NE FOKUSIN E BE: QYTETARET E BALLKANIT DO TE PERFITOJNE NGA KUFIRI I RI I BE
Shqetësimi se zgjerimi i BE po krijon një Perde të Hekurt në europën jug lindore është i gabuar.
NE FOKUSIN E BE: QYTETARET E BALLKANIT DO TE PERFITOJNE NGA KUFIRI I RI I BE
Shqetësimi se zgjerimi i BE po krijon një Perde të Hekurt në europën jug lindore është i gabuar.
Trembëshjetë vjet më parë, pika e kalimit kufitar Obrezje ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë ishte një rrugë fshati me një kalim e mbuluar nga gjethet e rëna të pemëve e cila lidhte dy republika të republikës federative të Jugosllavisë.
Në atë kohë nuk ekzistonte ndonjë pikë kalimi kufitar, dhe as edhe shenja. Situata ka ndryshuar më 25 qershor 1991, kur Sllovenia shpalli pavarësinë e saj. Menjëherë aty është vendosur një kabinë e thjeshtë, sepse tani kjo pikë ishte kufiri ndërmjet dy shteteve të vecanta, dhe që prej asaj kohe rruga dhe pika e kalimit kufitar janë zgjeruar vazhdimisht.
Sot, pika e kalimit kufitar me shumë korsi dhe me një hark në formën e catisë duket e ngjashme me pikat kufitare në shtetet e tjera.
Pas disa javësh, më 1 maj, kjo pikë kufitare do të jetë edhe kufiri i jashtëm i Bashkimit Europian.
Në jug shtrihen ish republikat jugosllave të ballkanit perëndimor, të cilat kanë humbur trenin e anëtarësimit për në Bruksel për shkak të luftërave të tyre për pavarësi ndaj ushtrisë jugosllave të kontrolluar nga serbët në vitet 1990. Në veri shtrihet Sllovenia e paqtë, e cila tani do të bëjë pjesë në familjen europiane.
Si për të theksuar edhe më tepër ndryshimet gjeografike, Italia dhe Sllovenia po heqin të gjitha barrierat fizike ndërmjet dy vendeve, të cilat duken tanimë vetëm si relika të periudhës së Luftës së Ftohtë.
Disa vëzhgues e kanë krahasuar zgjerimin e kufinjve të BE në jug lindje me krijimin e një Perdeje të re të Hekurt. Einston Churchill, gjatë një fjalimi në Fulton, në shtetin e Mizurit, SHBA në vitin 1946, ka folur për një “perder” e cila do të krijohej ndërmjet lindjes komuniste dhe perëndimit demokratik, duke filluar që nga Trieste në detin Adriatik deri në Shcecin, qytet në brigjet e detit Balltik në Poloni.
Perdja e re, për momentin, fillon në cepin veri lindor të Adriatikut, dhe shkon në lindje përgjatë kufinjve të Sllovenisë dhe Hungarisë.
Në të vërtetë, këto kufinj nuk do të ndryshojnë shumë në të ardhmen e afërt. Sllovenia nuk do të bashkohet menjëherë me zonën Shengen të vendeve të BE, e cila ka eleminuar kontrollet kufitare ndërmjet shteteve.
Dusa Burian, kreyinspektori përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar në departamentin e policisë kufitare të Sllovenisë, ka thënë për IEPR se “Ne ndoshta do të hyjmë në zonën Shengen nga viti 2007. Deri atëherë kufinjtë tanë me Italinë dhe Austrinë do të vazhdojnë të kontrollohen”.
Nëse BE është e kënaqur me kontrollin e kufirit të Sllovenisë prej 670 km të gjatë me Kroacinë, atëherë Sllovenia do të anëtarësohet në vitin 2007 në bazën e të dhënave të Sistemit Informatik të Shengen. Udhëtarët të cilët do të hyjnë në zonën Shengen nga Sllovenia do të jenë të lirë të lëvizin në të gjitha vendet anëtare të Shengen.
Pas 1 majit, qytetarët kroatë nuk do të kenë nevojë për vizë për të hyrë në vendet e BE. Por qytetarët serbë do të vazhdojnë të kenë nevojë për vizë. Eshtë e habitëshme por kroatët ndër 10 milion njerëz të cilët kalojnë pikën kufitare të Obrezje cdo vit nuk janë të shqetësuar shumë nga ndryshimet. “Asgjë nuk do të bëhet më keq për ne,” thotë Zoran, një biznesmen kroat nga Zagrebi, i cili nget një BME të re. “Me hyrjen e Sllovenisë në BE ne kemi mundësinë të zgjerojmë biznesin e materialeve të ndërtimit. Kjo është një mundësi e re për ne”.
Kufiri menaxhohet mirë dhe ka të gjitha pajisjet e nevojëshme, si lexues automatik të pasaportave, makina që kontrollojnë dokumentat e fallssifikuara, endoskop, makina Geiger dhe të gjitha mjetet e nevojëshme për një pikë kufitare moderne.
Por trafikantët e qenieve njerëzore dhe të drogave përsëri përpiqen të kalojnë kontrollet. Inspektori Robert Kobe, i cili drejton pikën e kalimit kufitar Obrezje, thotë se trafikantët e qenieve njerëzore janë përpjekur të përdorin këtë pikë kalimi.
“Dy ose tre vjet më parë një numër i madh emigrantësh të paligjshëm përpiqeshin të kalonin në Obrezje në kamionë. Tani ata e dinë se ne i kapim ndërsa kalojnë ‘kufirin e gjelbër’,” thotë ai, duke iu referuar pikave kufitare shpesh të pashënuara në zonat rurale ku grupe të vogla imigrantësh dhe trafikantësh mund të kalojnë natën pa u vënë re.
Policia sllovene ende nuk ka përdorur shumë sensorët e lëvizjes në tokë dhe pajisje të tjera me teknologji të avancuar në “kufinjtë e gjelbër”, megjithëse ata përpiqen ti patrullojnë ato dhe kanë në plan të blenë një helicopter në gjendje të kontrollojë kufirin edhe natën.
Trafiku i drogës, i cili është më i lehtë për tu fshehur se ai i qenieve njerëzore, është më i vështirë për tu kontrolluar. Policia sllovene ka bllokuar 90 kilogram heroinë vitin e kaluar, krahasuar me 68 kilogram një vit më parë.
Vendi është pranë një rruge tranziti që kalon nëpër ballkan e cila shërben për kalimin e drogës për në europën perëndimore. Një detektiv i vjetër në Ljubljanë thotë se trafiku nuk është vetëm në një drejtim. Substancat kimike të nevojëshme për prodhimin e drogës kalojnë nga BE nëpërmjet Sllovenisë për në Ballkan dhe Turqi. “Disa vjet më parë ne kemi bllokuar 20 ton anhidrid acetic në një ngarkesë,” thotë detektivi, “kjo sasi do të mjaftonte për prodhimin e tetë ton heroine të pastër nga opiumi bazë”.
Edhe rojet kufitare të Hungarisë duhet të kontrollojnë një pjesë të madhe të kufirit të jashtëm të BE. Vendi ka kufi me Kroacinë, Serbinë, Rumaninë dhe Ukrainën. Kufiri me ish Bashkimin Sovjetik konsiderohet më problematic se sa ai me ish Jugosllavinë.
Në muajin shkurt, një nënshtetas ukrainas është ndaluar në pikën kufitare pasi policia ka zbuluar 400 gram uranium në makinën e tij të e cila sipas të ndaluarit do të përdorej nga një dentist.
Kolonel Sandor Orodan, i Rojeve të Kufirit të Hungarisë, mendon se hyrja në BE do të përbëjë një sfidë të re për policinë kufitare, sepse Hungaria “tanimë do të jetë jo vetëm një vend tranziti por edhe destinacioni në planet e organizatave ndërkombëtare kriminale”.
Trafikantët e qenieve njerëzore shpesh përdorin Hungarinë për kalimin e vajzave të trafikuara nga Moldavia, Ukraina dhe Rumania për në vendet e BE.
Sipas kolonelit Orodan, numri i përpjekjeve për të trafikuar njerëz përmes “kufinjve të gjelbër” po ulet.
Arësyeja është se organizatat ndërkombëtare të trafikut janë bërë shumë më të sofistikuara, duke përdorur mënyra të tjera si fallsifikimi i dokumentave, dhe në këtë mënyrë kalojnë rregullisht kufinjtë.
Për momentin, retorika e mediave për krijimin e Perdes së Hekurt duket e pajustifikuar. Nëse një perde e re po krijohet në Europë, ajo po krijohet në kuptimin e mirë të fjalës. Ata të cilët përpiqen të hyjnë ilegalisht në BE apo të trafikojnë njerëz dhe mallra do ta kenë më të vështirë. Shumica e njerëzve, ata të cilët zbatojnë ligjet dhe rregullat do të përfitojnë.
Për shumicën e udhëtarëve, kufinjtë do të jenë aq të kalueshëm apo të pakalueshëm sa përpara zgjerimit të BE. Për më tepër, perdja nuk është statike: ajo duhet të vazhdojë të lëvizë në drejtim të jugut dhe lindjes në të ardhmen.
Neil Barnett është një gazetar i pavarur i vendosur në Ballkan.
(www.neil-barnett.com)