REFORMA POLICORE NE RUMANI
Forca e policise e perfolur per perdorim dhune dhe korrupsion ka marre nje shume disa milioneshe per te reformuar rradhet e saj.
REFORMA POLICORE NE RUMANI
Forca e policise e perfolur per perdorim dhune dhe korrupsion ka marre nje shume disa milioneshe per te reformuar rradhet e saj.
Forca policore ne Maqedoni po i nenshtrohet nje transformimi radikal ne nje perpjekje per te hedhur poshte akuzat per brutalitet dhe korrupsion, te cilat ende rendojne mbi te edhe 12 vjet pas rrezimit te komunizmit.
Nje program gjashte vjecar, prej 120 milion dollare Amerikan eshte pergatitur per te vendosur policine brenda standarteve Europiane.
Sipas legjislacionit te ri, i cili ka hyre ne fuqi me 24 Gusht pas nje debate parlamentar qe ka zgjatur disa muaj, pushteti i policise do te ulet ndjeshem dhe do te behen perpjekje per ti afruar me teper oficeret e policise me publikun.
Policet nuk do te lejohen te shkaktojne demtime fizike apo mendore ndaj nje personi ndersa perpiqen te marrin informacione apo ndonje deklarim prej tij, as ta denojne ate, ta kercenojne apo te perdorin presion ndaj nje personi te dyshuar per kryerjen e ndonje krimi.
Pjesa me e madhe e fondeve do te perdoret per blerjen e pajisjeve te reja, si makina dhe mjete telekomunikimi, dhe stervitjen e policeve. Oficeret do te pajisen gjithashtu me nje uniforme te re, megjithese shume prej tyre nuk do ti marrin dot uniformat e reja deri vitin e ardheshem, per shkak te burimeve te pamjaftueshme buxhetore.
Zyrtaret thone se ky plan per transformimin e policise eshte pergatitur me qellim "qe ta sjelle policing me prane komunitetit dhe ta beje ate te punoje per shoqerine".
Aktiviste te te drejtave te njeriut, te cilet kane theksuar prej kohesh shkeljet e bera nga policia, duhet ta mirepresin nje gje te tille. "Brutaliteti i policise eshte inkurajuar nga mungesa e nje ligji te vecante per parandalimin e saj," thote Manuela Stefanescu, bashke presidente e Shoqates per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut ne Rumani - Komiteti i Helsinkit, APADOR-CH.
"Cdo person mund te merret ne nje rajon policie nese oficeret dyshojne se ai do te kryeje nje krim - edhe ndonje shkelje te vogel - apo nese ai nuk ka me vete dokumenta identifikimi. Ne keto raste ndodhin edhe shkeljet me te medha te te drejtave te njeriut.
Ne tete rastet e hetuara nga APADOR-CH vitin e kaluar, pese prej tyre kane qene shkelje te renda te policise. Kater ankesa te ngjashme i jane paraqitur organizates gjate gjashte muajve te pare te ketij viti.
Gjate periudhes se komunizmit, Milicia - sic quhej departamenti i policise perpara vitit 1989 - eshte perdorur si mjeti kryesor i shtypjes politike. Gjate 12 vjeteve te fundit, publiku Rumun ka qene i shqetesuar nga niveli i korrupsionit dhe mungesa e profesionalizmit ne rradhet e strukturave te policise.
"Policet Rumune vazhdojne te sillen ne menyre abuzive," thuhej ne nje pjese te raportit te Amnesty International te vitit 2001 per Rumanine. "Te pakten dy njerez kane vdekur ndersa kane qene te ndaluar nga policia, sic duket si pasoje e torturave apo keqtrajtimeve. Policia shpesh merr njerez ne pyetje pa pranine e avokateve te tyre mbrojtes.
"Edhe minorene jane marre ne pyetje pa pranine e prinderve te tyre apo te nje perfaqesuesi te nje autoriteti pergjegjes per mireqenien e femijeve. Pjesa me e madhe e atyre te cilet kane deklaruar se jane keq trajtuar nuk jane lejuar te kontaktojne me familjet e tyre dhe u eshte mohuar trajtimi mjeksor gjate kohes qe kane qene te ndaluar".
Policia vendase ka premtuar te hetoje mbi keto incidente. "Nese akuzat dalin te verteta, do te merren masat e nevojeshme," ka thene sekretari i shtetit ne ministrine e brendeshme Nicolae Berechet ne muajin Qershor. Por deri me tani nuk eshte njoftuar per asnje mase.
Komentatore te ndryshem kane paraqitur pikpamje te ndryshme rreth kesaj reforme te nisur, duke pranuar se ato jane te thella por duke ngritur pikpyetje mbi qendrimet qe ekzistojne ne rradhet e policise ndaj ketyre ndryshimeve.
"Autoritetet thone se keto masa do ti afrojne oficeret me popullin," thote gazetari Petru Calapodescu. "Por ndryshimi i vertete do te arrihet kur forca e policise te ndryshoje mentalitetin e saj - dhe kjo do te kerkoje nje kohe te gjate".
Daniela Tuchel eshte nje gazetare e gazetes se perditeshme Libertatea te Bukureshtit.