Rebelet E Universtitetit Te Beogradit Shtypen Nga 'Diktatura E Rektoreve'

Qe prej javesh nje "diktature" rektoresh dhe kancelieresh te vendosur nga shteti kane siguruar qe universitetet e Serbise te mos shfaqin reputacionin e tyre dhe te qendrojne jashte fushates se tanishme te protestave anti rregjimit.

Rebelet E Universtitetit Te Beogradit Shtypen Nga 'Diktatura E Rektoreve'

Qe prej javesh nje "diktature" rektoresh dhe kancelieresh te vendosur nga shteti kane siguruar qe universitetet e Serbise te mos shfaqin reputacionin e tyre dhe te qendrojne jashte fushates se tanishme te protestave anti rregjimit.

IWPR

Institute for War & Peace Reporting
Thursday, 10 November, 2005

U deshen disa jave, por te Marten e kaluar, studentet e Beogradit me se fundi shkuan pas fushates se protestave kunder rregjimit te opozites Serbe. Por perse u desh kaq shume kohe qe studentet - pjesa kryesore e protestave anti udheheqesit Serb Slobodan Miloshevic qe prej vitit 1991 - te bashkoheshin me opoziten?


Pergjigja mund te gjehet ne nje fushate te paprecedent te shtetit kunder fakulteteve te Universitetit qe kane percaktuar kritiket e regjimit per ti pushuar nga puna apo per ti izoluar. Pothuajse cereku i stafit vetem nga nje prej fakulteteve kryesore te Universitetit te Beogradit jane nxjerre ne pension, transferuar per ne qendra inekzistente studimore, apo jane pushuar nga puna.


Kjo eshte e gjitha pjese e nje strategjie per te zevendesuar tutoret me besnike te shtetit - dhe per te shuar zerin e studenteve rebele. Studentet dhe shume nga profesoret e tyre i kane dhene nje perkrahje teper te madhe protestave te partive te opozites kur Miloshevic u perpoq te anullonte fitoren e tyre ne zgjedhjet lokale te vitit 1996. Miloshevic ne fund u detyrua te sprapsej dhe te njihte fitoren e opozites.


Nje pjese e stafit te vene ne shenjester, si profesori i dale ne pension se fundi, Branko Popovic i fakultetit te Inxhinierise Elektrike, po shkojne diku tjeter. Popovic ka mundesi qe te shkoje te jape mesim ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku ai vleresohet shume. Profesore Srbijanka Turaljic, e pushuar nga puna, tani do te ndaje kohen e saj ndermjet dy universiteteve "te huaja", ne Banja Luka ne Bosnje dhe ne Podgorica ne Mal te Zi.


Turajlic nuk eshte zevendesuar dhe asnje nga koleget e saj nuk mund te vazhdoje leksionet e saj, keshtu qe lenda e saj nuk do te jepet me. Nga rreth 200 profesore dhe asistente te tyre ne ETF, 44 jane larguar. Disa jane pushuar nga puna. Disa te tjere jane ndaluar te japin leksione dhe jane transferuar ne qendra kerkimore inekzistente, te krijuara vetem per ta, dhe te ngritura vetem me tavolina dhe karrike, por pa pajisje.


Ky eshte nje tregues i shtrengimit te qeverise ndaj Universitetit te Beogradit te cilit ju desh nje kohe kaq e gjate per tu bashkuar me protestat e perditeshme ne te gjithe Serbine qe filluan ne Shtator, te organizuara nga Aleance per Ndryshime e opozites.


Nje ligj i ri per Universitetet Serbe, i miratuar ne Maj 1998, ka perforcuar autoritetin e rektoreve te emeruar nga qeveria dhe te kanceliereve te universitetit, dhe i ka detyruar fakultetet nen ta te nenshkruajne kontrata te reja. Keto kontrata - te pershkruara nga stafi si nje "premtim per besnikeri" ndaj shtetit - i kane shkelur ne menyre te hapur te drejtat e tyre.


Pergjegjesite e reja i kane kthyer universitetet ne "diktatura te dekaneve" dhe kane cuar ne perjashtimin per nje vit te Jugosllavise nga organizmi nderkombetar i drejtuesve te universiteteve, Konferenca e Kanceliereve te Europes. Presidenti Serb Milan Milutinovic eshte informuar ne Maj, por lajmi nuk eshte bere i ditur nga media prane regjimit.


Problemet e ETF filluan pas mberritjes se Dekanit Vlada Teodosic, i emeruar ne mes te vitit 1998 nga qeveria Serbe menjehere pas aprovimit te ligjit te ri. Megjithese universiteti eshte ne gjendje teper te veshtire financiare per libra dhe pajisje, Teodosic shpenzoi menjehere mbi 100,000 marka Gjermane per roje sigurie shtese, disa prej te cileve u urdheruan qe te transferonin fakultetin fizikisht nga zyrat e tyre.


"Fakulteti eshte sakatuar," i tha Turajlic Balkan Crisis Report kete jave. "Disa lektore te rinj jane marre ne pune por ata nuk kane kualifikimin e nevojshem per kete pune." Stafi i ri dhe i talentuar jane larguar dhe vetem gjenerata e vjeter e stafit vazhdojne te qendrojne ne ate qe dikur ka qene nje nga fakultetet e inxhinierise me te avancuara dhe me te respektuara ne Europe.


"ETF ka qene shume i vleresuar por tani duket si nje klub pensionistesh ne moshe te vjeter," tha ajo. "Tutoret e rinj te cilet do te fillonin te jepnin mesim ne vitet e ardheshme po largohen." Mungesa e stafit i detyron ata qe kane mbetur te marrin shume gjera persiper. "Disa kolege japin nga pese apo gjashte kurse per momentin. Ne rrethana te tilla nuk mund te kete nje mesimdhenie serioze."


Linja e ashper e Teodosic eshte kundershtuar shume nga fakulteti, por ai vazhdon te qendroje me paturpesi - pavaresisht se ka humbur rreth 50 procese gjyqesore te ngritura nga stafi i larguar pa te drejte.


Kjo strategji nuk ka pasur kaq sukses ne fakultetin e Filologjise te Universitetit te Beogradit. Aty, dekani i emeruar nga qeveria, Radmilo Marojevic u largua pas gjashte muaj protestash nga studentet dhe lektoret pavaresisht nga perpjekjet e tij per te pushuar stafin dhe per te shkrire departamente.


Marojevic ndersa mbyllte departamente hapte te rinj - perfshire edhe nje departament te studimeve Sanskritishte - megjithese askush ne Serbi nuk ishte ne gjendje te jepte leksione per to. Kjo gje shkaktoi reagimin e studenteve dhe te profesoreve. Marojevic u inkurajua te jepte doreheqjen dhe te pranonte nje pune ne Rusi, dhe me popullori Rade Bozovic, i cili anulloi te gjitha vendimet e tij, e zevendesoi ate.


Fakulteti i Drejtesise eshte konsideruar si nje pengese vecanerisht e forte per regjimin. Miloshevic dergoi ketu zevendesin e tij, udheheqesin radikal nacionalist te partise Radikale Serbe Vojislav Seselj si president te Bordit Drejtues te Fakultetit te Drejtesise. Ai gjithashtu emeroi Oliver Antic si dekan te ri.


Antic detyroi ekspertin e njohur te se drejtes nderkombetare Vojin Dimitrijevic te jepte doreheqjen pasi pushoi nga puna disa nga ekspertet ligjore me te njohur ne Serbi: Vladimir Vodinelic, Drago Hiber, Vesna Rakic-Vodinelic dhe vuri ne qender te shenjestres disidentin e njohur te kohes se Josip Broz Tito, Profesor Kosta Cavoski.


Regjimi e ka patur me te lehte punen ne Fakultetin e Ekonomise dhe ne Fakultetin e Shkencave Politike, ku mbeshtetja per regjimin e Miloshevicit ka qene me e forte edhe me pare. Edhe aty disa anetare te stafit refuzuan te nenshkruanin kontratat e reja drakoniane, por dekani i fakultetit te ekonomise, Vlajko Petkovic, i dha ton fushates duke pushuar nga puna "te huajt" Refik Secibovic, nje Musliman, dhe Andrija Anandarenko, nje Kroat.


Thuhet se eshte pergatitur edhe lajmerimi per pushimin nga puna te Mladjan Dinkic, nje nga anetaret e Grupit te 17 ekonomisteve te pavarur te cilet kane propozuar nje rrugedalje nga kriza politike ne rast se Miloshevic largohet nga pushtetit.


Dekani i Fakultetit te Shkencave Politike, Vladimir Stambuk, nje koleg i partise se gruas se Miloshevicit, Mirjana Markovic, po e spastron fakultetin nga "te pabesuarit". "Standartet e universitetit po shkaterrohen, dhe po zevendesohen me standarte te diktatures se hapur," thote profesor Milan Podunavac.


Por pavaresisht nga ky skenar i erret, Podunevac sheh disa shenja rezistence. Vetem 3,000 studente kane protestuar ne Beograd te Enjten, megjithese shume te tjere pritet te demonstrojne ne te ardhmen, thone udheheqesit studentore. "Universiteti per momentin nuk po luan rolin qe duhet," thote Podunavac, "por, ai do ta luaje ate ne ndryshimet e se ardhmes, qe po duken se jane te paevitueshme."


Milenko Vasovic eshte nje bashkepunetor i rregullt i IWPR nga Beogradi.


Frontline Updates
Support local journalists