Nje Kriminel dhe Deshmitar

Vrasja e Arkanit eshte ne vazhden e ekzekutimeve te personaliteteve publike ne Serbi, megjithese ai i ishte mburrur Gjykates se Hages se dinte shume gjera rreth krimeve te luftes te regjimit.

Nje Kriminel dhe Deshmitar

Vrasja e Arkanit eshte ne vazhden e ekzekutimeve te personaliteteve publike ne Serbi, megjithese ai i ishte mburrur Gjykates se Hages se dinte shume gjera rreth krimeve te luftes te regjimit.

Zeljko ("Arkan") Raznatovic, i vrare te Shtunen ne mbremje, me 15 Janar, i shtohet listes se disa qindra njerezve te njohur apo me pak te njohur te vrare ne Serbi gjate ketyre viteve te fundit.


Kurrikulumi i Arkanit eshte i gjate: ish udheheqes i grupit paramilitar famekeq Tigrat, vullnetar ne lufterat per Serbine e Madhe, nje kriminel me reputacion nderkombetar, bashkepunetor i policise sekrete Serbe, biznesmen, ish politikan, dhe nje nga njerezit me te pasur ne Serbi, si edhe pronar i klubit futbollistik kampion ne Jugosllavi, ai u vra ne nje prite ne hollin e Hotel Intercontinental ne Beograd.


Sipas tregimeve te deshmitareve okulare, sulmi eshte kryer nga dy njerez te maskuar. Arkan eshte goditur me tre plumba, njeri prej te cileve i ka shpuar syrin e majte (mendohet se ai kishte veshur jelek anti-plumb). Sulmuesit, te cilet kane hapur zjarr me arme automatike, jane larguar nga vendi i ngjarjes me njehere dhe nuk jane identifikuar.


Miodrag Paunovic, gjykatesi hetues, ka konfirmuar pas nje ekzaminimi se nje nga rojet e tij eshte vrare ne vend, dhe se Arkani dhe nje roje tjeter, Mandic, "kane vdekur si pasoje e plageve" dyzet minuta me pas ne spital. Sipas disa njoftimeve, gruaja dhe dy femijet e tij, te cilet ishin me te ne momentin e vrasjes, kane shpetuar pa asnje demtim, megjithese kunata e tij ka mbetur e plagosur.


Policia nuk ka botuar deklaraten e zakoneshme, se ata "po hetojne intensivisht per fajtoret", dhe as nuk ju referua vrasesve si "njerez te paidentifikuar". As media e Beogradit nuk e ka njoftuar menjehere lajmin, duke e njoftuar vetem tre ore me vone, kryesisht duke cituar agjensi te huaja lajmesh. TV shteteror Serb nderpreu lajmet e mbremjes te Shtunen, rreth gjashte ore pas vrasjes, vetem pasi kishin kaluar rreth 30 minuta nga fillimi i transmetimit te lajmeve.


Vrasja e Arkanit eshte ne vazhden e vrasjeve te personave publike ne Serbi gjate pese vjeteve te kaluar. Pjesa me e madhe e ketyre viktimave kane pasur dosje kriminale. Por edhe te pasurit e rinj, politikanet, policet dhe gazetaret kane qene gjithashtu ne qender te ketyre sulmeve. Asnje nga fajtoret nuk eshte zbuluar dhe denuar.


Shembujt me te rendesishem jane Slavko Curuvija, gazetar dhe pronar i Dnevni Telegraf; Radovan Stojicic, ish drejtor i policise; Zoran Todorovic, nje zyrtar i larte i se Majtes se Bashkuar Jugosllave, si edhe disa dhjetra kriminele te njohur me disa lidhje me regjimin Serb. Vetem muajin e kaluar, eshte vrare Zoran Sijan, nje drejtues i mafias me nje profil te ngjashem me Arkanin.


Arkan ka qene ndermjet botes se krimit dhe regjimit, por nuk ka qene I askujt. Te dyja keto bote kane pasur aresye te mjaftueshme per ta pare te vdekur.


Shume vezhgues ne Serbi kishin parashikuar vrasjen e Arkanit pasi Gjykata Nderkombetare e Hages kishte njoftuar per akuzat e ngritura ndaj Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic dhe kater prej zyrtareve te tij te larte. Arkan ka pershendetur kete njoftim me nje tallje publike gje qe mund ta kete renduar poziten e tij: "Une di shume, kam pare shume, dhe kam marre pjese ne shume gjera - ata nuk me duan mua."


