Percarjet Midis Shqiptareve Rrezikojne Marreveshjen
Shpresat per paqe rrezikohen nga shfaqja e nje grupi te ri rebel Shqiptar dhe percarjet e vazhdueshme midis partive politike Shqiptare.
Percarjet Midis Shqiptareve Rrezikojne Marreveshjen
Shpresat per paqe rrezikohen nga shfaqja e nje grupi te ri rebel Shqiptar dhe percarjet e vazhdueshme midis partive politike Shqiptare.
Ndersa komandantet e Ushtrise Clirimtare Kombetare kane dhene pelqimin e tyre per marreveshjen e paqes ne Maqedoni, nje organizate e re ushtarake eshte shfaqur duke hedhur poshte cdo lloj zgjidhjeje.
Ne komunikaten 9 e cila iu shpernda organeve te ndryshme te shtypit, e ashtuquajtura Ushtria Kombetare Shqiptare deklaronte se "komandantet patriote te UKSH nuk kane ne planet e tyre ndalimin e luftes per asnje cast apo te njohin ndonje marreveshje politike".
Grupi mori persiper pergjegjesine per vrasjen e dhjete ushtareve Maqedonas ne rrugen Shkup -Tetove me 8 Gusht 2001.
Pak dihet rreth ketij grupimi. Udheheqesit e tij nuk jane shfaqur publikisht dhe grupimi ka komunikuar nepermjet disa deklarateve per shtyp. Nje nga keto deklarata ndalon komandantet te intervistohen apo te filmohen dhe fotografohen.
Mediat vendase mendojne se Ushtria Kombetare Shqiptare mund te rigrupoje rreth vetes ish-luftetare te cilet nuk bien dakort me planin e paqes. Ata mund vijne nga struktura tashme inekzistente si Ushtria Clirimtare e Kosoves apo Ushtria Clirimtare per Clirimin e Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit, e cila veproi ne Serbine jugore deri ne arritjen e nje marreveshje paqeje te arritur ne fillim te vitit.
Ne deklaratet e saj fraksioni ka akuzuar Ali Ahmetin, udheheqes politik te UCK dhe udheheqes te tjere politike Shqiptare per shitje te interesave kombetare te Shqiptareve nepermjet kompromiseve.
Nje grup luftetaresh Shqiptar ne Maqedoni mund te kerkoje vazhdimin e rezistences se armatosur.
Sigurisht qe nje zhvillin i tille mund ta beje detyren e misionit "Te korra te qenesishme" te NATO-s ne Maqedoni me te veshtire. Sipas marreveshjes se paqes aleanca e Atlantikut do te dergoje afro 3500 trupa per nje muaj ne mbeshtetje te procesit.
Vonesat dhe incidentet mund te jene te pranishme kur komandante te UCK-se dhe politikane Shqiptare pranojne se elemente te vecante te guerilasve nuk jane nen kontrollin e tyre. Kjo mund ta detyroje NATO-n te zgjase qendrimin e saj ne vend.
Por nje zgjatje e qendrimit te NATO-s do te shtoje dyshimet e Maqedonasve etnike pr NATO-n dhe misionin e saj. Maqedonasit etnike jane skeptike mbi ate qe ata e konsiderojne si nje protektorat nderkombetar. Shqetesimet rreth carmatimit te luftetareve mund te bllokojne zbatimin e marreveshjes se paqes.
Kuptohet se nje levizje e tille do t'u jepte pretekst luftetareve Shqiptare, qofshin nga UCK apo ndonje strukture tjeter, te pengonin procesin e carmatimit. Nje kthese e tille ngjarjesh do te mbushte rradhet e UKSH-se me luftetare te rinj.
Nderkaq dy partite kryesore politike kane shfaqur mosmarreveshjet e tyre. Te dy forcat moren pjese ne bisedimet e paqes. Por ndersa Partia Demokratike e Arben Xhaferrit, PDSH, ka shprehur kenaqesine me rezultatet e bisedimeve, Partia per Prosperitet Demokratik, PPD, deklaron se ajo nuk i siguron sic duhet te drejtat e Shqiptareve.
PPD eshte ankuar per numrin e vogel te Shqiptareve te perfshire ne rradhet e policise. Ajo ka ngritur ceshtjen e statusit te ardhshem te Shqiptareve te cilet luftuan ne krah te luftetareve te UCK-se.
Ne baze te marreveshjes se Ohrit, autoritetet Maqedonase duhet te deklarojne pas carmatimit nje amnisti per te gjithe luftetaret, me perjashtim te atyre te cilet dyshohen per krime kunder njerezimit. Por disa ish-luftetare mund te mos jene dakort thjesht me nje amnisti dhe mund te kerkojne poste ne institucione te ndryshme shteterore.
Nje pike tjeter e debatueshme eshte arsimi ne gjuhen Shqipe. Sipas pjesemarresve ne bisedimet e Ohrit te dy forcat politike Shqiptare paten mosmarreveshje mbi ceshtjen e arsimit. PDSH eshte ne favour te nje Universiteti Evropianojugor per Shqiptaret ne Maqedoni ne baze te propozimit te Komisionerit te Larte te OSBE per minoritetet Maks Van Der Shtoel. Ndersa PPD kerkon financim publik per Universitetin ende te panjohur te Tetoves i cili u hap disa vite me pare me fonde private ne kundershtim me qendrimin e qeverise. Marreveshja mbeshtet alternativen e pare, duke premtuar fonde per kater vite.
Megjithate nuk duhet te nenvleresohet edhe qendrimi emocional per kete ceshtje. Unioni studentor i Universitetit te Tetoves i ka akuzuar perfaqesuesit Shqiptare se "kane shkelur mbi gjakun e martireve dhe shtepite e shkaterruara gjate konfliktit".
Keto inate mes partive Shqiptare do te shperthejne gjate zgjedhjeve te pergjithshme te planifikuara per tu mbajtur me 20 janar 2002. Madje dhe kjo kohe e papershtatshme per te mbajtur zgjedhjet mund te sjelle trazira ndersa partite politike Shqiptare dhe Maqedonase do te perpiqen te perdorin te gjitha mjetet per te fituar sa me teper vota. Ato do te perpiqen te shfrytezojne pakenaqesite qe ka sjelle marreveshja e paqes ne rradhet e te dy komuniteteve. Grupe te armatosure si Ushtria Kombetare Shqiptare mund t'i shfrytezojne keto zgjedhje per te fituar perkrahje.
Megjithate, ende ka shprese se ndarjet mes forcave politike Shqiptare te cilat mund te vene ne rrezik marreveshjen do te mund te kapercehen nga shtytja e dhene nga bisedimet dhe nenshkrimi i marreveshjeve ne prani te perfaqesuesve te komunitetit nderkombetar. Te gjitha palet do te jene nen nje presion te vazhdueshem nga komuniteti nderkombetar per te mbajtur premtimet.
Per ironi, nenshkrimi i marreveshjes se debatueshme te Prizrenit ne qershor mund te jete nje sinjal se Shqiptaret do ta respektojne marreveshjen aktuale.
Marreveshja e Prizrenit unifikoi kerkesat e partive parlamentare dhe te UCK. Ajo u kritikua ashper nga autoritetet Maqedonase dhe diplomatet e huaj ne Shkup. Por, per rrethanat, ajo perfaqesoi rebelet ne bisedimet e paqes ne menyre te heshtur. Dhe ata e kane pranuar marreveshjen.
Ne te vertete, pavaresisht nga kritikat e paevitueshme per kompromiset e shumta, burime nga Ohri insistojne se perfaqesuesit politike Shqiptare nuk bene kompromise pa marre fillimisht aprovimin nga ana e komandanteve te UCK.
Megjithate ka sinjale se, pavaresisht nga sfidat dhe percarjet politike dhe ushtarake te cilat mbartin rrezikun e destabilizimit, procesi i Ohrit do te pranohet nga shumica e shqiptareve te cilet jane te mendimit se e vetmja zgjidhje per Maqedonine eshte ajo politike.
Veton Latifi eshte nje analist politik dhe asistent redaktor i IWPR ne Maqedoni.