MILLOSHEVIQ SULMON ASHPER PERENDIMIN

Ish presidenti Jugosllav ka marre fjalen ne gjyqin ndaj tij duke sulmuar ashper komunitetin nderkombetar.

MILLOSHEVIQ SULMON ASHPER PERENDIMIN

Ish presidenti Jugosllav ka marre fjalen ne gjyqin ndaj tij duke sulmuar ashper komunitetin nderkombetar.

Friday, 15 February, 2002

Sllobodan Millosheviq ka hedhur poshte akuzat e prokuroreve duke i quajtur ato "oqeane me genjeshtra" jo vetem kunder tij por edhe ndaj popullit Serb, ne nje fjale energjike qe ka mbajtur ne diten e trete te gjyqit qe po mbahet ndaj tij ne Hage.


Eshte e rendesishme qe fjalimi i Millosheviqit, mbi ceshtje te gjera te politikes si edhe aspekte te akuzes se prokuroreve, sherbeu te pakten per te njohur gjykaten dhe procedurat e saj. Dhe denoncimi i fushates se bombardimeve te NATO-s ne Kosove ka mundesi qe te shtoje mbeshtetjen e vendeve anetare te aleances per gjykaten, te cilat ai i ka akuzuar per krime te shumta dhe per nje "plan neo-Nazist per shkaterrimin e Jugosllavise".


Duke hedhur poshte perfundimin e prokuroreve se ai ka qene forca kryesore pas lufterave ne Ballkan, Millosheviq ka argumentuar se konfliktet jane nxitur nga planet "neo-koloniale" te Perendimit, ne bashkepunim me fondamentalistet ne Bosnje dhe "terroristet" Shqiptare. Ai ka thene se pas gjithe kesaj ka qene synimi per krijimin e nje "Shqiperie te madhe".


Ai ka insistuar gjate pjeses me te madhe te fjalimit te tij prej kater oresh se "prokuroret kerkojne te na shpallin ne fajtore", kur ne fakt ne "kemi qene viktimat e verteta". Per "vrasjen e Jugosllavise, ata po me kryqezojne mua ketu….Por opinioni boteror nuk do te jete ne gjendje te beje nje sy te verber".


Ndersa ai filloi fjalimin e tij, ai theksoi se ai nuk do te fliste per gjykaten "false" apo per prokuroret "dashakeq", por per nje audience me te gjere.


"Ky", ka thene ai "eshte rasti i pare qe me jepet pas shtate muajsh te flas ne publik". Duke ilustruar fjalen e tij me pjese te shumta nga dokumentare Serbe dhe Gjerman, ai ka kundershtuar theniet per krimet Serbe ne Kosove. Ai gjithashtu eshte perpjekur te kundershtoje ate qe ai e cilesoi si "propagande dhe abuzim te medias nderkombetare ndaj vendit tim".


Duke deklaruar planin e tij per te pyetur presidentin Francez Zhak Shirak, dhe disa drejteus te tjere te larte Perendimor, ai ka paraqitur per rreth dy ore pamje te cilat sipas tij tregonin krimet dhe pasojat e bombardimeve te NATO-s. Kjo shfaqje u duk si endrra me e keqe e Departamentit te Shtetit Amerikan.


Ne te vertete, nuk kishte asgje te re dhe te vecante. Ndersa disa gazetare Serbe ne gjykate dukeshin shume te entuziazmuar dhe aktiv gjate mengjesit duke thene se "Ai ka akuzuar per krime NATO-n!", nje prej perfaqesuesve Shqiptar te Kosoves i cili nuk ishte impresionuar aspak eshte shprehur "Keto jane po ate gjera te parendesishme te cilat i kemi degjuar me pare".


Ne fakt, fjalimtari i stervitur mire, te cilin edhe prokurori e pranoi se ka "nje fuqi te konsiderueshme bindese", ka patur mundesine te paraqese para gjithe botes - me perkthim simultan ne kater gjuhe te ndryshme - pikerisht kombinimin e pafytyresise dhe modestise, pseudo fakte dhe fakte te shtremberuara, emocione dhe arsyetimit te urte, te cilat kane qene karakteristike e vecante e tij.


Por, gjeja me e rendesishme eshte qe per here te pare, pjesa tjeter e botes ka pasur mundesine te shohe shperthimin e plote dhe kaotik te ligjerates se tij, te cilen Serbia e ka duruar prej me se dhjete vjetesh. Duke gjykuar nga pamja e habitur e disa gazetareve Perendimor te cilet perpiqeshin te shkruanin cdo fjale te tij ne kompjuterat e tyre, dukej se pyetja qe i shqetesonte me teper ata ishte: "A eshte e vertete kjo?"


Baza e argumentave te Millosheviqit ka qene natyra e ndershme dhe mbrojtese e lufterave shekullore te Serbise. Vendi i tij, populli i tij, partia e tij dhe natyrisht ai vete kane mbeshtetur paqen dhe shume etnicitetin, demokracine dhe zbatimin e ligjit. Duke ofenduar prokurorin per akuzen e tij te turpshme - me shprehjen "nje krijese e panevojeshme si ti" - ai ka kundershtuar shume nga ceshtjet e ngritura ne fjalen e hapjes se prokurorit.


"Cfare po perpiqeni te provoni?" ka pyetur ai vazhdimisht, duke iu referuar shembujve te dhene nga prokurori per te provuar kontrollin e tij te hekurt ndaj cdo hallke te shtetit. Ai eshte perpjekur te tregoje qe marredhenia e tij me Serbet jashte Serbise, influenca politike e partise dhe pergjegjesia per komanden e ushtrise jane cilesi te zakoneshme te cdo sistemi politik.


Per shembull jo vetem qe ne Serbi nuk ka pasur korrupsion endemik dhe mbeshtetje politike, por "Ne jemi i vetmi vend ne bote i cili ka arrestuar dy nga ministrat e tij per shkak te marrjes se 700,000 markave Gjermane. Jo vetem qe ata u zevendesuan por edhe dolen para gjyqit".


Ai ka insistuar se "Ne traditen Serbe dhe ne ushtrine Serbe, nje i burgosur lufte dhe nje person i paarmatosur quhet dicka e shenjte dhe e paprekshme. Cilido qe shkel kete parim te shenjte denohet". Ne nje fraze per te cilen mund ti vije keq qe e ka nxjerre, komandanti i pergjitheshem i ushtrise me shume eksperience ka informuar gjykaten se "ne cdo ushtri ekziston parimi i urdherit dhe asnje hallke e zinxhirit nuk perjashtohet nga sistemi i urdherave kur ato zbatohen".


I akuzuari ka permendur me shume kenaqesi fjalimin e tij te famshem ne Fushe Kosove ne vitin 1989, ne pervjetorin e 600 te disfates Serbe - te pershkruar nga prokuroria si nje miting nacionalist. Atehere, si edhe tani, ai ka thene, se Serbia thjesht ka mbrojtur progresin dhe vlerat Europiane - perfshire edhe ekzistencen e shoqerise multi kulturore.


"Qytetare te kombesive, feve dhe racave te ndryshme kane jetuar se bashku, gjithnje e me mire," ka lexuar ai, duke pare poshte syzeve me nje pamje prej profesori. "Nje fjalim shume i mire," ka thene ai me krenari te plagosur. "E shihni si kane abuzuar ata me te".


I ulur prapa tavolines se tij, i veshur me kostumin karakteristik blu dhe kollaren me vija, ai ka imituar shume prej gjesteve te trupit gjykues, duke pare me nje pamje habie, ndersa rregullonte letrat e shumta qe kishte perpara, duke ndryshuar tonin e zerit dhe duke pare here pas here oren.


Ne nje moment, ai u konfrontua me kundershtarin e tij, kryetarin e trupit gjykues, Richard May, me nje lum fjalesh rreth traktateve nderkombetare dhe dokumentave per te drejtat e njeriut te cilat sipas tij konfirmojne se ai eshte arrestuar ne menyre te paligjeshme. Megjithate ai dha shume pak hollesi rreth kundershtimeve te akuzave specifike, vetem duke insistuar ne menyre te pergjitheshme se Serbet dhe ai personalisht nuk kishin dijeni zyrtarisht per lufterat ne Kroaci dhe Bosnje Herzegovine.


Megjithate, per Kosoven, ai ka hedur poshte me force akuzat per nje perpjekje te organizuar te Serbeve per te debuar Shqiptaret e Kosoves. "Me kete akuze fallse, ata kane shkuar pertej imagjinates se gjithkujt," ka thene ai me tallje. "Ata kane thene edhe qe une me vetedije kam shkaktuar luften ndaj Jugosllavise dhe vuajtjet e qytetareve te saj me qellimin e vetem per ta perdorur kete rast per te debuar Shqiptaret. Une pyes veten: "A nuk mund te mendonin dicka me te zgjuar ata?"


Duke perdorur fotografi te masakres, ai ka thene se bombardimet e NATO-s ndaj nje kollone Shqiptaresh ne rrugen prane Gjakoves nuk ka qene nje gabim.


"Pa asnje dyshim, deri sa behet fjale per nje sulm ne mes te dites, ata jane vene ne shenjester me qellim," ka thene ai. "Sepse - ne kundershtim me genjeshtrat se Shqiptaret po largoheshin nga frika e policise dhe ushtrise Serbe - ata po ktheheshin pas ne fshatin e tyre. Pervec ketij bombardimi, gjate agresionit jane shperndare fletushka te cilat i benin thirrje qytetareve te largoheshin dhe terroristet (duke iu referuar keshtu luftetareve te Ushtrise Clirimtare te Kosoves) kane vrare edhe shume kryetare familjes te cilet nuk pranonin te largoheshin.


Ndersa fotografite e projektuara beheshin gjithnje e me te tmerrshme - trupa te karbonizuar, pjese trupash, nje koke e keputur - toni i zerit te tij behej gjithnje e me i mallengjyer.


Dhe prej ketu ai nisi temen e vertete te fjales se tij, bombardimin e Serbise nga NATO. Ai tha se NATO ka kryer sulme "te pameshirshme" ndaj objektivave civile, qellimi i vetem i te cilave ishte "shkaterrimi sa me i madh dhe marrja e sa me teper jeteve njerezore".


Duke ngacmuar ne menyre te vazhdueshme fuqite e medha, ai ka shpjeguar se "ne Kosove gjate gjithe bombardimeve, ato kane arritur te shkaterrojne vetem shtate tanke. Ato kane goditur shume me teper spital, shkolla dhe qendra shendetesore sesa tanke".


Ai ka lexuar pjese nga nje dokument i pergatitur ne te cilin ishin rreshtuar qindra instalime civile te goditura, duke filluar me shkolla dhe spitale, shtepi dhe fshatra, radio stacioni ne pronesi te vajzes se tij, dhe natyrisht sulmi famekeq ndaj Radio Televizionit te Serbise.


Duke vazhduar ne prezantimin e tij te zgjatur, ai ka treguar fotografi te urave te shkaterruara, trupave te djegur, ndertesave te shkaterruara. "Secila nga keto krime te vecanta perfaqeson nje tragjedi te madhe," ka thene ai. "Eshte e dukshme qe synimi i ketyre sulmeve ka qene te terrorizohej dhe te gjunjezohej i gjithe kombi Jugosllav".


Ndersa ka vazhduar ne fjalen e tij ai ka thene se do te paraqiste 34 faqe te objektivave te nje kategorie te caktuar, me qellim qe te kursente kohe - Millosheviqi me siguri ka ndjere se po arrinte nje sukses te madh.


Ky ka qene momenti me diell i Millosheviqit. Ne fakt, gazetaret te cilet ndjekin rregullisht procesin thone se sa here qe Sllobo del para gjykates ne Hage eshte gjithnje kohe e mire dhe me diell, dhe ndersa seanca u mbyll, ne Hage ishte nje pasdite plot diell dhe mot te mire e cila nuk ishte pare prej kohesh. Ne fakt, pasi i akuzuari kishte folur - per mire apo per keq - shume prej atyre qe ndjekin procesin jane ndjere mire.


Por kjo kohe e mire per Millosheviqin nuk do te vazhdoje gjate. Nentembedhjete qeveri anetare te NATO-s jane akuzuar per krime lufte, dhe nuk do te ishte per t'u habitur nese ato gjate fundjaves do te kerkonin neper dosjet e tyre per prova te cilat me apo pa qellim, nuk i jane dorezuar Zonjes Prokurore. Sapo fjalimi i hapjes se Millosheviqit te perfundoje, do te kemi perseri mosmarreveshje ndermjet Millosheviqit dhe kryegjykatesit, dhe May do te jete i detyruar ti thote te akuzuarit te adresoje direkt akuzat ose te mbylle gojen.


Kundershtimet nuk do te merren me parasysh, dhe avokatet e caktuar nga gjykata per mbrojtjen e Millosheviqit meqenese ai nuk ka pranuar te caktoje nje avokat mbrojtes nuk do te munden te bejne asgje. Tensionet do te shtohen. Pergjithesimet dhe prononcimet politike te te akuzuarit nuk do te mund te krahasohen me malin e provave kokeforte, perfshire edhe deklaratat e tmerrshme te viktimave. Megjithe ankesat dhe diskutimet qe do te pasojne, Millosheviqin e pret nje qeli burgu.


Por per nje dite, ne menyre te pandergjegjeshme, fjalimi i Millosheviqit ka justifikuar gjykaten me shume se cdo nderhyrje tjeter e mepareshme. Te gjithe - edhe vete ai - do te kene dale nga salla e gjyqit te kenaqur, dhe te gjithe do te kene ndjere se pavaresisht nga spektakli qe ndodhi dhe nga moti i mire, drejtesia do te vihet ne vend.


Anthony Borden eshte drejtor ekzekutiv i Institutit te Raportimit per Lufte dhe Paqe.


Frontline Updates
Support local journalists