“Marsianet” Rome Nga Kosova Te Padeshirueshem Kudo Qe Shkojne

Dhjetra mijera Rome te Kosoves po largohen nga provinca per te shpetuar nga kercenimet dhe ndeshkimet e refugjateve Shqiptare --dhe po shohin se nuk jane te mirepritur ne Serbi.

“Marsianet” Rome Nga Kosova Te Padeshirueshem Kudo Qe Shkojne

Dhjetra mijera Rome te Kosoves po largohen nga provinca per te shpetuar nga kercenimet dhe ndeshkimet e refugjateve Shqiptare --dhe po shohin se nuk jane te mirepritur ne Serbi.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Wednesday, 28 July, 1999

Ndersa qendronte jashte zyres se Shoqates se Romeve te Beogradit, duke pritur te merrte nje pako me ushqime, refugjati Rom nga Kosova K.K degjoi lajmin se e ema e tij kishte vdekur, e vrare, me fytin te prere dhe ishte gjendur ne fund te nje pusi.


Dhjet dite me pare ai ishte detyruar te largohej nga Kosova, i frikesuar nga hakmarrja e Shqiptareve pas terheqjes se trupave Serbe nga provinca. “Shqiptaret me rrahen dhe u perpoqen te rrembenin vajzen time,” tha ai. “Te nesermen ata i vune zjarrin shtepise sime. Une u largova, por mamaja ime Arifa nuk pranoi te largohej.”


Popullsia Rome e Kosoves eshte fajesuar, se bashku me Serbet, per brutalitet, grabitje, perdhunime dhe vrasje ne mase ndaj komunitetit Shqiptar te provinces perpara hyrjes se trupave te NATO-s ne Kosove. Megjithese zyrtaret e KFOR thone se numri i sulmeve te reprezaljeve po bie, dhjetra mijera Serb dhe Rome jane larguar nga provinca te frikesuar nga kjo dhune.


“Nje i njohuri im me tha se Shqiptaret kishin vajtur ne lagjen tone duke bertitur se ne ciganet duhet te largohemi sepse ne mbeshtesim (presidentin Jugosllav Slobodan) Miloshevic. Ata kane hyre ne shtepine e nenes sime, i kane prere fytin dhe e kane hedhur trupin e saj ne pusin e fqinjit tone Aisa Kamberi…”


K.K ndihej ne faj. “Kisha nder mend te shkoja dhe ta merrja me vete ketu (ne Beograd). Po te kisha shkuar, ajo do te ishte akoma gjalle.”


Keto jane kohe teper te keqija per Romet e varfer, te papune dhe te pastrehe. Te mesuar gjate viteve te fundit, ata jane detyruar te kerkojne ndihme nga autoritetet, pavaresisht se cilat autoritete qeverisin token ku ata jetojne.


Por kjo do te thote se ata jane detyruar te rreshtohen perkrah atyre qe kane pasur pushtetin. Ne Kosove, kjo do te thoshte Serbet. Kur filloi lufta ata u thirren nen arme dhe luftuan kunder Shqiptareve ne provincen e tyre. Te tjere, te varfer apo kriminele, perfituan nga kaosi i konfliktit per te plackitur apo edhe me keq.


Tani Shqiptaret jane kthyer dhe autoritetet Serbe jane larguar. Te kthyerit nuk bejne dallim midis fajtoreve dhe te pafajshmeve. Ata as qe deshirojne te ndajne pergjegjesite kolektive dhe individuale per krimet e kryera ndaj Kosovareve.


Sipas regjistrimit te popullsise te vitit 1991, ne Kosove gjendeshin rreth 49,000 Rome, megjithese burime te tjera thone se shifra e vertete eshte rreth 150,000 duke llogaritur edhe regjistrimin jo te sakte te lindjeve dhe shkallen e larte te lindjeve ne rradhet e ketij komuniteti. Sipas disa hamendjeve, vetem rreth 10,000 Rome vazhdojne te qendrojne ne Kosove, pjesa me e madhe e te cileve shume pleq apo te semure qe nuk mund te udhetojne. Megjithate, te gjithe duket se kane deshire te largohen.


Sapo ushtria dhe paraushtaraket Serb u larguan nga Kosova, pjesa me e madhe e Romeve filluan te largohen: 7,000 nga Prizreni, 35,000 nga Gjakova, rreth 13,000 nga Peja, rreth 120,000 nga e gjithe Kosova. Ata jane larguar me nxitim, me cfaredo menyre qe mundeshin, me makina, me kembe apo me autobusa, megjithese shofere te paskrupullt kerkonin 100 Marka Gjermane per nje vend ne autobus.


Pjesa me e madhe e tyre kane shkuar ne lagjet Rome te shperndara neper qytetet e Serbise -- rreth 15,000-20,000 vetem ne Beograd. Rreth 20,000 te tjere kane shkuar ne Maqedoni. Kudo qe kane shkuar ata jetojne ne kushte te veshtira, neper parqe, poshte urave, dhe pergjithesisht vuajne nga uria.


Dz. I. nga Peja ne Kosove thote se policia Serbe ka ngritur nje postobllok ne Rudare ne Serbine jugore, ku refugjatet Rome detyrohen te paguajne 200 deri 300 Marka apo shumen ekuivalente ne bizhuteri ari per tu lejuar te kalojne.


“Une nuk kisha para keshtu qe u detyrova te kaloja neper pyll,” thote Dz. I. “Erdha ne Beograd dhe kam pare me syte e mi 30 Rome qe zbrisnin nga rimorkjo e nje kamioni. Ata me thane se kishin paguar nga 200 Marka secili per kete udhetim ilegal ne Serbi.” Ka njoftime se policia po ngre pika kontrolli ne rrethinat e Beogradit dhe i kthen refugjatet Rome prapa.


Ata ndjehen te abandonuar dhe keqtrajtuar nga te dyja palet. “Meqenese nuk mund te mbijetojme ne Kosove per shkak te Shqiptareve, une pyes se perse Serbet na kane shtyre te zihemi dhe luftojme me Shqiptaret?” pyet Halil Ibrahim, nje Rom nga Mitrovica.


“Ne duhet te ishim ne krah te SPS (partia Socialiste ne pushtet e Miloshevicit). Nuk kishim zgjidhje tjeter ne Kosove. Serbet e kishin me te lehte, megjithese edhe ata duhet te ishin anetare te SPS qe te mund te punonin.” Dragan Stankovic, president i Shoqates se Romeve ne Beograd thote se diskriminimi ka parathene krizen e tanishme. “Ne Romet, duhemi nga autoritetet vetem gjate lufterave.” Ai thote se 6,000 Rome refugjate nga Kosova kane shkuar ne zyren e tij ne Beograd qe prej perfundimit te bombardimeve dhe qekur NATO hyri ne province.


Ai thote se Kryqi i Kuq i sponsorizuar nga shteti nuk i ka ndihmuar ata dhe qeveria ju ka refuzuar ndihmen. “Ne nuk konsiderohemi si njerez prej tyre. Ne jemi qytetare te dores se dyte, Marsiane.”


Romet e pasur qe punojne jashte vendit do te donin te dergonin ndihma, thote ai, por nuk e bejne kete gje sepse askush nuk mund te garantoje se ne vend te tyre do te perfitojne Serbet. Komuniteti nderkombetar, i udhehequr nga qeverite e SHBA dhe Britanise se Madhe, insistojne se asnje ndihme nuk do te shkoje ne Serbi perderisa ne pushtet te qendroje Miloshevici.


“Perse duhet te vuajme ne Romet per faj te Miloshevicit?” thote Stankovic. “Ai eshte presidenti i Serbeve dhe jo i Romeve.”


Rreth dy-tre qind refugjate Rome mblidhen jashte zyres se Shoqates se Romeve ne Beograd cdo dite. Rradha per te marre ndihma fillon qe ne oren pese te mengjesit, duke pritur per pako me ushqime te ofruara nga organizatat jo qeveritare Buke dhe Jete dhe Qendra e Gruas. Shpesh ndodhin grindje dhe fjale te zemeruara ne gjuhen Rome, Serbe dhe Shqipe, ndersa Romet e Serbise grinden me Romet nga Kosova.


Nderkohe propagandistet e shtetit thone se gjithshka shkon mire. “Autoritetet e Beogradit po u thone Romeve --dhe shume Serbeve -- se situata ne Kosove eshte “krejt e sigurte” dhe se ata duhet te kthehen ne shtepi,” thote Ibrahim.


Ai thote se autoritetet ne Nis, nje qytet industrial ne Serbine jugore, kane organizuar edhe nje rikthim “virtual” te Romeve ne Kosove. “Ata ngarkuan dy autobuse me njerez,” thote ai, “dhe kamerat e televizionit shteteror i filmuan ata qe po “ktheheshin” per ne Kosove. Pastaj autobusi levizi rreth Nis perpara se te kthehej, dhe te zbriste pasagjeret duke i thene qe te iknin.”


Serbia po ndjen pasojat e kolapsit ekonomik, luftes dhe sanksioneve mbytese. Ajo nuk ka burime per te ushqyer banoret e saj, dhe i konsideron Romet si nje peshe me teper.


“Nuk mjafton ushqimi per neve qe jetojme ketu,” thote Jovica Jovanovic, nje Rom nga Beogradi. “Edhe Serbet jane varferuar. Ata nuk e hedhin me buken sic benin me pare. Kazanet jane bosh.”


“E si do te jetojme ne?” pyet ajo. “Ne nuk ju duam, ju Romet nga Kosova (thone Serbet). Ju keni votuar per Miloshevicin, pra shkoni ne Dedinje.”


Te ardhurit rishtaz nga Kosova duhet te pyesin se ku eshte Dedinje. Pas pak ata zbulojne se Dedinje eshte lagja e pasur e Beogradit ku jeton Slobodan Miloshevici dhe elita tjeter.


Ata nuk do te mirepriten atje.


Vesna Stojanovic eshte nje aktiviste e te drejtave te njeriut dhe eksperte e gjendjes se Romeve ne Serbi.


Macedonia, Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists