Shpërbëhet Rrjeti i Millosheviqit

Pavarësisht se kontrollon ende SPS-në, baza e pushtetit të Millosheviqit po shkatërrohet.

Shpërbëhet Rrjeti i Millosheviqit

Pavarësisht se kontrollon ende SPS-në, baza e pushtetit të Millosheviqit po shkatërrohet.

Tuesday, 6 September, 2005

Rizgjedhja e Sllobodan Millosheviqit së fundi në postin e drejtuesit të Partisë Socialiste të Serbisë, për shumë kohë forca politike kryesore në politikën Serbe, nuk mund të përforcojë pozitat e ish presidentit.


Rizgjedhja e tij ka përçarë SPS-në dhe ka bërë që shumë prej aleatëve të tij të largohen nga partia për të krijuar organizatat e tyre politike. Përkrahësit më të vendosur të Millosheviqit, të cilët janë kryesisht nga kështjella e pushtetit të tij në Pozharevac, janë të dëshpëruar.


Pas daljes së tij në takimin kryesor të komitetit të SPS-së gjatë kongresit të fundit të partisë në Beograd, Millosehviqi është tërhequr përsëri në fortesën e tij në Dedinje, një lagje e pasur e kryeqytetit Serb. Ai del nga shtëpia shumë rrallë. Ata që I aknë ngelur edne besnik e vizitojnë atë në shtëpi ose komunikojnë me telefon.


Në një udhëtimtë rrallë në qytet, Millosheviqi ka vizituar JUBMES bank ku është takuar me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Ai ka qenë i rrethuar nga shumë roje trupi. Klani i Millosheviqit - gruaja Mira Markoviq, vajza Marija dhe djali Marko - tani janë njerëz të zakonshëm.


Mira Markoviq, drejtuese e Partisë së Majtë Jugosllave, JUL, është zgjedhur në Shtator nga zona e saj në Pozharevac si deputete. Por këto ditë ajo vjen në shtëpinë e saj në qytet në mënyrë të fshehtë. Shtëpia është nën kontrollin e vazhdueshëm të policisë.


Demonstrues të shumtë janë mbledhur së fundi përpara zyrave të Opozitës Demokratike të Serbisë, DOS, në Pozharevac, duke kërkuar që ajo të shkarkohet si përfaqësuese federale e qytetit. Një peticion është organizuar për shkak se sipas njerëzve Markoviq nuk përfaqëson më interesat e elektoratit, dhe tre mijë njerëz e kanë nënshkruar peticionin.


Menjëherë pas protestave në Pozharevac, Markoviq ka marrë pjesë në një seancë të parlamentit federal, duke hyrë nga një derë anësore e ndërtesës.


Marko Millosheviq, sipas disa zërave në Pozharevac, është ende në Rusi deh udhëton shpesh në Kinë. Zoran Milovanoviq, një ish kamarier në klubin e natës Madona në pronësi të Markos dhe një ish aktivist i lëvizjes Otpor në qytet, ka ngritur padi penale ndaj Marko Millosheviqit.


Ai thotë se Marko dhe rojet e tij të trupit e kanë sulmuar më 7 Mars të këtij viti, duke i vënë një pistoletë në gojë dhe duke e kërcënuar se do ta bënin copash me një sharrë me korent.


Sipas burimeve të IWPR-së, Marko vazhdon të jetë në kontakt me bashkëpunëtorët e tij nëpërmjet telefonit, duke dhënë porosi që ata të ringrenë perandorinë e tij të biznesit në Pozharevac e cila ka pësuar humbje të mëdha - klubin e natës Madona, kompleksin e zbavitjes Bambiland, një internet kafe dhe një furrë buke.


Por përpjekjet për të rihapur furrën e bukës në qendër të qytetit kanë dështuar. Furra, në katin e parë të një ndërtese banimi, është shkatërruar gjatë protestave anti-Millosheviqit në muajin Tetor. Punëtorët që kanë vajtur për të riparuar dëmtimet, janë dëbuar prej andej nga banorët e pallatit dhe nga aktivistë të Otpor-it.


"Disa të rinj me kokë të rruar kanë ardhur së bashku me një polic për të riparuar dëmtimet e dritareve dhe të dyqanit," thotë Mile Millosheviq, një fotograf dhe banor i ndërtesës. "Ne e kundërshtum këtë gjë duke I thyer përsëri xhamat."


"Kur desha të rregulloja unë apartamentin tim mu deshën firmat e të gjithë fqinjëve. Ai nuk pyeti askënd. E hapi furrën, e cila sjell shumë nxehtësi dhe këtu nuk mund të jetohet më."


Një banor tjetër i ndërtesës, doktori psikiatër Vojin Kuzmanoviq thotë se autoritetet lokale ia kishin dhënë hapësirën në katin e parë një kompanie të quajtur Agropromet Tekstil në fillim të vitit 2000.


Sipas doktorit, kompania, ia shiti menjëherë këtë hapësirë Markos për shumën prej 80,000 marka Gjermane por paratë i ka marrë vetëm pas zgjedhjeve të Shtatorit dhe pesë ditë përpara se Marko të largohej nga Pozharevaci.


Po ashtu kanë dështuar edhe përpjekjet për hapjen e Radio Madona - një degë e klubit të natës me të njëjtin emër. Punonjësit, duke pasur frikë nga reagimi i banorëve të Pozharevacit, nuk kanë pranuar të rikthehen në punë.


Një nga punonjësit e stacionit, i cili dëshiron të mbetet anonim, thotë se drejtori, Milica Dabiq, kishte telefonuar të gjithë stafit dhe u kishte thënë se Marko kërkonte që ata ta rikthenin në punë Radio Madonën.


"Ne nuk pranuam sepse menduam se një hap i tillë do të irritonte njerëzit," thotë punëtori. "Na thanë se Marko është nxehur shumë."


Gruaja e Markos Milica Gajiq, e cila është parë në Pozharevac pas humbjes në zgjedhje të vjehrrit të saj, tanimë është larguar. Askush nuk e di se ku ndodhet ajo.


Dëshmitarë të cilët banojnë pranë klubit të natës Madona thonë se ata kanë parë Dragan Haxhi Antiq, ish drejtor të së përditëshmes pro Millosheviqit Politika, në afërsi të lagjes. Antiq është fshehur në një manastir pranë Prepoljes pas "Revolucionit të Tetorit" dhe tani thuhet se fshihet në Pozharevac.


Vajza e Millosheviqit ka pësuar një goditje nervore pas humbjes së babait të saj dhe është shtruar në Spitalin Ushtarak të Beogradit për kurime. Marija ka në pronësi Radio Televizionin Kosava dhe mendohet se po përpiqet të shesë pajisjet e kompanisë së saj.


Disa besnikëë nga Pozharevaci janë shkarkuar nga postet e tyre të rëndësishme politike dhe ekonomike që prej rrëzimit të njeriut të tyre. Vlajko Stojoljkoviq, ministër i policisë, është detyruar të largohet nga zyra e tij. Ai ka humbur edhe kryesimin e komitetit të SPS-së në Pozharevac kur udhëheqja e re në qytet tha se ata nuk do të zbatonin më urdhërat e tij.


Leposava Miliçeviq, ish ministre e fesë dhe shëndetësisë është zhdukur fare.


Politikani i rëndësishëm nga Pozharevaci, Ratko Markoviq, një besnik i Millosheviqit i cili ka shkruar edhe kushtetutën Jugosllave, është larguar nga SPS-ja së bashku me disa anëtarë të lartë të saj pas kongresit të partisë ku Millosheviq u rizgjov kryetar i partisë.


Ish drejtuesit e këshillit bashkiak të Pozharevacit janë nën hetim për mashtrime dhe përvetësim të fondeve të strehimit. Prokurori kishte urdhëruar arrestimin e të gjithë të dyshuarve. Këtu përfshihen ish kryetari i bashkisë, Dushan Antiq, ish zëvendës kryetari i bashkisë Dragoljub Jovanoviq, ish kryetarja e qeverisë lokale Snezhana Arshiq, ish zëvendës presidenti i SPS-së Trifun Pantiq dhe presidenti i komitetit lokal të JUL-it, Vojisllav Pejiq.


Por klika e Millosehviqit nuk po goditet vetëm në Pozharevac. Në Beograd, Zorica Brunclik, një zyrtare e lartë e JUL-it dhe një këngëtare e muzikës popullore, ka thënë se ajo preferon të qëndrojë e mbyllur në shtëpi sepse është e "zhgënjyer nga anëtarët e partisë së saj."


Mile Veljkoviq është një bashkëpunëtor i IWPR-së.


China, Serbia, Russia
Frontline Updates
Support local journalists