SERBI: FESTIVALI I MUZIKES SHKATERRON NDARJET ETNIKE
Te rinjte nga e gjithe ish Jugosllavia jane mbledhur ne festivalin e rendesishem te muzikes ne Novi Sad, te bashkuar nga dashuria e tyre per muziken.
SERBI: FESTIVALI I MUZIKES SHKATERRON NDARJET ETNIKE
Te rinjte nga e gjithe ish Jugosllavia jane mbledhur ne festivalin e rendesishem te muzikes ne Novi Sad, te bashkuar nga dashuria e tyre per muziken.
Ne nje rremuje tingujsh te zhurmshem dhe dritash te forta, Marko nga Beogradi kercen i kenaqur nen tingujt e muzikes te luajtur nga nje DJ Shqiptar nga Kosova. "Pra keshtu qenkan Shqiptaret," therret ai, me nje buzeqeshje te madhe. "Nuk i kam njohur kurre njerezit te cilet me kane mesuar ti urrej".
Aty prane, Samir, nje Shqiptar nga Shkupi ecen ndermjet nje det tendash dhe flamujsh kombetare - Kroate, Maqedonas, Boshnjak, Serbe - ndersa hena e veres ndricon Danubin dhe muzika bucet nga amplifikatoret e fuqishem te vendosur perreth dhjete skenave ne keshtjellen e Petrovaradin ne Novi Sad, ku zhvillohet festivali EXIT i muzikes.
Samir dhe shume te tjere kane ardhur ketu nga e gjithe ish Jugosllavia per tu kenaqur nga 3 deri 6 Korrik, dhe ata nuk ndjehen nervoz apo te shqetesuar per faktin se jane nga etni te ndryshme. "Askush nuk shqetesohet nese flasim Maqedonisht apo Shqip," thote ai per IWPR.
"Cdo vit ne takojme njerez te rinj dhe me pas i ruajme lidhjet. Te gjithe jane te hapur dhe miqesor, dhe kjo eshte aresyeja kryesore qe une vazhdoj te vij ketu cdo vit".
Perpara EXIT, Samir nuk do te kishte rrezikuar te udhetonte ne Serbi. Por ketu mund te degjosh te gjitha gjuhet nga ish Jugosllavia - dhe dashuria per muziken i tejkalon te gjitha.
Srdjan nga Prishtina mendon po keshtu. "Ne te gjithe jemi qytetare te Shtetit te EXIT," thote ai per IWPR me nje buzeqeshje. "Barrierat e padukshme jane shembur, dhe njerez nga te gjitha kombesite dhe qytetet takohen, pas kaq shume vjetesh ndarje te paaresyeshme".
Marko, Srdjan dhe Samir jane nder me teper se 130,000 te rinj te cilet kane vendosur te kalojne javen e pare te muajit Korrik ne Novi Sad per te pare disa qindra muzikante - perfshire edhe emra te degjuar si Moloko, The Stereo MCs dhe Roni Size - te cilet japin shfaqje deri vone ne brigjet e Danubit.
Ata te cilet marrin pjese thone se EXIT eshte shume me teper se thjesht nje festival i muzikes rrok - por se ai inkurajon njerezit nga ish Jugosllavia te lene pas shpine te kaluaren e tmerrshme dhe te mesojne te komunikojne perseri me njeri tjetrin.
I organizuar fillimisht nga nje grup ku perfshiheshin anetare te levizjes Otpor (Rezistenca) gjate vitit te fundit te regjimit te Sllobodan Millosheviq, emri i festivalit eshte zgjedhur per te reflektuar deshiren e te rinjve per te lene pas regjimin e izoluar dhe paranoik, dhe fillimisht eshte menduar per te inkurajuar studentet te votojne ne zgjedhjet e vitit 2000.
Pas rrezimit te Millosheviqit, qeveria e re ka mbeshtetur nje tjeter festival ne vitin 2001, ne te cilin kane marre pjese nje cerek milion njerez gjate nente diteve te festivalit te muzikes ne kryeqytetin e Vojvodines.
Lehtesimi i regjimit te vizave - duke lejuar shtetasit e huaj te cilet kane nje bilete te EXIT te hyjne ne Serbi pa vonesa - eshte negociuar per festivalin e vitit 2002. Vizitoreve tani u jepet nje pasaporte simbolike ngjyre portokall, ne te cilen eshte vendosur nje top i shndritshem dritash diskoje, i rrethuar nga dege ulliri.
Vladimir Jesiq, i cili ka organizuar debatet e hapura te festivalit, thote se "Ndersa njerezit vijne ketu kryesisht per muzike, eshte pothuajse e pamundur te mos takosh njerez nga rajone te ndryshme. Synimi yne kryesor eshte qe ata te shohin se nje Kroat, Shqiptar, Serb, Boshnjak apo Maqedonas ka te njejtin qendrim ndaj jetes".
Nikola nga Vojvodina merr pjese cdo vit ne EXIT, por e konsideron kete ngjarje si dicka shume me teper te rendesishme per rajonin se sa thjesht nje evenimet per te terhequr turistet dhe per te nxjerre fitime financiare. "Une jam shume i lumtur qe kemi mundesine te tregojme fqinjeve me te cilet deri pak kohe me pare kemi luftuar se sa te ngjashem jemi me njeri tjetrin," thote ai.
EXIT gjithashtu sherben per te afruar te rinjte e Ballkanit me moshataret e tyre nga vendet e tjera te Europes, duke thyer keshtu shume paragjykime te vjetra per jeten ne ish Jugosllavi.
David, nje student i gazetarise 23 vjecar nga Danimarka, eshte kenaqur ne udhetimin e tij te pare ne rajon. "Gjithnje kam degjuar per kete pjese te Europes vetem lajme te keqia rreth Millosheviqit, krimeve te luftes dhe vrasjes se Gjingjiq," thote ai.
"Por nje shoku im, i cili punon ketu, me ka bindur te vij per te ndjekur EXIT. Ka kaq shume te rinj, njerez te mire dhe te hapur ketu te cilet jane thjesht Europiane".
Tanja Matiq eshte nje Koordinatore e Projektit te IWPR ne Kosove.