Duke filluar karrieren si vjedhes bankash ne Europen Perendimore, me 1973, Arkan behet bashkepunetor i policise sekrete Jugosllave te asaj kohe. Ne vitin 1986 ne nje gjyq te organizuar ne Jugosllavi, ai ka ngulur kembe para gjykates se ai eshte nje nepunes i policise sekrete federale - dhe ka treguar si prove edhe dokumentin e tij qe vertetonte dicka te tille.


Sipas nje prej shokeve te tij, babai I Arkanit, Veljko, nje ish kolonel I Forcave Ajrore Jugosllave, e ka shtyre ate te bashkepunoje me policine sekrete me qellim qe te mos lejonte perfshirjen e te birit ne vjedhje dhe krijim bandash. Babai, sipas ketij shoku, ka kerkuar atehere prej shefit te policise Jugosllave ta "ndihmonte".


Ne fillim te vitit 1990, Arkan filloi te mblidhte Garden e tij te Vullnetareve Serb (SDG) dhe ti pergatiste ata per lufte. Ai ka stervitur personalisht dhe me vone ka drejtuar po vete njesite e vullnetareve. Ai ka qene komandant i njesive Tigrat ne Kroaci dhe Bosnje, dhe nga 1996 ne mes te vitit 1998, ai krijoi nje "post komande" ne Prishtine per veprime speciale ne te cilat SDG morri pjese se bashku me njesite speciale te policise.


Ne Prill te 1992, Arkan ka drejtuar vullnetaret ne luften ne Bosnje, dhe mberritja e tyre ne Bijeljina konsiderohet si fillimi I ekzekutimeve ne mase te Muslimaneve dhe Kroateve ne Bosnjen Lindore, dhe ne kufirin me Kroacine.


Ne Qershor 1992, Arkani krijon ne Beograd Partine e Unitetit Serb (SSJ), dhe ne Tetor, eshte bere publik mandati i shtate i arrestit i leshuar per te nga ana e Interpolit. Ne zgjedhjet parlamentare te 20 Dhjetorit 1992, Arkani fiton nje vend ne Parlamentin Serb dhe behet deputet, megjithese partia e tij nuk pati rezultat te mire ne zgjedhje.


Karriera politike e Arkanit ka qene e shkurter. Shfaqjet e tij ne publik kane qene te mbushura me retorike nacionaliste dhe kercenime per fqinjet e Serbise ne Kroaci dhe Bosnje. Ai e konsideronte veten e tij si pasues te Serbeve te medhenj ("Une kam gjakun e Obilic"), glorifikonte theniet e tij ("Kur e them une eshte sikur e ka thene Zoti"), ofendonte grupet e tjera etnike ("Kroateve, Une do tu bej nenat e tyre Ustashe", "Sllovenia eshte Serbe, sepse une kam lindur atje.")


Nga Prilli deri ne Dhjetor 1996, Arkan krijoi nje qender per stervitjen e vullnetareve Serbe ne qytetin Erdut ne Sllavonine Lindore, ne Kroaci, ndersa zona ishte nen mbrojtjen e OKB. Gjate periudhes qe ka qene ne Sllavonine Lindore, ai nguli kembe qe djali i tij me i madhe ne moshe, te vishej me uniforme dhe te shkonte ne linjen e pare te frontit.


Ne Gusht 1996, Arkani ka dale ne fotografi perpara qendres se stervitjes se Tigrave ne Erdut se bashku me drejtuesin e policise sekrete te asaj kohe, Kolonelin Radovan Stojicic. Edhe Stojicic eshte vrare ne nje restorant ne Beograd me 1997.


Akuzat e para ndaj Arkanit per krime lufte jane bere nga dega e Interpolit ne Zagreb. Ne vjeshten e vitit 1996, OKB ka njoftuar se ajo po hetonte pjesemarrjen e Arkanit ne krimet e luftes ne Kroaci dhe Bosnje. Nje e ashtuquajtur akuze e vulosur eshte leshura ndaj tij ne Hage ne vjshten e 1997, dhe u njoftua publikisht ne Mars 1999 nga krye prokurorja e atehereshme Louise Arbour, megjithese permbajtja e akuzes akoma nuk eshte bere publike.


Arkani i ka hedhur poshte keto akuza, duke deklaruar ne nje interviste per CNN se ato jane "ceshtje krejtesisht politike dhe jo nje akuze e bazuar." Ne nje konference shtypi gjate nderhyrjes se NATO-s, i pyetur nese ndjehej fajtor per krimet Serbe ne Kroaci dhe Bosnje, ai u pergjigj duke qeshur, "Nuk caj koken fare!".


Ne 1995 Arkani u martua me kengetaren e njohur te muzikes popullore Svetlana Velickovic, te njohur ndryshe me emrin Ceca, me te cilen ka pasur dy femije. (Ai ka shtate femije edhe nga martesa e tij e mepreshme). Menjehere pas marteses, Arkan filloi te largohej nga lufta, dhe nisi nje karriere si biznesmen.


Qe ne mes te viteve 1980, ai ka pasur ne pronesi nje pasticeri ne pjesen me ekskluzive te Beogradit, ku ka ndertuar edhe nje keshtjelle betoni te permasave te medha. Duke perdorur lidhjet e tij te mepareshme, Arkan krijoi nje kompani private, SDG, dhe investoi kapitale te medha ne kompanite e miqve te tij.


Per disa vite ai ka qene nje eksportues kryesor i luleshtrydheve, manaferrave dhe frutave te pyllit ne Europen Perendimore. Ne te gjithe Serbine ai hapi zyra konvertimi parash te cilat punonin ne gjysem ilegalitet, si edhe nje agjensi te madhe sigurimi e cila merrej me ruajtjen e ndertesave.


Ne fund te vitit 1997, ne Hotel Jugosllavia ne Beograd, Arkan hapi nje kazino qe u shkaterrua kur NATO bombardoi ambasaden Kineze dhe hotelin. NATO deklaroi zyrtarisht ne ate kohe se hoteli u bombardua sepse mendohej se ishte nje qender komanduese e grupit te paramilitareve, Tigrat.


Ne pranveren e vitit 1998, Arkan bleu klubin e futbollit Obilic te Beogradit. Ai e drejtonte skuadren nga afer, dhe zgjodhi vete edhe trajnerin, por asnjehere nuk e shoqeroi ekipin ne ndeshjet jashte vendit per shkak te mandateve te arrestit nderkombetar.


Ai ia ka besuar transaksionet e tij te medha financiare dhe marreveshjet e biznesit mikut te tij te rinise, biznesmenit te perfolur Italian Giovanni di Stefano. Di Stefano posedon nje karte identiteti Jugosllave me nje adrese qe nuk ekziston ne asnje vend, Rruga Tolstoj, nr. 31. Ne ate vend gjendet vetem nje cope toke, prane nje prone tjeter, ne Rruga Tolstoj nr. 33, ku gjendet shtepia e Presidentit Miloshevic.


Miloshevic, edhe ai I akuzuar nga gjykata e Hages per krime lufte ne Kosove, nuk ka dale asnjehere me Arkan ne publik, dhe as nuk ka lene shteg per te bere lidhje ndermjet te dyve. Veprimet e Arkan ne fushat e betejave kane qene te koordinuar mire me njesite me te zgjedhura te policise se Miloshevicit, por qe tani mendohet se te gjitha provat ose jane fshehur ose jane shkaterruar, dhe shume prej deshmitareve te mundshem jane vrare.


Pyetja qe kerkon pergjigje eshte nese Arkani eshte vrare per shkak te aktivitetit te tij lidhur me krimin, apo se ka qene nje deshmitar qe dinte shume. Ka pasur zera per nje komunikim ndermjet Arkanit dhe gjykates se Hages por ato jane hedhur poshte gjithmone.


Shume njerez ne Serbi mendojne se ne trast se vrasja ka qene e motivuar nga aktiviteti i tij kriminal, ajo do te kishte ndodhur kohe me pare. Prandaj, ne analizen e bere nga Goran Svilanovic, udheheqes i Aleances Civile te Serbise, vrasja e tij mund te jete nje shenje "qe tregon se ka filluar denoncimi ndermjet te forteve te Serbise".


Levizja per Riperteritje Serbe, udheheqesi i se ciles ka qene viktime e nje atentati, ka deklaruar se vrasja e Arkanit eshte "konfirmimi i ekzistences se krimit shteteror ne Serbi." Zoran Djindjic, udheheqesi i Partise Demokratike, tha se vrasja konfirmon se "regjimi nuk mund te krijoje siguri ne Serbi".


Ne cdo rast, eshte e sigurte qe vrasja e Arkanit do te mbetet e pazgjidhur.


Srdjan Staletovic eshte nje korrespondent i rregullt i IWPR nga Beogradi.


Frontline Updates
Support local journalists