SERBI: GJINGJIQ SHKARKON DREJTUESIN E PROPAGANDES
Kryeministri i nenshtrohet presionit nderkombetar dhe shkarkon shefin e komunikacioneve i cili eshte akuzuar se ka terrorizuar grupet e mediave.
SERBI: GJINGJIQ SHKARKON DREJTUESIN E PROPAGANDES
Kryeministri i nenshtrohet presionit nderkombetar dhe shkarkon shefin e komunikacioneve i cili eshte akuzuar se ka terrorizuar grupet e mediave.
Kryeministri SerbZoran Gjingjiq ka shkarkuar shefin e tij te propagandas pasi ai eshte implikuar ne nje sere incidentesh qe kane demtuar reputacionin e kryeministrit.
Gjingjiq ka konfirmuar te Premten me 25 Tetor, se shefi i zyres se komunikacionit Vladimir "Beba" Popoviq eshte larguar nga posti i tij zyrtar per tu marre me biznesin e tij.
Megjithate, analistet ne Beograd mendojne se sulmi i koheve te fundit ndaj kompanise se njohur te pavarur B-92 - e cila ka qene nje prej burimeve te rezistences ndaj regjimit te Millosheviqit gjate viteve Nentedhjete - ka qene ne fakt i organizuar nga Popoviq, dhe praktikisht kjo fushate ka bere qe ai te hubase postin e tij.
Popoviq eshte aq i fuqishem ne skenen e mediave - dhe roli i tij eshte aq i rendesishem ne kontrollimin e informacioneve zyrtare, ndonjehere duke vepruar edhe si nje censure e vertete - saqe pavaresisht largimit te tij nga posti asnje analist i rendesishem i mediave ne Beograd nuk ka pranuar te komentoje per IWPR rreth rolit te tij ne ceshtjen e B92.
Burime diplomatike ne Beograd kane konfirmuar se lajmi per nje fushate denigruese ndaj B92 kishte arritur edhe ne Komitetin e Marredhenieve me Jashte te Senatit Amerikan, duke bere qe Uashingtoni te ushtronte presion ndaj Gjingjiq per shkarkimin dhe zevendesimin e shefit te komunikacioneve.
Popoviq thuhet se eshte perpjekur te diskreditoje B92 duke hedhur ne qarkullim nje artikull sipas te cilit kryeredaktori i stacioni Veran Matiq eshte perpjekur te privatizoje ilegalisht stacionin. Artikulli eshte botuar ne gazeten e perditeshme Malazeze Publika, e cila eshte e afert me Presidentin Milo Gjukanoviq, nje aleat i Gjingjiq.
Grupet Serbe te mediave te lidhura me Gjingjiq si TV Pink dhe TV Braca Karic, TVBK - pronaret e te cileve Zeljko Mitroviq dhe Bogoljub Kariq kane qene njerez te afert te Sllobodan Millosheviq perpara se te ndryshonin krah - me pas kane transmetuar komente rreth artikullit te botuar nga Publika.
Kjo dha pershtypjen se keto stacione televizive po perpiqeshin te transmetonin raporte nga republika fqinje pa ndonje nderhyrje politike nga Beogradi.
Nje zyrtar i larte i Partise Demokratike te Gjingjiq, DS, duke folur ne kushte anonimiteti, ka pranuar per IWPR se fushata kishte nisur nga zyra e Popoviq.
"Popoviq krijoi fushaten ndaj B92 dhe dokumentat i jane dhene fillimisht se perditeshmes Publika ne Malin e Zi, e cila ka botuar te gjitha hollesite," ka thene burimi, duke shtuar se TV Pink kishte mbuluar historine vetem per te mbeshtetur kryeministrin.
"Takime te shpeshta tregojne se ka pasur nje koordinim te plote ndermjet Popoviq, Mitroviq dhe Kariq (pikerisht shtyllat e rendesishme te propagandas se qeverise se Gjingjiq)," ka thene i njejti burim.
Matiq eshte shprehur se aresyeja e vertete pas sulmeve ndaj B92 ka qene armiqesia ndaj pavaresise se stacionit. "Ne mesa duket kemi penguar dike, sepse ne jemi nje institucion i vertete i cili kerkon te beje reforma," ka thene ai.
Nje fushate e ngjashme eshte bere kunder Shoqates se Hetuesve, nje agjensi Britanike e cila ka hetuar rreth fondeve shteterore te vjedhura nga Millosheviq dhe perfshirjen e mundeshme te qeverise ne kontrabanden e cigareve.
Nje numer artikujsh kritik ndaj grupit te investigatoree jane botuar ne Publika dhe me pas njoftimet jane dhene ne TV Pink dhe BKTV.
Agjensia Britanike kishte akuzuar autoritetet Serbe se nuk po benin perpjeke serioze per te zgjidhur problemin e kontrabandes se cigareve. (Per informacione te tjera, ju lutem shihni raportin Investigativ te IWPR, Beogradi Godet nga Zerat per Kontrabande.
Redaktoret e Publika, BKTV dhe TV Pink, Velizar Brajovic, Milomir Maric
dhe Tanja Jordovic respektivisht, kane kundershtuar theniet se ata kane bashkepunuar me qeverine, kur jane pyetur nga IWPR.
Shume redaktore ne Serbi kane pasur aq frike nga Popoviq, saqe edhe tani, ata nuk pranojne te shprehin shqetesimet e tyre duke dhene emrat, dhe gjithashtu asnje nuk e quan ate nje censurues.
Aleksandar Tijaniq, keshilltari i mediave prane presidentit Jugosllav Vojisllav Koshtunica - nje kundershtar i ashper i Popoviq - ka thene se ai mund te shpjegoje se perse asnje gazetar nuk ka shprehur mendimin e tij haptazi rreth qendrimeve te shefit te zyres se komunikacionit.
"Asnje gazetar nuk e ka bere nje gje te tille. A do te thote kjo se nuk ka pasur presione? Jo, kjo vetem tregon se gazetaret dhe redaktoret kane frike," ka thene ai.
Manja Vukotiq, redaktor i se perditeshmes se Beogradit Vecernje Novosti, ka thene per IWPR se nje vit me pare ai "kishte kundershtuar perpjekjen e pare te Popoviq per tu perzier ne punet tona dhe qe prej asaj kohe ne nuk kemi folur me".
Vukotiq mendon se vete Popoviq eshte fajtor per deshtimin e konceptit fillestar per krijimin e zyres se komunikacionit, e cila eshte krijuar fillimisht me idene per te ndihmuar gazetaret dhe per te lehtesuar kontaktet e tyre me qeverine. "Perkundrazi ai njeri vetem filloi te sajonte skandale," ka thene ai. "Presionet kane qene te vazhdueshme dhe redaktoret e tjere nuk kane dashur te flasin rreth ketyre".
Redaktori i Politika Milan Misiq ka thene per IWPR se Popoviq nuk kishte nderhyre ne punen e tij, megjithese ai nuk ka pranuar te thote nese ai kishte ushtruar influence ne qarqe te tjera ne gazette.
Akuzat ndaj Popoviq shihen si nje paralajmerim ndaj Gjingjiq per te ndryshuar politiken e tij. Deri me tani, ajo nuk ka treguar gadishmeri per te dorezuar influencen e saj apo kontrollin ndaj mediave.
Gjingjiq e ka krijuar kete zyre ne dimrin e vitit 2001 per te zevendesuar ish ministrine e informacionit. Si shef i saj, Popoviq menjehere shtriu influencen e tij ne media, duke u dhene disa grupeve lehtesira per perfitimin e informacionit konfidencial - i cili mund te merrej vetem nga policia - mbi aktivitetet kriminale te anetareve te regjimit te Millosheviqit.
Ne shkembim te kesaj ndihme, shefi i komunikacioneve ka kerkuar mbeshtetjen dhe besnikerine pa kushte ndaj qeverise, e cila nuk ishte nje gje e veshtire ne ate kohe kur Serbia ishte ne nje gjendje euforike post revolucionare dhe pergjithesisht ne mbeshtetje te Opozites Demokratike te Serbise, DOS, ne qeveri.
Shume redaktore te mediave thone se ka qene pikerisht ne ate kohe qe Popoviq ka filluar tu telefonoje atyre duke u kerkuar qe disa gjera te botoheshin dhe disa te tjera te mos botoheshin, dhe ato qe ishin te demshme per qeverine duhet te fshiheshin.
Popoviq i cili ka lindur ne Jagodina, ne Serbine qendrore, tani eshte 44 vjec. Ne fund te viteve 1980, ai ka krijuar agjensine e marketingut Spektra ne bashkepronesi me Misa Beko, kumbarin e Gjingjiq dhe ministrin e privatizimit ne kohen e Millosheviq nga viti 1997 ne vitin 2000.
Ndersa kompania ka marre pjese ne fushaten zgjedhore te Millosheviqit ne vitin 1990, ajo me pas ka ndryshuar pozicion pasi Popoviq u be i afert me Gjingjiq. Tre vjet me pas, Popoviq dhe Spektra kane punuar per fushaten elektorale te Partise Demokratike, e cila eshte konsideruar nga shume njerez si fushata me e sukseseshme ne historine 12 vjecare te zgjedhjeve shume partiake ne Serbi.
Popoviq ka vazhduar te punoje per imazhin e Gjingjiq, duke e paraqitur ate si nje politikan modern perendimor Europian dhe duke ndihmuar ne permiresimin e pamjes se tij, e cila ne ate kohe konsiderohej si nervoze dhe jo terheqese.
Sot, Popoviq eshte drejtor i deges se agjensise nderkombetare te reklamave Ogilvy & Mather ne Beograd.
Ne Korrik te ketij viti, Kosthunica e ka akuzuar ate se ka instaluar disa pajisje pergjimi ne zyren e tij. Per here te pare dhe te fundit, Popoviq eshte pare ne publik per te deshmuar perpara nje komiteti parlamentar te Serbise te krijuar per hetimin e akuzave te presidentit.
Shefi i komunikacioneve ka insistuar se zyra e tij nuk kishte ndonje pajisje te tille. Por kur atij i eshte kerkuar te komentoje direct per kete ceshtje, Popoviq ka refuzuar me zemerim - dhe ka paralajmeruar IWPR te mos i afrohet me atij.
Prova me e veshtire per te ka qene dy vjet pas ardhjes ne pushtet te Gjingjiq, kur Popoviq iu kerkua te promovonte kandidatin e perzgjedhur nga kryeministri, Miroljub Labus, per postin e presidentit, zgjedhje ne te cilat kandidati tjeter ishte rivali i madh politik i kryeministrit Koshtunica.
Gjate fushates per zgjedhjet presidenciale te 29 Shtatorit, zyra e komunikacionit mendohet se eshte perpjekur te demtoje kundershtaret politik te Gjingjiq duke bere presion ndaj nje pjese te mediave.
Por procesi zgjedhor deshtoi ne raundin e dyte me 13 Tetor, kur pjesemarrja e ulet ne votim bere qe zgjedhjet te konsideroheshin te pavlefshme.
Ne fund te fundit, Popoviq duket se ka patur me teper sukses ne diskreditimin e kundershtareve te Gjingjiq sesa ne permiresimin e imazhit te shefit te tij ne syte e votuesve dhe te donatoreve nderkombetare.
Zeljko Cvijanoviq eshte kryeredaktor i se perjaveshmes se Beogradit Blic News.
Daniel Sunter dhe Boris Darmanoviq jane redaktore koordinues te IWPR ne Beograd dhe Podgorica. Dragana Nikoliq eshte nje asistent redaktore e IWPR. Gordana Igriq eshte drejtuesja e projektit te IWPR per Ballkanin.