RADIKALËT NË KOSOVË KUNDËR OKB DHE NATO

Forcat ndërkombëtare tremben se tani janë vendosur në shënjestër të ekstremistëve shqiptarë.

RADIKALËT NË KOSOVË KUNDËR OKB DHE NATO

Forcat ndërkombëtare tremben se tani janë vendosur në shënjestër të ekstremistëve shqiptarë.

Monday, 21 February, 2005

Forcat e OKB dhe KFOR në Kosovë janë në gjendje gadishmërie të lartë pasi kanë marrë informacione se disa sulme të reja mund të pasojnë valën e fundit të incidenteve dhe vrasjeve në rajon.


Ndërkombëtarët kanë frikë se grupe ekstremiste nga rradhët shqiptarëve të Kosovës kanë vendosur në qendër të vëmendjes pikërisht ata, pasi dy oficerë të policisë së UNMIK janë vrarë dhe dy ushtarë të KFOR janë plagosur këtë javë.


Angela Joseph, zëdhënësja e policisë së OKB, ka thënë se “Ne jemi ende në një pozicion tepër të rrezikshëm dhe po marrim të gjitha masat për tu siguruar që të jemi të përgatitur për cdo gjë”.


Sulmet më të fundit kanë ndodhur më 24 mars, kur një i ri serb ka hedhur një granatë dore ndaj trupave të KFOR në pjesën veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës, duke plagosur dy ushtarë francezë. Ai është arrestuar menjëherë.


Më pas, po atë ditë, oficerë të Shërbimit Policor të Kosovës, SHPK, janë sulmuar me armë zjarri nga një makinë e cila nuk ka ndaluar në postobllokun e tyre. Pas një shkëmbimi zjarri, ata kanë arrestuar një të ri shqiptar.


Megjithatë, ngjarja më e rëndë ka qenë një vrasje e dyfishtë e dy oficerëve të policisë së OKB, një nga Kosova dhe tjetri nga Gana.


Njoftime të policisë thonë se dy policët kanë qenë të ulur në makinën e tyre në fshatin Sakovicës pranë Podujevës, kur një makinë tjetër ka ndaluar përbri dhe personat brenda saj kanë qëlluar me pushkë automatike kallashnikov.


Mendohet se ky sulm është kryer nga nacionalistë shqiptarë të cilët jetojnë në zonën e Podujevës, një qytet në veri të Kosovës në kufirin me Serbinë.


Podujeva ka qenë një ndër qendrat e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, UCK, gjatë viteve 1998 dhe 1999. Policia ka qëlluar dhe plagosur një prej autorëve të këtij sulmi ndërsa ai largohej nga vendi i ngjarjes.


Neeraj Singh, një zëdhëns i OKB-së, ka konfirmuar se trupi i një mashkulli – ndoshta i vrasësit – është gjetur më pas në një fshat pranë vendit ku kanë ndodhur vrasjet. Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjet.


Sulmet më të fundit kanë ndodhur pasi përleshjet ndër etnike kanë shkaktuar 22 të vrarë dhe 600 të plagosur. Rreth 150 paqeruajtës ndërkombëtarë janë plagosur gjatë tre ditëve të dhunës, shumica të gjendur në mes shkëmbimeve të zjarrit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, pra jo me dashje.


Rreth 4,366 njerëz janë zhvendosur, 300 prej të cilëve shqiptarë, ndërsa të tjerët serbë, rom, dhe ashkali.


Ndërsa policia dhe trupat ushtarake përgatiten për mundësinë e sulmeve të reja, ndërtesat e SHPK, policisë së OKB-së dhe ato të KFOR në Podujevë janë rrethuar me tela me gjemba dhe thasë me rërë.


Një ushtar cek me shërbim në qytet thotë se “Na kanë thënë se jemi në rrezik, se sulme të tjera mund të ndodhin. Kështu që ne po marrim masa”.


