SHPËRTHEN DHUNA NË KUFIRIN E MAQEDONISË

Një shpërthim i ri dhune përgjatë kufirit Maqedonas ka shtuar shqetësimet për mundësinë e një konflikti të ri në Ballkan.

SHPËRTHEN DHUNA NË KUFIRIN E MAQEDONISË

Një shpërthim i ri dhune përgjatë kufirit Maqedonas ka shtuar shqetësimet për mundësinë e një konflikti të ri në Ballkan.

Hanife Bislimi, një grua 40 vjeçare, nënë e gjashtë fëmijëve tregon me gisht disa fshatra në kufirin e Maqedonisë në një hartë të rajonit. "Ky është Shqiptar, ky është Shqiptar, edhe ky është Shqiptar," thotë ajo.


Ashtu si shumë prej 500 refugjatëve të cilët janë larguar nga fshati Tanushevc në Veri të Maqedonisë gjatë ditëve të fundit, Bislimi ëndërron të jetojë në një shtet të bashkuar ku të jenë të gjithë zonat e banuara Shqiptare të ish Jugosllavisë, por kundërshton metodat e dhunëshme që kanë përdorur disa njerëz për ta realizuar këtë.


Luftimet rreth Tanushevcit në Maqedoninë veriore ndërmjet ushtrisë dhe militantëve etnik Shqiptarë janë përshkallëzuar këtë javë, pas dërgimit të përforcimeve në këtë zonë.


Qeveria e Shkupit mendon se Tanushevci kontrollohet nga militantët e armatosur dhe ka kërcënuar të dërgojë forcat e saj për ti larguar ata nga fshati.


Kundërshtarët e ushtrisë me uniforma të zeza mendohet të jenë anëtarë të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare, UCK - një grup i krijuar rishtazi nga ushtarë të ish Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.


Shumë prej atyre që janë larguar nga luftimet po qëndrojnë tani me të afërmit apo në ambjente të krijuara me urgjencë në Debelde, rreth tre kilomtra brenda kufirit të Kosovës. Mungesa e burrave ndërmjet rrefugjatëve ka shkaktuar hamëndje se ata janë inkuadruar në gjirin e guerrilave.


"Rrefugjatët të cilët kanë mbërritur nga Tanushevci thonë se ata janë larguar për shkak të rritjes së tensioneve dhe shtimit të trupave ushtarake Maqedonase në këtë zonë," thotë zëdhënësja e UNHCR-së në Kosovë, Astrid van Genderen Stort.


Por rrefugjatët thonë se kanë pasur kërcënime direkte. "Forcat Maqedonase na kanë qëlluar, dhe na kanë kërcënuar dhe ngacmuar," thotë Bislimi.


Këto histori përforcojnë njoftimet se forcat e sigurisë kanë goditur Shqiptarët etnikë pas sulmit të fundit ndaj një stacioni policie në Tearce ku u vra një oficer. UCK-ja ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm.


Autoritetet e Shkupit dyshojnë se ky sulm është nxitur nga guerrilat Shqiptare nga Kosova të cilët luftojnë në Luginën e Preshevës në jug të Serbisë. Qeveria Maqedonase mendon se ata po përpiqen të përhapin dhunën në anën tjetër të kufirit.


Shkupi dhe Beogradi kanë frikë se nacionalistët Shqiptarë në Maqedoninë perëndimore dhe Serbinë e jugut po përpiqen të bashkojnë këto zona me Kosovën.


Por disa zyrtarë perëndimorë thonë se shpjegimi për dhunën përgjatë kufirit Maqedonas është më i thjeshtë: luftëtarët Shqiptarë në preshevë po përpiqen të shmangin vëmendjen ndërkombëtare pasi janë sulmuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar për veprimet e tyre të dhunëshme ndaj Serbëve në rajon.


Rrefugjatët në Debelde duket se nuk kanë ndonjë ide se kush i kryen sulmet e armatosura në zonën kufitare.


Disa prej tyre kanë frikë nga UCK-ja dhe thonë se ata nuk i mbështesin veprimet e tyre të dhunëshme. Ka pasur një numër njoftimesh të pakonfirmuara se banorët e Tanushevcit janë marrë peng dhe përdorur si mburoja njerëzore për të parandaluar ndonjë sulm në front të gjerë të forcave të qeverisë së Maqedonisë.


Të tjerë mendojnë se një organizatë e tillë nuk ekziston dhe se qeveria Maqedonase ka krijuar spektrin e një organizate ekstremiste Shqiptare për të justifikuar keqtrajtimin e përgjithëshëm të Shqiptarëve që jetojnë në zonat kufitare me Kosovën. "Unë nuk kam parë asnjë herë UCK-në, dhe nuk besoj që ajo ekziston. Qeveria Maqedonase gënjen," thotë Zenun Murseli nga Debelde.


Zyrtarët e K-For dhe të NATO-s, të cilët kanë vizituar këtë zonë të Mërkurën, duket se dëshirojnë të nënvleftësojnë rëndësinë e incidenteve kufitare.


Ushtarët Amerikanë të K-For të dislokuar në këtë zonë kanë shtuar patrullimet e tyre, por thonë se nuk kanë vërejtur ndonjë lëvizje të rebelëve Shqiptarë nëpërmjet kufirit.


"Këtu ka qenë shumë qetë," thotë oficeri Amerikan i K-For Kapiteni Markus Evans pranë Debeldes. "Ne kemi kontrolluar disa njerëz, por nuk u kemi gjetur armë".


Por autoritetet Maqedonase nuk janë të kënaqura. Kryeministri Ljubcko Georgievski ka akuzuar trupat paqeruajtëse se nuk po kontrollojnë si duhet kufirin me Kosovën.


Shenjat nuk janë të mira. Ka pasur njoftime për një grup tjetër të armatosur Shqiptar me emrin AKSH, mesa duket rivale me UCK-në që vepron në këtë zonë. Për momentin duket se gjendja në rajon është e qetë, por ka mundësi që trupat Amerikane të K-For mund të përballen shumë shpejt me diçka që ata nuk kanë shumë dëshirë ta bëjnë.


Kristian Kahrs është një gazetar i pavarur që punon për median Norvegjeze dhe atë ndërkombëtare në Kosovë dhe Serbi. Ai ka punuar më parë si oficer shtypi i K-For.


Frontline Updates
Support local journalists