Ndihma Urgjente Per Fqinjet

Per te ndihmuar Maqedonine dhe Shqiperine, institucionet financiare kane vendosur se bashku per nje pakete ndihmash te emergjences.

Ndihma Urgjente Per Fqinjet

Per te ndihmuar Maqedonine dhe Shqiperine, institucionet financiare kane vendosur se bashku per nje pakete ndihmash te emergjences.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Sunday, 16 May, 1999

Institucionet nderkombetare financiare kane vendosur se bashku paketen e ndihmave te emergjences per Shqiperine dhe Maqedonine me qellim qe te perballojne renien e ekonomise nga fluksi i madh i refugjateve te luftes.


Ne nje mbledhje ne Paris kete muaj, u mblodhen se bashku Komisioni European dhe Banka Boterore, 45 vende dhe institucione donatore garantuan 252 million USD per Maqedonine. Banka Boterore vete ka aprovuar 30 million USD kredi me kushte lehtesuese per Shqiperine.


Banka Boterore ka percaktuar 4 pika kryesore qe ndikojne ne ekonomine ne rajon: shtrengimi i madh ne infrastrukturen social-ekonomike te te gjitha vendeve qe presim refugjate, ne vecanti Maqedonia dhe Shqiperia (respekvisht 241.000 dhe 423.000 refugjate) nderprerja e tregetise, vecanerisht me Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia, nga te cilat Jugosllavia eshte nje treg i madh eksporti; kollapsi i besimit te investitoreve te huaj (dhe turisteve) te cilat rezultojne ne nje risk ne tregun e kapitalit te huase; vonesa ne reformat kyce dhe keshtu zhvillim me afat me te gjate. Disa parashikime kane vendosur koston totale te luftes per fqinjet ne Jugoslavi rreth USD 2.4 miliard.


Bashkimi European ka garantuar nje mbeshtetje rreth Euro 25 milion (USD 27 milion) per Maqedonine dhe eshte duke pregatitur ndihme makro - ekonomike shtese. Nje asistence bilaterale eshte garantuar si dhe shume donatore kane premtuar te rrisin ndihmen humanitare.


Banka Boterore ka nenshkruar nje kredi me kushte lehtesuese rreth 50 milion USD per Maqedonine ne bordin e drejtoreve dhe eshte duke pregatitur nje shume USD 10 milion per Fondin e Ripunesimit. Fondi Monetar Nderkombetar pritet te bjere dakord per nje kredi USD 32.6 milion per Maqedonine ne nje te ardhme te afert.


Perpara luftes, Maqedonia kishte nje deficit ne bilancin e pagesave rreth 10 % te GDP (Prodhimi i Pegjithshem Bruto). Rreth 2/3 e tregetise se vendit ishte ose me Jugosllavine--me te cilen kishte nje marreveshje tregetie te lire--ose tranzit Jugosllavia me rruge per vendet e treta, ky pozicion eshte pothuajse i shkateruar, vecanerisht ne se lufta nuk nderpritet shpejt.


Banka Boterore shpreson qe nje ndihme financiare per Maqedonine rreth USD 400 milion do te mbylli deficitin e madh financiar. Donatoret kane rrene dakord te takohen perseri ne gjysmen e dyte te vitit 1999 per te rishikuar situaten dhe te vleresojne nevojat financiare per vitin tjeter.


Kredia rreth 30 milion dollar per Shqiperine eshte percaktuar te ndihmoje Tirane per te mbajtur programin e reformes ekonomike dhe mbajtjen e financimeve per institucionet publike te vendit, ne driten e humbjes se te ardhurave nga kriza dhe rritja e kostos te paperfshire ne buxhet si arsye e krizes se refugjateve.


Programi i mbeshtetjes se shpenzimeve Publike, nje inisiative e vecante, eshte ndertuar per te monitoruar shpenzimet publike gjate reformes dhe sigurimit te programit per reformen strukturore ne vend.


Kredia duhet te ripaguhet per 40 vjet. Interesi eshte ulur ne shkallen 0.75% dhe do te filloje pas 10 vjet shlyerje. Qe nga koha kur Shqiperia ju bashkua Bankes Boterore ne 1991, vendi ka perfituar rreth USD 395.80 milion kredi me kushte lehtesuese per 30 projekte.


Banka Boterore i ka dhene gjithashtu Shqiperise dy grante secila nga 1 milion dollar nga Fondi i Pas Konflikteve dhe eshte duke pregatitur nje grant tjeter rreth 1 milion dollar per Maqedonine.


Kristofor Bennet eshte ish drejtor i Grupit te Krizave ne Ballkan dhe autor i Kollapsit te Pergjakshem Jugosllav.(Hurst .1995).


Frontline Updates
Support local journalists