SHQIPERI: BOSET E BIZNESIT ALARMOHEN NGA VALA E KRIMIT

Dy vrasje dhe nje rrembim kane shqetesuar thellesisht tregtaret dhe njerezit e biznesit ne Shqiperi.

SHQIPERI: BOSET E BIZNESIT ALARMOHEN NGA VALA E KRIMIT

Dy vrasje dhe nje rrembim kane shqetesuar thellesisht tregtaret dhe njerezit e biznesit ne Shqiperi.

Tuesday, 6 September, 2005

Ka kaluar nje muaj qe kur njerez te panjohur kane vrare Fatmir Ramen, nje biznesmen i njohur ne Tirane - ndersa politikanet rivale te cilet kane fajesuar njeri tjetrin per vrasjen e tij mund te bien dakort vetem per nje gje: vrasesit e tij ndoshta nuk kane qene amatore te zjarrte te futbollit.


Rama eshte vrare me 29 Mars ne Kartodrom 2000, kompleksi zbavites te cilin e ka pasur ne pronesi ne rrethinat e Tiranes, ne nje mbremje kur pjesa me e madhe e vendit ka qene duke ndjekur me vemendje ekipin kombetar te futbollit te Shqiperise ndaj Rusise.


Hetimi mbi vrasjen e Rames nuk ka nxjerre asnje rezultat, dhe ne muajin e kaluar nje tjeter vrasje dhe nje rrembim kane tronditur thellesisht njerezit e biznesit ne Shqiperi - duke i ofruar opozites nje arme me teper per te luftuar qeverine ne lidhje me vendosjen e rendit dhe te ligjit ne vend.


Tregtari i madh i hekurit Florian Vila eshte vrare perpara shtepise se tij ne nje zone rezidenciale ne Tirane, me 9 Prill, dhe me 21 Prill, ne qytetin e Vlores, eshte rrembyer nipi i tregtarit me te madh te cimentos, Sulo Shehut.


Nipi i Shehut eshte liruar pas kater ditesh pas nje operacioni te policise i cili ka rezultuar ne arrestimin e gjashte te dyshuarve, perfshire edhe nje oficer te policise. Megjithate, per vrasjen e Viles nuk eshte bere ende asnje arrestim.


Tregtaret dhe njerezit e biznesit jane te shqetesuar - ata kerkojne qe qeveria te denoje vrasesit dhe te tregohet e vendosur ne luften e saj ndaj krimit te organizuar.


Partia Demokratike e opozites po e shfrytezon shqetesimin e tregtareve, dhe e ka konsideruar qeverine direkt pergjegjese per rritjen e krimit te organizuar.


PD ka pergatitur nje rezolute per ta paraqitur ne parlament, ku i kerkohet qeverise se Socialisteve te mbroje bizneset e ligjeshme nga shtimi i krimit te organizuar. Ne nje konference per shtyp te mbajtur me 28 Prill, Sali Berisha, kryetari i partise Demokratike, ka thene se rezoluta do te "denoncoje qendrimin indiferent te qeverise dhe lidhjet e saj te mundeshme me keto veprime kriminale". Berisha ka thene se keto veprime jane kryer per te mbrojtur interesat e biznesit te disa anetareve te partise ne pushtet.


Qeveria i eshte pergjigjur ashper duke thene se Berisha po perpiqet te siguroje kapital politik nga nje sere ngjarjesh te palidhura me njera tjetren. Bardhyl Agasi, zevendes kryetar i grupit parlamentar te Partise Socialiste, ka thene: "Ne i denojme keto raste, por keto jane raste sporadike, dhe me duket se ato po politizohen. Nuk eshte nevoja te thuhet se biznesi eshte i kercenuar".


Berisha i ka mbeshtetur akuzat e tij ne faktin se Florian Vila dhe Sulo Shehu kane qene te lidhur me Partine Demokratike. Shehu ka financuar partine ne te kaluaren, ndersa Vila njihej per pikpamjet e tij politike te djathta.


Pas rrembimit te nipit te Shehut, Berisha ka vizituar shtepine e familjes Shehu ne Vlore, ku edhe ka denoncuar Kryeministrin Fatos Nano dhe qeverine e tij per lidhjet e tyre me krimin e organizuar.


Nderkohe, Shehu, ka ofruar nje shperblim prej 10 milion dollare Amerikane per lirimin e nipit te tij, dhe u ka thene gazetareve se "nese qeveria nuk angazhohet teresisht per lirimin e tij, une do te transferoj biznesin tim - do te jem me i sigurte ne Irak".


Gjetja e nipit te rrembyer kater dite me pas ne nje vend te fshehte rreth 60 km larg nga Vlora duket se ka bere qe Shehu te mos e vere ne jete premtimin e tij.


Megjithate, vrasjet e Rames dhe Viles mbeten te pazgjidhura, pavaresisht nje njoftimi nga Ministri i Rendit Publik Luan Rama (nuk ka lidhje me Fatmirin) se do te krijohej nje ekip i perbashket per hetimin e vrasjeve.


Luan Rama e ka bere premtimin e tij pas takimit me Presidentin Alfred Moisiu, Prokurorin e Pergjitheshem, Dhori Sollaku dhe shefin e sherbimeve sekrete Kujtim Hysenaj me 19 Prill.


Por edhe kjo levizje nuk e ka ndaluar Berishen te sulmoje Socialistet dhe qeverine e tyre, duke i akuzuar ata per lidhje te fshehta me Fatmir Ramen.


Por kjo nuk ka qene hera e pare qe ngrihen akuza te tilla. Vitin e kaluar, Nano ka sulmuar ish kryeministrin e asaj kohe, Ilir Meta, nje zyrtar i larte i partise Socialiste, se "po pergatit listen e qeverise se tij te re ne Kartodromin e Rames".


Ai ka shtuar se per Ramen ka pasur nje urdher arresti nderkombetar - nje akuze e cila eshte kundershtuar ne ate kohe nga ministria e brendeshme. Komentet e Nanos jane pare si pjese e nje strategjie per te paraqitur veten si i paster dhe i palidhur me boten e krimit.


Megjithate, nje vit me pas, vete qeveria e Nanos po akuzohet se ka mbrojtur pronarin e Kartodrom 2000 nga nje urdher arresti i Interpolit.


Ekzistenca e nje urdher arresti nderkombetar eshte konfirmuar pas vdekjes se Fatmir Rames - ai figuron i kerkuar ne Itali per tregti droge - dhe me 22 Prill, zedhenesi i partise Demokratike, Edi Paloka, ka thene se qeveria ka bllokuar zbatimin e ketij urdher arresti.


Me pas Luan Rama ka deklaruar me 30 Prill se vrasesit e pronarit te Kartodromit ishin identifikuar, por ky deklarim eshte mohuar menjehere nga zyra e prokurorit.


Vezhgues diplomatike thone se deklarimi i ministrit te rendit publik ka qene nje perpjekje per te treguar se ai eshte ne kontroll te situates, dhe per te kufizuar demtimin e reputacionit te tij.


Luan Rama ka shkarkuar tashme shefin e policise ne Tirane, Kolonel Ilirian Zylyftari. Megjithese nuk eshte dhene asnje aresye per shkarkimin e tij, burime jo zyrtare thone se kjo ka qene nje perpjekje per te shmangur kritikat per rendimin e gjendjes se rendit dhe qetesise ne vend.


Politikanet Shqiptare jane prej kohesh nen trysnine e BE per te pastruar politiken Shqiptare ne menyre qe vendi te mund te perfitoje ndihme dhe te pranohet ne gjirin e Perendimit.


Zylyftar Bregu eshte redaktor i Gazetes Shqiptare ne Tirane.


Frontline Updates
Support local journalists