SERBI: SPASTRIMI I SISTEMIT TE DREJTESISE

Rriten shqetesimet se gjykates te pavarur mund te humbasin postet e tyre si pasoje e spastrimit te nisur ne sistemin e drejtesise.

SERBI: SPASTRIMI I SISTEMIT TE DREJTESISE

Rriten shqetesimet se gjykates te pavarur mund te humbasin postet e tyre si pasoje e spastrimit te nisur ne sistemin e drejtesise.

Tuesday, 6 September, 2005

Ndersa qeveria Serbe po ndermerr hapa per te spastruar gjykatesit te cilet jane "prekur" nga mafia, ekziston frika se nje spastrim i sistemit te drejtesise mund te perdoret si pretekst per te larguar ata gjykates te pavarur te cilet jane perpjekur te forcojne sistemin e pavarur te drejtesise.


Zevendes prokurori i shtetit, Milan Sarajliq, eshte arrestuar javen e kaluar pasi policia ka zbuluar prova qe ai ka qene i lidhur me drejtuesit e bandes mafioze te Zemun. Te dyshuarit kryesore per vrasjen e kryeministrit Zoran Gjingjiq, grupet kriminale mendohet te kene qene edhe pas nje seri vrasjesh politike te ndodhura gjate periudhes se Millosheviqit, perfshire edhe ish presidentin e Serbise Ivan Stamboliq, pronarin e gazetes Dnevni Telegraf Slavko Curuvija, zevendes ministrin e policise Radovan Stojcic Badza dhe drejtorin e kompanise ajrore te Jugosllavise Zika Petroviq.


Pas rrezimit te Millosheviqit, qeveria e Gjingjiq ka trasheguar nje sistem drejtesie te emeruar nga ish regjimi i kaluar politik perfshire edhe njerez te mbetur nga koha e regjimit te mepareshem komunist. Gjykates te rendesishem dhe zyrtare te larte te sistemit te drejtesise jane shkarkuar dhe jane zevendesuar me figura te cilet kane qene prej vitesh kunder Millosheviqit. Megjithate, spastrimi nuk ka qene aq i thelle dhe nuk ka prekur te gjitha nivelet e zyrtareve.


Arritja e pare e gjykatesve te sapo emeruar ka qene miratimi i ligjeve te cilat sigurojne pavaresine e sistemit te drejtesise. Ne te njejten kohe, ka pasur presion gjithnje e me te madh nga autoritetet e reja per te spastruar figurat e vjetra te regjimit te Millosheviqit, por ne mungesen e nje kuadri ligjor te nevojeshem per te ndermarre keto veprime, sistemi i drejtesise deri tani ka refuzuar.


E zemeruar nga ky refuzim, qeveria eshte perpjekur te anulloje ligjet e sapo miratuara, por eshte ndaluar ne kete perpjekje nga nje vendim i gjykates se larte te Serbise.


Vendosja e gjendjes se jashtezakoneshme eshte perdorur per te nxjerre ne pension 35 gjykates, pjesa me e madhe e te cileve konsiderohen si mbrojtes te nje sistemi te pavarur te drejtesise. Gjykatesi Zoran Ivoseviq, i cili ka luftuar haptazi ndaj regjimit te Millosheviq dhe eshte shkarkuar ne vitin 2000, ka qene nje nder shtate anetaret e gjykates se larte te perfshire ne kete grup.


Ministri Serb i drejtesise Vladan Batiq ka thene se hetimi per vrasjen e Gjingjiq do te zgjerohet dhe do te perfshije edhe policine, sistemin e drejtesise dhe prokuroret e shtetit. Gjykatesi Djordje Mirkoviq, kryetar i gjykates se rrethit te Beogradit, eshte ndaluar dhe marre ne pyetje se bashku me dy kolege te tij. Atyre u eshte kerkuar te shpjegojne se perse kane liruar Dejan "Bagzi" Milenkoviq, nje anetar i bandes se Zemun i cili ishte dyshuar se ishte perpjekur te vriste Gjingjiq gjate nje aksidenti automobilistik ne fund te muajit Shkurt.


Perpara vrasjes se Gjingjiq, kishte nisur nje lufte e organizuar ndaj mafias, dhe ne krye te ketij operacioni ishte vendosur nje prokuror special. Milan Sarajliq kishte aplikuar per ate post, por prokurori shteteror Sinisa Simiq e hoqi ate nga lista e kandidateve pasi kishte marre dosjen e ndihmesit te tij nga sherbimet sekrete.


Tre dite pas arrestimit te Sarajliq, Simiq eshte shkarkuar. Zyrtarisht, ai eshte detyruar te largohet nga posti si superior i tij. Nga burime jo zyrtare eshte marre vesh se ai konsiderohet si shume i pavarur.


Leposava Karamarkoviq, kryetare e gjykates se larte te Serbise, eshte shkarkuar, per aresye se ka qene e paafte te drejtoje gjykaten. Megjithate, Karamarkoviq ka perfaqesuar kohet e fundit nje numer njerezish te cilet kane mbrojtur ligjet liberale, te cilat qeveria eshte perpjekur ti anulloje.


Disa zyrtare te drejtesise i kane mirepritur keto shkarkime. "Leposava Karamarkoviq dhe Sinisa Simiq jane njerez te nderuar por ata nuk mund te perballonin detyrat e tyre. Shumica e ketyre zyrtareve nuk jane te pergatitur menderisht per sfidat te cilat permban lufta ndaj krimit te organizuar. Mafia nuk mund te trajtohet me me delikatese," ka thene avokati nga Beogradi Dr. Rajko Daniloviq.


Por ndersa shumica e gjykatesve kane mirepritur arrestimin e Sarajliq, ekziston nje ndjenje se sistemi gjyqesor po paraqitet si pergjegjesi i vetem per kete problem kaq te madh. "Si mund te jete e mundur qe kryetarja e gjykates se larte dhe prokurori i shtetit te quhen pergjegjes per gjendjen e tanishme te krimit te organizuar ndersa ministrite e policise dhe e drejtesise jane perjashtuar nga kjo pergjegjesi? Duke ndermarre keto masa, autoritetet i kane dhene vetes te drejten per tu bere drejtues te sistemit te drejtesise," ka thene nje ekspert i se drejtes ligjore, i cili ka preferuar te mbetet anonim.


Nderkohe, kryetarja e re e gjykates se larte Sonja Brkiq dhe prokurori i pergjitheshem Djordje Ostojiq kane thene se ata do te nisin nje vale te re shkarkimesh ne nje perpjekje per spastrimin e cila mund te perfshije shume njerez krimi i te cileve mund te jete pavaresia dhe jo perfshirja ne korrupsion.


Ceshtja Sarajliq eshte natyrisht serioze dhe mund te perbeje nje pretekst te besueshem per shkarkimin e zyrtareve. Ish zevendes prokurori i shtetit eshte akuzuar se ka bere presion dhe ka kerkuar nga anetare te tjere te sistemit te drejtesise per te penguar te gjitha proceset ndaj anetareve te organizatave kriminale.


Si numri dy i zyres se prokurorit te rrethit te Beogradit, ai dyshohet se ka ndaluar hetimet mbi te dyshuarin kryesor per vrasjen e Gjingjiq, Milorad "Legija" Lukoviq, pas qellimit me arme ne vitin 2001 gjate nje mbremjeje per ditelindjen e kengetares se njohur Ceca, e veja e drejtuesit te forcave paraushtarake dhe kriminelit Zeljko "Arkan" Raznatoviq.


Pas arrestimit te tij, Sarajliq ka treguar se pas takimeve me gjykatesit, prokuroret dhe drejtuesit e policise, sherbimeve sekrete dhe anetareve te qeverise ai u ka shitur informacione te rendesishme mafias. Ai ka perfituar 150,000 euro pasi u ka treguar vend ndodhjen e nje deshmitari te mbrojtur i cili ishte larguar nga vendi disa muaj me pare. Emri i deshmitarit nuk eshte bere i njohur zyrtarisht, por IWPR ka mesuar se ai eshte Ljubisa "Cume" Buha.


Buha, i cili ka qene i afert me banden e Zemun per vite me rradhe, eshte larguar nga vendi pasi banda eshte perpjekur disa here per ta vrare per shkak te nje perplasje interesash. Nga jashte vendit, Buha i ka dhene mediave informacione te hollesishme rreth aktiviteteve te bandes dhe ka akuzuar drejtuesit e saj Legija dhe Dusan "Siptar" Spasojeviq per nje sere vrasjesh dhe rrembimesh.


Pas thenieve te Cumes, qeveria ka vendosur te ndermarre masa te ashpra ne luften ndaj mafias. Policia Serbe ka vendosur kontakte me Buhan dhe e ka kthyer ate ne vend nen masa sigurie dhe mbrojtjen e shtetit. Tre dite perpara vrasjes se Gjingjiq, ai eshte marre ne pyetje nga prokuroret.


Ndersa Sarajliq ka abuzuar me pozicionin e tij per te penguar me dashje rrugen e drejtesise, shume gjykates kane thene se mungesa e informacionit nga ana e policise nuk i kishte lejuar ata te jepnin denime te ashpra te kerkuara nga qeveria. Prokuroret jane shnderruar praktikisht ne nivelin e spektatoreve ne luften e tanishme ndaj krimit, ka thene nje burim i rendesishem i drejtesise Serbe per IWPR. Policia ka marre ne dore te gjitha procedurat dhe ndonjehere nuk i njofton fare prokuroret per te marre pjese ne pyetjen e te dyshuarve, ka thene ai.


"Ne jemi tanime nen survejim dhe nuk jemi ne gjendje te bejme asgje ne menyre te pavarur," ka komentuar nje prokuror i Beogradit, i cili ka preferuar te mos permendej me emer.


Njoftimet per ndryshime te shpejta te ligjeve, te cilat do te cojne ne largimin e sistemit te drejtesise nga hetimet, jane pritur me shqetesim nga qarqet e drejtesise. "Policia do te drejtoje procedurat para gjyqit. Ne do te jemi nen presion per te pranuar cdo gje qe thone ata dhe vetem do te pergatisim akuzat nen drejtimin e tyre," thote nje burim tjeter i rendesishem nga sistemi i drejtesise.


"Kjo menyreprocedimi, ku nje hetim kryehet pa kontrollin e gjykates, mund te kete sukses ne shoqeri te stabilizuara, por eshte krejtesisht pa vend per kushtet ne te cilat gjendet momentalisht Serbia. Ne nuk duhet te drejtohemi nga emocionet e rastit dhe te ndryshojme ligjin apo te miratojme ndonje zgjidhje vetem per kete rast. Ne rast se veprojme ne kete menyre, atehere do te kemi shkaterruar paanesine e sistemit te drejtesise," ka paralajmeruar nje ekspert i procedurave penale, i cili nuk ka pranuar te permendet me emer.


Serbia
Frontline Updates
Support local journalists