MEDIAS RUMUNE I MBYLLET GOJA
Presioni komercial dhe ai politik kane cuar gazetarine Rumune ne piken me te ulet qe prej rrezimit te komunizmit.
MEDIAS RUMUNE I MBYLLET GOJA
Presioni komercial dhe ai politik kane cuar gazetarine Rumune ne piken me te ulet qe prej rrezimit te komunizmit.
Kur gazetarja Silvia Vranceanu ka filluar hetime ndaj nje bosi te Partise Social Demokrate, PSD, ne pushtet, ne qytetin veri lindor te Focsani, drejtuesit lokal e kane paralajmeruar te ndalet.
Vranceanu, nje korrespondente lokale per gazeten kombetare te perditeshme Evenimentul Zilei, nuk pranoi te terhiqej dhe botoi nje seri shkrimesh te forte. Por ajo pagoi nje cmim per kembenguljen e saj. Menjehere pas botimit te artikujve, nje stacion TV ne Bukuresht siguroi dhe transmetoi nje kasete te Vranceanu, kur ka qene nje vajze e re, duke u zhveshur para te dashurit te saj.
E patrembur, Vranceanu ka vazhduar te hetoje rreth ceshtjeve lokale, por eksperienca e saj eshte vetem nje shembull presioni i cili ka lene gazetaret ne Rumani ne nje gjendje teper te veshtire qe prej rrezimit te komunizmit.
Media ne Rumani ka pasur nje bum zhvillimi pas rrezimit te Causheskut ne vitin 1989. Sot, ne vend ka 15 gazeta te perditeshme kombetare, disa qindra gazeta lokale, mbi 50 stacione TV private dhe mbi 100 radio private.
Ne fillim te viteve 1990 ka pasur nje bum te gaztarise investigative, por perqendrimi i pronesise se mediave ne duart e nje elite, nderhyrja nga qeveria qendrore dhe nje ambjent gjithnje e me i korruptuar, jane kombinuar dhe kane bere qe gazetaria te humbase standartet kryesore te saj ate te se vertetes dhe te saktesise.
Marrja ne pronesi e nje numri te madh mediash nga politikane, biznesmene dhe ish oficere te sherbimeve sekrete, ka luajtur nje rol te madh ne kete renie te nivelit te gazetarise.
Sipas Manuela Proteasa e gazetes financiare Capital, nuk do te thote automatikisht qe pronaret te vendosin edhe kontrollin e tyre mbi politiken redaksionale. "Shuma te medha parash jane transferuar nga kompanite shteterore per ne mediat private, nepermjet kontratave te reklamave apo edhe ne formen e llogarive bankare jashte vendit," thote ajo. "Kontrolli mund te ushtrohet edhe nepermjet dhenies se financimeve, blerjes se aksioneve apo edhe taksave. Kompanite e medha TV varen nga deshira e mire e zyrtareve per te shtyre pagesat e prapambetura te taksave".
I vetmi rrjet lokal vertete i pavarur eshte grupi Veri Lindje i cili ka ne pronesi kater gazeta ne qytetet e Iasi, Roman, Bacau dhe Focsani. Gazetat jane ne pronesi te gazetareve te cilet i kane krijuar ato - dhe ne vitin 1998 ky grup kishte 18 gazeta.
Pavaresisht problemeve te shperndarjes, kercenimeve ndaj atyre qe botojne reklama ne keto gazeta dhe problemeve te panumerta per akreditimin e gazetareve, themeluesi i grupit Andi Lazescu shpreson qe ta zgjeroje perseri grupin, si nje menyre per te zgjeruar median e pavarur.
Perndryshe, gazetat te cilat tregojne nje fare pavaresie me te madhe editoriale jane ato te cilat kane nje fare pronesie te huaj. Keto gazeta perfshijne te perditeshmen kombetare Libertea, ne pronesi te grupit zviceran te mediave Ringier, Evenimentul Zilei, e cila eshte 51 perqind ne pronesi te kompanise Gjermane Bertelsmann, dhe Romania Libera, e cila gjithashtu eshte pjeserisht ne pronesi te nje kompanie Gjermane.
Timishoara, ne Rumanine perendimore, ka pasur nje shtyp lokal teper efektiv gjate viteve 1990. Gazetaret lokal kane zbuluar nje skandal kontrabande nafte te kryer nga punonjes te doganave dhe oficere te sherbimeve sekrete gjate luftes ne ish Jugosllavi, dhe kane hetime te tjera mbi autoritetet lokale dhe sherbimet e sigurimit te cilat tani duken vertete teper te guximshme.
"Ne ate kohe, ne ishim te afte te abulonim dhe te botonim ato gjera, sepse lidhjet ndermjet pronareve te gazetave, autoriteteve lokale, sherbimeve te sigurimit dhe krimit te organizuar nuk ishin aspak si keto te tanishme," thote nje gazetar lokal i cili nuk deshiron te permendet me emer.
Sot, sipas Mircea Opris, nje korrespondent lokal i gazetes Romania Libera, dega lokale e PSD ka ne pronesi nje prej gazetave ne Timisoara dhe perpiqet te ushtroje kontroll direkt mbi gazetaret te cilet punojne per gazetat e tjera lokale.
"Une njoh nje numer gazetaresh te cilet jane te manipuluar," thote ai. "Ata jane te detyruar te shkruajne artikuj - kryesisht per ceshtje politike dhe ekonomike - te cilat me pas perdoren per te bere presion ndaj bizneseve private ose partive te opozites. Drejtoret dhe pronaret e gazetave pranojne me qetesi pagesat, dhe vazhdojne ti paguajne gazetareve rroga teper te ulta".
Perdorimi i artikujve te gazetave si nje forme presioni eshte gjithnje e me i zakonshem. Megjithese artikujt jane te rendesishme per te siguruar pagesat nen dore, disa prej tyre ne fakt botohen. Ne fund te veres, disa gazeta kombetare kane botuar "hetimin" ndaj kompanive multinacionale. Disa histori te dobta jane perdorur per te bere titujt e faqeve te para te gazetave bombastike.
Keto artikuj si pjese e nje fushate per te siguruar me teper te ardhura nga reklamat prej kompanive ne fjale, jane ndalur kur me ne fund Dhoma Amerikane e Tregtise dhe Shoqata Nderkombetare e Reklamave protestuan fuqishem.
Por ndersa disa gazetare urdherohen te shkruajne artikuj te demshem, disa te tjere manipulohen ne menyre me te holle. "Kur shefi im me dha disa dosje interesante, une e ndoqa fillin e historise dhe arrita te abuloj nje keqperdorim te madh te fondeve publike," thote nje gazetar investigative me eksperience ne Kraiova, qyteti me i madh ne Rumanine jugore.
"Vetem pasi u largova nga gazeta une mesova se artikulli im ishte planifikuar per te demtuar nje prej kundershtareve te tij ne tregti. Shefit tim as i behej fare vone per keqperdorimin e fondeve publike".
Kur gazetaret perpiqen te paraqesin ndonje histori ne te cilen jane perfshire njerez te fuqishem ne nivel lokal, gjerat ndryshojne shume. Klika qeveritare ne Kraiova, nje grup ish oficeresh te sherbimeve sekrete te cilet perdorin dosjet sekrete mbi gjykatesit lokal, prokuroret dhe zyrtaret per te kontrolluar autoritetet lokale, nuk i kane shume per zemer gazetaret te cilet bejne shume pyetje.
Ne Shtator 2001, Loredana Chimoiu, korrespondente e stacionit TV Antena 1 ne kraiova, ka filluar te hetoje rreth korrupsionit ne rradhet e policise dhe nje lufte ndermjet dy grupimeve rivale kriminale ne qytet. Kur nje nate ajo ka marre nje telefonate e cila e njoftoi per nje aksident ne rrethinat e qytetit, ajo ka shkuar me makinen e saj atje, dhe ndersa gjendej ne vend dikush e ka nxjerre nga makina duke ushtruar dhune, dhe pastaj i ka prere me nje thike nje tufe flokesh.
