SERBËT TË “CORGANIZUAR” PAS RËNIES SË SREBRENICËS
Mbrojtja në rastin e Blagojeviq shpreson që paraqitja e një pamje konfuzioni do të ndihmojë të pandehurit.
SERBËT TË “CORGANIZUAR” PAS RËNIES SË SREBRENICËS
Mbrojtja në rastin e Blagojeviq shpreson që paraqitja e një pamje konfuzioni do të ndihmojë të pandehurit.
Dëshmitari i parë në pjesën e mbrojtjes në gjyqin ndaj ish oficerit të ushtrisë së serbëve të Bosnjes Vidoje Blagojeviq ka folur këtë javë mbi kaosin dhe corganizimin që ka pasuar rënien e enklavës muslimane të Srebrenicës në vitin 1995.
Mbrojtja po shpreson që dëshmia e tij do të japë besueshmëri argumentave të tyre që konfuzioni dhe corganizimi në rradhët e civilëve dhe strukturave të ushrisë serbe kanë qenë aq të mëdha saqë Blagojeviq nuk mund të jetë përgjegjës për krimet e kryera.
Por përshkrimet shqetësuese të gjendjes së civilëve në Srebrenicë dhe mohimi i dëshmitarit të disa fakteve të dokumentuara mirë në lidhje me këtë rast mund të mos shkojnë në favor të të pandehurit i cili gjatë gjithë kohës ka ndjekur me vëmendje në sallën e gjyqit zhvillimin e procesit.
Vidoje Blagojeviq, 54 vjec, ka qenë në atë kohë komandant i brigadës së Bratunac, ushtarët e së cilës thuhet se kanë marrë pjesë në operacionet për vendosjen nën kontrollin serb të Srebrenicës.
Prokurorët thonë se disa nga ushtarët e tij janë përfshirë më pas në atë që do të ishte krimi më i madh i luftës në Bosnje: ekzekutimi masiv i rreth 7,000 burrave dhe djemve muslimanë në ditët që kanë pasur rënien e enklavës.
Javën e kaluar, gjykatësit kanë shpallur të pafajshëm Blagojeviq për përfshirjen e tij personale në planifikimin, urdhërimin, dhe nxitjen e kryerjen e këtyre krimeve, duke thënë se prokuroria nuk kishte arritur të paraqiste prova të mjaftueshme për të mbështetur akuzën. Prokuroria ka në plan të apelojë këtë vendim.
Gjykatësit, megjithatë, kanë lënë në fuqi akuzat për përgjegjësinë e komandimit për krime të kryera nga trupat nën urdhërat e tij. Blagojeviq është akuzuar gjithashtu edhe për përfshirjen e tij në genocid.
Avokatët e Blagojeviq kanë thënë në gjykatë se këtë javë ata do të përpiqen të provojnë se pavarësisht pozicionit të tij të lartë zyrtarisht në gjirin e ushtrisë së serbëve të Bosnjes, ai “nuk është personi i duhur” për tu akuzuar për krimet në të cilat mund të jenë përfshirë ushtarët nën urdhërat e tij.
Kjo është pikërisht një situatë e cila mund të përshkruhet si të ndodhesh në vendin e gabuar në momentin e gabuar,” ka thënë avokati mbrojtës Michael Karnavas në fjalën e tij të hapjes më 14 prill. “Prokuroria ka nxituar të arrijë në përfundimin se për shkak të pozicionit të tij zyrtar si komandant i brigadës së Bratunac, ai duhet të ketë qenë fajtor”.
I gjatë dhe i dobët me mustaqe të holla, Blagojeviq është dukur i vëmendëshëm ndaj procedurave të seancës. Pesë karroca të vogla të mbushura me dosje të cilat përmbanin provat e paraqitura deri më tani ishin vendosur përpara dhe pas tavolinës së prokurorëve.
Dëshmitari i parë, një mësues shkolle i veshur me shije dhe ish kryetar i këshillit komunal të Bratunac, Ljubisav Simiq, është përpjekur të mbështesë argumentat e mbrojtes sipas të cilave banorët e zonës nuk janë spastruar por janë larguar me dëshirën e tyre, të lodhur nga vite të tëra të një “jete të vështirë” në enklavën e rrethuar nga territoret nën kontrollin e serbëve.
Simiq ka paraqitur një pamje të qartë të mënyrës se si janë larguar banorët e Srebrenicës gjatë orëve pas rënies së qytetit, për në drejtim të rrethinave të Potocari ku janë mbledhur brenda dhe përreth ndërtesës së batalionit të forcave hollandeze paqeruajtëse të OKB-së. Ata kanë kaluar 24 orët e para pas rënies së enklavës nën diellin e nxehtë, duke u përpjekur të sigurojnë një vend në disa qindra autobusë të cilët do ti conin ata në territoret nën kontrollin e muslimanëve.
