RUMANI: 'LYPESIT DHE HAJDUTET' DEMTOJNE ENDERREN PER ANETARESIM NE BE

Emigrantet e paligjshem po rrezikojne perpjekjet e Rumanise per integrim ne Europe.

RUMANI: 'LYPESIT DHE HAJDUTET' DEMTOJNE ENDERREN PER ANETARESIM NE BE

Emigrantet e paligjshem po rrezikojne perpjekjet e Rumanise per integrim ne Europe.

Emigrantet e paligjshem kane demtuar enderren e Rumanise per anetaresim ne Bashkimin Europian ne pese vjetet e ardheshem.


Vendi eshte njoftuar zyrtarisht se fundi se ai nuk ka arritur te permbushe standartet e kerkuara per anetaresim, dhe nuk do te jete pjese e vales se pare te vendeve te Europes Qendrore per anetaresim ne bashkim ne vitin 2007.


Nje fluks lypesish dhe hajdutesh Rumune - shume prej tyre anetare te komunitetit Rom ne Rumani - ne vendet e Europes jane permendur si nje prej aresyeve.


Ndersa qeveria ka minimizuar rendesine e ketij lajmi, kryeministri Adrian Nastase ka pranuar se "nje numer i vogel njerezish kane paraqitur nje imazh te keq" per vendin.


Autoritetet e Bukureshtit jane kritikuar ashper nga media nderkombetare se nuk kane arritur te parandalojne valen e emigracionit klandestin. Gazeta e perditeshme Franceze Le Monde ka thene se paaftesia e Rumanise per te kontrolluar kete problem e ka bere ate vendin "me te dobet" kandidat per anetaresim ne BE.


Kaq shume lypesa dhe hajdute Rumune kane shkuar ne France saqe ministri i brendeshem Francez Nicolas Sarkozy eshte detyruar te shkoje ne nje udhetim te vecante ne Rumani per te diskutuar per kete ceshtje.


Te dy vendet kane nenshkruar nje marreveshje ne fund te muajit gusht e cila lejon qe cdo qytetar Rumun i arrestuar per krime te ndryshme ne France te ekstradohet, dhe pronat e tyre te konfiskohen sapo te kthehen ne vend.


"Ne e kuptojme qe Rumania eshte e shqetesuar per imazhin e saj, i cili nuk duhet te prishet nga veprimet e nje numri te vogel njerezish," ka thene Sarkozy ne lidhje me Romet.


Ne Shtator, Bukureshti eshte sikletosur edhe me tej pas nje njoftimi se mbi 400 rome Rumun jane zbuluar ne Zvicren perendimore.


Romet, te cilet kane thene se kishin paguar deri ne 500 dollare secili per te udhetuar nepermjet Frances me kamione, jan strehuar ne nje qender refugjatesh deri sa ministria e jashteme Rumune ka derguar njerez te cilet kane organizuar rikthimin e tyre ne vend.


Te gjendur perballe denimit nderkombetar, autoritetet e Bukureshtit tani kane vendosur ligje me te forta me qellim pakesimin e emigracionit te paligjshem per ne vendet anetare te BE. Kohet e fundit eshte njoftuar se cdo qytetar Rumun i akuzuar per krime si lypje apo qendrim neper rruge pa pasur nje strehim mund te rrezikoje ti konfiskohet pasaporta.


Komuniteti Rom ne Rumani, i cili perben 1.8 perqind te popullsise, fajesohet shpesh per emigracionin ilegal por perfaqesues te ketij komuniteti mendojne se keto akuza jane te pabazuara.


Drejtuesi i Romeve, Florin Cioaba ka thene per IWPR se rreth 90 perqind e Romeve te cilet ndalohen ne kufi i permbushin kushtet e nevojeshme per te udhetuar jashte vendit.


Deputeti Nicolae Paun, i cili perfaqeson komunitetin Rumun ne parlament, ka denoncuar debimin e azil kerkuesve nga Franca dhe e ka pershkruar pergjigjen e Parisit si "te ekzagjeruar".


Por nje deputet tjeter, Madalin Voicu, ish drejtues i partise se Romeve etnik Partida Romilor, ka thene per IWPR se "Ne mbeshtesim rikthimin e menjehershem te te gjithe lypsave dhe krimineleve te cilet demtojne imazhin e Rumanise jashte vendit, pavaresisht perkatesise etnike".


Ky problem eshte renduar me teper nga agjensite e rreme te turizmit, te cilat shpesh ndihmojne emigrantet te kalojne kufirin ilegalisht.


Ne fund te Shtatorit, pronari i nje agjensie ne Bistrita eshte arrestuar se bashku me dy bashkepunetore me akuzen se kane organizuar nje rrjet ilegal emigracioni nderkombetar me qellim dergimin e Rumuneve ne Spanje.


Emigracioni eshte bere nje ceshtje e diskutueshme ne Janar, kur Rumania ka qene vendi i fundit i 12 vendeve kandidate per anetaresim ndaj te cilit jane hequr vizat.


Qe prej asaj kohe, Britania dhe Finlanda jane perballur me nje vale emigrantesh ilegal nga Rumania. "Ne javet e para te Janarit te ketij viti, autoritetet Finlandeze kane marre disa qindra kerkesa per azil," ka thene zevendes ministri i brendeshem Alexandru Farcas per IWPR. "Kjo ka ardhur si nje surprize, sepse gjate gjithe viteve Nentedhjete jane paraqitur vetem 37 kerkesa te tilla nga qytetare Rumun".


Komisioni Europian qe prej asaj kohe ka firmosur tre kontrata te reja me vlere tete milion euro per te ndihmuar departamentin e doganave per permiresimin e administrates se tij.


Zyrtare te qeverise thone se rreth 220,000 Rumune jane ndaluar ndersa perpiqeshin te largoheshin ilegalisht nga vendi gjate gjashte muajve te para te vitit 2002. megjithate, varferia dhe papunesia po detyrojne gjithnje e me teper njerez te largohen ne perpjekje per te gjetur nje jete me te mire jashte vendit.


"Nese Rumania nuk ndermerr veprime te metejeshme, ajo rrezikon qe te rivendoset regjimi i vjeter i vizave perseri ne fund te vitit," paralajmeron gazetari Cornel Nistorescu. "Kjo do te ishte nje goditje e rende per qeverine e kryeministrit Nastase, si edhe per popullin Rumun".


Daniela Tuchel eshte nje gazetare e se perditeshmes Libertatea me qender ne Bukuresht.


Frontline Updates
Support local journalists