RRUGA E VËSHTIRË DREJT ANËTARËSIMIT

Vendet e ballkanit perëndimor të cilat po trokasin në dyert e BE-së duhet të tejkalojnë shumë probleme përpara se të ftohen për t'u anëtarësuar.

RRUGA E VËSHTIRË DREJT ANËTARËSIMIT

Vendet e ballkanit perëndimor të cilat po trokasin në dyert e BE-së duhet të tejkalojnë shumë probleme përpara se të ftohen për t'u anëtarësuar.

Monday, 21 February, 2005

Anëtarësimi i dhjetë vendeve të reja në Bashkimin Evropian më 1 maj të këtij viti, dhe Rumania e Bullgaria të cilat priten të pasojnë në vitin 2007, po vendosin në qendër të vëmendjes vendet e tjera tëq cilat dëshirojnë të anëtarësohen në BE.


Chris Patten, Komisioneri i BE për Marrëdhëniet me Jashtë, ka thënë në maj të vitit të kaluar se harta e BE-së nuk do të jetë e plotë deri sa të përfshihen edhe vednet e ballkanit perëndimor, një mendim i përforcuar edhe në takimin e BE-së në Selanik një muaj më pas.


Por ndërsa është bërë e qartë se politika e BE-së është të mbështesë vendet e ballkanit perëndimor në "përgatitjet e tyre për integrimin e ardhëshëm në strukturat europiane dhe anëtarësimin e tyre," rezultati pozitiv i këtyre përpjekjeve nuk është krejtësisht i sigurtë.


Të gjitha vendet e ballkanit kanë pengesa të mëdha në rrugën e tyre për anëtarësim në BE. Luftërat në ish Jugosllavi gjatë viteve nëntëdhjetë kanë bërë që të gjitha ish republikat, me përjashtim të Sllovenisë të konsiderohen si nxitëse të një nacionalizmi agresiv i cili ushqen konfliktet dhe mungesën e stabilitetit. E kaluara ekonomike dhe politike e atyre luftërave ndjehet ende në rajon.


Kroacia është vendi më ambicjoz nga vendet kandidate, me një qeveri optimiste e cila shpreson ti bashkohet Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007. Kroacia është edhe vendi i parë i cili ka paraqitur një kërkesë zyrtare për anëtarësim në muajin shkurt të vitit të kaluar.


Pasi Komisioni Evropian ka publikuar një raport pozitiv më parë këtë muaj, Kroacia këtë javë ka siguruar një dritë jeshile, të njohur si "njoftimi", nga Brukseli, i cili praktikisht ka hapur rrugën për bisedimet zyrtare për anëtarësimin.


Më herët, përpjekja e vendit për pranim në BE është penguar nga cështja e krimeve të luftës. Komuniteti ndërkombëtar e kishte bërë të qartë se nëse nuk dorëzohen të gjithë të dyshuarit për krime lufte në gjykatën e Hagës, Kroacia kishte pak shpresa për anëtarësim në BE.


Britania e Madhe dhe Hollanda kanë bllokuar për një kohë të gjatë ratifikimin e Marrëveshjes së Asocimit dhe Stabilizimit, të cilën Kroacia e ka nënshkruar në vitn 2001, deri sa i dyshuri kryesor për krime lufte, gjenerali Ante Gotovia, të dorëzohet në gjykatën e Hagës.


Ajo që e bën Kroacinë ndryshe nga disa vende të tjera të rajonit është se në Kroaci ekziston një mendim i përgjithëshëm se vendi duhet të përmbushë standartet e BE-së. Suzana Jasiq, drejtuese e Gong, një OJQ e cila punon në fushën e demokracisë dhe qytetarisë, është e bindur se kroatët dëshirojnë të jetojnë në një demokraci dhe janë të gatshëm të ndryshojnë.


Maqedonia, ashtu si Kroacia ka punuar shumë në frontin diplomatik dhe ka paraqitur kërkesën për anëtarësim më 22 mars të këtij viti, një hap tepër i madh për një vend i cili pothuajse u shpërbë për shkak të luftës civile në vitin 2001, kur NATO u desh të ndërhynte për të ndalur konfliktin ndërmjet pakicës etnike shqiptare më e madhja në vend dhe ushtrisë. Anketimi më i fundit ka treguar se mbështetja publike për anëtarësimin në BE është e madhe, rreth 87 përqind e të pyeturve. Në ndryshim nga Kroacia, vendi nuk ka probleme të pazgjidhura me gjykatën.


Sfida më e madhe për qeverinë e Shkupit do të jetë ekonomia dhe pak njerëz mendojnë se kjo mund të zgjidhet shpejtë. Sic ka paralajmëruar edhe kryeministri Branko Crvenkovski kur ka paraqitur kërkesën, vendi ende përballet me "një rrugë të vështirë dhe të gjatë" përpara anëtarësimit, "por ne e dimë se nuk ka alternativë tjetër përvec kësaj rruge".


Serbia e Mali i Zi dhe Bosnje Herzegovina kanë një detyrë më të vështirë. Jo vetëm që në këto vende ekziston një nivel më i lartë pakënaqësie ndaj BE-së, por të dyja vendet kanë probleme të mëdha politike dhe strukturore të cilat përbëjnë pengesa serioze për arritjen e reformave të nevojëshme përpara nisjes së bisedimeve për marrëveshjen asocimit.


Kur kryeministri i Serbisë, Vojislav Koshtunica ka deklaruar së fundi se marrëdhëniet me gjykatën e Hagës nuk janë prioritet, ai ka shkaktuar dyshime edhe rreth vendosmërisë së Serbisë për tu anëtarësuar në BE. Ndërsa në Kroaci dhe Maqedoni të dyja qeveritë dhe elektorati janë të vendosura për të përmirësuar imazhin e tyre ndërkombëtar, Beogradi duket më pak i gatshëm për të hequr dorë nga ideologjia nacionaliste izolacioniste.


Edhe problemet kushtetuese janë serioze. Serbia mbetet e lidhur me Malin e Zi në një marrëveshje jo të qëndrueshme të njohur si Bashkim i Shtetit. Në të njëjtën kohë, pasiguria në lidhje me statusin përfundimtar të Kosovës - e cila është ende zyrtarisht pjesë e Serbisë por praktikisht një protektorat ndërkombëtar - ka mundësi të pengojnë cdo progres të mëtejshëm drejt nënshkrimit të një marrëveshjej asocimi në të ardhmen e afërt.


Megjithëse ekziston më tepër vullnet politik për të vendosur lidhje të ngushta me BE në Bosnje dhe Herzegovinë, ku zyrtarët optimistë po përmendin vitin 2009 si një datë të mundëshme për pranim, një anketim i kohëve të fundit ka treguar se anëtarësimi nuk është prioritet për asnjë nga tre grupet kryesore etnike në vend.


Ashtu si edhe në rastin e Serbisë, shumë vëzhgues e shohin strukturën e komplikuar kushtetuese të vendit, e cila bën ndarjen e kompetencave ndërmjet dy entiteteve praktikisht të pavarura, si një faktor i cili do të vështirësojë zbatimin e reformave të nevojëshme. Studimi i leverdisshmërisë i ndërmarrë nga BE kohët e fundit ka caktuar 16 fusha të cilat duhet të reformohen përpara se të mund të nënshkruhet një marrëveshje asocimi.


Teorikisht, zgjerimi i BE-së do të sjellë përfitime për vendet anëtare dhe ato kandidate. Procesi i integrimit politik dhe ekonomik ka ndihmuar tanimë popujt e vendeve të BE-së të arrijnë disa prej standarteve më të larta të jetesës në botë.


Por vendet e ballkanit duhet të kuptojnë që zgjerimi i ardhëshëm i BE nuk do tu jepet atyre në një pjatë të argjendtë. Cmimi i anëtarësimit duhet të fitohet. Është e qartë se vendet e përfshira në fazën e ardhëshme të zgjerimit do të duhet të punojnë shumë për të bindur BE-në se zgjerimi i kufinjve të saj në drejtim të juglindjes përbën një investim të mirë për të ardhmen e evropës.


Milena Borden është një komentatore për cështjet ballkanike.


Frontline Updates
Support local journalists