Menjëherë pas rënies së Srebrenicës, Simiq është thirrur të takohet me komandantin e ushtrisë serbe të Bosnjes, Ratko Mlladiq dhe gjatë takimit i është dhënë detyra të kujdesej për nevojat e njerëzve të mbledhur në Potocari. Dhe ai ka bërë pikërisht këtë gjë të nesërmen – ka thënë dëshmitari – duke mbledhur ujë, ushqime dhe duke ngritur një ambulancë lokale.
“Kur kam shkuar atje për të parë se si ishte gjendja, jam habitur kur kam parë se sa të rënda ishin kushtet. Ishte tepër nxehtë, pis dhe nuk kishte ujë të pijshëm. Ajo që kam parë atje më ka tronditur thellë dhe ende nuk më shqitet nga mendja,” ka thënë Simiq.
Gjatë dy ditëve të ardhëshme, njerëzit nga Potocari janë hypur në autobusë dhe janë “evakuar” në drejtim të territoreve të kontrolluara nga muslimanët, ka thënë ai. Simiq ka ngulur këmbë se banorët e Srebrenicës “kanë dashur të largohen” nga zona sa më shpejt, saqë kanë lënë pas edhe pleqtë. “Unë jam detyruar ti ngre me duart e mija disa pleq dhe i kam cuar deri tek autobusët”.
Kur është pyetur nga prokurorët, ai ka mohuar të ketë pasur edijeni për një dokument të lëshuar nga presidenti i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq, katër muaj përpara marrjes nën kontroll të enklavës, ku urdhërohej korpusi Drina i ushtrisë serbe të Bosnjes të krijonte “kushtet për një mungesë totale sigurie” përreth enklavës dhe të bënte “jetën e popullsisë jo serbe të padurueshme dhe pa perspektivë”.
Ai gjithashtu ka thënë se në ditët që kanë pasuar rënien e enklavës ai nuk ka pasur dijeni për ndarjen e burrave dhe grave, si edhe për shumë ekzekutime. Ai ka thënë se ka dëgjuar për disa ekzekutime, por nuk mund të thoshte që ushtarët nën urdhërat e Blagojeviq kanë marrë pjesë në to.
Ai e ka parë të pandehurin vetëm pasditen e 12 korrikut, në oborrin e ndërtesës ku ka qenë vendosur Kryqi i Kuq lokal: “Ai dukej shumë i freskët dhe i shlodhur sikur ta kishte kaluar gjithë ditën i shtrirë në ndonjë hije. Në fakt ndjeva pak zili për të. Mendova si mundet që ai të jetë kaq i shlodhur, ndërsa unë jam kaq i lodhur pas një dite të tërë pune në Potocari”.
Simiq ka thënë se ai nuk e ka parë për ditë me rradhë Blagojeviq pas asaj dite. “Ne e dinim se disa burra muslimanë nuk i kishin dorëzuar armët dhe donin të canin rrethimin serb përmes pyjeve. Unë e di se ushtria kishte detyrë të mos e lejonte një gjë të tillë, dhe mendoj se për këtë arësye ai nuk është parë më aty,” ka thënë ai.
Shumë prej tyre të cilët janë përpjekur të largohen janë kapur më pas dhe ekzekutuar nga trupat serbe.
Shqetësimi kryesor i Simiq në ditët që kanë pasuar rrëzimin e Srebrenicës ka qenë nëse Mlladiq e kishte vënë re që ai nuk kishte qenë në Bosnje për shkak të një udhëtimi ditën që kishte rënë enklava. Gjatë rrugës për një takim me Mlladiq, ai është veshur me uniformë ushtarake në përpjekje për të bindur komandantin që ai kishte marrë pjesë në luftimet përreth qytetit një ditë më parë. Mlladiq e ka pyetur se ku kishte qenë – Simiq ka ngulur këmbë që ai kishte marrë pjesë në operacion.
Mlladiq duket se e ka besuar Simiq sepse e ka ftuar për një shëtitje të shkurtër në kodrat përreth ditën që dëshmitari ka thënë se ai po ndihmonte banorët e Srebrenicës në Potocari.
Mlladiq ka udhëtuar në një burim malor diku në kodrat përreth enklavës, ka zhveshur cizmet ushtarake dhe carapet e leshta dhe ka future këmbët në ujin e ftohtë. “Më kujtohet se kam vënë re që këmbët e tij ishin shumë të bardha,” ka thënë Simiq. “Më kujtohet gjithashtu se përreth kishte vetëm dy tre kuaj që kullosnin, dhe cdo gjë tjetër, e ndërtuar nga njeriu, si për shembull ndërtesat e stallave, ishte shkatërruar”.
Ana Uzelac është drejtuese e projektit të IWPR në Hagë.