Ne disa zona, mblidhet informacioni i nevojshem qe me perpara, ne menyre qe ti behet presion gazetarit sapo ai fillon te hetoje per ndonje ceshtje. Nje raport i siguruar nga IWPR nga qyteti Kluzh ne Transilvani, permendte emrat e gazetareve, burimeve te tyre, dhe hollesi rreth jetes se tyre private. Raporti eshte perpiluar nga ish agjente te sherbimeve sekrete.
Ndersa krimi i organizuar dhe politika lokale vazhdojne te nderhyjne kryesisht ne politiken editoriale te mediave lokale, disa gazetareve u eshte mbyllur goja edhe ne emer te "interesave kombetare". Raico Cornea, nje gazetar i vjeter i cili ka punuar per televizionin publik, gazeta dhe radio, thote se ai eshte vendosur nen presion per shkak te mbulimit prej tij te konfliktit ne Kosove. "Ata u perpoqen te ndryshonin realitetin. Ata me thane te kisha kujdes se cfare shkruaja, sepse Rumania po perpiqej te anetaresohej ne NATO," thote ai.
Ne fakt, ethet e anetaresimit ne NATO jane bere pretekst per kontrolle te shumta, thote Mircea Toma, president i Lirise se Shprehjes, FREEEX, nje OJQ ne Bukuresht e cila monitoron lirine e shtypit. "Te gjitheve tani po u thuhet te mbyllin gojen derisa te anetaresohemi ne NATO".
Ne vitin 1999, ftesa e bere Rumanise per te aplikuar per anetaresim ne BE ka sjelle zhvillimin e reformave te shumepritura ne media dhe permiresimin e legjislacionit per marrjen e informacioneve, por ne fakt miratimi i ligjeve te reja nuk i ka ndihmuar gazetaret ne punen e tyre praktike. Ne disa raste autoritetet kane refuzuar te zbatojne ligjet, dhe keto raste shpesh here nuk jane publikuar.
Nje grup tjeter ligjesh te diskutueshme, perfshire edhe nje ligj per mbulimin e informacioneve te klasifikuara sekrete, kane sherbyer per te kufizuar lirine e informacionit. Per me teper, disa dhjetra gazetare jane perballur me akuza te bazuara ne ligje te vjetra, te cilat nuk jane shfuqizuar kurre nga kodi penal.
Mesa duket e pakenaqur me nivelin ekzistues te kontrollit ndaj mediave, PSD pas fitores se saj ne zgjedhjet e vitit 2000 ka krijuar nje ministri informacioni. Ajo menjehere pas krijimit eshte quajtur "ministria e dizinformimit" nga shtypi, dhe ka bere disa perpjekje per te manipuluar mbulimin e lajmeve. Rasti me i fundit ka qene botimi ne muajin Gusht i nje dokumenti sekret nga e perditeshmja Ziua ne Bukuresht.
I titulluar "Nje Strategji Publike per Komunikimin e Qeverise Rumune," dokumenti keshillonte zyrtaret e qeverise se si te manipulojne opinionin publik gjate muajve te qete te veres. Zyrtaret jane inkurajuar te fabrikojne histori ne kundershtim me "agresionin ekstrem" te gazetareve. "Perndryshe kjo hapesire boshe mund te shnderrohet ne nje platforme per sfiden ndaj autoriteteve. Ekipet e komunikimit ne ministri duhet te funksionojne fuqimisht per kete qellim," thuhej ne ate dokument.
Por me shqetesuese sesa perpjekjet shpesh te deshtuara te qeverise qendrore per te manipuluar opinionin publik, jane shenjat gjithnje ne rritje te korrupsionit personal ne rradhet e gazetareve. "Nese sheh me kujdes ne secilin organ te medias do te gjesh ose presion politik ose financiar," thote Toma.
Presioni financiar mund te ushtrohet ne forma te ndryshme. Sic shpjegon Toma, i cili eshte edhe nje gazetar per te perjaveshmen e njohur Rumune Catavencu, "Disa vjet me pare ne na u desh te shkarkonim nje koleg nga revista jone, kur ne zbuluam se ai merrte rregullisht pagesa nga nje banke. Emri i tij se bashku me 20 gazetare te tjere ishte ne listen e punonjesve te bankes te cilet paguheshin per informacionet qe i jepnin asaj".
Nje anketim privat i koheve te fundit i dhene IWPR-se nga FREEEX ka treguar gjithashtu nje mungese alarmante inisiative ne rradhet e gazetareve. Nje analize e mediave kryesore ne Transilvani ka treguar se mbi 80 perqind e artikujve te botuar gjate periudhes se ekzaminuar ishin ose transkriptime te plota te konferencave per shtyp, ose kopje te lajmeve te agjensive.
Me pak se 20 perqind e raporteve permbanin ndonje pune origjinale nga gazetaret. "Une jam i shqetesuar. Shpresoja qe brezi i dale pas rrezimit te komunizmit do te ishte ndryshe. Por jo, ata jane dinosaure, ata po ndjekin te njejten rruge te vjeter," thote Ioana Avadanei, drejtoreshe e Qendres Rumune per Gazetari te Pavarur, ICIJ. "Entuziasmi dhe arsimimi i fituar gjate nje dekade lirie nuk ka luajtur ende asnje rol. Duket se do te duhet te presim akoma".
Nderkohe, disa organizata jo qeveritare per zhvillimin e mediave po punojne per permiresimin e trajnimit te gazetareve, i cili momentalisht eshte shume akademik. Por edhe inisiativat per trajnimin e gazetareve mund te quhen te rrezikeshme.
"Ne vitin 1999, ne filluam nje program per gazearet e interesuar per investigimet nder kufitare, dhe ne financuam pjesemarrjen e disa gazetareve," thote Cristina Guseth, drejtoreshe e zyres se OJQ-se Amerikane Freedom House ne Bukuresht. "Pas fillimit te projektit ne patem disa telefonata nga zyrtare te larte, te cilet na paralajmeruan te nderprisnim nje prej projekteve investigative. Atehere e kuptova se sa e rrezikeshme mund te jete kjo pune".
Ne fakt, Ioana Avadanei, drejtoreshe e Qendres per Gazetari te Pavarur, mendon se gazetaret te cilet "dalin jashte" sistemit Rumun perballen me diskriminim. "Disa nga gazetaret tane kane ndjekur kurse trajnimi jashte vendit, ku kane fituar nje perspective me te gjere," thote ajo. "Ata shohin se nuk u jepen vende pune per te cilat aplikojne dhe njekohesisht gazetare te cilet punojne dhe fitojne te drejten per te ndjekur kurse te tilla trajnimi nuk lejohen te shkojne nga punedhenesit e tyre".
Por ne nje ambjent te tille te zymte, ka edhe aresye per te qene optimist. Mbi 300 gazetare jane regjistruar me Shoqaten e Gazetareve Rumune ne Internet, AEPO, nje OJQ e cila ka krijuar nje faqe interneti ne te cilen botohen artikuj te cilat nuk botohen nga gazetat.
"Ne botojme shkrimet e gazetareve nga Bukureshti dhe nga i gjithe vendi. Ata vijne tek ne per shkak te zemerimit," thote presidenti i AEPO Ioan Margarit. Historite kontrollohen me pare nga stafi i AEPO dhe me pas botohen ne internet. "Nje prej zbulimeve tona me te fundit ka qene rreth nje ministri i cili eshte perpjekur te influencoje vendimin e gjykates se larte per nje ceshtje. Historia dhe dokumentat te cilat e provojne ate na kane ardhura nga nje gazetar i cili nuk ka mundur ta botoje artikullin ne gazeten per te cilen punon ne Bukuresht".
Ne mes te kesaj klime kercenimesh, korrupsioni dhe letargjie, duket se nje grup i vogel por i vendosur gazetaresh po perpiqen fuqimisht te mbajne gjalle shpirtin investigative te gazetarise se viteve 1990.
Paul Cristian Radu, Sorin Ozon dhe Dan Badea jane anetare te Qendres Rumune per Gazetarine Investigative.