Pasojat E Kosoves Per Bosnjen

Shume Boshnjake shpresojne se marreveshja e pas luftes do te jape nje impuls te ri per rishikimin e marreveshjes se Dayton sipas modelit te zgjidhjes per Kosoven.

Pasojat E Kosoves Per Bosnjen

Shume Boshnjake shpresojne se marreveshja e pas luftes do te jape nje impuls te ri per rishikimin e marreveshjes se Dayton sipas modelit te zgjidhjes per Kosoven.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Sunday, 11 July, 1999

Ndersa gjerat po qetesohen ne Kosove, Boshnjaket ne menyre e paevitueshme po mendojne se cfare do te thote per ta dhe per procesin e paqes qe po zgjat qe prej tre vjet e gjysem ne vendin e tyre.


A do te thote kjo nje ndryshim drejt ndarjes perfundimtare te vendit te tyre, apo ribashkimin e mundshem te tij?


Marreveshja e Paqes se Dayton, e cila i dha fund luftes ne Bosnje, ka qene nje kompromis me Slobodan Miloshevicin dhe nje Serbi te fuqishme. Tani, qe Miloshevic eshte akuzuar per krime lufte, Serbia eshte shkaterruar nga 77 dite bombardime te NATO-s, dhe zbatimi i Daytonit eshte ndalur, shume Boshnjake besojne se eshte momenti per te rishikuar te gjithe marreveshjen. Komuniteti nderkombetar ka vendosur nje zgjidhje per Kosoven. A duhet ai te vendose nje zgjidhje te re edhe per Bosnjen? Dhe ne se po, cfare lloj zgjidhje?


Emerimi i nje Perfaqesuesi te Larte te ri per Bosnjen--Austriakun Wolfgang Petritsch per te zevendesuar Spanjollin Carlos Westendorp--dhe fjalet per nje Pakt Stabiliteti per Europen Jug Lindore akoma te pa specifikuar mire, mund te paralajmerojne ndryshime rrenjesore jo vetem per vendin e ndare por edhe per te tere rajonin. Nderkohe kostoja dhe kompleksiteti i rikonstruksionit te Kosoves mund te terheqe burimet financiare nderkombetare nga Bosnja.


Ajo qe eshte e sigurte eshte se zgjidhja per Kosoven do te jete shume ndryshe nga ajo ne Bosnje. Ndersa Marreveshja e Paqes se Dayton e vitit 1995, e cila i dha fund luftes ne Bosnje, ka qene nje kompromis ndermjet tre udheheqesve etnik me te fuqishem te Ballkanit--te arritur nen presion te madh nderkombetar--marreveshja e Kosoves i eshte imponuar Serbise.


Plani Boshnjak ishte i paqarte ne vendosmerine e tij per ndalimin e spastrimit etnik, gjykimin e krimeve te luftes dhe mbrojtjen e integritetit territorial te Bosnjes. Ajo e ndau vendin ne dy gjysma, ne mes te Republika Srpska te Serbeve dhe Federates Boshnjake-Kroate. Ajo ja u la ne dore paleve per te bashkepunuar me Gjykaten Nderkombetare te Krimeve te Luftes per ish Jugosllavine me qender ne Hage. Marreveshja gjithashtu parashikonte rikthimin e refugjateve pa qartesuar dhe pastruar pengesat politike per kthimin ne shtepite e tyre.


Ne ndryshim, Kosova mbetet nje njesi e vetme gjeografike, refugjatet tashme po kthehen ne shtepite e tyre dhe vendet Perendimore i kane dhene Gjykates se Hages mjetet per te hetuar si duhet mbi krimet e kryera atje. Per me teper, Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic dhe kater prej bashkepunetoreve te tij me te ngushte jane akuzuar per rolin e tyre ne konflikt.


Ndersa Serbet e Kosoves largohen nga frika e raprezaljeve te Shqiptareve, mbeshtetesit e ndarjes se Bosnjes, perfshire edhe Serbet e Bosnjes me te njohur dhe ish mediatorin nderkombetar per Bosnjen Lord David Owen, e konsiderojne kete si nje prove tjeter se perpjekjet per te rindertuar shoqerite multi etnike jane jo realiste.


Duke cituar deshtimin e sistemit te Dayton per te rindertuar nje Bosnje multi etnike funksionale, ata argumentojne sezgjidhja me e thjeshte dhe me e qendrueshme do te ishte njohja e pavaresise se Kosoves dhe kompensimi i Serbise me nje pjese ose te gjithe Republika Srpska ne Bosnje. Kjo ndarje do te duhet ti imponohet Sarajevos sepse kjo do te jete njelloj si te njihet rezultati i spastrimit etnik.


Pas dy vjetesh te pasukseseshme, Perfaqesuesi i Larte, diplomati me i larte i komunitetit nderkombetar ne Bosnje, ka marre pushtetin ne Dhjetor 1997 per te bere te mundur largimin e zyrtareve qe kundershtojne procesin dhe per te detyruar ata te pranojne zgjidhjet e vendosura nga Perendimi. Westendorp e ka perdorur kete pushtet per te vendosur masa per afrimin e dy komuniteteve, perfshire edhe nje targe te njejte makinash, nje flamur te ri Boshnjak dhe nje pasaporte. Gjithsesi, ato qe mund te arriheshin me ane te nxjerrjes se urdheresave dhe dekreteve, tashme jane arritur.


Per me teper, duke vendosur per aprovimin e ligjeve dhe duke larguar zyrtare te zgjedhur, ai ka injoruar perpjekjet e mepareshme te komunitetit nderkombetar per te ndertuar demokracine ne Bosnje. Refugjatet nuk jane kthyer ne komunitetet e dominuara nga grupet e tjera etnike. Institucionet politike dhe juridike te krijuara ne baze te marreveshjes se paqes nuk funksionojne sic duhet dhe do te pushonin se ekzistuari pa mbeshtetjen nderkombetare. I gjithe ky operacion po kushton 9 miliard USD ne vit, perfshire 7 miliard USD te cilat duhen per te paguar kostot e rreth 30,000 ushtareve te forces ushtarake te drejtuar nga NATO-ja.


Lufta ne Kosove vetem sa e ka bere akoma me akute paralizen qe ekziston ne Bosnje. Serbet ne Republiken Srpska kane mbeshtetur vellezerit e tyre ne Kosove, dhe Boshnjaket ne Federate kane simpatizuar ceshtjen Shqiptare.


Por kjo lufte nuk e ka bere ndarjen e Bosnjes te pamundur. Mbeshtetesit e reintegrimit besojne se ne vend qe te nxise mundesine per ndarjen, menyra ne te cilen eshte zgjidhur lufta ne Kosove ne fakt e ka ndihmuar kauzen e tyre. Ne fakt, shume Boshnjake ndjejne se Marreveshja e Paqes se Dayton duhet te ristrukturohet tanime sipas zgjidhjes perfundimtare te arritur per Kosoven.


Nje Republika Srpska e pavarur do te kerkonte mbeshtetjen e nje Serbie te fuqishme. Por pas tre muajsh bombardime te panderprera, Serbia tanime eshte dobesuar dhe varferuar ekonomikisht dhe ushtarakisht. Marredheniet ekonomike ndermjet Serbise dhe Republika Srpska ne fakt jane pothuajse nderprere.


Perpjekjet e Beogradit per te nxitur perleshje ndermjet Serbeve ne Republika Srpska dhe trupave paqeruajtese te NATO-s jane shtypur me lehtesi; dhe komuniteti nderkombetar ka reagur me ashpersi ndaj Serbeve perfaqesues te linjes se ashper duke shkarkuar Nikola Poplasen, presidentin e Republika Srpska, per aresye te pengimit te tij. Vendimi perfundimtar mbi kontrollin e Brckos--arritur nga nje arbiter nderkombetar sipas marreveshjes se paqes--eshte vecanerisht i rendesishem.


I marre vetem pak kohe pasi NATO filloi bombardimin e Kosoves, ai ne fakt detyron Serbet, Boshnjaket dhe Kroatet qe te jetojne se bashku atje dhe ndan fizikisht gjysmat perendimore dhe lindore te Republika Srpska.


E ardhmja e veshtire e Serbise per sa kohe qe Miloshevic mbetet ne pushtet dhe mungesa e ndihmes per rindertim kane inkurajuar shume Serbe Boshnjak te cilet kane shkuar si refugjat ne Serbi, te kthehen pavaresisht se cila pale kontrollon tanime zonen e shtepive te tyre. Disa qindra jane kthyer gjate fushates se bombardimeve te NATO-s, vecanerisht ne Sarajevo, ne shume raste per tu shmangur marrjes me force te tyre ne ushtrine Jugosllave.


Shume prej institucioneve te krijuara ne baze te Marreveshjes se Dayton, perfshire edhe Gjykaten Kushtetuese, Komisionin e Pronesise dhe te Drejtave te Njeriut dhe Banken Kombetare, ishin planifikuar te funksiononin per pese apo gjashte vjet ne formatin e tanishem, gjysem Boshnjak dhe gjysem nderkombetar, dhe shume shpejt do te kene nevoje te diskutohen.


“Faktori Miloshevic” mund te jete perseri decisiv. Ka shume pak mundesi qe nje marreveshje e cila duket qarte se nuk eshte e mundur te zbatohet dhe e cila eshte bazuar ne firmen e nje krimineli te akuzuar per krime lufte do te mund te ridiskutohet per te bere pjestar kete person.


Christopher Bennett, ish drejtor i Grupit Nderkombetar per Krizat ne Ballkan, eshte nje redaktor i vjeter i IWPR dhe autor i librit Renia e Pergjakeshme e jugosllavise (Hurst, 1995).


Frontline Updates
Support local journalists