QEVERISJA LOKALE DËSHTON TË ENTUZIAZMOJË SERBËT E KOSOVËS
Serbët po hezitojnë të pranojnë një plan të cilin ata e konsiderojnë të papërshtatshëm.
QEVERISJA LOKALE DËSHTON TË ENTUZIAZMOJË SERBËT E KOSOVËS
Serbët po hezitojnë të pranojnë një plan të cilin ata e konsiderojnë të papërshtatshëm.
Serbët e Kosovës kanë kohë deri në fund të javës të vendosin se a do të pranojnë ofertën e qeverisë për vetqeverisje lokale, të njohur si Plani B i pilot projektit të decentralizimit për këtë rajon.
Përplasjet në mes të dy anëve duket se do të vazhdojnë rreth decentralizimit që shqiptarët e konsiderojnë zemërgjërë dhe ofertë të fundit por të cilën serbët e konsiderojnë si një plan i cili nuk i lejon ata të dominojnë ndonjë nga komunat e propozuara me këtë pilot projekt.
Sipas pilot projektit, i cili nëse do të ketë sukses do të aplikohet në vendet tjera, pesë komuna të reja do të marrin kompetencat e njejta me autoritetet e tanishme lokale në sfera si shëndetësia, shkollimi, planifikimi urban dhe shërbimet civile.
Misioni i KB-së në Kosovë, UNMIK, ka vendosur kufijtë e komunave të reja me 12 gusht.
Kjo iniciativë pasoj pas kritikave të shteteve perëndimore ndaj qeverisë së Kosovës për zhagitje të procesit të decentralizimit, vetëm disa javë para se i dërguari i KB-së, Kai Eide, do të dorëzoj një raport rreth fillimit të mundshëm të bisedimeve mbi statusin përfundimtar, ndoshta në tetor.
Deputetët e Listës Serbe për Kosovë dhe Metohijë, SLKM, refuzuan draftin e kaluar të decentralizimit me 10 gusht.
Ata u ankuan se ky plan i ofronte atyre vetëm territore të izoluar rreth Graçanicës, një fshat serb tetë kilometra në juglindje të Prishtinës dhe Parteshit, një fshat me shumicë sërbe afër Gjilanit.
Qeveria e Kosovës u përgjigjë me plan të përmirësuar. Ky plan bashkoj katër fshatrat e Ajvalisë, Llaplje Selos, Preoce dhe Shushicës me komunën e Graçanicës dhe fshatrat e Cërnicës dhe Budrige me Partesh, për të formuar njësite më të mëdha komunale.
Por edhe pse shumë pajtohen se ndryshimet përmirësuan ofertën, numri thuajse i barabartë në mes të serbëve dhe shqiptarëve në dy komunatët e pilot projektit mbetet problem për serbët.
Vesna Jovanovic, mësuese dhe anëtare e SLKM nga Parteshi, tha, “I gjithë qëllimi i këtij procesi ishte që komuniteteve pakica t’iu ipen më shumë kompetenca lokale duke i kthyer ato në shumicë të theksueshme në njësitet e reja komunale.”
Ajo shtoj, “Qeveria e Kosovës nuk ka treguar përkushtim serioz politik për të lejuar këtë gjë.”
Mirëpo, Lutfi Haziri, ministër i qeverisjes lokale në Kosovë, thotë se plani kurrë nuk kishte paraparë krijimin e njësive specifike serbe të qeverisjes lokale.
“Ne nuk dëshirojmë të krijojmë komuna të reja në baza etnike pasi kjo do të inkurajoj ndarjet etnike,” ai tha.
Edhe pse asnjë sondazh zyrtar nuk është zbatuar në Kosovë që nga viti 1981, shifrat e tanishme të përdorura nga serbët dhe qeveria e Kosovës tregojnë se serbët kanë mazhorancë prej vetëm 3 deri 10 përqind në këshillat e Graçanicës dhe Parteshit.
Një krahasim i fshatit shqiptarë të Ajvalisë i cili është duke u rritur, me shumë shtëpi disa katëshe, dhe Graçanicës, tregon pse serbët frikohen se trendet e tanishme të popullatës shumë shpejtë do të zhdukin shumicën e tyre të ngushtë.
Randel Nojkic, deputet udhëheqës i SLKM i cili jeton në Graçanicë, thotë se bashkimi i dy fshatrave shumë shpejtë do të kthej serbët në minoritet në administratën e përbashkët.
“Bashkimi i Ajvalisë me Graçanicën në një njësit komunal e bënë më të mundshme që shqiptarët të marrin mazhorancën në zgjedhjet e ardhshme lokale [2006],” ai tha.
Riza Llapashtica, lider i komunitetit në Ajvali, gjithashtu nuk është i entuziazmuar rreth bashkimit të propozuar, mirëpo për arsye tjera.
Nga shtëpia e tij trikatëshe, ai ka shiqim të çartë të Graçanicës.
Llapashtica nuk dëshiron të ndaj shërbimet me Graçanicën në vend të Prishtinës.
“Shumë njerëz mendojnë se është shumë herët pas luftës për të filluar negocimin e shërbimeve lokale me serbët fqinjë, prandaj edhe nuk jamë shumë i lumtur me këtë propozim,” ai tha.
“Ne druajmë se serbët do të fillojnë të bllokojnë rrugët kryesore dhe trafikun i cili kalon përmes komunës së tyre.”
Llapashtica thotë se zgjidhja është rritja e popullatës shqiptare në fshat, e cila pastaj do të mbizotëroj serbët në Graçanicë.
“Me ritmin e tanishëm të blerjes së tokave dhe ndërtimit të shtëpive nga ana e shqiptarëve në së shpejti do të kalojmë serbët për nga numri, prandaj ka më pak arsye për tu friguar nga komuna e re,” ai përfundoj.
Fqiu i Llapashticës Randel Nojkic pajtohet se koha nuk është në anën e serbëve.
“Oferta nuk është aq e mirë sa ne kemi dëshiruar por nuk duhet ta rrefuzojme,” ai tha, “pasi ne mund të humbim mundësinë për të luftuar për të drejtat tona në një vit kur vendime kruciale do të mirren.”
Nojkic pohon se serbët e Kosovës ndihen të frustruar me hapsirën e kufizuar për manovrim – të zënë në gracë në mes të “ofertave zemërngushta të Prishtinës” dhe insistimit të Beogradit për një politikë “mospjesëmarrjes absolute.”
Ai shtoj, “Unë ndihem kritik ndaj frikës së qeverisë së Prishtinës për ti ofruar serbëve madje një komunë të dominuar krejtësisht nga serbët në një vend i cili kryeisht është i banuar me shqiptarë, por unë jam gjithashtu i frustruar me qeverinë e [kryeministrit serb Vojisllav] Koshtunicës, e cila dallon pak nga Sllobodan Millosheviqi sa i përket qëndrimit ndaj Kosovës.
Nojkic përfundoj se Beogradi nuk do të vepronte në të mirë të serbëve të Kosovës nëse kërkon nga ata që automatikisht të refuzojnë planin.
Nëse ky do të jetë përfundimi, ai paralajmëroj, serbët thjeshtë do të humbin edhe një nga mundësitë e mbetura për të luftuar për të drejtat e tyre në Kosovë.
Jeta Xharra është drejtoreshë e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, BIRN, partnerit të IWPR në Ballkan.