Shqiperi: Terrori I Gjakmarrjes

Shqiperia e veriut po mundohet te largoje mallkimin e gjakmarrjes.

Shqiperi: Terrori I Gjakmarrjes

Shqiperia e veriut po mundohet te largoje mallkimin e gjakmarrjes.

Thursday, 25 October, 2001

Pertej maleve te Shqiperise se veriut, qindra burra dhe djem qendrojne te mbyllur ne shtepite e tyre, me friken se vdekja i pret ne anen tjeter te pragut te deres.


Gjakmarrja ende vazhdon ne keto zona te largeta, ashtu sic ka bere ne pese shekujt e kaluar.


Regjimi autoritar komunist arriti ta nderprese kete praktike gjate viteve 1945 - 1990. Pas vitit 1990, vendi ka rene disa here ne anarki dhe ligji i Kanunit rifilloi te funksionoje perseri. Sipas ketij kodi dikush eshte i detyruar moralisht te marre hak nese nje anetar i familjes vritet. Kjo do te thote ose te vrasesh vrasesin ose je anetar te familjes se tij.


Tani ka filluar nje perpjekje per ndalimin e gjakmarrjes nga Misioni per Pajtimin Kombetar.


"Une kam faluar vrasesin e babait tim pese vjet me pare ne emer te demokracise," thote Zef Gjonmarku, nje burre i vjeter babai i te cilit eshte vrare 60 vjet me pare ne Mirdite. "Nje njeri me moral te forte duhet te gjeje ne zemren e tij faljen per ata qe i kane bere nje gje te keqe. Gjakmarrja eshte nje kancer ne trupin tone dhe ne Shqiptaret duhet ta shkulim ate".


Nje vit me pare, burri i Hile Gjon Perajt eshte vrare gjate nje zenke. Tani, pervec mbajtjes se nje familjeje prej tete femijesh nga mosha tre muaj deri 18 vjec, ajo duhet te mbroje edhe jeten e djmeve te saj. Djali me i madh duhet te marre hak, sipas Kanunit. Por ajo e ka detyruar me force te qendroje ne shtepi, te punoje token dhe te mbaje familjen. Ajo ka frike se vrasesit e burrit te saj mund te vrasin edhe djalin.


Shume burra ne rajonin verior te Pukes, Mirdites, Shkodres dhe Tropojes qendrojne te mbyllur ne shtepite e tyre prej vitesh.


Qe prej trazirave te vitit 1997 kur u grabiten depot e ushtrise dhe u vosh nje sasi e madh armatimi ne te gjithe vendin, rreth 100 burra dhe djem jane vrare.


Nuk ekzistojne statistika zyrtare por Misioni i Pajtimit Mbare Kombetar thote se 290 familje jane fshehur vetem ne rajonin e Tropojes.


Emin Spahia, nje punonjes i misionit, thote se femijet ne gjendje me te keqe sepse ata detyrohen te braktisin shkollen dhe gjenden nen nje kercenim te perhershem per t'u vrare apo nen nje presion te madh per te marre hak. Rreth 700 femije te kesaj zone kane kete problem.


"Ne duhet te punojme per te ndryshuar krejt mentalitetin," thote Gjin Marku, kryetari i misionit. "Njerezit duhet te respektojne ligjin dhe policine, dhe jo Kanunin".


Nul Bajraktari, nje ndermjetes ne Tropoje, thote: "Pas trazirave te vitit 1997, vrasjet per gjakmarrje jane shtuar se tepermi. Shume prej ketyre vrasjeve kane lindur nga motive politike apo ekonomike. Shumica e te vrareve kane qene djem te rinj".


Marku fajeson ne menyre te vecante median. Ata kane tendencen te pershkruajne cdo vrasje si nje vrasje per gjakmarrje, duke inkurajuar keshtu familjet te marrin gjakun. "Ndonjehere vrases qe punojne per krimin e organizuar perdorin si alibi traditen e gjakmarrjes," shton ai.


Pal Kuka, nje ndermjetes ne Mirdite, ka arritur te pajtoje 100 gjaqe gjate ketyre dhjete vjeteve te fundit. Nje pjese e tyre kane lindur si pasoje e gjakmarrjeve te vjetra, ndersa te tjerat per motive ekonomike.


Por edhe ata qe perpiqen te zgjidhin keto mosmarreveshje dhe te pajtojne gjaqet nuk jane te mbrojtur nga gjakmarrja. Man Avduli ka qene nje ndermjetes deri kater vjet me pare. Por pasi djali i tij Qazim u vra nga gruaja e tij dhe nena e saj, ai nuk mendonte per gje tjeter pervec hakmarrjes. Sipas Kanunit, gjaku nuk mund te merret tek grate. Por Avduli thote: "Qeveria dhe shteti nuk kane pune me kete rast. Djemte e mi dhe une duhet te marrim hak per gjakun e Qazimit".


Zyrtaret e ministrise se brendeshme thone se vetem pak prej vrasesve te Kanunit jane arrestuar dhe denuar. Disa largohen nga vendi, te tjeret fshihen me familjet e tyre ne vende te veshtira per t'u kapur.


Studiuesi Edmond Dragoti thote se qeveria duhet te kerkoje me teper burime financiare dhe me teper police per te spastruar veriun nga ky kancer. "Nese kjo do te ishte bere," thote ai, "keto gjera do te kujtoheshin tani si nje perralle e se kaluares".


Profesori i Drejtesise dhe akademiku, Luan Omari, thote se eleminimi i kesaj tradite eshte shume i nevojshem nese Shqiperia shpreson te anetaresohet ne Bashkimin Europian. "Integrimi Europian nuk arrihet vetem me infrastrukture me te mire, rruge me te mira dhe me teper ujesjellesa dhe energji elektrike," thote ai. "Ne duhet te arrijme emancipimin kulturor dhe civil".


Duket se nje ndryshim ka filluar tashme. Pak kohe me pare nje familje ka debuar nga gjiri i saj nje njeri i cili kishte vrare nje Kosovar i cili udhetonte me nje mikrobus neper Shqiqeri ne rruge per ne Kosove. Njeriu i larguar nuk mund te kthehet me ne shtepine e tij dhe as ne shtepite e nje te afermi. Nje delegacion i familjes ka shkuar ne familjen e te vrarit ne Kosove "per te kerkuar falje".


"Nevojitet nje mobilizim i pergjitheshem i popullit, qeverise, te gjithe shoqerise per te larguar nje here e mire kete mallkim per Shqiptaret," thote Omari.


Agim Kanani eshte nje gazetar i pavarur ne Tirane.


Albania, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists