MIRA AKUZOHET PER PERFSHIRJE NE VRASJEN E STAMBOLIQ

Bashkeshortja e Millosheviq dyshohet se ka pergatitur rrembimin dhe vrasjen e nje prej rivaleve te tij me te ashper politik.

MIRA AKUZOHET PER PERFSHIRJE NE VRASJEN E STAMBOLIQ

Bashkeshortja e Millosheviq dyshohet se ka pergatitur rrembimin dhe vrasjen e nje prej rivaleve te tij me te ashper politik.

Mirjana Markoviq, bashkeshortja e Sllobodan Millosheviq, dyshohet se ka qene e perfshire ne vrasjen e ish presidentit Serb Ivan Stamboliq, kufoma e te cilit eshte zbuluar javen e kaluar.


Nje mandat arresti nderkombetar mund te leshohet se shpejti per Markoviq, kryetaren e partise e Majta e Bashkuar Jugosllave dikur ne pushtet, e cila thuhet se jeton se bashku me djalin e saj Marko qe prej disa javesh ne Moske.


Markoviq, e cila njihet pergjithesisht si Mira, ka hedhur poshte keto akuza duke i konsideruar si "genjeshtra te ulta", ne nje faks derguar nje gazete te Malit te Zi.


Keto zhvillime pasojne zgjidhjen dramatike te nje prej mistereve me te medha politike ne Serbi - zhdukjen dhe vrasjen e Stamboliq, president i Serbise nga viti 1986-1987.


Ministri i brendeshem Dusan Mihajloviq ka thene ne nje konference per shtyp me 28 Mars, diten kur eshte zbuluar kufoma e Stamboliq, se aresyeja e kesaj vrasjeje ka qene politike dhe ka shtuar se te dyshuarit si njerez te cilet kane urdheruar keta vrasje - Millosheviq dhe Markoviq - do te pyeten, megjithese ai nuk mund te thoshte se kur do te behej nje gje e tille.


Ish presidenti Jugosllav, i cili tani po gjykohet me akuza per krime lufte ne Gjykaten e Hages, nuk kishte pranuar me pare te fliste me prokuroret Serbe te cilet kishin kerkuar ta pyesnin ate ne lidhje me abuzimet me pushtetin te kryera gjate kohes qe ai ka qene president.


Por ai tani i ka thene gjykates se eshte i gatshem te takohet dhe te flase me hetuesit nga Beogradi te cilet deshirojne ta pyesin ne lidhje me vrasjen e Stamboliq, duke u perpjekur te konsideroje akuzat ndaj bashkeshortes se tij si nje perpjekje per te ushtruar presion ndaj tij nepermjet familjes.


Misteri i Stamboliq eshte zgjidhur pas vrasjes se kryeministrit te Serbise Zoran Gjingjiq me 12 Mars.


Pas kesaj vrasjeje, autoritetet vendosen gjendjen e jashtezakoneshme dhe nisen nje lufte te ashper ndaj krimit te organizuar, duke arrestuar pothuajse 2,000 gangstere gjate dy javeve te para te kesaj gjendjeje.


Mihajloviq ka thene per mediat se pranimi i nje prej ketyre te arrestuarve ne keto aksione ka cuar ne zbulimin e kufomes se Stamboliq dhe ka lidhur vrasjen e tij dhe ate te Gjingjiq me oficere te policise sekrete ne Njesine e Operacioneve Speciale, JSO, e cila njihet gjithashtu edhe me emrin Berretat e Kuqe. I dyshuari ka treguar se Stamboliq ishte rrembyer me 25 Gusht te vitit 2000, ndersa ishte duke vrapuar ne parkun Kosutnjak, dhe eshte vrare po ate dite.


Pese pjestare te forcave te Berretave te Kuqe te cilet jane akuzuar per rrembimin dhe vrasjen ndodhen tani te arrestuar.


Te gjitha stacionet TV te Beogradit kane transmetuar nje filmim te policise i cili tregonte zhvarrosjen e kufomes se Stamboliq nga nje guve ne Iriski Venac, ne shpatet e malit Fruska Gora, prane qytetit te Novi Sad. Filmimi tregonte qarte pjeset e mbetura nga trupi i tij, pjese te uniformes dhe kepuceve sportive te cilat ai ka pasur veshur ate dite ndersa vraponte.


"Ai eshte ekzekutuar me dy plumba po diten qe eshte rrembyer, dhe eshte varrosur ne nje galeri te pergatitur me pare," ka thene Mihajloviq, i cili nuk ka pranuar te tregoje emrat e atyre te cilet akuzohen per vrasjen duke thene se nje gje e tille ishte "ne interes te vazhdimit te hetimit".


Ministri i brendeshem ka thene se vrasja ka qene organizuar nga Radomir Markoviq, shefi i policise sekrete te Millosheviqit nga viti 1998 deri ne 2001, i cili tani po vuan nje denim prej shtate vjete burgim per rolin e tij ne vrasjet e Tetorit te vitit 1999 te kater drejtuesve te larte te Levizjes per Riperteritje Serbe te cilet kane qene bashkepunetore te ngushte te rivalit politik te Millosheviqit Vuk Drashkoviq.


Me 30 Mars, policia Serbe ka njoftuar se Milorad "Legija" Lukoviq - nje i dyshuar kryesor ne vrasjen e Gjingjiq - ka qene gjithashtu i implikuar ne vrasjen e Stamboliq.


Policia ka thene se Lukoviq, i cili ka drejtuar JSO nga viti 1996-2001, ka paguar pese pjestaret e Berretave te Kuqe nje shume prej 50,000 euro per te kryer rrembyer dhe vrasjen e ish presidentit.


Nje dite me pas, Zarko Korac, zevendes president i Serbise, ka thene se komandanti i njesise se Berretave te Kuqe, tani e shperbere, Dusan "Gumar" Marciciq, ka qene i perfshire ne menyre te drejt persedrejt ne vrasje.


Hetimet per rrembimin e Stamboliq kane qene pothuajse ne nje pike te vdekur. Ky krim dukej se nuk do te zgjidhej per sa kohe qe mafia vazhdonte te ishte e fuqishme.


Regjimi i Millosheviqit nuk ka treguar asnje interes per te zgjidhur kete mister - dhe media e kontrolluar nga shteti ka njoftuar per zhdukjen e Stamboliq vetem gjashte dite pas ngjarjes.


Edhe pas rrezimit te Millosheviq ne Tetor 2000, policia ka arritur pak progres ne hetimet e tyre. E vetmja prove ka qene ne formen e nje deshmitari okular i cili e ka pare Stamboliq te pushonte pas vrapimit, dhe me pas ka pare se si ai eshte terhequr nga disa njerez dhe eshte futur ne nje mikrobus me ngjyre te bardhe.


Ne fund te Janarit 2003, gjate nje perplasjeje te forte ndermjet dy bandave me te fuqishme te krimit te organizuar ne Serbi - asaj te Surcin dhe Zemun, te cilat kane marre emrat e tyre nga dy rrethina ne perendim te Beogradit ku jane krijuar, eshte shenuar edhe nje pike e rendesishme per hetimet.


Ljubisa "Cume" Buha, i cili per nje kohe te gjate mendohet se ka qene drejtues i bandes se Surcin, eshte armiqesuar me ish mikun e tij Lukoviq dhe e ka akuzuar publikisht per perfshirje ne vrasjen e Stamboliq.


Buha ka thene per gazeten e Beogradit Blic me 23 Janar se Millosheviq, Markoviq dhe Lukoviq kane qene te gjithe te perfshire ne vdekjen e ish presidentit. "Vete Legija me ka thene se Stamboliq eshte ekzekutuar menjehere pas rrembimit, dhe se ate e kishin vrare pikerisht ata. Nuk i di aresyet," ka thene ai ne nje artikull. "Legija me tha vetem se 'kjo gje duhej bere per Sllobon (Millosheviq)".


Sipas informacioneve nga burime te aferta me policine, Buha tani do te paraqitet si deshmitar i mbrojtur ne gjyqet ndaj te dyshuarve si anetare te krimit te organizuar.


Megjithese ai ka treguar disa hollesi te cilat me pas jane provuar si te paverteta, Buha ka qene i pari qe ka deklaruar publikisht se Stamboliq eshte ekzekutuar menjehere pas rrembimit te tij, dhe se pese pjestare te forcave te Berretave te Kuqe ishin pergjegjes per kete krim.


Duke konfirmuar se motivi ka qene politik, Mihajlloviq ka thene per median se "Objektivi ka qene largimi i Stamboliq i cili ishte nje kandidat potencialisht i rrezikshem per zgjedhjet presidenciale te Shtator 2000. Natyrisht kjo tregon edhe per ata persona te cilet mund te kene qene nxitesit dhe frymezuesit, apo qe kane urdheruar kete krim".


Stamboliq eshte propozuar si kandidat ne zgjedhjet presidenciale te vitit 2000 ne te cilat Millosheviq eshte mundur nga Vojisllav Koshtunica, por emerimi i tij nuk eshte pranuar nga Opozita Demokratike e Serbise, DOS, koalicioni i cili me pas ka ardhur ne pushtet.


Ne ate kohe, rrethi i ngushte i bashkepunetoreve te Millosheviq ishte i shqetesuar se Stamboliq mund te vendoste te kandidonte ne keto zgjedhje, duke fituar nje pjese te votave te cilat i nevojiteshin regjimit ne pushtet.


Pas zerave ne lidhje me vdekjen e Stamboliq, vajza e Mirjana Markoviq, Marija Millosheviq ka konfirmuar se nena e saj ndodhej ne Moske me Markon, i cili eshte larguar nga Serbia disa kohe me pare per ti shpetuar drejtesise Serbe.


Policia Serbe ka njoftuar prej asaj dite se ata do te leshonin nje urdher arresti nderkombetar nese Markoviq nuk pranonte te pyetej nga policia.


Gazeta e perditeshme Vecernje Novosti ka shkruajtur me 31 Mars se largimi i Markoviq per ne Moske mund te kete lidhje me hetimin qe ka filluar tanime per rastin e Stamboliq.


Duke cituar nje prej "bashkepunetoreve te saj te ngushte" i cili nuk ka pranuar te identifikohet, gazeta ka njoftuar se bashkeshortja e Millosheviq ishte paralajmeruar se ndaj saj mund te ngriheshin akuza ne lidhje me zhdukjen dhe vrasjen e ish presidentit.


Pavaresisht nese ajo do te vendose te kthehet ne Beograd per tu marre ne pyetje nga policia, burime te aferta me autoritetet Serbe mendojne se Moska nuk do ti ofroje mbrojtje Mira Markoviq.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists