SHQIPERI: SHTOHEN KRIMET BRENDA FAMILJES
Konfuzioni social dhe varferia po fajesohen per nje vale dhune brenda familjes qe vetem gjate ketij viti ka marre rreth 50 jete njerezish,
SHQIPERI: SHTOHEN KRIMET BRENDA FAMILJES
Konfuzioni social dhe varferia po fajesohen per nje vale dhune brenda familjes qe vetem gjate ketij viti ka marre rreth 50 jete njerezish,
Kur Fatmir Sulejmani, nje punetor i sektorit te naftes, eshte kthyer nga turni i nates dhe ka gjetur nje burre tjeter ne shtepine e tij, ai ka marre nje thike dhe ka qelluar me tem bi gruan e tij Xhuliana 17 here, perpara se te kthehej nga dy vajzat e tyre. Njera ka vdekur ne moment ndersa tjetra eshte e denuar te "jetoje tere jeten me demtime te renda fizike dhe psikologjike," sipas doktoreve.
Ndersa nje hetim i mevonshem ka konfirmuar dyshimet e Sulejmanit se gruaja e tij e tradhetonte, nuk ka asnje prove qe te mbeshtese theniet e tij se i dashuri i gruas po pergatitej ti dergonte vajzat e tij te punonin si prostituta ne Itali.
Per fat te keq, histori te tilla jane bere shume te shpeshta ne median Shqiptare. Krimi ne gjirin e familjes ka marre kete vit thuajse 50 jete njerezish, sipas statistikave te ministrise se rendit publik.
Ne Shqiperi, nje dhune e tille ka ndodhur tradicionalisht ndermjet familjeve te ndryshme ose klaneve, e nxitur nga ceshtje te nderit ose te hakmarrjes. Por vala e tanishme konsiderohet si nje produkt i varferise dhe konfuzionit social. "Shoqeria Shqiptare po kalon nje periudhe ndryshimesh teper te medha," thote psikologu Zyhdi Dervishi. "Vlerat kulturore tradicionale jane dobesuar shume, ndersa ende nuk jane krijuar vlera te reja per ti zevendesuar ato".
Disa komentatore i kane kerkuar medias te mos njoftoje me per dhunen familjare, duke thene se nje paraqitje e saj po ben qe ky fenomen te "normalizohet".
Ndersa incidentet behen gjithnje e me te shpeshta, policia eshte kritikuar se nuk po ben sa duhet per te shmangur keto ngjarje. Ne nje rast te koheve te fundit ne Divjake, ne jugperendim te vendit, nje djale 21 vjecar ka vrare kater anetare te familjes se tij ne mes te dites. "Duhet pranuar se publiku eshte i zhgenjyer nga mungesa e veprimeve te policise per te parandaluar keto krime te renda," ka komentuar ne nje deklarate per shtyp pas kesaj vrasjeje, Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Oficeri madhor i policise Tonin Voci ka thene per IWPR-se se koleget e tij perballen me nje detyre te veshtire ne shmangien e rasteve te tilla. "Keto lloje krimesh jane shume te veshtira per tu hetuar apo parandaluar nga oficeret e policise. Jeta e brendeshme e familjeve ne Shqiperi eshte e mbyllur dhe dhuna ne familje shpesh mbetet brenda dyerve te saj," thote ai.
Dhuna ne familje zakonisht pason prishjen e marredhenieve dhe kulminon ne nje shperthim te dhunshem. "Rreth gjysma e vrasjeve ne gjirin e familjes rezultojne nga nje gjendje e rende mendore e momentit, dhe ne tre raste fajtoret kane kryer me pas vetevrasje," thote ai.
Studimet kane treguar se pavaresisht dallimeve qe mund te kene raste te vecanta, shumica e familjeve te prekura nga krimet e dhuneshme kane disa karakteristika te perbashketa. Ato zakonisht jane te varfera dhe kane nje arsim te ulet - dy te tretat e fajtoreve kane ndjekur vetem arsimin fillor.
Shumica e krimeve ndodhin ne fshat, ku familjet jane me te izoluara dhe lidhjet patriarkale jane me te forta. "Polica perballet me sfiden per te vendosur lidhje me te ngushta me komunitetet ne keto zona. Do te duhet kohe qe te ndertojme keto marredhenie besimi dhe te permiresojme imazhin tone ne publik," thote Voci.
Shqiperia gjithashtu vuan nga mungesa e agjensive dhe rrjeteve sociale te cilat japin mbeshtetje per familjet duke lehtesuar problemet e medha qe rrjedhin nga varferia. "Keto krime do te vazhdojne te shtohen deri sa shoqeria te mobilizohet per te luftuar aresyet e tyre," thote Dervishi.
"Per momentin, agjensite shteterore ose jane te pafuqishme ose kane frike te veprojne, ndersa organizmat e shoqerise civile jane mbi te gjitha me te interesuara per te marre fonde".
Zylyftar Bregu eshte nje redaktor i gazetes, Gazeta Shqiptare ne Tirane.