kundershtojne, ti mbetet Social Demokrateve dhe presidentit Maqedonas Boris Trajkovski. Ata duan te paraqesin firmen e tyre per marreveshjen si nje levizje taktike, te bere nen presionin e madh te komunitetit nderkombetar.
Boshkovski nuk ka bere asnje koment publik rreth ketij skandali. Ai ka thene se ai "nuk ka informacion te mjaftueshem" per kete rast.
Pervec implikimeve te saj per "tradheti", biseda e pergjuar hedh drite edhe mbi aleancat e reja politike qe po krijohen brenda republikes, ndersa Social Demokratet dhe partia Shqiptare e Xhaferit po afrohen me teper me njeri tjetrin, duke sinjalizuar keshtu fundin e periudhes se bashkepunimit ndermjet partise se Xhaferit dhe VMRO-DPMNE-se.
Ne ndryshim nga VMRO-DPMNE, Social Demokratet kane kritikuar ashper propozimet per nje referendum mbi marreveshjen e Ohrit, nje pike e cila i afron ata me Shqiptaret etnik. Sic ka deklaruar edhe nje zyrtar Social Demokrat, ne kete pike nuk mund te kete kthim pas per sa i perket marreveshjes se Ohrit. "Paqja eshte e arriteshme vetem nepermjet zbatimit te plote te marreveshjes," ka thene ai.
"Nje referendum do te sillte referendume te tjera dhe do te shkaktonte konflikte te reja," ka thene Xhaferi. Ai ka paralajmeruar se nese aprovohet mbajtja e nje plebishiti, Shqiptaret etnik do te organizonin referendumin e tyre, te perafert me nje votim te cilin e kane organizuar me pare ne vitin 1992.
Votimi i vitit 1992, per "autonomine kulturore" ka qene nje veprim kryesisht simbolik. Kete here kercenimi shihet me seriozisht. Sipas Slobodan Casule, te partise se vogel Demokracia a Re, "Referendumi me te cilin Arben Xhaferi po na kercenon do te ishte nje perpjekje per shkeputje".
Ky nuk eshte skandali i pare i pergjimit ne Maqedoni. Ne Janar, ka pasur edhe nje "Watergate" tjeter, ku jane bere publike regjistrime te bisedave telefonike ndermjet Presidentit Trajkovski dhe politikaneve te tjere. Ashtu si edhe kete rradhe, bisedat i jane dhene shtypit nga nje burim i panjohur. Perseri, te gjitha shenjat te shtynin te besoje se burimi kane qene perkrahesit e linjes se ashper, ata te cilet tani kundershtojne marreveshjen e paqes se Ohrit.
Veton Latifi eshte nje analist politik dhe asistent redaktor i IWPR-se ne Maqedoni.