Realiteti I Ashper Nen Bomba

Trimeria e Beogradit ne prag te fillimit te bombardimeve te para te NATO-s eshte zhdukur dhe realiteti i bombardimeve te perditeshme ka zene vendin e saj.

Realiteti I Ashper Nen Bomba

Trimeria e Beogradit ne prag te fillimit te bombardimeve te para te NATO-s eshte zhdukur dhe realiteti i bombardimeve te perditeshme ka zene vendin e saj.

Pas me teper se 70 ditesh te bombardimeve ne rritje, kundershtimi dhe trimeria e fryre me te cilen Beogradi pershendeti sulmet e para te NATO-s tashme eshte zhdukur krejtesisht.


Ne vend qe te kendojne dhe kercejne mbi ura dhe te premtojne besnnikeri pa fund ndaj udheheqesit suprem dhe ushtarakeve heroike te Serbise, Beogradasit tani jane te detyruar te adaptohen me jeten e re me elektricitetin e paqendrueshem dhe mungesen e ujit te pijshem. Ata pyesin: "Edhe sa do te vazhdoje akoma kjo?" "Perse duhet te jetojme ne keto kushte?"


Pavaresisht viktimave te shumta dhe shkaterrimeve ne mase, qytetit ka pasur nje jete normale gjate dy muajve te pare te bombardimeve, duke refuzuar te perballet me realitetin, dhe duke jetuar me rezervat e tij te patriotizmit dhe zemerimit.


Por apatia po mberthen banoret e kryeqytetit Jugosllav, vecanerisht ata qe jetojne ne blloqet e apartamenteve shumekatesh, prinderit e femijeve te vegjel dhe ata qe vuajne nga semundje kronike. Tramvajet dhe trolejbuset jane cuditerisht te boshatisur, njerezit nxitojne pergjate rrugeve me shprehje te lodhur ne fytyrat e tyre, dhe rradhat per buke, vaj gatimi, sheqer dhe cigare rriten gjithnje e me teper.


Ne fillim te muajit te trete te fushates se bombardimeve te NATO-s, termo centralet e Obrenovac A dhe Drmno, te cilat furnizojne me energji elektrike Beogradin, jane vene nen shenjestren e sulmeve ajrore dhe jane demtuar rende. Qe prej asaj kohe, qyteti eshte furnizuar vetem me 6 per qind te energjise elektrike qe merr normalisht.


Si rezultat, pjesa me e madhe e qytetit duhet te jetoje pa energji elektrike. Edhe furrat e pjekjes dhe qendrat shendetesore--perfshire edhe Institutin katermbedhjete katesh per shendetin e Nenes dhe Femijes--jane shpesh pa furnizim me energji elektrike dhe uje.


"Jeta eshte bere e tmerreshme!" thote Jovanka Blagojevic, nje nepunese ne bllokun 45 ne Beogradin e Ri e cila jeton ne katin e tete, me nje nene te semure dhe dy femijet e saj. "Nuk ka energji elektrike, uje, buke apo qumesht," thote ajo. "Si te shkojme ne dyqane, te kthehemi ne shtepi, te lajme dhembet, enet apo te pergatisim ushqimin e femijeve?"


"Cdo gje eshte problem, vecanerisht ne mbremje, nen driten e qiririt. Ne jemi te detyruar te shpenzojme rezervat tona te fundit te ushqimeve dhe parave," thote ajo. Pjesa me e madhe e familjeve ne Beograd jane mesuar gjate viteve te fundit me nje sere privacionesh dhe jane pergatitur per mundesine e nje fushate te gjate bombardimesh.


Shume prej tyre kane blere llampa me vajguri dhe soba te vogla portative me gaz apo alkool, qe kur NATO-ja filloi te kercenonte per nisjen e sulmeve ajrore ne Tetorin e vitit te kaluar.


Gjithashtu, te gjitha mjetet e nevojeshme per te perballuar jeten pa energji elektrike-bateri, qirinj dhe elektrike dore--jane ne shitje neper stenda te improvizuara neper rruge. Ndricimi me i lire eshte ai me vaj gatimi. Tregu i sendeve te perdorura ne Beograd ka bere tregti te madhe me soba portative, radio te vogla dhe (meqenese telefonet dixhitale nuk funksionojne pa energji elektrike) telefone tradicionale.


Gazetat jane te mbushura me artikuj qe ofrojne "menyra per te mbijetuar" te cilat grate shtepiake i presin dhe i shkembejne me njera tjetren. Keto permbajne artikuj se si te kurojme semundjet pa medikamente, duke perdorur bime, cajra dhe akupunkture, si edhe keshilla per perdorimin e ushqimeve pa elektricitet apo gaz.


Artikuj te tjere kane studiuar metoda tradicionale per te ruajtur mishin pa perdorur ngriresit e frigorifereve--duke e futur ate ne yndyre--dhe si te behet buka qe te zgjase me teper--duke e thare ate ne furre me teperature 100 grade, kur ka energji elektrike.


Rezultatet e anketimeve publike te para qe pas fillimit te luftes, te bera nga Instituti per Studimet Politike ne Beograd ne fillim te Majit, tregonin se 71 per qind e banoreve vuanin privacione te shkaktuara nga mungesa e disa mallrave.


Anketimi gjithashtu tregoi se me teper se gjysma e atyre qe zyrtarisht jane ne pune per momentin nuk punojne, apo kane humbur vendet e tyre te punes si rezultat i luftes. Anketimi gjithashtu rezultoi edhe se 42 per qind e banoreve mbi 18 vjec jane detyruar te largohen nga shtepite e tyre per ne vende me te sigurta.


Rreth 72 per qind e banoreve te Serbise jane prekur direkt prej shkaterrimit te urave dhe rrugeve. Dhe 96 per qind vuajne nga probleme psikologjike te shkaktuara nga shqetesimi per te ardhmen e tyre dhe te familjeve te tyre.


Vizatimet me te reja neper muret e Beogradit reflektojne ndryshimin e gjendjes shpirterore te qytetit. Megjithese NATO, Presidenti Amerikan Bill Clinton dhe Perendimi shihen akoma si armiqte kryesore, Presidenti Jugosllav Slobodan Miloshevic eshte perseri baza e shume kriticizmi.


"Slobo, pse shkaterrove Vukovarin?" sapo eshte vizatuar ne murin e nje ndertese ne qender te Beogradit. Kjo eshte edhe nje shenje qe tregon se Beogradasit po fillojne te pranojne permasat e krimit te kryer ne ate qytet dikur te bukur Kroat i cili eshte shkaterruar sistematikisht nga ushtria Jugosllave ne vitin 1991.


Pas goditje se rezidences se Miloshevicit te Beli Dvor nga nje bombe e NATO-s, disa vizatime u shfaqen ne muret e kryeqytetit Jugosllav duke u ankuar: "Slobo, kur te donim me shume ti nuk ishe ne shtepi."


Autori eshte nje gazetar i pavarur ne Beograd emri i te cilit nuk publikohet.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists