SERBI: SPASTROHEN GJENERALET E KOHES SE MILLOSHEVIQ
Nje hetim i ri mbi ish shefin e shtabit dhe njerezit e tij te afert paralajmeron fillimin e nje goditjeje ndaj forcave anti reformiste ne rradhet e ushtarakeve.
SERBI: SPASTROHEN GJENERALET E KOHES SE MILLOSHEVIQ
Nje hetim i ri mbi ish shefin e shtabit dhe njerezit e tij te afert paralajmeron fillimin e nje goditjeje ndaj forcave anti reformiste ne rradhet e ushtarakeve.
Gjykatat ushtarake ne Serbi kane nisur nje spastrim te ish besnikeve te Millosheviqit ne forcat e armatosura me ane te nje hetimi te disa gjeneraleve te cilet dyshohet se kane abuzuar me poziten e tyre.
Kryetari i gjykates, Kolonel Djordje Trifunoviq, ka thene se ata dyshohen se kane manipuluar me fondet e ushtrise per strehim dhe pronat e patundeshme te ushtrise.
Grupi perbehet nga ish shefi i shtabit te ushtrise, Nebojsha Pavkoviq dhe gjeneralet Gradimir Zivanoviq, Stamenko Nikoliq, Branko Fezer, dhe nje kolonel, Dobrica Jovanoviq.
Policia ka arrestuar Pavkoviq me 1 Prill si pjese e perpjekjeve te saj ne luften ndaj krimit te organizuar, me akuza se gjate regjimit te Millosheviqit ushtria ka ndihmuar dhe mbeshtetur perpjekjen per te vrare Vuk Drashkoviq, drejtuesin e Levizjes per Rimekembje Serbe ne Qershor 2000.
Hetimi i paprecedent i ndermarre nga Ushtria e Serbise dhe Malit te Zi, VSCG, ka per qellim te riktheje besimin ne institucionet ne rradhet e ushtrise, besimi ndaj se ciles eshte demtuar rende nga skandalet ne te cilat jane perfshire disa zyrtare te larte te ushtrise.
Pjesa me e madhe e oficereve nen hetim kane qene njerez besnik te Millosheviqit te cilet kane ndryshuar krah pas rrezimit te regjimit te tij. Megjithate, kritiket e tyre, kane dyshuar gjithnje se ata nuk i kane prere asnjehere lidhjet me regjimin e kaluar, dhe i kane akuzuar ata se po pengojne procesin e reformave ne ushtri.
Prokurori ushtarak ka thene se oficeret mendohet se kane pervetesuar disa apartamente shteterore te dhena ushtrise, nje ceshtje shume e rendesishme ne VSCG, sepse disa mijera oficere tani jane te detyruar te jetojne ne shtepi ku detyrohen te pahuajne qera te larta.
Zivanoviq dhe Nikoliq kane qene drejtues te departamentit te strehimit dhe te sektorit per mobilizim dhe ceshtje te sistemit. Jovanoviq ka qene sekretar i komisionit te strehimit per gjeneralet dhe admiralet.
Akuza ndaj tyre eshte se ata u kane dhene apartamente te caktuara per ushtaraket njerezve te cilet nuk kane qene ne listat e aprovuara per kete qellim, dhe kane perfitur shperblime financiare.
Gjykata ushtarake ka thene se ajo ka informacion mbi 11 apartamente te cilat jane dhene ne menyre te paligjeshme, megjithese burime ushtarake kane thene per IWPR se numri perfundimtar i ketyre apartamenteve mund te jete shume me i madh. Nese gjenden fajtore, oficeret mund te denohen me deri 15 vjet burgim.
Pavkoviq dhe Fezer jane akuzuar edhe per nje akuze tjeter per abuzim te pushtetit te tyre, ne lidhje me fallsifikimin e dokumentave zyrtare dhe atyre te identifikimit per te graduar nje oficer.
Nese keto akuza provohen, Pavkoviq dhe gjeneralet e tjere do te thote se kane shkelur edhe rregullat shume te forta dhe te rendesishme te sistemit te sigurimeve shoqerore, te cilat konsiderohen si nje shtylle themelore ne forcat e armatosura, te cilat kane siguruar nje ndjenje normaliteti pas traumave te nje numer lufterash shkaterruese.
Rrjeti i sigurimeve shoqerore te ushtrise ka funksionuar mire ne sistemin e kaluar socialist. Megjithate, veshtiresite ekonomike qe prej renies se ketij sistemi e kane veshtiresuar se tepermi gjendjen. Gjate dhjete vjeteve te fundit, strehimi eshte bere nje ceshtje e diskutueshme per shkak te mungeses se fondeve.
Gjate sistemit te vjeter komunist, te gjithe ushtaraket kane pasur te drejte per strehim dhe per te blere shtepite e tyre. Por kriza ekonomike ne vend ka bere qe tani te numerohen rreth 18,000 ushtarake aktiv dhe ne pension te cilet nuk kane strehim.
Shume oficere jane detyruar te marrin apartamente me qera, dhe kjo perben nje peshe te rende per burimet e tyre financiare. Pagat mesatare ne ushtri jane 200 deri 250 euro, ndersa qeraja mesatare per nje apartament eshte rreth 150 euro. Ata te cilet nuk kane mundesi te perballojne koston e strehimit jane larguar nga sherbimi ushtarak, ose kane filluar edhe pune te dyta civile, gje e cila eshte e ndaluar me ligj.
Kjo gjendje ka shkaktuar nje krize besimi, e cila ka vene oficeret dhe ushtaret kunder gjeneraleve. Nje gje e tille eshte vene re vecanerisht gjate periudhes se drejtimitte Pavkoviq ne postin e shefit te shtabit te pergjitheshem nga Shkurt 2000 deri ne Qershor 2002, sepse ai mendohet se u ka dhene privilegje nje numri te vogel bashkepunetoresh te ngushte.
Pavkoviq eshte akuzuar se e ka kufizuar te drejten per pronesi te shtepive vetem per nje grup njerezish te cilet kane qene te afert me te - vecanerisht pas krijimit te nje komisioni special per organizimin e shperndarjes se apartamenteve per oficeret i cili ndryshoi rregullat ne lidhje me siperfaqen e apartamenteve te cilat u takonin oficereve te rangjeve te ndryshme.
Sipas sistemit te ri, gjeneralet kane pasur te drejte te marrin apartamente mbi 150 metra katrore - e cila eshte rreth tre here me e madhe se sa siperfaqja e apartamenteve te zakonshem ne Serbi.
Shqyrtimi i akuzave ndaj Pavkoviq dhe bashkepunetoreve te tij do te jete nje nder rastet e fundit per gjykaten ushtarake. Reformat kushtetuese ne shtetin e ri te Serbise dhe Malit te Zi do te shkrijne gjykatat ushtarake dhe do ti transferojne pergjegjesite e tyre gjykatave civile.
Aleksandar Radiq eshte nje analist i pavarur ushtarak ne Beograd.