Ndërsa trupat britanike të sapo mbërritura si përforcime patrullojnë në rrugët e Prishtinës, disa rrugë në qendër të qytetit përreth ndërtesës qendrore të OKB-së dhe stacionit qendror të policisë së OKB-së janë bllokuar dhe nuk lejohet lëvizja e mjeteve civile.


Analistët kanë frikë se forcat e sigurisë mund të sulmohen përsëri në shenjë hakmarrje ndaj arrestimeve të mbi 200 personavë pas dhunës së ditëve të kaluara, nga ana e policisë së OKB.


Kur ka kaluar më tepër se një javë nga këto përleshje, zyrtarët ende nuk kanë dhënë informacion të mjaftueshëm në lidhje me emrat e të vdekurve, vendin ku kanë vdekur apo origjinën e tyre etnike.


KFOR dhe policia e OKB-së nuk deëshirojnë të japin shumë informacione, duke pasur frikë se kjo mund të shkaktonte incidente të reja nga ana e ekstremistëve.


Rreziku i sulmeve të mëtejshme është konfirmuar nga Bajram Rexhepi, kryeministër i Kosovës.


“Ne po bëjmë thirrje për qetësi po kemi frikë se do të ketë revolta të tjera nëse gjendja mbetet e tillë dhe nuk ka ndryshime,” ka thënë Rexhepi në një konferencë për shtyp më 25 mars, duke iu referuar bllokimit të tanishëm politik të cështjes së të ardhmes së Kosovës.


Ndërsa identiteti i saktë i ekstremistëve përgjegjës për dhunën më të fundit mbetet i paqartë, dyshimet janë drejtuar nga disa grupime të ekstremistëve të djathtë, si Lëvizja Kombëtare për Lirinë e Kosovës, LKCK, e cila duket se ka shtuar tonet e kritikave ndaj OKB dhe KFOR.


Fatmir Humolli, kryetar i LKCK, ka parashikuar haptazi revolta të reja kundër OKB dhe KFOR, të cilat ai i përshkruan si një forcë pushtuese.


“Është e qartë se mjetet politike kanë dështuar, kështu që ne jemi të gatshëm të përdorim mjete të tjera,” ka thënë Humolli në numrin e datës 26 mars të gazetës kryesore në Prishtinë, Koha Ditore.


Politikanë ekstremist si Humolli duket se nuk janë të gatshëm për kompromis. Retorika e tyre kërkon që administrata ndërkombëtare dhe trupat e KFOR të largohen nga Kosova.


Nëse një revoltë e re do të ketë mbështetje popullore është e paqartë. Megjithatë, jo të gjithë njerëzit në Kosovë janë armiqësor ndaj forcave ndërkombëtare.


Më parë këtë javë, Luljeta Vuniqi, 46 vjec, i ka dhënë një buqetë karafilësh një ushtari britanik në një manifestim të organizuar përpara ndërtesës së teatrit kombëtar në Prishtinë për të festuar përvjetorin e pestë të bombardimeve të NATO-s, të cilat cuan në tërheqjen e trupave serbe.


“Unë jam këtu sot për të treguar se jo të gjithë shqiptarët janë mosmirënjohës ndaj NATO-s për clirimin e tyre,” ka thënë ajo. “Disa njerëz i kanq qëlluar me gurë javën e kaluar, por unë dua tu jap sot lule”.


Nëse ndodh më e keqja, zyrtarët e OKB-së kanë përgatitur një plan evakuimi, në kuadër të të cilët i është kërkuar stafit të mbajë më një anë një sasi parash për tu larguar menjëherë në drejtim të Selanikut në Greqinë veriore. Një tjetër masë në këtë drejtim është edhe pakësimi i udhëtimeve të punonjësve në territorin e Kosovës, në mënyrë që të mund të kthehen sa më shpejt në Prishtinë.


“Unë i kam paketuar sendet e mija më me vlerë në rast se do të duhet të largohemi me nxitim,” thotë një zyrtar i OKB-së.


Jeta Xharra është drejtuese e projektit të IWPR në Prishtinë.


Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists