RAPORT SPECIAL: A MUND TI PËRMBUSH KOSOVA STANDARDET?

Punë të pakryera politike, shqetësimet rreth të drejtat e minoriteteve dhe stagnimi ekonomik ushqejnë zemërimin e shqiptarëve në mosveprimin e vërejtur ndaj bisedimeve rreth statusit.

RAPORT SPECIAL: A MUND TI PËRMBUSH KOSOVA STANDARDET?

Punë të pakryera politike, shqetësimet rreth të drejtat e minoriteteve dhe stagnimi ekonomik ushqejnë zemërimin e shqiptarëve në mosveprimin e vërejtur ndaj bisedimeve rreth statusit.

Këtë verë, Kosova do të ballafaqohet me një rishqyrtim të rëndësishëm të procesit të standardeve të caktuara nga KB-ja që shumica shqiptare shpreson se do të hap rrugën drejtë bisedimeve rreth pavarësisë. Por a do ti përmbush provinca kushtet e nevojshme në mënyrë që bisedimet të fillojnë?


Përkundër disa shenjave të përparimit, problemet politike dhe ekonomike me të cilat Kosova ballafaqohet do t’a bëjnë më të vështirë përmbushjen e kërkesave, dhe për të dalur jashtë gjendjes në të cilën proktetorati është gjindur në gjashtë vitet e fundit, as e qeverisur nga Serbia e as e pavarur nga ajo.


Depresioni ekonomik dhe rritja e nacionalizmit radikal dhe armiqësisë ndaj administratës së KB-së do të thotë se statusi i tanishëm i padefinuar nuk mund të qëndrojë edhe shumë gjatë – sidoqoftë shenjat e një krize të mundshme nuk duket se janë reflektuar në qasjen e dobët të bashkësisë ndërkombëtare.


LARGIMI I QETË I HARADINAJ MBULON ZEMËRIMIN E QYTETARËVE


Disa ekspert politik kanë deklaruar se zhvillimet e fundit, më saktë mënyra se si kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje dhe u dorëzua në tribunalin e Hagës për tu ballafaquar me akuza për krime lufte, tregojnë se institucionet politike të Kosovës janë pjekur mjaft për të lejuar fillimin e bisedimeve rreth pavarësisë.


Në javët pas lajmërimit të Hagës se Haradinaj kërkohej për krime lutë, zyrtarët vendorë dhe ndërkombëtarë kujtuan se aktakuza mund të provokojë një reagim të dhunshëm sikur gjatë trazirave të marsit 2004, kur 19 njerëz u vranë – 11 shqiptarë dhe gjashtë serbë – dhe mijëra u larguan nga shtëpitë e tyre gjatë disa ditëve të trazirave.


Misioni paqëruajtës i NATO-s, KFOR, i përforcoj trupat me dy batalione të tjera në pritje të trazirave, të cilat në fakt nuk ndodhën.


Kryeministri u urua për dorëzimin tek gjykata për krime lufte pa ndonjë incident.


Në një artikull me 11 mars në gazetën e Londrës The Guardian, ish ministri i jashtëm britanez Robin Cook tha, “Haradinaj ka bërë një shërbim të madh për Kosovën duke inkurajuar njerëzit e tij që të pranojnë mbizotërimin e ligjit ndërkombëtar më shumë se çfarëdo veprimi që do të kishte ndërmarrë gjatë qëndrimit në pozitë. Si rezultat, Kosova tani mund të jetë më afër pranimit të ndërkombëtarëve për një status të mundshëm të pavarësisë.”


Por largimi pa probleme i Haradinajt mbulon ndjenjën e zemërimit dhe frustrimit tek Kosovarët ndaj faktit se bashkësia ndërkombëtare ende nuk ka dëshirë për t’u ballafaquar me çështjen e statusit dhe pavarësisë së mundshme.


Dhe përpos kësaj, një stagnim ekonomik, një administratë ndërkombëtare e cila perceptohet si arrogante dhe jashtë realitetit, një lidership kokefortë vendor politik – dhe gjithashtu një administratë kokëforte në Beograd – radikalizmi në rritje në universitet dhe fshatra dhe një popullatë e armatosur mund të përfundojnë në rikthim të dhunës, posaqërisht nëse bisedat për zgjidhjen e statusit të Kosovës nuk fillojnë sipas planit.


STANDARDE TË PAMUNDURA


Ky është një vit krucial për Kosovën pasi përfaqësuesit ndërkombëtarë do të rishqyrtojnë se sa kanë qenë kosovarët të suksesshëm në përmbushjen e standardeve që Kombet e Bashkuara kanë caktuar si parakusht për fillimin e bisedimeve rreth statusit final.


Shumica e eksertëve janë dakord se Kosova ka pak shanca të përmbush standardet të cilat janë të prezentuara në një dokument 120 faqe nga KB-ja.


“Nuk mendoj se ekziston ndokush që mendon se Kosova do të përmbush standardet,” thotë një diplomat i Kombeve të Bashkuara i angazhuar në Ballkan. “Kjo thjesht nuk do të ndodhë.”


Diplomati shtoj se nuk është vetëm faji i liderëve politik të Kosovës që ata nuk do të arrijnë të përmbushin standardet. Përgjegjësia për qeverisjen e Kosovës është e ndarë në mes të qeverisë së përkohshme dhe UNMIK-ut, dhe edhepse liderët vendor nuk kanë punuar si është shpresuar, KB-ja gjithashtu ka dështuar në përmbushjen e detyrave të saja.


BISEDIMET ME BEOGRADIN MUND TË VAZHDOJNË


Largimi i Haradinajt nga skena politike ka ngritur shpresat se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës mund të rifilloj.


Deri në muajin e kaluar, Beogradi refuzoj të takoj liderët shqiptarë si protestë ndaj emërimit të Haradinajt si kryeministër. Ish komandanti i UÇK-së ballafaqohet me akuza për krime lufte nga gjykatat serbe shumë më herët lëshimit të aktakuzës nga ana e tribunalit në Hagë.


Ditën pasi Haradinaj dha dorëheqje, qeveria serbe pranoj të takoj disa nga liderët e Kosovës për të diskutuar fatin e personave të zhdukur nga të dy anët.


Megjithate Haradinaj i cili me të vërtetë ishte një lider dinamik, punëtor dhe efektiv, arriti të bëj më shumë për të kënaqur minoritetin serb se sa ndonjë lider tjetër shqiptar që kishte bërë më herët, duke shtyer kështu një pilot-projekt kontraversal i cili i jipte një autonomi të kufizuar rajoneve të dominuara me serbë në rrethinën afër Prishtinës.


“Ironia e aktakuzës ndaj tij ishte se Kosova kishte arritur më shumë përparim nën qeverisjen e tij në disa standarde kyçe si të drejtat e minoriteteve dhe kushtet për kthim të refugjatëve serb se sa në pesë vitet e kaluara,” tha Robin Cook.


ADMINISTRATA E KOSOVËS ENDE PRAPA SA I PËRKET TË DREJTAVE ETNIKE


Respekti për të drejtat e minoriteteve është një nga kushtet kryesore që Kosova duhet të përmbush për të filluar negociatat rreth statutisit të saj final.


Por pak njerëz do të pohonin se liderët shqitarë kanë bërë mjaft për të ndërtuar një tolerancë ndaj serbëve dhe minoriteteve tjera, për të nxitur kthimin e tyre në provincë, apo për të garantuar sigurinë e tyre.


Rrugët e shkruara në çirilicë gati se nuk ekzistojnë më në Kosovë, dhe ato që kanë mbetur janë të mbuluara me grafite plot sharje. Jashtë enklavave, gjuha serbe nuk mund të ndëgjohet.


Kujtimet dhe përmendoret e ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK, dominojnë udhëkryqet e gati çdo qyteze.


Në vitin 2004, shqiptarët në asamblenë e Kosovës vendosën piktura nacionaliste në muret e kuvendit, veprim i cili rezultoj me bojkotimin e punës së kuvendit nga ana e serbëve.


Stadiumi i sportit në qendër të Prishtinës është i mbuluar me një potret të madh të Ademi Jasharit, njeriut të cilin shumë shqiptarë e shohin si dëshmorin kryesor në luftën për pavarësi. Serbët, në anën tjetër, e konsiderojnë atë si terrorist.


Shtëpia e Jasharit, vend i masakrës së tmerrshme e cila transformoj UÇK-në nga një forcë e vogël e disa militantëve nga fshati me pak mbështetje në një kryengritje gjithëpërfshirëse, është shëndërruar në muze dhe në fakt në vend të shenjtë. Nxënësit shqiptarë dërgohen atje në udhëtime të shkollës dhe ekspozohen ndaj propagandës rreth rrezistencës së Jasharajve për të çliruar Kosovën nga represioni serb.


Në anën tjetër ka pasur pak diskutime në mediat shqiptare rreth keqtrajtimeve të kryera nga ana e UÇK-së gjatë luftës, dhe pak mirëkuptim publik se serbët dhe minoritetet e tjera janë viktimizuar që nga mbarimi i konfliktit.


Në një studim të publikuar në dhjetor nga Instituti Kosovar për Hulumtim të Zhvillimit, RIINVEST, një e treta e njerëzve të intervistuar në Prishtinë thanë se kundërshtojnë të drejtën e refugjatëve për tu kthyer në Kosovë.


Grafitet “Jo kthimit të Serbëve” gjinden kudo në provincë.


Në mungesë të zërave shqiptarë me autoritet të cilët do të mund të mbështesnin të drejtat e serbëve, apo ndonjë diskutim serioz rreth krimeve të shqiptarëve kundër serbëve, nuk është për tu çuditur se pak serbë janë kthyer të jetojnë në Kosovë dhe ata të cilët mbesin kanë frikë për sigurinë e tyre.


SERBËT ENDE NDIHEN TË RREZIKUAR


Në perëndim të Kosovës, enklavat serbe ende janë të mbrojtura nga trupat e NATO-s dhe keqtrajtimet ende janë të zakonshme.


Edhe në rajonin e Gjilanit, ku marrëdhëniet thuhet se janë më të mira se kudo tjetër në proktetorat, pjesërisht pasi rajoni nuk ishtë përfshirë në luftim dhe shkatërrim, tensionet janë më se të dukshme.


Serbët dhe shqiptarët kanë tregje të ndara, ku serbët kanë një vend të vogël në një skaj larg kontaktit me popullatën shqiptare të Gjilanit.


“Vetëm rreth 20 serbë kanë mbetur në qytet,” thotë një njeri i zemëruar i cili qëndron pranë një tezge me perime të vjetruara. “Hapsira të cilën ne kemi është më e vogël se banjoja në shtëpinë time. Por nëse do të shkonim në tregun e shqiptarëve, ne do të keqtrajtoheshim.”


Një serb i vjetër i cili gjithashtu ka një tezgë me perime, 78 vjeçari Velibor Zivkovic vetëm tundi kokën. “Unë jetoj këtu në qytet. Unë nuk kam prekur askend dhe askush nuk më ka bërë keq deri në mars [2004],” thotë ai.


Zhivkovic ishte në treg kur trazirat u përhapën në Gjilan. Ai u rrethua nga një grup dhe u maltretua derisa fqiu i tij shqiptar, Feti Xhemaili, e shpëtoj atë duke e mbajtur në shtëpinë e tij për disa ditë.


Derisa trazirat vazhduan nëpër qytet, disa protestues thyen dritaret e shtëpisë së Zhivkovicit dhe goditën derën e tij. Autoritetet komunale rregulluan dritaret e tij dhe vendosën një derë të re dhe edhepse ai thotë se nuk është bezdisur që atëherë, shihet qartë se ai nuk ndihet i sigurtë.


Djali i tij u largua nga Kosova dhe u vendos në Serbi, duke lëshuar shtëpinë e tij e cila gjindet disa shtëpi më poshtë se ajo e Zhvikovicit. Fëmijët të cilët kalojnë në rrugë për në shkollë shpesh godasin derën e tij dhe e fyejnë ate. “Do të dëshiroja që mësuesit e tyre t’u thonin nxënësve të mos bëjnë gjëra të tilla,” thotë ai.


Disa kilometra jashtë Gjilanit, në fshatin e Kamenicës, marrëdhëniet duket të jenë më të relaksuara. Tregu është multietnik, dhe serbët, shqiptarët dhe njerëzit nga grupet e tjera vizitojnë shpesh lokalet e njëri tjetrit.


Në kafenenë Zuca, me pronar serb, një grup prej dy shqiptarëve, një serbi dhe një rom, ishin ulur për të pirë birrë së bashku gjatë pushimit të drekës nga minimarketi Arbana, dhe flisnin në shqip dhe serbisht.


Por edhe toleranca e Kamenicës pësoj goditje gjatë trazirave të marsit.


Sinisha Milenkovic, prift i kishës ortodokse e cila u rrethua nga një turmë e zemëruar, thotë se policia nuk bëri asgjë për ta ndihmuar.


“Ata ishin në anën e turmës,” thotë ai. “Ata drejtonin dritat e tyre në pronën serbë për ti treguar turmës se ku të shkonin.”


LIDERËT LOKAL SERBË DËSHTOJNË TË ANGAZHOHEN


Liderët serb në Kosovë duhet gjithashtu të marrin përgjegjësinë për mungesën e pajtimit.


Beogradi mbështet strukturat paralele në enklavat serbe dhe ofron ndihmë financiare për serbët e Kosovës, kështu duke mos i ofruar motivim për t’u angazhuar në qeverinë e Prishtinës.


Strategjia e përvetësuar nga serbët duket se është mosinvolvimi në procesin politik; dhe kjo u vërejt kur ata bojkotuan zgjedhjet për kuvend të kosovës gjatë tetorit 2004.


Përfaqësuesit serbë në qeverinë e Kosovës vazhdimisht kanë refuzuar të marrin pjesë në grupet punuese të cakutara për implementimin e standardeve të KB-së. Në vend të kësaj, autoritetet kanë vazhduar të insistojnë që Kosova të ndahet në dy entitete, sipas modelit të marrëveshjes së Dejtonit në Bosne.


Dy anët mbesin të ndara edhe rreth statusit të ardhshëm të Kosovës. Sipas disa studimeve të RIINVES-it, 85 përqind të shqiptarëve deklaruan se dëshironin pavarësinë e Kosovës. Të tjerët, rreth 15 përqind, thanë se preferonin unifikimin me Shqipërinë. Asnjëri nuk preferonte autonominë brenda Serbisë.


Në anën tjetër të gjithe serbët e Kosovës dëshironin të mbeten pjesë e Serbisë.


RADIKALIZMI NË RRITJE


Gjashtë vite pas pavarësisë, ritmi tepër i ngadalshëm i përparimit drejtë bisedave rreth statusit të Kosovës nuk priten me shumë entuziazëm në terren.


Shqiptarët posaqërisht kanë humbur durimin me UNMIK-un, të cilën ata e shohin se është bërë pengesë drejtë pavarësisë së tyre. Derisa ata shohin prezencën ndërkombëtare si një pengesë e jo shpëtim, kjo mund të çoj drejtë mundësisë që ata të shohin dhunën si mënyrën më të mirë për të arritur qëllimin e tyre.


Vetëm në javën e kaluar të marsit, një granatë e dorës është gjuajtur në drejtim të veturës së KB-së, një minë antitenk është gjetur nën një vetur tjetër, një shpërthim ndodhi jashtë qendrës së KB-së në Prishtinë, dhe disa plumba qëlluan një antenë satelitore të KB-së.


Kai Vittrup, udhëheqësi danez i forcës policore të KB-së në Kosovë me 3000 trupa, thotë se qëllimi i këtyre sulmeve ishte paralajmërimi i ndërkombëtarëve se çka mund të ndodh nëse ata nuk fillojnë bisedimet rreth statusit me një seriozitet më të madh.


Elemente tjera më radikale si studentët dhe veteranët e luftës janë brengë e posaçme.


Faik Fazliu, kryetar i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, një organizatë e cila është organizatore e shumë protestave kundër akuzave të Hagës ndaj ish anëtarëve të UÇK-së, pranon se ai do të dëshironte që bashkësia ndërkombëtare të tërhiqej.


“Ne jemi falenderues ndaj bashkësisë ndërkombëtare, por tani ata duhet të largohen. Ne dëshirojmë të arrijmë qëllimet tona,” i tha ai IWPR-së në një intervistë. “Kosovarët nuk i besojnë UNMIK-ut.”


Në terren në Kosovë, zyrtarët e KB-së thonë se ata janë të vetëdijshëm për ndjenjën e armiqësisë. “Shqiptarët po kthehen kundër nesh. Ata kanë duruar mjaft dhe kanë filluar të humbin durimin me UNMIK-un,” thotë një polic gjerman i cili shërben në forcën e KB-së.


Numri i madh i armëve në dispozicion për çdo rebelues të mundshëm është një brengë e posaçme. Mendohet se rreth 300,000 armë të vogla kanë mbetur në duar të shqiptarëve të Kosovës. Në vitin 2003, KB-ja filloj një fushatë një mujore të çarmatimit, duke ofruar të holla dhe amnesti për çdokend i cili dorëzonte një armë. Plani ishte që dhjetra mijëra armë të hiqen nga qarkullimi, por vetëm 155 u dorëzuan.


