Qyteti I Humbur I Srebrenices
Kater vite pas tremerreve te luftes ne Srebrenica, qyteti eshte akoma i pashprese. Banoret e tij Serbe nuk desherojne te jetojne atje dhe ish qytetaret e tij myslimane nuk duan te kthehen.
Qyteti I Humbur I Srebrenices
Kater vite pas tremerreve te luftes ne Srebrenica, qyteti eshte akoma i pashprese. Banoret e tij Serbe nuk desherojne te jetojne atje dhe ish qytetaret e tij myslimane nuk duan te kthehen.
“ Mos e prekni ate,” shkruhet me shkrim dore mbi nje poster te dale boje te te akuzuarit per krime lufte Radovan Karadzic, te ngjitur ne nje ndertese ne qender te Stebrenices ne Bosnjen Lindore.
Ky paralamerim per forcat e drejtuara nga NATO qe akoma patrullojne qytetin rreth dy vjet me pare. Ne ate kohe 15,000 Serbe te Bosnjes te cilet jetonin atje kundershtuan me force planet per lejimin e kthimit te myslimaneve te debuar nga Srebrenica gjate nje operacioni famekeq, brutal pikerisht kater vjet me pare.
Tani, pothuajse dy vjet me pas, ata duket se jane pajtuar me kete ide ose jane krejtesisht indiferent ndaj saj. Kryetari i bashkise eshte nje mysliman Boshnjak dhe disa dhjetera Boshnjake vijne cdo dite ne qytet per vizita te shkurtera. Serbet besnike te Karadzi dhe bashkepunetorit te tij te dyshuar per krime lufte Radko Mladic jane larguar.
“ Karadzic dhe Mladic nuk duhet te gjykohen ne Hage,” thote Milan S. “ Ne, Serbet, duhet t’i gjykojme ata. Populli Serb ishte viktima me e madhe e politikes se atyre te dyve.” Milan eshte nje Serb i cili eshte larguar nga Sarajevo pas marreveshjes se Dejton qe u dha fund luftimeve me 1995.
Ai erdhi ne Srebrenice, te cilen e pershkruan si “ qoshen me te erret te Ballkanit te pergjakur”. Kater vjet me pare forcat e Serbeve te Bosnjes hyne ne zonen e sigurt e cila supozohej te ishte nen garancite e OKB-se dhe para syve te te ashtuquajturve mbrojtes te tyre debuan forcerisht gjithe popullsine myslimane. Rreth 8,000 vete u arrestuan dhe u vrane apo “ u zhduken”.
Megjithese perbenin shumicen ne qytet perpara luftes, tashme nuk ka banore te perhershem myslimane ne Srebrenica. Qyteti ka nje kryetar bashkie mysliman per arsye se ish banoret e tij qene ne gjendje te votonin per zgjedhjet lokale dy vjet me pare ne ato vende ku ata kishin shkuar. Megjithe kete, zyrtareve te OSBE-se iu desh te perpiqeshin shume deri me 4 mars te ketij viti per te detyruar te dyja palet te nenshkruanin nje marreveshje qe lejonte zbtimin e rezultateve te ketyre zgjedhjeve.
Sipas kesaj marreveshjeje, posti i kryetarit te bashkise do te mbahet nga myslimani Nesib Mandzic, ndersa presidenca e keshillit te qytetit eshte e Serbit Petar Janjic. Postet e tjera jane shperndare sipas nje formule te paracaktuar ne nivel kombetar.
Rregulla te vecanta jane ne fuqi per vendimet e marra ne asemblene e keshillit te qytetit, ku myslimanet Boshnjake dhe Serbet kane respektivisht 24 dhe 18 vende. Asnje mocion nuk mund te aprovohet pa miratimin e te pakten nje te tretes se deputeteve te qytetit nga te dyja palet.
“ Ne kemi pasur dy sesione te asemblese bashkiake,” thote zevendespresidenti i keshillit Dragan Jevtic, i cili ka komanduar forcat speciale te Serbeve te Bosnjes ne Sarajevo gjate luftes. “ Ne bejme mbledhje te qeverise se qytetit nje here ne jave dhe nuk kemi patur mosmarreveshje te medha. Une nuk kam pasur ndonje konflik me kryetarin e bashkise Mandzic , ne shpesh pime kafe se bashku dhe bisedojme per gjera te ndryshme. Ne nuk e konsiderojme njeri tjetrin si armiq, por si njerez me mendime te mira.”
Ne teori duket se eshte hapur rruga per rikthimin e myslimaneve dhe se te pakten jane krijuar disa kushte per bashkejetesen e tyre te para luftes. Pervecse refugjatet nuk duan te kthehen ne shtepite e tyre dhe Serbet nuk duan te qendrojne.
Pjesa me e madhe e Sebeve te cilet kane ardhur ne qytet gjate muajve te dimrit pas nenshkrimit te Dejtonit, akoma thone se askush nuk do te jetoje aty; shume prej tyre e konsiderojne jeten e tyre ne kete qytet si njelloj denimi te caktuar per ta nga lart. Te gjithe shpresojne se nje dite, nese jane me fat do te largohen nga ky vend nje here e mire per te shkuar ne ndonje vend te huaj.
Nje i ri Serb i papune thote: “ Myslimanet po flasin shume per rikthimin e tyre ne Srebrenica megjithese une mendoj se ata nuk e deshirojne nje gje te tille. Vetem ndonje i cmendur mund te largohet nga Sarajevo dhe te kthehet ne kete humbetire. Ata vijne ketu per te gjetur bleres per shtepite e tyre, ose per t’i nderruar ato me shtepite e Serbeve ne Sarajevo.”
Nje kamarier ne Hotel Domovija ne qytet thote te njejten gje. Rreth 10 myslimane te Bosnjes qe punojne per autoritet lokale qendrojne ne hotelin e tij gjate javes. “ Une ngandonjehere akuzohem nga kriminele lokale se gjoja po mbroj myslimanet,” i tha ai Raportimit per Krizen ne Ballkan.
“ Une nuk po i mbroj ata, por une them: kam luftuar kunder tyre per kater vjet dhe nuk dua te luftoj me me ta. Une po mbroj vendim tim te punes, i cili me lejon te mbaj familjen time. Boll me me lufte! E kujt i duhet Srebrenica keshtu sic eshte katandisur sot!”
Ne fakt Srebrenica ne gjendjen e tanishme, nuk i duhet askujt. Humbetira e lene pas nga lufta pothuajse nuk eshte prekur fare nga perpjekjet per rindertimin e vendit. Shkaterrimi mbreteron ne te gjithe qytetin.
“ Clirimtaret” Serb kane hedhur ne ere edhe shtepine e kultures se qyteti ndersa deshironin te shkaterronin xhamine e qytetit aty prane. Dhe baza e Potocari ky trupat Hollandeze te OKB-se ishin vendosur gjate masakres eshte nje qoshe e lene pas dore e mbuluar me mbeturina hekuri dhe shkurre.
“ Ky eshte fundi i botes,” thote Zvetozar Antic, nje banor tjeter qe nuk deshiron te qendroje aty. “ Ky qytet duhet te rrethohet me tela me gjemba ose me nje mur te larte dhe te shnderrohet ne nje muzeum te idiotesise njerezore. Apo te jepet me qera ndonje firme qe prodhon filma nga Hollywood e specilizuar ne filma horror…
“Eshte vere, dhe kjo vrime nuk asnje lum, nje pishine, uje te pijshem apo edhe nje lendine me bar ku njeriu mund te pushoje”.
Per ironi te fatit Srebrenica ka qene nje nga bashkite me te zhvilluara ne Bosnjen Lindore para luftes. Ajo ka pasur fabrika, miniera argjendi dhe qymyri dhe nje numer te madh kompanish private transporti.
Fabrikat jane shnderruar ne grumbuj hekurishtesh gjate luftes dhe kamionet ose jane vjedhur ose jane derguar ne Serbi. Tubacionet e ujit te demtuara gjate luftes akoma nuk jane riparuar, duke i detyruar banoret lokale te marrin uje nga puset. Vetem nje ne dhjete vete te afte per pune ka nje vend pune te paguar, dhe ata duhet te mbijetojne me nje pagese mesatare mujore jo me shume se 100 dollare.
Zevendespresidenti i keshillit Jevtic duket te jete i vetmi person qe shpreh optimizem. Ai thote se marreveshja per keshillin ka hapur rrugen per tre projekte te mesha rikonstriktimi te financuar nga ndihme e huaj. “ Kohet e fundit na ka vizitur Zevendessekretari i Jashtem i Britanise se Madhe Tony Lloyd i cili premtoi se qeveria britanike do te ndihmonte rindertimin e Srebrenices,” thote ai.
Komuniteti nderkombetar mund te kete arsye te vecante per te ndihmuar qytetin. Gjate ketyre kater vjeteve ai nuk ka mundur te hedhe poshte akuzat se ka deshtuar te mbajte Srebrenicen si nje zone te sigurte nen kontrollin e OKB-se.
Kjo ndjenje e dukshme faji ka inkurajuar OSBE-ne dhe zyren e Perfaqesuesit te Larte, te cilat jane ne krye te perpjekjeve te Perendimit ne Bosnje, te tregojne kujdes te vecante per qytetin dhe te perpiqen me teper per te ndertuar nje autoritet lokal multietnik.
Por neqofte se synimi i tyre eshte te perdorin asmblene e re te qytetit si nje hap te pare per te kthyer Srebrenicen ne boten e vertete, perpjekjet e tyre shihen pa entuziazem si nga Serbet ashtu edhe nga mylimanet e Bosnjes. Fakti me optimist ne kete situate eshte se Serbet lokale duken shume apatike per te kundershtuar planet e Perfaqesuesit te Larte per qytetin.
Jevtic mbetet me shpresa por ai eshte edhe realist. Ne kemi pasur lufte, thote ai. Ne kemi qene ne ane te kunderta dhe secili ka luftuar per synimet e tij. Kam frike se si ata ashtu edhe ne kemi humbur.
Por une mendoj se ne kemi nje shans per te rifituar ate qe kemi humbur.