RUMANIA KRITIKOHET PER BRUTALITETIN NE BURGJE

Nje vendim i rende i Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut ka vendosur ne qender te vemendjes reformen e sistemit juridik ne vend.

RUMANIA KRITIKOHET PER BRUTALITETIN NE BURGJE

Nje vendim i rende i Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut ka vendosur ne qender te vemendjes reformen e sistemit juridik ne vend.

Tuesday, 6 September, 2005

Bukureshti eshte urdheruar te paguaje 46,000 euro kompensim nje avokati te burgosur i cili ka vuajtur "nje trajtim cnjerezor dhe degradues" nga ana e autoriteteve.


Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut, ECHR, ne Strasburg ka denuar Rumanine per tortura psikologjike dhe demtime fizike te vuajtura nga Alexandru Pantea ndersa ai ka qene i burgosur gjate viteve 1994-1995, dhe per shkak se shteti nuk ka kryer nje hetim te efektshem ne lidhje me ankesat e tij.


Ky rast ka vendosur perseri ne qender te vemendjes ceshtjen e reformes te sistemit gjyqesor, dhe ka shkaktuar nje debat te ri mbi ceshtjen e reformave te vonuara te sistemit te drejtesise.


Pervec se mund te hape rrugen per nje sere akuzash te ngjashme ndaj autoriteteve nga njerez te tjere te cilet kane pasur te njejtin trajtim, disa analiste mendojne se aplikimi i Rumanise per tu anetaresuar ne Bashkimin e Europes mund te rrezikohet nese sistemi i drejtesise nuk i nenshtrohet nje reformimi te thelle.


Duke iu referuar ketij rasti dhe pasojave te tij, deputeti i opozites Emil Bloc ka thene per IWPR, se "Ky eshte cmimi qe ne duhet te paguajme per vonesat ne reformimin e sistemit te drejtesise," duke shtuar se BE, ne te cilen Rumania shpreson te anetaresohet ne vitin 2007, ka bere thirrje ne menyre te perseritur qe qeveria te adresoje kete ceshtje.


Pantea, nje ish prokuror, eshte arrestuar ne vitin 1994 me akuza per sulme fizike, por eshte liruar nje vit me vone pasi arrestimi i tij eshte konsideruar i "paligjshem". Ai me pas eshte akuzuar se ka shkaktuar demtime fizike, dhe eshte derguar ne gjyq. Ceshtja ende nuk eshte gjykuar.


Pas lirimit te tij, avokati ka nisur nje ankese sipas se ciles arrestimi i tij ka qene i mbushur me parregullsi proceduriale, sepse urdheri i arrestit eshte leshuar nga nje prokuror, dhe jo nje gjykates.


Megjithate, ka qene ekseperienca e tij me autoritetet e burgut e cila eshte denuar me teper nga ECHR. "Tre te burgosur me kane rrahur nje nate deri sa me ra te fiket, dhe asnje nga rojet nuk u afrua per te me ndihmuar," kujton Pantea.


"Kur me ne fund erdhi njeri, ai me vuri prangat dhe me la nen krevat, te mbuluar ne gjak, per gati 48 ore".


Avokati ka thene per median se kur ai me ne fund eshte lejuar te vizitohet nga nje mjek, ai eshte gjykuar si "semure rende" per shkak te plageve te marra, dhe eshte vendosur dergimi i tij ne nje prej spitaleve te kryeqytetit.


Por ne vend qe te transferohej me ambulance, ai eshte detyruar te marre nje tren nga spitali i burgut Jilava ne qytetin verior te Oradeas. "Me jane dashur tre dite dhe tre nete per te kryer udhetimin per te mberritur ne kryeqytet - dhe gjate gjithe rruges humbisja gjak," ka thene Pantea.


"Jo vetem qe nuk me kane dhene ndihme mjeksore gjate udhetimit, por jam detyruar te qendroja ne nje vagon treni te tejmbushur me rreth 200 te burgosur te tjere".


Vendimi i EHCR - i cili eshte njoftuar muajin e kaluar, tete vjet pas paraqitjes se ankeses se pare - ka arritur ne perfundimin se autoritetet kishin shkelur disa nene te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut.


Gjykata ka thene se autoritetet kishin neglizhuar te mbronin Pantean, duke e vendosur ate ne nje qeli me te burgosur te rrezikshem dhe me pas duke e nenshtruar ate nje udhetimit te lodhshem per ne spital, dhe duke mos kryer nje hetim te hollesishem per ankesat e paraqitura prej tij me pas.


ECHR gjithashtu ka thene se urdheri i arrestit ndaj Pantea duhet te ishte leshuar nga nje gjykates, dhe jo nje prokuror, dhe se nuk kishte qene e nevojeshme arrestimi i tij per kater muaj perpara daljes se tij ne gjyq, dhe se i gjithe procesi nuk ishte kryer me shpejtesine e duhur. Gjykata i ka dhene Pantea te drejten per nje demshperbim prej 40,000 euro dhe 6,000 per koston e shpenzimeve te kryera prej tij.


Pas gjykimit, disa te burgosur jane ankuar se edhe ata jane arrestuar me urdhera arresti te leshuar nga prokurore dhe jo nga gjykates, dhe per kete qellim ata duhet te lirohen dhe te kene te drejten per kompensim.


Ne nje perpjekje per te kufizuar demet, drejtuesi i sherbimit te prokurorise se Rumanise tani insiston se nje gjykates ka aprovuar te gjitha arrestimet e urdheruara nga nje prokuror brenda tre diteve.


Megjithate, kjo mund te mos mjaftoje per te kenaqur kritiket te cilet thone se nevojiten reforma te thella per te shmangur shkeljet dhe padite te cilat i pasojne ato.


Ndersa kryeministri Adrian Nastase ka kerkuar falje publike Panteas per vuajtjet qe ai ka kaluar gjate periudhes se arrestimit, autoritetet duket se po vonojne marrjen e vendimeve per reformimin e sistemit te drejtesise. Ende nuk ka pasur nje njoftim zyrtar ne lidhje me reformen dhe se kur do te nise ajo.


ECHR momentalisht po studjon mbi 170 raste te cilat kane te bejne me shkeljen e te drejtave te njeriut ne Rumani si edhe me kthimin e pronave te sekuestruara gjate periudhes se komunizmit. Disa organizata nderkombetare kane kritikuar kohet e fundit sistemin e drejtesise se Rumanise.


Raporti i Amnesty International per vitin 2003, theksonte se numri i njerezve te cilet thone se jane rrahur gjate kohes qe kane qene te ndaluar nga policia eshte shtuar, dhe ka pershkruar kushtet e jeteses ne burg si "jo humane dhe degraduese".


Raporti me i fundit i Komitetit te Helsinkit mbi sistemin gjyqesor te vendit tregon se burgjet jane te tejmbushura dhe terheq vemendjen ne lidhje me "gjendjen e keqe" te qelive dhe mungesen e stafit mjeksor ne burgje.


Organizata se fundi ka paralajmeruar se duke vazhduar te shkele legjislacionin Europian, sistemi gjyqesor po e vendos Rumanine ne nje pozicion te veshtire - vecanerisht ne lidhje me integrimin nderkombetar. "Eshte e veshtire te kuptosh se si nje institucion i cili duhet te zbatoje ligjet mund te denoje veprimet e paligjeshme," ka theksuar komiteti.


Daniela Tuchel punon per gazeten Libertatea me qender ne Bukuresht.


Frontline Updates
Support local journalists