Nje Vjedhje “Politike” Bllokon Studio B
Studio B, stacioni me i madh i pavarur ne Serbi, nuk mund te shihet me tani nga mbi 2 milion shikues, pas vjedhjes se disa pajisjeve te domosdoshme per transmetim ne ate qe konsiderohet si nje vjedhje e motivuar politikisht.
Nje Vjedhje “Politike” Bllokon Studio B
Studio B, stacioni me i madh i pavarur ne Serbi, nuk mund te shihet me tani nga mbi 2 milion shikues, pas vjedhjes se disa pajisjeve te domosdoshme per transmetim ne ate qe konsiderohet si nje vjedhje e motivuar politikisht.
Studio B, transmetuesi me i madh i pavarur ne Serbi nuk ka qene ne gjendje te transmetoje per mbi 2 milion shikues qe prej asaj qe drejtori i saj e konsideron si nje vjedhje te motivuar politikisht te pajisjeve ne kullen e transmetimit me 16 Janar.
Vjedhes te paidentifikuar kane hyre ne ndertesen e transmetuesit ne Malin Kosmaj, 40 kilometra ne jug te Beogradit, ne mes te dites kur roja i sigurimit ishte ne pushim dhe kane vjedhur disa pajisje te domosdoshme. Njerezit qe jetojne aty prane kane thene se dy dite me pare ata kishin pare “vizitore” ne ndertesen ku ishin vendosur pajisjet.
Ky transmetues sherbente per nje te treten e Serbise duke i siguruar keshtu Studio B, nje potencial shikuesish ndermjet kater deri pese milion njerez. Tani, banoret ne Pomoravlje, Sumadija, Valjevo, Petrovac, dhe Pozarevac nuk mund te marrin me sinjalin. Stacioni televiziv lokal ne Kragujevac gjithashtu ritransmeton programet e Beogradit nepermjet ketij transmetuesi.
Drejtori i Studio B, Dragan Kojadinovic, ka akuzuar regjimin e Presidentit Jugosllav Slobodan Miloshevic per vjedhjen e pajisjeve, duke thene se Miloshevic po perdor te gjitha mjetet e mundeshme per te shuar zerat e pavarur.
“Ne jemi te sigurte qe pas ketij veprimi qendron shteti”, tha Kojadinovic perpara kamerave te Studio B.
Duke treguar se kjo nuk ishte nje vjedhje e thjeshte, Kojadinovic theksoi se hajdutet nuk kishin vjedhur ato sende qe shumica e hajduteve do te kishin marre. Televizoret, videot, dhe pajisjet e ajrit te kondicionuar qe ishin lene ne vend, do te kishin qene nje mall me i mire per tu shitur se pajisjet e transmetimit. Ne fakt, pajisjet e vjedhura mund te shiten vetem jashte shtetit per shkak te numrave te serive te vecanta qe kane mallrat per te treguar origjinen e tyre.
Partite e opozites dhe vezhgues te pavarur ne Beograd kane interpretuar unanimisht kete vjedhje si nje sulm ndal medias se pavarur. Komentatoret thone se vjedhja ka mundesi te jete projektuar nga te njejtet njerez qe kane ngritur akuzat ndaj medias se pavarur ne gjykata dhe qe kane denuar ate me gjoba ne nje perpjekje per te shuar te gjithe zerat e pavarur pervec atij zyrtar.
“Regjimi nuk deshiron qe te thuhet e verteta,” tha Vladan Batic, koordinatori i Aleances per Ndryshim te opozites. “Regjimi po perpiqet me te gjitha forcat cdo dite per te falsifikuar realitetin e erret, te cilin e ka krijuar per qytetaret e tij. Ai deshiron te fshehe te gjitha deshtimet e tij ne fushen kombetare, ekonomike, sociale shpirterore dhe morale.”
Vuk Draskovic dhe partia e tij, Levizja per Riperteritje Serbe (SPO) ka thene ne nje deklarate se ky ishte nje veprim i “hajduteve frikacake te cilet jane te frikesuar nga e verteta per krimet e tyre. Ata duan te shuajne median e pavarur ne Serbi dhe te vazhdojne veprimet e tyre terroriste nen nje mbulese erresire.”
Shoqata e Medias Elektronike te Pavarur tha se ajo e konsideron regjimin pergjegjes direkt per pengimin e punes se Studio B. Shoqata e Gazetareve te Pavarur theksoi se Ligji per Informacionin eshte vetem nje mjet i bute per shuarjen e medias, dhe tani po ndermerren masa me brutale ndaj Studio B.
Draskovic, SPO e te cilit kontrollon pushtetin lokal ne Beograd dhe qe u bashkua me qeverine federale gjate fushates se bombardimeve te NATO-s kunder Jugosllavise, kontrollon Studio B.
Deri kohet e fundit, Studio B ka qene po aq e mbyllur per udheheqesit e opozites, dhe vecanerisht per Zoran Djindjic te Partise Demokratike, sa edhe Radio Televizioni Serb i kontrolluar nga qeveria. Megjithate, pas asaj qe Draskovic e konsideron si nje perjekje per ta vrare ne 3 Tetor te vitit te kaluar, stacioni eshte hapur shume.
Pas nenshkrimit te nje marreveshje bashkepunimi nga udheheqesit e opozites me 10 Janar, Draskovic u beri thirrje te gjithe udheheqesve te opozites te marrin pjese si te ftuar ne programet e stacionit TV. Si rezultat, shikuesit e Studio B kane pasur mundesine te shohin udheheqesit e Serbeve te Kosoves, Peshkopin Artemije dhe Momcilo Trajkovic, si edhe dhjete politikanet me te rendesishem te opozites.
Por programet e Studio B jane nderprere vazhdimisht gjate muajve te fundit. Nderprerjet dhe nderhyrjet kane qene pergjithesisht gjate transmetimit te lajmeve dhe programeve politike. Si rezultat, drejtuesit kryesore te stacionit mendojne se sherbimet sekrete Serbe kane nderhyre per te prishur sinjalin e Studio B.
Zyrtaret Serbe jane pergjigjur duke thene se anije te huaja dhe AWACS (avione paralajmerues qe kontrollojne sistemet), jane aresyeja e prishjes se sinjalit. Me pas Studio B bleu pajisje anti-nderhyrjeve dhe pikerisht ne kete moment ndodhi edhe vjedhja e pajisjeve te transmetimit.
Demi material i shkaktuar nga vjedhja shkon ne shumen rreth 100,000 marka Gjermane. Megjithate, demi indirekt, eshte shume here me i madh sepse pajisjet e vjedhura nuk mund te zevendesohen ne Serbi. Dhe eshte e veshtire te mendohet se autoritetet do te lejojne Studio B te importoje pjese te reja per transmetuesin e saj.
Ne vitin 1993, regjimi kishte konfiskuar pajisje qe i perkisnin Studio B me nje vlere rreth 100,000 marka Gjermane te cvilet nuk u kthyen kurre.
Pas bombardimeve te NATO-s ndaj transmetuesit televiziv Avala, disa pajisje shteterore dhe disa anetare te stafit jane transferuar ne ndertesen “Beogradjanka” te Studio B, ku transmetuesit e pavarur ndihmuan koleget e tyre te TV shteteror te vazhdonin transmetimet e tyre.
Tani Kojadinovic ka njoftuar se Studio B po konsideron te ndermarre nje fare hakmarrje ndaj regjimit dhe po rishikon planet e saj per te ndihmuar televizionin shteteror.
Milenko Vasovic eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR ne Beograd.