Opozita Afrohet Me Shume, Por Miloshevic Akoma Ka Disa Karta Te Fshehura Ne Mengen E Tij

Gjate diteve te fundit jane ngritur disa ura mbi ndarjen e krijuar ndermjet udheheqesve te opozites Serbe dhe figures politike rebele te Vuk Draskovicit, duke rritur mundesine e krijimit te nje opozite te bashkuar ndaj regjimit te Slobodan Miloshevicit.

Opozita Afrohet Me Shume, Por Miloshevic Akoma Ka Disa Karta Te Fshehura Ne Mengen E Tij

Gjate diteve te fundit jane ngritur disa ura mbi ndarjen e krijuar ndermjet udheheqesve te opozites Serbe dhe figures politike rebele te Vuk Draskovicit, duke rritur mundesine e krijimit te nje opozite te bashkuar ndaj regjimit te Slobodan Miloshevicit.

Thursday, 10 November, 2005

Deri javen e kaluar opozita Serbe ishte tejet e percare sic ka qene prej shume kohesh, dhe deri ne piken qe ata me veshtiresi i flisnin njeri tjetrit. Megjithate, ditet e fundit jane ngritur disa ura mbi ndarjen e tyre, duke shtuar mundesine e pasjes se nje opozite te bashkuar ndaj regjimit te Slobodan Miloshevicit.


Te Premten anetaret e parlamentit te Republikes se Serbise ne Beograd aprovuan nje deklarate ku i behej thirrje Miloshevicit "te jepte doreheqjen ne interes te Beogradit dhe te te gjithe vendit".


Ata gjithashtu miratuan edhe dy deklarata me ane te te cilave denonin sulmet e policise ndaj demonstruesve me 29 dhe 30 Shtator, dhe perpjekjen per vrasjen e Vuk Draskovic, presidentit te Levizjes per Riperteritjen Serbe (SPO). Kater bashkepunetore te Draskovicit u vrane ne nje aksident automobilistik me 3 Tetor, i cili mendohet te kete qene i organizuar nga mbeshtetes te rregjimit.


Domethenia e ketyre deklaratave qendron ne faktin qe si anetaret e SPO te Draskovic ashtu edhe anetaret e Partise Demokratike (DS) te Zoran Djindjic i pranuan dhe i firmosen ato. Ky votim shenon bashkepunimin e pare aktiv te te dy partive qe prej ndarjes se ashper te te dy udheheqesve gjate protestave civile kunder manipulimit te votimeve per pushtetin lokal ne fund te vitit 1996 dhe fillim te 1997. Gjate ketyre dy vjeteve ne fakt Draskovic ka pasur pushtetin ne Beograd me pranimin e heshtur te Socialisteve te Miloshevicit.


Por shpetimi i mrekullueshem i Draskovicit me 3 Tetor - nga grupi i tij, qe udhetonte ne dy makina, vetem ai mbeti gjalle kur nje kamion u perplas me to - ka ndryshuar cdo gje.


Provat qe tregojne per nje perfshirje te rregjimit ne kete komplot po shtohen cdo dite. Shteti akoma nuk ka njoftuar zyrtarisht per aksidentin, megjithese kane kaluar pothuajse dy jave nga ngjarja; pronari dhe ose shoferi i kamionit akoma nuk eshte identifikuar, megjithese kamioni ka qene i nje tipi shume te vecante, dhe thuhet se ai eshte nje nga vetem pese te tille ne te gjithe Serbine. Megjithese kane kaluar pothuajse dy jave, Draskovic nuk eshte pyetur nga policia, megjithese ata kane shkuar ne vendin e ngjarjes vetem pak minuta pasi ka ndodhur aksidenti - dhe askush nuk e di se kush i ka lajmeruar.


Duke folur ne funeralin e kater bashkepunetoreve te tij, Draskovic ka paralajmeruar se vrasesit do te paguajne per vdekjen e tyre, dhe cmimi duket se do te jete bashkepunimi i efektshem ndermjet opozites. Megjithate, edhe perpara perplasjes se makinave, Draskovic dukej se po shkonte ne kete drejtim, duke komentuar se "SPO dhe demokratet e Djindjic jane partneret te cilet mund te rrezojne Miloshevicin dhe ti japin fund sundimit te tij".


Megjithate, deri me tani, askush nga njerezit ne rangjet e larta te SPO dhe DS nuk ka folur per mundesine e lidhjes se SPO me partine e Djindjic. DS eshte pjese e Aleances per Ndryshim (SZP), organizuese e nje programi qe vazhdon me protesta masive ne rruge ne te gjithe Serbine qe prej 21 Shtatorit.


Javen e kaluar eshte organizuar nje takim i bordit ekzekutiv te DS per te rishikuar efektet e demonstrimeve te deritanishme. Nuk eshte deklaruar asgje zyrtarisht, por Raportimi i Krizes ne Ballkan ka mesuar ne menyre jo zyrtare se eshte vendosur qe ne demonstratat e ardheshme kerkesa per zgjedhje te reja duhet te vihet perpara asaj per doreheqjen e Miloshevicit.


Ky eshte nje hap tjeter i cili afron me teper SPO me Aleancen per Ndryshim. Deri me tani SPO ka insistuar qe me pare te zhvillohen zgjedhjet dhe vetem pas mbajtjes se tyre te largohet Miloshevic. Te kerkosh te kunderten, ka argumentuar Draskovic, do te thote te rrezikosh shperthimin e nje lufte civile me forcat e Miloshevicit.


Pritet q e kete jave te zhvillohet nje mbledhje e presidences te SPO, dhe ndoshta edhe e bordit ekzekutiv te saj. Por Raportimi i Krizes ne Ballkan ka mesuar nga nje zyrtar i nivelit te larte te SPO se nuk pritet te kete ndonje diskutim rreth mundeise qe SPO te bashkohet me protestimet ne rruge, te organizuara nga SZP. Zyrtaret e larte te SPO akoma kane frike se "Perendimi nuk i pelqen shume trazirat qe shkaktohen ne Serbi" dhe partia nuk deshiron te perfshihet ne to.


Megjithate, mbetet ceshtja se edhe per sa kohe akoma, udheheqja e kesaj partie do te injoroje kerkesat e anetareve te saj per te dale ne protesta ne rruge.


Tre anetare te bordit ekzekutiv te SPO: Veroljub Stevanovic, Vojislav Vukcevic dhe Srdjan Filipovic kane deklaruar per gazetaret se opozita shume shpejt do ti propozoje miloshevicit qe te therrase zgjedhje te parakoheshme. Ne rast se ai nuk pranon, "presioni ne te gjitha nivelet" do te rritet, perfshire ketu edhe daljen ne protesta ne rruge.


Te Enjten, me 14 Tetor, perfaqesues te 21 partive te opozites kane planifikuar te mblidhen per heren e trete ne nje tryeze te rrumbullaket ne te cilen do te diskutojne parakushtet per organizimin e zgjedhjeve. Ne rast se, ashtu sic edhe pritet, opozita do te bjere dakort, kerkesa per mbajtjen e zgjedhjeve te parakoheshme shume shpejt do te mund ti paraqitet Slobodan Miloshevicit.


Por ish bashkepunetoret e Miloshevicit, Dusan Mihaljovic, tani president i partise Demokracia e Re ne opozite, dhe Nebojsa Covic, udheheqesi i Alternatives Demokratike, paralajmerojne se Miloshevici mund te behet i paparashikueshem kur vendoset me shpatulla pas murit.


Mihaljovic paralajmeron per nje truk te mundeshem te Miloshevicit duke perdorur ndonje karte te fshehur. Ne rast se opozita bashkohet ne nje te vetme ne kerkesen e saj per zgjedhje, Miloshevic mund ti kenaqe ata duke shperndare menjehere Parlamentin Serb - duke bere keshtu te pamundur ndryshimin e rregullave te zgjedhjeve per te siguruar mbajtjen e zgjedhjeve te lira dhe te drejta. Ne kete rast opozita do te perballet me nje fakt te kryer: "kerkuat zgjedhje, urdheroni tani merrni pjese".


Ne kete rast opozita nuk mund te marre pjese ne zgjedhje me kushtet e tanishme - kontrolli i Miloshevicit mbi mediat shteterore i jep atij nje avantazh qe mund ti siguroje fitoren. Kjo do te thoshte qe i vetmi opsion i hapur per opoziten do te mbetej pershkallezimi i protestave te rruges.


Kjo i shkon mjaft mire per shtat Miloshevicit. Per sa kohe qe policia dhe ushtria jane nen kontrollin e tij, ai mund te vazhdoje te kenaqet duke shperndare demonstrimet e perditeshme.


Gruaja e Miloshevicit, Mira Markovic, ka thene se e majta ka ardhur ne pushtet ne Serbi me gjak dhe nuk e dorezon pushtetin pa gjak. Ajo ka pasur para sysh ardhjen ne pushtet te komunisteve ne 1945. Ata qe e njohin Miloshevicin dyshojne per gadishmerine e tij per te dorezuar pushtetin ne rast se humbet ne zgjedhje. Megjithate, ia vlen te provohet.


Milenko Vasovic eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR.


Frontline Updates
Support local journalists