MBROJTJA E MILLOSHEVIQIT BALLAFAQOHET ME PROBLEME

I akuzuari duket se ka arritur të godas disa herë prokurorinë

MBROJTJA E MILLOSHEVIQIT BALLAFAQOHET ME PROBLEME

I akuzuari duket se ka arritur të godas disa herë prokurorinë

Friday, 18 November, 2005

Një vit pasi ishte planifikuar të filloj, mbrojtja e ish presidentit të Jugosllavisë Sllobodan Milloshevic ka ndaluar punën këtë javë në Hagë për pushim tri javor të verës, duke lënë vëzhguesit të pavendosur të vlerësojnë nëse i akuzuari ka arritur të hedhë poshtë disa nga akuzat e shumta kundër tij.


Ish presidenti i Jugosllavisë ballafaqohet me akuza për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid për rolin e tij në luftërat që kapluan Ballkanin gjatë të nëntëdhjetave. Ai akuzohet se ka përpiluar dhe orkestruar një tentim të krijoj territore të pastërta serbe nga ish Jugosllavia – një operacion i cili rezultoj në qindra mijëra të vdekur dhe miliona të zhvendosur nëpër tërë rajonin.


Akuzat janë të ndara në tri aktakuza të veçanta, të cilat mbulojnë luftërat në Kroaci, Bosne dhe Kosovë.


Mbrojtja tani ka hyrë në vitin e dytë, dhe dy muajt e parë kanë kaluar me përplasjet në mes të Millosheviqit dhe mbrojtësit të caktuar të tij Steven Kay me vendimin e gjykatësve për të ndaluar pjesëmarrjen e të akuzuarit në punët e përditshme të gjykimit. Pas apelit, Millosheviqi ka qenë në krye të rastit të tij që nga nëntori i vitit të kaluar.


Por derisa ai pregaditej të relaksonte mbrojtjen e tij një javë para pushimit, prokurorët kërkuan nga gjykatësi t’i lejoj ata të rihapin rastin e tyrë për të prezantuar fakte të reja kundër tij.


Faktet e reja të cilat ata i kanë në posedim, ata thonë, mund të forcoj akuzat e Kosovës dhe Bosnës, që do të vërtetonte involvimin e armatës jugosllave në bombardimin e fshatit shqiptar Raçak në janar 1999 dhe zbulimi i lidhjes së drejtëpërdrejtë në mes të Millosheviqit dhe masakrës së Srebernicës në korrik 1995.


Ata po kërkojnë paraqitjen e një dëshmitari të ri në rastin e Kosovës dhe përfshirjen e një inçizimi në rastin e Bosnës i cili tregon njësitin paramilitar të kontrolluar nga Beogradi duke ekzekutuar gjashtë musliman të Bosnës. Me këtë të fundit, ata gjithashtu kanë kërkuar ndëgjimin e disa dëshmitarëve, për të ndihmuar në vërtetësinë e inçizimit dhe zbulimit të lidhjes në mes të ekzekutuesve dhe të akuzuarit.


Kjo ofenzivë e re nga prokurorët e Hagës vjen nëntë muaj pas fillimit të betejës së Millosheviqit kundër akuzave lidhur me luftën në Kosovë në vitin 1999. Ai ende nuk ka filluar me mbrojtje në dy aktakuzat e tjera, Bosne dhe Kroaci.


Millosheviqi akuzohet se ka orkestruar operacionin për të dëbuar 800,000 shqiptarë të Kosovës nga provinca. Kjo fushatë u përcoll me vrasje, dhunime dhe plaçkitje, dhe koincidoj me sulmet ajrore të NATO-s në Serbi në pranverë të vitit 1999.


Aktakuza numëron 17 raste të dokumentuara të vrasjeve masive dhe 22 raste të dëbimeve masive.


Shumë vëzhgues cekin se nëntë muajt të cilat kanë kaluar që nga marrja e rastit të mbrojtjes nga vet Millosheviqi në nëntor të vitit të kaluar nuk kanë qenë shumë të suksesshme në ofrimin e informatave të reja të cilat mund të sfidonin akuzat e prokurorisë kundër tij.


“Ne kemi ndëgjuar mjaft këto nëntë muajt e fundi: rreth rëndësisë së Kosovës për serbët, për lojët politike, për shkallën e rrezistencës shqiptare atje,” tha Heikelina Verrijn Stuart, avokate holandeze dhe vëzhguese afat-gjate e gjykimit të Millosheviqit. “Por unë nuk kam ndëgjuar diçka të re rreth akuzave konkrete të prokurorisë.”


Shumë nga rreth 30 dëshmitarë të mbrojtjes të cilët kaluan nëpër gjykatorën e tribunalit të Hagës ishin politikanë të lartë serb dhe ndërkombëtar. Të tjerët ishin zyrtarë të nivelit të mesëm, të cilët bënin pjesë në rrethin e ngushtë të këshilltarëve politik dhe të sigurisë së Millosheviqit gjatë krizës në Kosovë.


Në mbrojtje të tij, Millosheviqi është duke kombinuar dy taktika themelore, tha Edgar Chen, zyrtari për informim i Koalicionit për Drejtësi Ndërkombëtare në Hagë. “Ai tenton të diskreditoj disa akuza, derisa në të njejtën kohë tenton të ndërtoj një rast alternativ për të spjeguar rastet e përmendura në aktakuzë.”


Argumenti kryesor i këtij rasti alternativ ishte se kurrë nuk kishte pasur konspiracion kriminel apo politik për të dëbuar shqipëtarët nga Kosova, sikur prokurorët pohojnë, por vetëm se qeveria e Jugosllavisë ka vepruar të mbrojë vendin nga agresioni i forcave të NATO-s dhe nga tentimi i kryengritësve shqiptar për të marrur provincën nën kontroll.


Ekzodi masiv i shqipëtarëve të Kosovës u shkaktua nga bombat e NATO-s, e jo nga tentimet e parashikuara të forcave serbe të sigurisë për t’i dëbuar ata, krimet kundër civilëve nuk ishin pjesë e strategjisë për t’i kërcënuar ata, por incidente fatkeqe – dhe ato krime të cilat zyrtarët e armatës dhe policisë i zbuluan më pas u persekutuan.


Dëshmitarët kryesorë që Millosheviqi shpresonte se do ta ndihmonin ate për të ndërtuar rastin e tij ishin akademiku Mihaljo Markovic, i cili më herët krijoj platformën ideologjike për Partinë Socialiste të Serbisë; ish ministri i jashtëm Vladislav Jovanovic; ish kryeministri rus Yevgeny Primakov, ish ministri rus i mbrojtjes Leonid Ivashov; zëvendës ministri i brenshëm i Serbisë Obrad Stevanovic; dhe ish komandanti i njërit nga njësitet më të mëdha të ushtrisë në Kosovë, gjenerali Bozidar Delic.


Dëshmitarët e parë dëshmuan gjatë për prapavinë e aktakuzës, dhe rrethanat ndërkombëtare në të cilat Jugosllavia u shkatërrua, duke akuzuar të gjithë të tjerët për këto luftëra përpos të akuzuarit.


Vetëm në fund të janarit Millosheviqi më në fund filloj t’i diskutoj disa nga akuzat konkrete të cilat gjinden në aktakuzën e Kosovës – duke kaluar pjesën më të madhe të kohës duke tentuar të sfidoj pohimet e prokurorisë rreth rastit të Raçakut, rasti i parë i vrasjeve masive i përmendur në dokument.


Në mes të janarit 1999, forcat serbe të sigurisë sulmuan këtë fshat. Pas sulmit, më shumë se 40 trupa u gjendën atje, derisa disa dukeshin se ishin ekzekutuar nga afër.


Sulmi shtyu bashkësinë ndërkombëtare të kërkoj zgjidhje të menjëhershme politike për problemin e Kosovës – dhe kur kjo dështoj në shkurt të atij viti, NATO zgjodhi veprimet ushtarake kundër Beogradit.


Raçak vlerësohet si nga Millosheviqi ashtu edhe nga prokuroria si një rast krucial – për prokurorinë ky rast tregon se edhe para sulmeve ajrore të NATO-s Millosheviqi kryente krime në Kosovë të cilat do të bëheshin rutine gjatë muajve që pasuan. Megjithate, për Millosheviqin, Raçaku ishte një mashtrim, dhe dëshmi e një konspiracioni ndërkombëtar për të shpartalluar vendin e tij dhe larguar atë nga pozita.


Deri më tani, Millosheviqi ka kaluar rreth dy muaj në gjyq duke tentuar të hedh poshtë akuzat lidhur me Raçakun, duke pohuar se njerëzit e vrarë ishin kryengritës shqiptarë, të cilët pësuan në luftim – e jo civilë të ekzekutuar nga afër.


Ai tentoj të arrij këtë duke thirrur ndër të tjerë edhe gjykatësen hetuese Danica Marinkovic, dhe patologun kryesor të shtetit në Kosovë Slavisa dobricanain – të dytë të lidhur ngushtë më hetimin zyrtar shtetëror të Serbisë të kësaj masakre – për të dëshmuar për zbulimet e tyre.


Më vonë, Millosheviq thirri inspektorin vendor të policis Dragan Jasovic për të dëshmuar rreth hetimeve që ai bëri pas sulmit në Raçak, i cili tregoj se së paku 30 nga 45 viktimat në aktakuzë ishin të ditur për policinë serbe si kryengritës nga “burimet miqësore”, “informantët” apo bashkëfshatarët.


Por kredibiliteti i dëshmitarëve vihej në pyetje gjatë pyetjeve të prokurorisë, kur prokuroria tentoj të tregoj pabesueshmërinë e metodave forenzike të përdorura nga policia serbe dhe punët e papërfunduara hetuese.


Metodat të cilat patologët serb përdorën për të zbuluar prëzencën e barutit në duart e njerëzve – dhe më vonë për t’i akuzuar ata si luftëtar aktiv e jo civil- u vlerësuan si të pabesueshme nga kolegët e tyre evropian para një dekade; Marinkovic tregoj se kishte dështuar të intervistoj dëshmitarë apo të mbijetuar nga masakra; dhe insistimi i Millosheviqit se njerëzit e vrarë ishin luftëtarë shqipëtar nuk mund të kundërshtonin faktet forenzike të prezentuara më herët në këtë rast, të cilat tregojnë se shumica ishin vrarë në afërsi që tregon se ata ishin të paarmatosur në kohën e vdekjes së tyre.


Kredibiliteti i Jasovic u vu në pyetje gjatë ekzaminimit të ndërsjellë dy javor, gjatë të cilit prokurorët prezentuan dëshmi dhe fakte të shkruara të cilat tregojnë se ai kishte nxjerrur deklarata nën presion, përfshirë keqtrajtimet përmes shokut elektrik.


Në dy muajt e rastit të tij, Millosheviq u largua nga Raçaku dhe thirri një numër të dëshmitarëve të nivelit të mesëm, dhe të gjithë ishin, sipas Bogdan Ivanisevic, hulumtues i Human Rights Watch për Ballkan, “shumë relevant për rastin”.


Zyrtari i policisë Radomir Paponjak, Stevanovic dhe Delic, kaluan javë të tëra duke dëshmuar. Dëshmitë e tyre kishin për qëllim të tregonin se forcat jugosllave kishin një sistem që siguronte se krimet e kryera do të persekutoheshin, dhe në në njejtën kohë të kundërshtojnë akuzat ndaj disa incidenteve konkrete në këtë aktakuzë.


“Do të ishte gati e pamundur të gjinden dëshmitarë më relevant për ketë rast,” tha Ivanisevic.


Por kredibiliteti i këtyre dëshmitarëve u sfidua seriozisht gjatë ekzaminimit të mbrojtjes – dhe disa prej tyre vetëm sa forcuan rastin e prokurorisë.


Gjatë ekzaminimit të Stevanoviqit, për shembull, ai pa qëllim solli fakte të reja të cilat mbështesin verzionin e prokurorisë për masakrimin e të burgosurve shqiptarë në burgun e Dubravës në maj 1999.


Stevanovic i tha gjykatës se një njësit special nën komandën e tij erdhi në burgun e Dubravës në maj 1999 – në të njejtën kohë kur dëshmitarët e prokurorisë kanë pohuar se të burgosurit shqiptarë të Dubravës ishin ekzekutuar nga policët të cilët erdhën nga jashtë.


Ai gjithashtu me ngurim pranoj vërtetësinë e ditarit të luftës së tij, kur gjatë një takimi me Millosheviqin ai shkroi një shënim gjakëftohtë, “Presidenti: nëse nuk ka kufomë, nuk ka krim.” Ai së pari tentoj të mohoj dhë më vonë pranoj se “presidenti” në fjalë ishte në fakt Millosheviqi, dhe se ai në fakt kishte thënë një gjë të tillë. Por Stevanovic insistoj se Millosheviqi ishte duke folur për kryengritësit shqiptarë të cilët kinse “fshehnin trupat e viktimave serbe për të mbuluar krimet.”


Por trupat e civilëve shqiptarë të vrarë u zbuluan disa muaj pas rëinies së Millosheviqit nga pozita në një terren e cila ishte pronë e njësisit nën komandën e Stevanovic.


Dëshmitari nuk ofroj ndonjë spjegim në gjyq për këtë përpos një teorie të paqartë konspirative se trupat ishin vendosur aty nga njerëzit e panjohur të cilët dëshironin të futur serbët në kurth dhe prezentuar ata si kriminel.


Më vonë, gjatë dëshmisë së Stevanovic, prokurorët treguan diçka që mund të konsiderohet një nga faktet publike më të çmueshme që do të lidhte Millosheviqin me masakrimin e rreth 8000 muslimanëve të Bosnës në Srebernicë në vitin 1995 – një kasetë e cila tregon anëtarët e njësitit paramilitar të udhëhequr nga Beogradi të njohur si Shkorpionët duke ekzekutuar gjashtë të burgosur nga Srebernica.


Një dëshmitar tjetër i rrethit të ngushtë, Delic, u thirrë për të treguar nivelin e kryengritjes shqiptare me të cilën armata u ballafaqua në Kosovë në fund të 1998 dhe fillim të 1999 – dhe të provoj se civilët shqiptarë kishin ikur nga sulmet e NATO-s e jo nga tentimet e organizuara të forcave të sigurimit të udhëhequra nga Beogradi për t’i larguar ata nga rajoni. Ai gjithashtu shpresonte të tregonte se shumë krime të kryera nga ushtarët e ushtrisë jugosllave ishin dënuar nga organet e armatës.


Por ai, gjithashtu, përfundoj me kredibilitet të sfiduar. Prokurorët përkujtuan gjykatësit për disa dëshmitarë të cilët dëshmuan gjatë prezentimit të rastit të prokurorisë të cilët emëruan Delicin si person i cili kishte urdhëruar disa krime kundër civilëve në Kosovë. Delic mohoj këto akuza duke thënë se dëshmitarët kishin inate personale me të dhe në fakt ishin të pabesueshëm pasi ata ishin jo serbë.


Ai, gjithashtu, përfundoj duke forcuar pa qëllim rastin e prokurorisë – duke ofruar dokumente në gjykatë të cilat tregonin se pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, armata po mirrte urdhëra nga një institucion i quajtur “Komanda e Përgjithshme”.


Prokurorët pohuan se pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, Millosheviqi vendosi komandën e ushtrisë Jugosllave dhe policisë serbe në duart e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë të cilët ai i dërgoj në Kosovë për të orkestruar operacionin e spastrimit. Së bashku me policinë vendore dhe komandantët e ushtrisë, ata formuan Komandën e Përgjithshme, sipas pohimeve. Millosheviq ka pohuar se kjo komandë ose nuk ka ekzistuar, apo nëse ka ekzistuar, ajo nuk ka pasur autoritet për të urdhëruar ushtrinë dhe policinë.


Delic konfirmoj prezencën e bashkëpunëtorëve të ngushtë të Millosheviqit në Kosovë në kohën e sulmeve ajrore të NATO-s, dhe insistoj se Komanda e Përgjithshme ishte vetëm emër për një grup jozyrtar koordinues që nuk mund të lëshonte urdhëra – edhepse disa nga shumë urdhëra që ai i solli në Hagë duket se ishin nënshkruar nga ky grup.


Ivanisevic nga Human Rights Watch paralajmëron se çështja e kredibilitetit mund të vazhdoj të sfidoj gjykimin për mbrojtjen. Duke marrë parasysh se prokurorët mund të kenë sukses në paraqitjen e gati çdo dëshmitari të ngushtë të Millosheviqit si pjesë e vetë maqinerisë të cilën ai e përdori për kryerjen e krimeve “është pikëpyetje nëse ka bashkëpunëtorë të ngushtë të Millosheviqit integriteti politik dhe madje etik i të cilëve mund të mbetet i palëkundur.”


Verrijn Stuart tha, “Gjykatësit mund të kenë të vështirë në fund të hedhin poshtë aq shumë dëshmitarë të Millosheviqit si të pa besueshëm. Por ata mund të bëjnë një gjë të tillë.”


Avokati holandez gjithashtu paralajmëron se kjo situatë mund të bëjë edhe më të vështirë arritjen e ndonjë efekti të gjykimit në Serbi. “në fund serbët mund të mendojnë se Millosheviqi dhe dëshmitarët e tij treguan të vërtetën në gjyq por gjykatësit thjeshtë refuzuan t’i besojnë atyre, duke zgjedhur kështu verzionin e prokurorisë.”


Por gjithashtu e rrezikshme mund të jetë fakti se Millosheviqi mund të kaloj kohë të gjatë duke ndërtuar verzionin e tij të realitetit në gjyq. Sipas kohës zyrtare të cilën ai e kaloj në këtë rast, të publikuar me 28 qershor, ai vetëm ka shpenzuar më shumë se gjysmën e 90 ditëve të ofruara për mbrojtjen nga gjykatësit vetëm për aktakuzën e Kosovës – dhe ai ende nuk ka mbaruar me te.


Dhe përkundër paralajmërimeve të shpeshta të gjykatësve se ai thjeshtë mund të mbetet pa kohë për mbrojtje ndaj akuzave për Bosne dhe Kroaci, dhe se ata nuk do të jenë të obliguar të zgjasin kohën e tij në gykatë nëse ai vazhdon ashtu, Millosheviq vetëm ka deklaruar se ai planifikon të kërkoj zgjatje kohore për mbrojtjen e tij.


Millosheviq pritet të kthehet në gjykatorën e Hagës me 17 gusht.


Ana Uzelac është udhëheqëse e projektit të IWPR në Hagë.


Frontline Updates
Support local journalists