SERBI: PRITEN EKSTRADIME TE REJA
Dy te akuzuar te tjere Serbe do te dorezohen Hages - por i dyshuari kryesor mbetet ende i lire.
SERBI: PRITEN EKSTRADIME TE REJA
Dy te akuzuar te tjere Serbe do te dorezohen Hages - por i dyshuari kryesor mbetet ende i lire.
Serbia po pergatitet te dergoje dy ish oficere te ushtrise ne gjykaten e krimeve te luftes ne Hage ne nje perpjekje per te treguar se ajo mbetet e vendosur per te zhvilluar bashkepunimin edhe pas vrasjes se kryeministrit Zoran Gjingjiq.
Por Serbia nuk ka pranuar te premtoje se do te dorezoje te dyshuarin kryesor - Ratko Mlladiq - duke thene se ai eshte zhdukur.
Burime nga Beogradi kane thene per IWPR se transferimi ne Hage i ish oficereve te ushtrise Veselin Sljivancanin dhe Milan Radiq eshte vetem ceshtje ditesh.
Te dy keta jane akuzuar per masakrimin e civileve Kroate prane qytetit te Vukovar ne vitin 1991.
Pjestari i trete i te ashtuquajtures treshja e Vukovar, Mile Mrksiq, eshte dorezuar vullnetarisht ne Hage pas miratimit te ligjit per bashkepunimin e Jugosllavise me gjykaten ne Prill te vitit 2002.
Dergimi i Sljivancanin dhe Radiq ne Hage do te mirepritet nga prokuroret dhe zyrtaret e gjykates - por ata me siguri do te zemerohen pa mase nga deklarimet e Beogradit sipas te cilave Mlladiq eshte zhdukur.
Ministri i brendeshem Dushan Mihajloviq ka thene se ai nuk mund te arrestoje Mladiq sepse ish komandanti i ushtrise se Serbeve te Bosnjes eshte zhdukur.
Deri pak kohe me pare, Mladiq thuhet se ka jetuar ne nje vile si mik i elementeve te linjes se ashper te ushtrise.
Paddy Ashdown, Perfaqesuesi i Larte i komunitetit nderkombetar ne Bosnje, thote se gjenerali eshte ende ne Beograd, por autoritetet thone se ai eshte larguar nga Serbia.
Dorezimi i dy oficereve te ushtrise te akuzuar per krime lufte ne gjykaten e Hages ka qene ne shqyrtim nga Gjingjiq ne javet para vrasjes se tij.
Dhe fakti qe ekstradimi do te kryhet, do te konsiderohet si nje prove qe bashkepunimi me Hagen qe ka filluar do te vazhdoje.
Krye prokurorja e Hages Carla Del Ponte ka kerkuar qe Mlladiq te dorezohet deri me 15 Qershor - afati i caktuar nga SHBA perpara vrasjes se Gjingjiq.
Disa diplomate perendimore duket se do te preferonin qe komuniteti nderkombetar te lehtesonte presionin ndaj Beogradit, te shqetesuar se nje presion i tille mund te destabilizoje Serbine.
Por zyrtaret Amerikane dhe te Bashkimit Europian duket se po ndjekin linjen e ashper te Del Ponte, dhe mund te kerkojne qe Mladiq te dorezohet brenda afatit te caktuar - ose perndryshe mund te nderpritet ndihma ekonomike dhe financiare.
Nje burim i qeverise ka thene per IWPR se arrestimi i Mlladiq eshte shtyre "per pak kohe". Autoritetet per momentin duken me te shqetesuara per arrestimin e atyre te dyshuarve per perfshirje ne vrasjen e Gjingjiq.
Nderkohe, shefi i sherbimit sekret ushtarak, Aca Tomiq - i cili mendohet se ka mbrojtur deri tani Mladiq, Sljivancanin dhe Radiq - eshte shkarkuar.
Shkarkimi i Tomiq ka "dobesuar por nuk ka eleminuar" mbrojtjen per te akuzuarit, sepse keta ndihmohen edhe nga oficere te rangut me te ulet te ushtrise, ka thene i njejti burim per IWPR.
Por presidenti i Serbise dhe Malit te Zi, Svetozar Maroviq ka theksuar se "ne vend nuk mund te kete kundershtime" ne lidhje me bashkepunimin me gjykaten "sepse autoritetet e reja kane arritur nje konsensus per kete ceshtje".
Ivan Vejvoda, keshilltar i kryeministrit te ri te Serbise Zoran Zivkoviq, ka thene per IWPR se "Sistemi i qeverisjes se shtetit eshte thjeshtesuar. Nuk ekzistojne me qendra te pushtetit te cilat u japin sinjale te ndryshme ushtrise dhe strukturave te policise ne lidhje me Hagen".
Ata te cilet jane ende skeptike per vendosmerine e Beogradit per tu perballur me te kaluaren e tij mund te inkurajohen nga deklarime te tilla dhe nga perpjekjet agresive te Serbise per te arrestuar vrasesit e Gjingjiq.
Ne te gjithe vendin jane arrestuar nje numer i madh kriminelesh te lidhur me grupimet e fuqishme te mafias te dyshuara per perfshirje ne vrasje.
Ndermjet te arrestuarve ka qene edhe kengetarja e njohur Ceca, e veja e Zeljko "Arkan" Raznatoviq - nje ish gangster dhe komandant paraushtarak.
Ajo ka personifikuar kulturen Serbe gjate konfliktit ne Ballkan - nje kombinim i patriotizmit te skajshem dhe grorifikimit te luftes.
Policia ka zbuluar ne shtepine e saj nje sasi te madhe armesh, si edhe sasi ari dhe vepra arti te grabitura ne Kroaci dhe Bosnje.
Pavaresisht gjithe ketyre zhvillimeve positive, pyetja kryesore mbetet ende pa pergjigje - a do ti jape komuniteti nderkombetar me teper kohe Serbise?
Del Ponte ka pasur marredhenie te ngrohta me Gjingjiq, dhe ka vizituar edhe varrin e tij gjate nje vizite ne Beograd fund javen e kaluar.
Megjithese ajo e kupton qe vendi tani po perballet me nje krize te rrezikshme, te gjitha shenjat jane qe ajo do te kembengul dhe do te kerkoje qe Beogradi te permbushe afatin e 15 Qershorit.
Milanka Saponja-Hadzic eshte nje bashkepunetore e rregullt e IWPR.