SARAJEVO PERBALLE DILEMES SE GJYKATES NDERKOMBETARE

Bosnja e varferuar mund te detyrohet te zgjedhe ndermjet qetesimit te donatorit te saj me te madh dhe shanseve per nje te ardhme te begate ne gjirin e BE-se.

SARAJEVO PERBALLE DILEMES SE GJYKATES NDERKOMBETARE

Bosnja e varferuar mund te detyrohet te zgjedhe ndermjet qetesimit te donatorit te saj me te madh dhe shanseve per nje te ardhme te begate ne gjirin e BE-se.

Wednesday, 11 September, 2002

Bosnja eshte gjendur ne qender te nje mosmarreveshjeje ndermjet Bashkimit Europian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes rreth mbeshtetjes se Gjykates se re Kriminale Nderkombetare, ICC.


SHBA kundershton me force krijimin e nje gjykate e cila mund te kete fuqine te gjykoje ushtare Amerikan dhe ka bere fushate qe vendet e vecanta te nenshkruajne marreveshje dy paleshe me Uashingtonin per dhenien e imunitetit per ushtaret Amerikane.


Neni 98 i Statutit te ICC i miratuar ne Rome, i cili ka hyre ne fuqi me 1 Korrik, 2002, lejon vendet nenshkruese te refuzojne esktradimin e personave te kerkuar ne gjykate nese nje gje e tille do te binte ne kundershtim me detyrimet qe ato kane si rrjedhim i marreveshjeve te mepareshme. Eshte pikerisht ky nen, te cilin po mundohet te shfrytezoje SHBA.


Sarajevo tanime gjendet ne nje pozicion te veshtire sepse Uashingtoni ka derguar nje zyrtar te tij me 19 Gusht i cili i ka kerkuar qeverise nenshkrimin e nje marreveshjeje te tille. Ndersa BE - ne te cilin vendi Ballkanik synon te anetaresohet - eshte ne favor te ICC dhe ka nje qendrim kritik ndaj kerkesave Amerikane, SHBA eshte padyshim donatori me i madh i Bosnjes.


Drejtuesit Boshnjake nuk i jane pergjigjur ende kerkeses se Amerikaneve, duke thene se kjo kerkese ka nevoje per nje studim te gjate. Zivko Radisiq, anetari Serb i presidences tre paleshe te Bosnjes, ka thene per IWPR-ne se "Kjo nuk do te thote qe ne jemi pro ose kunder nje marreveshjeje dy paleshe me qeverine e SHBA-se. Ne kete faze, ne vetem sapo studiojme te gjitha mundesite".


Disa zyrtare Amerikane kane sinjalizuar tashme mundesine e terheqjes se mbeshtetjes ushtarake, politike dhe ekonomike Amerikane per shtetet te cilat nuk pranojne kerkesen e saj per arritjen e marreveshjeve te vecanta.


Megjithate, shume Boshnjake jane kunder kerkeses se Amerikaneve. "Ky eshte nje kercenim i qarte nga Presidenti Bush," ka thene ekonomisti nga Sarajevo, Edin Catiq. "Nese dicka vepron mbi te gjithe boten, ajo duhet te veproje edhe mbi SHBA".


Pavaresisht disa permiresimeve te dukeshme gjate pese vjeteve te kaluara, Bosnja perballet ende me tensionet nder etnike, korrupsionin dhe eshte shume e varur ndaj mbeshtetjes se Perendimit.


Amerika ka luajtur nje rol te madh ne ndermjetesimin e marreveshjes se paqes se Dejtonit e cila i dha fund luftes, ka qene donatorja me e madhe ne forcen e stabilizimit te drejtuar nga NATO, dhe burimi kryesor i donacioneve dhe programeve te rindertimit dhe zhvillimit ekonomik te vendit.


Megjithate, Bosnja vlereson gjithashtu edhe lidhjet e saj me BE dhe mendon se anetaresimi ne te mund te jete e vetmja rruge drejt nje te ardhme te mire.


Disa zyrtare Boshnjak shpresojne se nje traktat i nenshkruar ne vitin 1901 ndermjet qeverise Amerikane dhe Mbreterise se atehershme te Serbise, mund te ndihmoje ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Bosnja ka trasheguar kete marreveshje, e cila flet per ekstradimet ndermjet dy vendeve, pas shperberjes se ish Jugosllavise.


"Ajo marreveshje nuk eshte e vjeter dhe eshte ende ne fuqi," ka thene Dragan Ivanoviq, keshilltar per politiken e jashteme prane presidences se Bosnjes. "Marreveshja e ofruar tani ka te beje me te njejtat ceshtje. Ajo ka te beje me menyren sipas te ciles te fyja vendet mund te ekstradojne qytetaret e tyre ne rast te veprimeve kriminale".


Ivanoviq ka thene se ekspertet ligjore mendojne se marreveshja e vitit 1901 mund te zgjidhe ceshtjen e ekstradimit por vetem nese Amerika dhe Bosnja arrijne nje konsensus mbi interpretimin e saj.


Presidenca e Bosnjes ka thene se marrja e nje vendimi per kete ceshtje do te kerkoje kohe, te pakten deri sa BE te jape nje mendim perfundimtar per kete ceshtje.


Kryetari i presidences, Beriz Belkiq, ka thene se Amerikanet nuk kane vendosur afate kohore, dhe legjislacioni i Bosnjes kerkon qe perpara arritjes se cdo marreveshje nderkombetare duhet qe ajo te studjohet mire.


Ne nje interviste me IWPR-ne, ministri i jashtem i Bosnjes, Zlatko Lagumxhija ka theksuar se, duke lene me nje ane kerkesen e Amerikes, Bosnja do te deshironte qe ICC te fillonte menjehere nga veprimtaria e saj. "Per kete aresye, ne kemi iniciuar marredhenie intensive diplomatike me BE, SHBA dhe OKB. Ne nuk do te lejojme qe Bosnje Herzegovina te shnderrohet ne nje dem anesor," ka thene ai.


Antonio Prlenda eshte nje gazetar dhe analist ushtarak i vendosur ne Sarajevo.


Frontline Updates
Support local journalists