Nje Plan Marshall Per Mendjen?
Qe prej fillimit te fushates se bombardimeve te NATO-s ndaj Jugosllavise, demokracia eshte bere nje fjale e ndyre ne Serbi. Ne rast se do te kthehet stabiliteti ne Ballkan, kjo duhet te ndryshoje.
Nje Plan Marshall Per Mendjen?
Qe prej fillimit te fushates se bombardimeve te NATO-s ndaj Jugosllavise, demokracia eshte bere nje fjale e ndyre ne Serbi. Ne rast se do te kthehet stabiliteti ne Ballkan, kjo duhet te ndryshoje.
Per Serbet e thjeshte, te cilet gjenden nen sulmet e perditeshme te nje aleance te 19 fuqive Perendimore qe prej dy muajsh, fjala "demokraci" tani krijon imazhin e raketave me reze te gjate veprimi, te vdekjes dhe shkaterrimit.
Ky bashkim i demokracise me agresionin ne mendjet e pjeses me te madhe te Serbeve ka vene edhe liberalet brenda vendit ne nje pozicion te veshtire. Ata nuk e dine me se si mund te vazhdojne te perpiqen per nje koncept te cilin bashkekombasit e tij e identifikojne me forcen brutale?
Ata njerez te cilet identifikoheshin me stilin Perendimor te demokracise ndjehen te zhgenjyer. Ata ndjejne se ne vend qe te vendosnin nje shembull pozitiv, Perendimi ka rene pre e semundjes Ballkanike per t'ju drejtuar dhunes per zgjidhjen e mosmarreveshjeve, duke inkurajuar vuajtje te metejeshme dhe urrejtje.
Sipas te pakten nje liberali Serb, fushata e bombardimeve te NATO-s ka shkaktuar nje katastrofe humanitare shume here me te madhe ne Kosove se sa ajo qe Perendimi perdori per te justifikuar nderhyrjen e tij.
Ndersa aktivistet dhe avokatet e liberalizmit te stilit Perendimor po behen gjithnje e me te larget me vlerat qe ata besonin dhe qe kane luftuar, prospektet per daljen e nje alternative demokratike jane me te largeta se gjithmone. Nderkohe, Serbia po degjeneron ne nje karikature te nje diktature autoritariste ne vdekje e siper.
"Zhgenjimi me principet e demokracise eshte gjithnje e me i madh ndersa shumica e vendeve te zhvilluara demokratike jane perfshire ne nje sipermarrje qe afirmon principin e forces," thote nje liberal i njohur. Nje tjeter, i cili kritikonte Miloshevicin me sa mundete "ne emer te vlerave Perendimore", tani ndihet si budalla.
"Edhe avokatet me te bindur te demokracise parlamentare--ne mes te cileve edhe une--jane tundur ne besimin e tyre," thote nje i trete.
Nje i katert shkon edhe me larg, duke vene ne loje motivet humanitare te nderhyrjes se NATO-s, duke e pershkruar fushaten e bombardimeve te NATO-s si "lufta e pare per dashuri" ose "humanizem me napalm".
Per njerezit e thjeshte te cilet nuk kane pasur kurre kete besim tek demokracia, ceshtja eshte me e thjeshte. Sulmet ajrore vetem sa konfirmojne ato qe regjimi u ka thene atyre gjate dhjete vjeteve te shkuara, dhe kryesisht qe ka nje komplot boteror ndaj Serbeve.
Ne keto rrethana, te shesesh demokraci ne Serbi duket nje detyre e pamundur. Megjithate, partizanet me te vendosur te demokracise refuzojne te dorezohen.
"Ne nuk duhet te ... fshijme nje koncept qe eshte shume me teper universal, qe ka ardhur qe prej Aristotelit, dhe qe perben zemren e udheheqjes se mire", shkruajti Sonja Licht, Drejtoresha e Fondit Serb per Shoqeri te Hapur, ne faqet e censuruara te se perjaveshmes Vreme te Beogradit.
Liberale te tjere argumentojne se demokratet Serbe duhet te fillojne duke ekzaminuar ne menyre kritike veprimet e tyre, apo me mire mosveprimet, perpara se te bejne me faj bombardimet e NATO-s per gjendjen e mjeruar te shoqerise Serbe.
"Perse askush nuk ka thene ndonje gje publikisht rreth spastrimit te madh etnik dhe te pergjakshem qe po kryhet ne Kosove?" pyeti nje komentator ne revisten Republika te Beogradit, pavaresisht rrezikut qe mund te sjelle me vete ngritja e kesaj pyetje.
"Deri me tani opozita nuk ka mundur te ngreje ceshtjen e perfshirjes sone ne pese luftera qe ne kemi zhvilluar gjate dhjete vjeteve te fundit--ne Sllovenni, Kroaci, Bosnje dhe Herzegovine, Kosove, dhe tani me te gjithe boten," theksoi Republika, duke shtuar: "Ne shume shpejt mund te perfshihemi ne nje lufte te gjashte, kete rradhe me Malin e Zi".
I fituar nga kjo heshtje e opozites ka qene pa dyshim regjimi i Miloshevicit. Per me teper, tashme ka shenja qe ne rast se Miloshevici mbijeton pas luftes dhe baza e pushtetit te tij nuk preket, te gjitha zerat kundershtues, pavaresisht se sa te bute, do te mbyten.
Serbia ka shume mundesi qe te perfundoje e shkaterruar, e izoluar dhe, ne se NATO vazhdon bombardimet edhe per dy muaj te tjere, aq e "degraduar" sa qe nuk do te jete ne gjendje te kercenoje askend. Ne menyre paradoksale, vete Serbia ka mundesi qe ti ngjaje vendit te autoritarizmit te se kaluares--Shqiperise se Enver Hoxhes. Kjo gjendje mund te duket si nje shperblim dhe nje zgjidhje per kriminelin e Ballkanit. Por eshte gjithashtu edhe nje recete per instabilitet ne te ardhmen.
Duke krijuar nje komb te pakenaqur, Perendimi rezikon nje perleshje tjeter te dhuneshme ne te ardhmen, ne se jo ne permasat e luftes se tanishme, te pakten ne nje menyre me te vogel te tipit te luftes guerrilase. Komuniteti nderkombetar perballohet me sfiden imediate per te vene ne vend te keqiat qe u jane bere Shqiptareve te Kosoves. Por, ne nje plan afat gjate, Serbia nuk duhet te lihet e izoluar.
Serbia ka nevoje per demokraci edhe pse sot shume Serbe e hedhin poshte si koncept. Nje Serbi demokratike eshte gjithashtu teper e rendesishme per stabilitetin me te gjere ne Ballkan. Sapo te perfundoje lufta, Perendimi duhet te hape krahet e tij per Serbine dhe te ndihmoje Serbet per te hyre ne rrugen e demokracise.
Autori eshte nje liberal ne Beograd identiteti i te cilit nuk jepet.