DËSHTIMI EKONOMIK


Kur UNMIK-u arriti në vitin 1999 për të administruar protektoratin, pati një mandat të katërfishtë: të ndërtojë një administratë civile, ndërtimi i një force policore dhe gjyqësisë, krijimi i institucioneve demokratike dhe mbikqyrja e rindërtimit ekonomik.


Në synimin e fundit, pëprarimi ka qenë posaqërisht zhgënjyes. Edhepse Kosova ka përjetuar një zhvillim pozitiv ekonomik i cili është tipik për ekonomitë e pas konfliktit, kjo është si rezultat i ndihmës ndërkombëtare - e paqëndrueshme në aspekt afatgjatë – e jo prodhimit vendor, ku e ardhmja duket mjaft shqetësuese.


Sektroi më i madh i bujqësisë nuk është asgjë më shumë se bujqësi e mbijetimit, dhe ka pak shenja se do të arrijë në ndërrimin e teknologjisë së vjetruar dhe metodave për të konkuruar në një treg të mjaft të vështirë ndërkomëtar.


Pjesa më e madhe e aktivitetit ekonomik të sektorit privat është fokusuar në sektorin e shërbimit, për shembull kafenetë dhe dyqanet e vogla, dhe tregtia në mes të kufijve (si dhe mjaft kontrabandim).


Për të filluar zhvillimin ekonomik, shumica janë pajtuar se fabrikat, fermat e mëdha, minierat edhe ndërmarrjet e tjera, pjesa më e madhe e të cilave janë shtetërore, duhet të privatizohen.


Për më shumë se 18 muaj, avokatët luftuan rreth ligjësisë së privatizimit, ku shumë pohonin se KB-ja nuk ka autoritet të marrë përsipër pronën e ndërmarrjeve të Kosovës pasi që statusi territorial i këtij vendi ende nuk ishte zgjidhur. Shteti serb, në ndërkohë, gjithashtu kërkonte të drejtat e saja mbi këtë pronë pasi që nuk kishte pasur ndryshim zyrtarë të kufijve.


Në fund, UNMIK krijoj një institucion i cili filloj privatizimin, Agjensia Kosovare e Mirëbesimit, KTA, dhe delegoj përgjegjësinë mbi procesin tek Bashkësia Evropiane.


Një vit e gjysëm pasi KB-ja hyri në vend, KTA më në fund filloj punën. Me detyrë për të privatizuar 500 ndërmarrje shtetërore me borxhe të mundshme ndaj autoriteteve të Jugosllavisë, KTA kishte një sfidë të madhe para saj.


Shumë shpejt organizoj një ankand publik të disa ndërmarrjeve. Edhepse pronat nuk kishin vlera të larta, ata gjetën blerës, shumica prej tyre shqiptarë të pasur nga diaspora të cilët dëshironin të investonin në atdheun e tyre.


Por çdoherë që KTA-ja gjente ndonjë blerës, Beogradi kundërshtone shitjen, duke pohuar se Serbia ishte pronare e ligjshme. Konfliktet e pronësisë u dërguan në një dhomë të posaqme të krijuar nga gjykatës vendorë dhe ndërkombëtarë. Por, në dy vite prej kur dhoma u krijua, ka marrur vetëm një vendim, duke lënë privatizimin e bllokuar.


Më e keqja erdhi më vonë, kur një qytetar rumun i cili pohonte se ishte pronar i ligjshëm i një fabrike e cila ishte shitur bëri një padi kundër KTA në gjykatën e New York. Edhepse rasti nuk u shqyrtua në gjykatë kjo i tmerroj zyrtarët e KTA-së, të cilët brengoseshin se ata personalisht do të mbaheshin përgjegjës në ndonjë gjykim.


Ata suspenduan procesin e privatizimit, duke pohuar se nuk do të vazhdonin privatizimin derisa statusi final i Kosovës të mos zgjidhej.


Tetë muaj më vonë, pas luftimeve të shumta ligjore, konflikteve në mes të BE-së dhe Zyrës Amerikane në Prishtinë, dhe akuza të nepotizmit brenda KTA-së, procesi vazhdoj, edhepse me tempo shumë të ngadalshëm.


“KB-ja ka mundur thjeshtë të marrë gjithçka në Kosovë nën kontrollin e saj dhe të vazhdoj ashtu. Në vend të kësaj, ata krijuan KTA-në dhe këtë ia dorëzuan BE-së. Tani i gjithë procesi është marrur nga avokatët dhe nuk është duke ecur përpara,” thotë një zyrtarë i zemëruar i KTA-së.


Paaftësia e KTA-së për të zgjidhur statusin e ndërmarrjeve shtetërore – apo shkurt SEO – ka pasur efekt të madh negativ për gjithë ekonominë. Së pari, SEO përfshijnë gjysmën e patundshmërisë në gjithë territorin, që do të dhotë se asnjë nuk mund të zhvillohet.


Së dyti, SEO përfshinë termocentralet, të cilat në gjendjen e tanishme para kolapsit nuk arrijnë të furnizojnë vendin me mjaft energji elektrike. Ndalja e energjisë elektrike është gjë e përditshme në gjithtë territorin, duke krijuar pengesa serioze për zhvillimin e biznesit.


Keto pengesa praktike dhe ligjore, së bashku, e bëjnë gati të pamundur tërheqjen e investimeve të rëndësishme nga jashtë.


Florin Krasniqi, një biznismen shqiptar i cili drejton një kompani ndërtuese në Brooklyn, New York, dhe po tenton të ndërton një termocentral hidroelektrik në Deçan me vlerë disa milionëshe, është një nga shumë investorë të frustruar. “Dy vite më janë nevojitur për të kaluar burokracinë e KB-së gati për të fituar një kontratë për ndërtimin e termocentralit,” tha Krasniqi gjatë një konference të investitorëve në New York vitin e kaluar.


E ARDHME E ZYMTË PËR GJENERATËN ME PAGA


Është e qartë se as kapaciteti industrial i SEO-ve, e as bujqëisa e varfur apo industritë e shërbimit të, nuk janë në gjendje të thithin gjithë punëtorët e mundshëm. Demografia kosovare është gjithashtu pengesë – është popullata më e re në Evropë, duke ofruar rritje konstante të punëtorëve të mundshëm. Rezultati është një papunësi e cila vlerësohet të jetë rreth 60 përqind, edhepse disa nga këta njerëz janë duke punuar në tregun e zi.


Të hyrat shtëpiake janë në nivel shumë të ulët vetëm falë të hollave që dërgohen nga diaspora e madhe dhe e suksesshme shqiptare.


Mungesa e mundësisë së punësimit ka efekt direkt në dinamikën sociale dhe politike të protektoratit.


Problemet ekonomike padyshim ishin faktor rëndues në dhunën e cila kaploj provincën gjatë marsit 2004.


Milenkovic, prifti i kishës dhe shtëpisë në Kamenicë të cilat u dëmtuan nga turma e zemëruar, fajëson situatën e vështirë ekonomike më shumë se jotolerancën. “Nëse të rinjët të cilët marrin pjesë në protesta do të kishin vende pune, ata do të qëndronin të qetë dhe kjo nuk do të ndodhte,” thotë ai, derisa i shoqëroj gazetarët e IWPR-së në një vizitë të kishës së tij.


Gllogovci, i njohur për shqiptarë si Drenas, një qytet minatorësh në qendër të Kosovës, jo largë rajonit të Drenicës ku UÇK-ja morri formën e saj, ilustron sa sa shumë Kosova është goditur nga stagnimi ekonomik.


Para luftës, rreth 2000 familje në komunën e Drenasit fitonin pagat nga miniera e Feroniklit jashtë qytetit. Qyteti gjithashtu kishte një fabrikë për veshëmbathje dhe një fermë.


Gjatë konfliktit, rreth 85 përqind të shtëpive në Drenas u shkatërruan, sikurse edhe miniera, fabrika dhe ferma – ose të djegura nga forcat serbe ose të bombarduara nga NATO.


Shumica e shtëpive tani janë rindërtuar, dhe në pritje të rindërtimit të minierës dhe ndërmarrjeve tjera, një kompleks i madh shopingu Qendra Zejtare është ndërtuar në qendër të qytezës.


Kompleksi i minierave të Feroniklit kishte dalur në ankand shtatorin e kaluar, por ende nuk është blerë nga ndokush, kështu ka mbetur e mbyllur.


Duke mos pasur asnjë veprimtari të mirrëfilltë ekonomike në këtë vend, qendra zejtare ka dështuar. Shumica e lokaleve ende mbeten të zbrazëta, dhe disa që janë të hapura nuk kanë shumë qarkullim pasi çmimet janë shumë të larta për vendorët. Pronari i kompleksit thuhet se është në krizë financiare, pjesërisht sepse ai është dashur të paguaj taksa në një ndërtesë e cila thuajse ka dështuar.


Matën rrugës nga kompleksi i shopingut, një familje pesë anëtarëshe jeton në varfëri në një garazhë të vjetër, pa energji elektrike, ujë të pijshëm, dhe pa të holla për të blerë barna për foshnjën e tyre të sëmurë.


Zyrtari i KTA-së thotë se duke marrur parasysh kontekstin ekonomik, kërkesat ndaj Kosovës janë të paarritura.


“Është një situatë absurde,” thotë ai. “Të flitet se shqiptarët duhet të përmbushin standardet si rindërtimi i kishave të shkatëruara gjatë trazirave të marsit kur 70 përqind janë të papunë, dhe kur ata nuk mund të votojnë për zyrtarët në krye të zhvillimit ekonomik, është absurde.”


ANGAZHIMI DIPLOMATIK NEVOJITET


Ekspertët pajtohen se mënyra e vetme për të ndaluar edhe një shpërthim të dhunës në protektorat – e cila sigurisht do të drejtohet ndaj UNMIK-ut – është ringjallja e diplomacisë së plogësht e cila nuk ka treguar sukses deri më tani.


“Në vitin 1999 ka qenë e kuptueshme shtyerja e vendimit rreth statusit të Kosovës, por në gjashtë vitet e fundit askush nuk ka pasur guxim të mirret me këtë pyetje,” tha një diplomat amerikan i cili është marrur me politikën e Ballkanit gjatë dekadës së fundit.


KB-ja nuk duket se do të marrë këtë rol. Lideri i ri i UNMIK-ut, Soren Jessen-Pettersen, është treguar lider efektiv, por vite te tëra të mosveprimit duhet të kompensohen.


Propozimet për të krijuar një post në KB për të mbikqyrur punët rreth Kosovës kanë dështuar disa herë.


Muajin e kaluar, Washington Post kërkoj nga presidenti amerikan George Bush të emëroj një përfaqësues special të SHBA-ve për të shtyrë procesin përpara. Por vetëm fitimi i vëmendjës së amerikanëve, e jo angazhimit, në një kohë kur Amerika është e zënë rreth Irakut duket se ëshë punë e vështirë.


Zyrtarët amerikanë thonë se ata presin që BE-ja të marrë iniciativën diplomatike në Kosovë.


Kjo zgjidhje nuk duket t’i pëlqejë shqiptarëve të Kosovës, sepse zyrtarët në Uashington janë treguar më të hapur ndaj pavarësisë së Kosovës se sa kolegët e tyre evropian, të cilët nuk kanë dashur të përmendin këtë çështje.


“Në SHBA, zyrtarët mendojnë se nuk është e drejtë që shqiptarët e Kosovës të mbajnë përgjegjësinë për gjërat që nuk mund të kontrollojnë,” thotë diplomati amerikan. “Ne mendojmë që Kosova duhet të filloj bisedimet rreth statusit edhe nëse nuk i përmbush standardet e vendosura nga KB-ja.”


Diplomati, i cili insistoj të mbetet anonim, shtoj ka ardhur koha që të mos të kërkohet pajtimi i Beogradit rreth Kosovës. “Fakti është se serbët kurrë nuk do të pranojnë të lëshojnë Kosovën, prandaj çka ne duhet të bëjmë është të minimizojmë pengesat nga ana e tyre.”


Evropianët nuk e shohin në këtë mënyrë. “Në Evropë, pavarësia e Kosovës nuk konsiderohet si përfundim i vetëm. Askush në Evropë nuk do të thotë se Kosova do të bëhet e pavarur,” thotë një përfaqësues i BE-së në Uashington, i cili gjithashtu kërkoj të mbetet anonim.


Një gjë është e qartë, KB-ja, Amerikanët apo BE-ja duhet të marrin iniciativën, sepse nëse ata nuk e bëjnë një gjë të tillë, kjo iniciativë do të bie tek njerëzit e armatosur.


Stacy Sullivan është Redaktore për IWPR me qëndrim në New York. Bashkëpunëtorja e IWPR-së Camilla Algerheim kontriboj në këtë raport nga Kosova.


Frontline Updates
Support local journalists