Rindertimi i Fehradija
Xhamia Fehradija e njohur e Banja Luka e ndertuar ne shekullin e 16-te u shkaterrua ne 1993 dhe te gjitha mbeturinat u hodhen. Tani ajo mund te rindertohet pavaresisht kryetarit te bashkise te linjes se ashper.
Rindertimi i Fehradija
Xhamia Fehradija e njohur e Banja Luka e ndertuar ne shekullin e 16-te u shkaterrua ne 1993 dhe te gjitha mbeturinat u hodhen. Tani ajo mund te rindertohet pavaresisht kryetarit te bashkise te linjes se ashper.
Pas me teper se gjashte vjetesh nga hedhja ne ere e xhamise Fehradija ne Banja Luka dhe shperndarja e mbeturinave te saj, vendi ku ajo ngrihej mbetet bosh. Por rindertimi mund te filloje se shpejti.
Ndersa komuniteti i mbetur Musliman ne qytet do te deshironte te ndertonte xhamine e shekullit te 16-te, kryetari i bashkise se Banja Luka, Djordje Umicevic, nuk ka pranuar te jape lejen. Ai thote se rindertimi i Fehradija do te thoshte "nje peshe teper e rende per Marreveshjen e Paqes se Dayton."
Ne nje deklarate te leshuar me 1 Tetor, kryetari i bashkise ka shpjegur se "xhamia Ferhadija nuk eshte nje monument kombetar i ndonje nga tre kombet e Bosnjes, por nje monument i pushtuesve Turq te cilet i kane trajtuar banoret vendas te ketij rajoni ne menyre me mizore se fashistet." Megjithate mbetet e paqarte nese keto deklarata te ashpra mund ta ngadalesojne procesin, apo vetem sa do te cojne ne aneksimin e Umicevic ne menyre qe te mos mundet me te pengoje ndertimin e xhamise.
Nderkohe, Mustafa Ceric, kryetari i komunitetit Musliman te Bosnjes, ka thene se ai mendon se shume shpejt edhe Serbet do ta kuptojne se eshte ne interes te tyre te rindertojne objektet e regjistruara dhe nen kujdesin e UNESCO-s. Ai bile pret qe edhe ortodokset Serb te perfshihen ne te.
Punimet per ndertimin e xhamise Fehradija kane filluar ne 1576 nen instruksionet e Sandzak Beg Ferhat-Pasha Sokolovic. Ne vitet e komunizmit, ajo eshte konsideruar nje nga monumentet kombetare te Jugosllavise dhe arkitektura e saj eshte admiruar nga njerez te te gjitha origjinave etnike. Megjithate, ajo eshte hedhur ne ere me dinamit ne 6 Maj 1993.
Pervec Ferhadija, 14 xhamite e tjera te Banja Lukas jane shkaterruar ne te njejten menyre ndermjet Prillit dhe Tetorit 1993, dhe te gjitha rrenojat jane larguar nga vendi. Rreth 4,000 Muslimanet qe mbeten ne Banja Luka sot perdorin zyrat e komunitetit Musliman, te cilat jane prane vendit ku ngrihej Ferhadija, per sherbimet fetare.
Komisioni i Bosnjes per Mbrojtjen e Monumenteve Kombetare, nje agjensi e krijuar nen Marreveshjen e Paqes se Dayton, shtoi Ferhadijan ne listen e monumenteve kombetare ne mes te vitit te kaluar. Komisioni gjithashtu i ka thene autoriteteve te Banja Luka te mbrojne vendin ku ngrihet ajo-megjithese ajo eshte vetem nje pirg guresh dhe pislleku.
Ne fillim te vitit 1996 komuniteti Islamik i Bosnjes ka bere nje ankim formal prane Komisionit te te Drejtave te Njeriut ne te cilin ata akuzojne autoritetet e Republika Srpska se nuk lejojne Muslimanet te praktikojne fene e tyre sipas Konventes Europiane per te drejtat e njeriut.
Ne vijim te kesaj ankese, Republika Srpska eshte urdheruar te "mundesoje menjehere Muslimanet ne Banja Luka te shprehin lirisht fene e tyre ne vendet e mepareshme, per te siguruar vende te perkoheshme per lutje nga Muslimanet deri sa te ndertohen xhamite, dhe te mos shkaterrohen mbetjet e xhamive te shkaterruara." Ky urdher eshte injoruar krejtesisht.
Vetem nje vit me pare, autoritetet e Banja Luka nderhyne per te ndaluar varrimin e myftiut te qytetit ne nje vend prane xhamise se shkaterruar Ferhadija. Mbeshtetes te partise se kryetarit te bashkise Umicevic, Partise Serbe per Krajina dhe Posavina, u mblodhen duke mos lejuar zhvillimin e funeralit te myftiut.
Si rezultat, Komisioni i te Drejtave te Njeriut ka arritur ne perfundimin ne Qershor te ketij viti se anetaret e komunitetit islamik te Bosnjes "jane diskriminuar, duke mos qene ne gjendje te gezojne te drejten e tyre per liri te besimit dhe te zbatimit te tij." Komisioni ka urdheruar Republika Srpska "per te leshuar urgjentisht nje license komunitetit Islamik per rindertimin e shtate xhamive te shkaterruara pikerisht ne vendet e tyre te vjetra." Umicevic ka bere publike deklaraten e tij te rradhes pikerisht kur qeveria e Republika Srpska, e kryesuar nga Kryeministri Milorad Dodik, mendohej se do ti pergjigjej Komisionit te te Drejtave te njeriut me nje shpjegim mbi menyren se si ajo kishte nder mend te zbatonte keto urdhera.
Analistet politik ne Banja Luka e interpretojne shperthimin e Umicevic si nje levizje te kalkuluar per te minuar Dodik dhe qeverine e tij. Ministria e Planifikimit te Qyteteve do te detyrohet ndoshta ti leshoje komunitetit Islamik aprovimet e kerkuara dhe Umicevic dhe nacionaliste te tjere do te kene mundesine te akuzojne Dodik se po tradheton interesat Serbe.
Branko Peric eshte redaktor i Rrjetit Alternativ te Informimit ne Banja Luka.