RUMANI: PARAGJYKIMET NDAJ FËMIJËVE ME AIDS
Paragjykimet detyrojnë viktimat e reja të virusit të jetojnë jetëra të izoluara
RUMANI: PARAGJYKIMET NDAJ FËMIJËVE ME AIDS
Paragjykimet detyrojnë viktimat e reja të virusit të jetojnë jetëra të izoluara
Jeta në Rumani për shumë fëmijë është mjaft e vështirë, posaçërisht për të varfurit, por për fëmijët e infektuar me HIV kjo është mallkim i dyfishtë.
Rumania ka më shumë fëmijë me HIV apo AIDS se kudo në Evropë, por shumica në vend mendojnë se njerëzit me virus duhet të izolohen në spitale dhe mos të përzihen me popullatën e shëndoshë.
Laura zbuloj papritmas para tri vitesh se ajo ishte e infektuar me HIV. “Isha duke u grindur me nënën time dhe atëherë ajo papritmas më tregoj,” ajo tha.
“Isha e shokuar, qajta me ditë, dhe vetëm me ndihmën e doktorit tejkalova krizën.
“Por ende druaj t’i tregoj shokëve të klasës, sepse frikësohem se do të izolohem, apo edhe detyrohem të ndaloj studimet.”
Frika e Laruës është e kuptueshme. Madje edhe familjet dhe shokët e viktimave tentojnë t’i izolojnë ata. Sondazhet gjithashtu zbulojnë se publiku mendon se është detyrë e shtetit, e jo e familjeve, që të përkudjesen për të sëmurët.
Tentimet e autoriteteve rumune dhe ekspertëve mjekësor për të edukuar publikun rreth AIDS kryesisht kanë dështuar, dhe më pak se 60 përqind e fëmijëve të infektuar me HIV ndjekin shkollat publike në Rumani, pohoj UNICEF vitin e kaluar.
Shumë prej atyre të cilët ndjekin shkollat shtetërore mund të bëjnë këtë derisa mbajnë të fshehtë sëmundjen e tyre, theksoj institucioni i KB-së.
Përkundër fushatave për vetëdijësim të publikut, shumë rumnunë nuk kanë dijeni se si përcillet ky viurs dhe janë aq dobët të informuar sa ata i shmangen çdo kontakt fizik me viktimat.
“Kam pasur probleme me dhëmbë por asnjë nga dentistët të cilët i kontaktova nuk dëshironin të më shiqonin,” tha Dumitru, 17 vjeçar me HIV. “Ata janë të tmerruar se mund të marrin sëmundjen.”
Mediat rumune kanë treguar raste edhe më ekstreme të histerisë së AIDS ndër zyrtarët publik.
Në një shkollë fillore në Constanta, 200 kilometra në lindje të Bukureshtit, mediat raportuan se mësuesit refuzonin të preknin objektet me të cilat fëmijët me HIV kishin qenë në kontakt.
Edhe personat në krye të mbikqyrjes së këtyre fëmijëve shpesh nuk janë të informuar mirë rreth sëmundjës dhe kanë shumë paragjykime.
“Shumë njerëz e kanë vështirë të kuptojnë se fëmijët me HIV kanë ndjenja normale dhe nevoja psiqike,” tha Venera Botescu, zyrtare nga Constana e cila punon me World Vision, organizatë zhvillimore ndërkombëtare.
“Paragjykimet janë të shumta, dhe ato shpesh burojnë nga mungesa e informatave minimale.
“Njerëzit duhet të jenë më të përgjegjshëm. Vetëm disa prindër të fëmijëve më HIV janë mjaft kurioz të dijnë më sHumë për sëmundjen apo inkuadrohen në luftimin e kësaj sëmundje.”
Statistikat zyrtare tregojnë se numri i fëmijëve të infektuar me HIV është në rritje. Instituti i Sëmundjeve Infektive Dr. Matei Bals në Bukuresh vlerësoj vitin e kaluar se më shumë se 11,500 fëmijë tani janë të infektuar me HIV apo jetojnë me AIDS, krahasuar me 11,000 persona në fund të vitit 2003.
Disa specialistë pohojnë se kjo është vetëm maja e akullnajës, pasi shumë të infektuar nuk paraqiten për trajtim dhe nuk përfaqësohen në statistika.
“Ne duhet të pranojmë se numri i vërtetë është dhjetë herë më i lartë se numri i analizave zyrtare,” tha Rodica Matusa, doktoreshë nga Hope, organizatë humanitare nga Rumania.
Megjithate, qeveria insiston se Rumania po bëhet model se si qeveria, në bashkëpunim me kompanitë e barnave dhe agjensitë ndërkombëtare, mund të vendosin AIDS nën kontroll, kryesisht duke u siguruar që barnat e nevojshme janë në dispozicion.
Shumë ekspertë të shëndetësisë thonë se e vërteta është më pak impresionuese pasi trajtimi mbetet i shtrenjtë dhe shumë të sëmurë nuk hyjnë në trajtim. Spitalet shpesh kanë mungesë të barnave, duke lënë pacientët me pauza në mes të dozave që inkurajon trupin e tyre të zhvillojnë rezistëncë ndaj trajtimit.
Për të përkeqësuar gjërat, ekspertët e shëndetësisë druajnë se një valë e dytë e AIDS dhe HIV mund të godasë Rumaninë kur fëmijët e infektuar gjatë lindjes në fund të viteve të tetëdhjeta janë mjaft të pjekur për të hyrë në marrëdhënie seksuale dhe përcjellin sëmundjen.
Heroina e lirë e cila gjithashtu ka vërshuar kohëve të fundit Bukureshtin është faktor tjetër i cili kontribon në përhapjen e sëmundjes, pasi shumë përdorës ndajnë gjilpërat dhe kështu përhapin sëmundjen pa kontakt seksual.
E gjithë kjo, ekspertët thonë, bënë që edukimi rreth AIDS të jetë më i rëndëisishëm se kurrë.
“Njerëzit duhet të kuptojnë se HIV është infekcion si shumë të tjerë dhe nuk duhet të paraqet një stigmatizim, sikurse ata zakonisht mendojne,” tha Cornelia Constantin, nga Fondacioni CHI-RO, e cila mirret me çështjet e AIDS tek fëmijët.
Traian George Horia është korrespodent me gazetën ditore Cotidianul në Bukuresht.