Shkarkimet ne Mase Synojne Te Pershpejtojne Procesin e Paqes ne Bosnje
Komuniteti nderkombetar ka shkarkuar 22 zyrtare Boshnjak obstruksioniste nga te gjitha nivelet dhe i ka ndaluar ata te punojne ne vende te zgjedhura, ne nje perpjekje tjeter per te pershpejtuar procesin e paqes I cili duket se po deshton.
Shkarkimet ne Mase Synojne Te Pershpejtojne Procesin e Paqes ne Bosnje
Komuniteti nderkombetar ka shkarkuar 22 zyrtare Boshnjak obstruksioniste nga te gjitha nivelet dhe i ka ndaluar ata te punojne ne vende te zgjedhura, ne nje perpjekje tjeter per te pershpejtuar procesin e paqes I cili duket se po deshton.
Komuniteti nderkombetar ne Bosnje ka dhene goditjen me te ashper kunder nacionalisteve te linjes se ashper qe kane penguar procesin e paqes duke shkarkuar 22 zyrtare Serb, Kroat dhe Muslimane te Bosnjes.
Shkarkimet ne mase, te cilat kane qene nje veprim I perbashket I Zyres se Perfaqesuesit te Larte (OHR) dhe Organizates per Sigurim dhe Bashkepunim ne Europe (OSBE), nuk jane nje gje e re. Edhe here te tjera jane shkarkuar zyrtare Boshnjak qe nuk kane bashkepunuar.
Megjithate, numri I te shkarkuarve eshte shume me I madh se ne te kaluaren. Per me teper, zyrtaret e shkarkuar nuk do te lejohen te kandidohen ne zgjedhjet e ardheshme.
Nje faktor qe mendohet se ka influencuar kete vendim duket te jete mundesia e zvogelimit te trupave ushtarake deri ne Pranvere kur NATO planifikon te zvogeloje numrin e trupave te Forces se Stabilizimit (SFOR) nga 30,000 ne 20,000.
"Nuk ka me kohe, " thote nje diplomat perendimor, I cili ka theksuar gjithashtu se pervec zvogelimit te numrit te trupave, edhe burimet financiare po drejtohen kryesisht ne Kosove. Duke deshiruar te mbetej anonim, ai tha se shkarkimet ishin menduar qe t'u japin nje mesazh te qarte dhe te forte perkrahesve te tjere te linjes se ashper dhe te "ti jepnin shtytje" procesit te paqes.
OHR dhe OSBE kane pushtet te gjere ne baze te marreveshjes se paqes qe I dha fund luftes ne Bosnje me 1995. Ne fakt, Perfaqesuesi I Larte Wolfgang Petrich eshte ne gjendje te vendose per ligjet dhe te zevendesoje zyrtaret ne nuk bashkepunojne.
Ndermjet nente Serbeve, shtate Muslimaneve dhe gjashte Kroateve, ne liste jane nente kryetare bashkish, nje guvernator, dy ministra, dhe disa deputete te parlamentit dhe zyrtare te tjere lokale dhe rajonal. Meqenese pjesa me e madhe e zyrtareve te shkarkuar kane edhe pozicione te larta ne partite nacionaliste ne pushtet, agjensite nderkombetare po parashikojne zhvillime te metejshme.
Vetem pak ore perpara se te njoftohej zyrtarisht vendimi, SFOR ka ngritur nivelin e gatishmerise se tij ne te gjithe vendin ne ate qe diplomatet e pershkruajne si nje levizje parandaluese per cdo problem te mundeshem.
"Keta zyrtare ne menyre te vazhdueshme dhe kembengulese kane penguar Marreveshjen e Paqes se Dayton," tha Alexandra Stiglmayer, zedhenesja e OHR, ndersa po bente te ditur vendimin. "Ata kane shkelur ligjet e vendit te tyre, kane punuar ne menyre aktive kunder kthimit te njerezve dhe rikthimit te pasurive te tyre si edhe kunder paqes dhe pajtimit."
Tanya Domi, zedhenesja e OSBE, tha se kandidati i rradhes nga lista e partive te tyre do te zevendesoje ata zyrtare te cilet u shkarkuan nga parlamentet dhe asamblete, ndersa postet e lira ekzekutive do te rinegociohen.
"Qe prej dites se sotme, komuniteti nderkombetar nuk i njeh me ata dhe nuk do te punoje me me ta," tha Domi, duke shtuar se te gjithe 22 zyrtaret "nuk kane bere asgje" per te zbatuar Marreveshjen e Paqes se Dayton ne te kaluaren.
Sipas Stiglmayer, te 22 zyrtaret e shkarkuar ishin njohur me vendimin perpara se ai te shpallej. Trupat e SFOR do te zbatojne urdherin per largimin e zyrtareve "po te jete nevoja", por zyrtaret e shkarkuar pritet qe ta pranojne vendimin, tha ajo.
Nje nga zyrtaret e shkarkuar, kryetari i bashkise se Banja Luka Djordje Umicevic, e beri te qarte se ai nuk do te pranonte shkarkimin e tij. Ne nje konference per shtyp te organizuar ne Banja Luka nje ore perpara se te behej publik vendimi i OHR dhe OSBE, Umicevic tha se ai do te therriste nje sesion te jashtezakonshem te asamblese se Banja Luka dhe se do te njihte vetem vendimin e saj.
Vitet e fundit, Umicevic eshte bere i njohur ne ambjentet nderkombetare per kundershtimin nga ana e tij e planeve per rindertimin e xhamise se vjeter Ferhadija, e cila eshte shkaterruar gjate luftes se bashku me te gjitha objektet e tjera fetare Muslimane ne Banja Luka.
"Une nuk kam thene kurre se objektet fetare Muslimane nuk mund te rindertohen dhe kam punuar gjithmone per nje te ardhme pa lufte," tha Umicevic ne konferencen e tij per shtyp, duke thene se shkarkimi i tij eshte bere per shkak te vizitave te tij ne Rusi dhe Kine me 5 Nentor. "Dikush eshte i shqetesuar nga fakti se Banja Luka eshte kthyer ne metropolin Ortodoks Serb me perendimor."
Umicevic nuk eshte i vetmi zyrtar i larte Serb i Bosnjes qe eshte shkarkuar. Kryetari i bashkise i qytetit te kontrolluar nga Serbet Gorazde, Slavko Topalovic, dhe disa udheheqes te qyteteve te kontrolluara nga Serbet dhe ne disa bashki ne veri dhe lindje te Bosnjes jane gjithashtu ne kete liste.
Megjithese shume prej Serbeve te shkarkuar i perkasin partive nacionaliste te linjes se ashper, vendimi do te shkaktoje probleme dhe do ta vere para veshtiresive Kryeministrin pro-perendimor Serb te Bosnjes, Milorad Dodik. Ai do te duhet te zgjedhe ne se te pranoje keto shkarkime, dhe keshtu te perballet me kritika te ashpra nga popullsia Serbe e Bosnjes, apo ti kundershtoje ato duke bere ndoshta qe te humbase edhe ndihmen perendimore ne para tek e cila mbeshtetet.
Edhe udheheqesit Muslimane te Bosnjes, te cilet ne pergjithesi jane me bashkepunetore me perendimin duken te zemeruar nga ky vendim. Ne listen e zyrtareve te shkarkuar figurojne dy njerez te rendesishem nga Partia ne pushtet Muslimane e Aksionit Demokratik (SDA), Mirsad Veladzic, guvernator i kantonit te Bihac, dhe Dzevad Mlaco, deputet ne parlament i SDA dhe ish kryetar i bashkise se Bugojno, si edhe Kemal Brodilija, kryetar i bashkise se Kakanj, dhe Juzuf Zahiragic, ministri i drejtesise se kantonit te Sarajevos.
Ne pergjigje, Mirza Hajric, ndihmesi i anetarit Musliman te presidences, Alija Izetbegovic, tha se Muslimanet kane qene gjithnje pala me kooperuese ne Bosnje dhe u ankua se disa nga shkarkimet jane nje perpjekje nderkombetare per "te barazuar fajet" ndermjet tre grupeve etnike.
Hajric e ka quajtur vendimin "inkonsistent" sepse disa nga zyrtaret nuk kane qene paralajmeruar asnje here per obstruksionizem, ndersa te tjere, te cilet jane kritikuar me pare nga agjensite perendimore, nuk jane shkarkuar.
Izetbegovic ka leshuar nje deklarate ku thote se ai ne pergjithesi i mbeshtet vendimet e OHR, por se ai nuk eshte dakort me shkarkimin e Veledzic dhe kerkoi nga OHR dhe OSBE qe te japin shpjegime per vendimin e tyre. Vete Veladzic tha se komuniteti nderkombetar po perpiqet te shkarkoje ata qe kane mbrojtur Bosnjen dhe te sjellin ne pushtet ata qe kane qene gati ta tradhetojne vendin.
Bashkimi Demokrat i Kroateve te Bosnjes (HDZ) ka leshuar nje deklarate ku thuhet se vendimi ishte "i habitshem dhe i papranueshem". Disa anetare te rendesishem te partise jane shkarkua, perfshire Krunoslav Kordic dhe Pero Pazin, kryetare te bashkive te Capljina dhe Stolac, dy nga qytetet me shkeljet me te renda te te drejtave te njeriut, si edhe zyrtare te larte nga bashkite ne Bosnjen jugore dhe qendrore, si Mostar, Kiseljak dhe Prozor.
"Pas ketij vendimi, ne pyesim veten, se ku po shkon zbatimi i marreveshjes se Dayton dhe se kush do ta zbatoje ate, komuniteti nderkombetar apo zyrtaret lokale te zgjedhur nga populli," tha HDZ, por nuk ka deklaruar se nuk do ta pranoje vendimin.
Analistet vendas kane frike se partite ne pushtet po pergatisin incidente te dhuneshme ne pergjigje te ketyre shkarkimeve, por besojne se duke qene se shume nga njerezit e shkarkuar kane qene te perzier ne korrupsion Boshnjaket e thjeshte do te jene te kenaqur me vendimin.
"Cfare ka pritur Petrich?" tha Mirsad Kahvedzic, nje 32 vjecar veteran i luftes ne Sarajevo. "Komuniteti nderkombetar duhet ti kishte shkarkuar te gjithe udheheqesit lokal ne 1996." Megjithate Kahvedzic ka theksuar se zyrtaret e shkarkuar do te zevendesohen nga njerez te se njejtes parti, te cilet ndoshta do te kene te njejtat qendrime jo kooperative dhe platforma politike.
"Zyrtaret e shkarkuar nuk jane zyrtaret qe ka nevoje Bosnja," tha zedhenesja e OHR Stiglmayer. "Eshte koha qe procesi i paqes te beje nje kercim te madh perpara ne menyre bindese dhe qe te ndodhin ndryshime te verteta."
Janez Kovac eshte nje gazetar i pavarur nga Sarajevo.