SERBI: MOSMARREVESHJET PER KTHIMIN E PRONAVE

Perpjekjet e qeverise per te rikthyer pronat e shtetezuara pronareve te dikurshem po hasin veshtiresi.

SERBI: MOSMARREVESHJET PER KTHIMIN E PRONAVE

Perpjekjet e qeverise per te rikthyer pronat e shtetezuara pronareve te dikurshem po hasin veshtiresi.

Ne muajin Janar, Darinka Tataloviq ka menduar se me ne fund ajo do te lejohej te kthehej ne shtepine qe kishte trasheguar nga babai i saj ne lagjen e pasur te Beogradit, Dedinje - por keto shpresa kane pasur jete te shkurter.


Babai i saj, Sava, ka qene nje nder dhjetra mijera viktima te programit te shtetezimit te presidentit Tito. Ata jane urdheruar te largohen nga shtepite e tyre ne vitin 1950 pa u dhene asnje shpjegim.


Darinka ka bere nje lufte te gjate gjyqesore per te rifituar te drejten e saj qe prej lindjes. Dhe ne Janar gjykatesit kane dhene vendim ne favor te saj. Por pasi ka kaluar kater dite duke pritur perpara shtepise se saj ne te ftohtin e acarte, qe disa zyrtare te vinin dhe ta lejonin ate te hynte ne shtepine e saj, ka mberritur policia e cila e ka urdheruar te largohet.


Ky incident ka ndodhur pavaresisht premtimit te Opozites Demokratike Serbe, DOS, ne pushtet, per te rikthyer pronat e shtetezuara pronareve te ligjshem. Aleanca ka deklaruar prej kohesh se ajo do te riktheje disa mijera shtepi dhe biznese, por sapo ajo eshte ngjitur ne pushtet e ka kuptuar se nuk do te mund te mbaje premtimin e saj.


Problemi rrjedh nga fakti qe Millosheviq ka lejuar qe shume prej atyre qe jetojne ne shtepite e shtetezuara ti blene ato per shuma shume te vogla parash dhe kane lejuar administratat lokale te shesin nje pjese te madhe te ketyre pronave per qellime tregtare.


Meqenese pritet qe vetem nje pjese e vogel e ketyre pronave do te kthehen pronareve te tyre te dikurshem, shteti do te duhet te paguaje nje shume te madhe kompensimesh, gje e cila do te jete shume e veshtire.


Projekt ligji per kthimin e pronave ka kohe qe eshte ne pergatitje - dhe eshte vleresuar edhe nga komuniteti nderkombetar. Por kalimi i tij ne parlament, i planifikuar per ne Shtator 2001, eshte shtyre vazhdimisht per shkak te pasojave te tij financiare.


Sead Spahoviq, kryetar i komisionit qe ka pergatitur ligjin, thote se do te duhen edhe dy vjet te tjere perpara se qeveria te siguroje kapacitetin per te ndermarre projektin e kthimit te pronave.


Ata te cileve u eshte shtetezuar prona po planifikojne te paraqesin shqetesimin e tyre ne Keshillin e Europes, ne te cilin Jugosllavia shpreson te anetaresohet ne te ardhmen e afert. Ata shpresojne qe KE do te beje presion mbi Beogradin per te zgjidhur problemin e pronesise nje here e mire.


Pronaret e ligjshem kane njoftuar tanime se pas anetaresimit ne KE, ata kane ne plan te sulmojne Gjykaten Europiane te Strasburgut me ankesa duke e ditur se nje strategji e tille e ka detyruar Rumanine te miratoje ligjin e kthimit te pronave.


Nderkohe, autoritetet e reja po vazhdojne praktiken e vjeter te shitjes se pronave te shtetezuara.


Ne bashkine e Savski Venac ne Beograd disa parcela toke te cilat dikur kane qene prone e Kishes Ortodokse Serbe jane shitur pa dijenine e kishes. Kur nje kryetar bashkie ka nderhyre per te ndaluar shitjen e pronave te shtetezuara ne Smedervska Palanka prane kryeqytetit, ai eshte shkarkuar dhe debuar nga partia, e cila eshte nje anetare e koalicionit qeveritar DOS.


Por pronaret e vjeter te pronave te shtetezuara kane pasur disa suksese. Protestat nga nje numer i tyre kane detyruar autoritetet te ndalojne shitjen e kater hoteleve ne Beograd.


Mungesa e progresit ne kthimin e pronave po vonon edhe procesin e privatizimit, gje e cila po largon investitoret e huaj - nje burim i madh shqetesimi per qeverine.


Ne nje perpjekje per te shtyre gjerat perpara, autoritetet kane thene se pese perqind e cdo kompanie te privatizuar do te lihen me nje ane per te rimbursuar ata te cilet kane humbur ne programin e shtetezimit. Nje kalkulim i shpejte, tregon se kjo shume do te jete e vogel dhe nuk do te mjaftoje per kompensimin e plote.


Milenko Vasovic eshte nje gazetar i se perditeshmes se Beogradit, Blic.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists