Shqiperia Po Humb Betejen Ndaj Droges
Te rinjte e droguar ne Shqiperi nuk mund te drejtohen askund per ndihme.
Shqiperia Po Humb Betejen Ndaj Droges
Te rinjte e droguar ne Shqiperi nuk mund te drejtohen askund per ndihme.
Te rinj, shume prej tyre adoleshente, jane viktima te droges, nje plage te cilen autoritetet e ketushme duket se jane te pafuqishme per ta luftuar.
Problemi me i madh eshte se Shqiperia nuk ka nje program anti droges. Kur te droguarit i drejtohen nje spitali, ata shkojne kryesisht per mbidoze. Pas disa ditesh ata largohen prej andej pa asnje mundesi per kujdes te metejshem apo terapi.
"Nje e pesta e perdoruesve qe vijne ne kliniken tone te toksikologjise jane nen moshen 15 vjecare," thote Dr. Zihni Sula, ne spitalin ushtarak te Tiranes. Dy vjet me pare mosha mesatare e perdoruesve te rinj ishte ndermjet 16 dhe 17 vjec.
Mosha teper e re e perdoruesve, vecanerisht ne Tirane, eshte nje shqetesim i madh. Vitin e kaluar rreth 700 te rinj kane kerkuar ndihme ne spital dhe numri kete vit pritet te shtohet edhe me.
Artan Isufi, babai i nje vajze 17 vjecare ne Tirane, thote se ai ka mesuar dy vjet me pare se vajza e tij perdorte droge. "Une u terbova," thote ai. "Mendova te kerkoja ndihme por ku? Tek shteti? As qe behet fjale…
"Kam bere cdo gje per vajzen time. E kam cuar cdo vit me pushime. E kam nxitur te pikturoje sepse ajo ka talent. Kam nje shtepi te mire ne qender te Tiranes, nje makine te mire me te cilen dalim jashte qytetit per fundjave".
Shkelqim Demiraj, 15 vjec, eshte detyruar te shkoje ne spital nga i jati i tij, Iljazi. "Me thane se ai perdorte droge, dhe e merrte me shiringe," thote Iljazi. "Veshtire se mund ti gjeje nje vend pa shenja shiringe dhe te panxire ne krahun e tij. Shkelqimi ishte ende i vogel per te punuar, por ai shiste alumin dhe baker, te cilin ndoshta e vidhte per te fituar parate e nevojeshme per te blere droge".
Shkelqimi ka shkuar dy here ne spital, por te dyja heret eshte larguar perpara se ta vizitonin doktoret. Tani i ati i qendron prane krevatit te tij ne menyre qe te mos lejoje shoket ti sjellin droge. "Nese nuk e kontrolloj cdo moment, merr fund cdo gje," thote Iljazi. "Ai nuk eshte fare ne vete dhe mund te hidhet nga dritarja".
Pjesa me e madhe e perdoruesve te droges jane djem, por edhe vajzat duket se kane filluar te behen perdoruese. Dalina, 18 vjec, tregon se ajo dhe i dashuri i saj jane perdorues droge por nuk kane para. "Ne nuk mund te beheshim lypes apo hajdute," thote ajo. "Keshtu qe i dashuri im me shtyu te shese trupin per para". Ajo ka shkuar tek nje burre i cili e ka paguar jo me para por me heroine.
"Kisha frike se mos me rrembenin dhe me dergonin me skafe te punoja si prostitute ne Itali," thote Dalina. "Kam qene shume e merzitur per dite me rradhe por per fat te mire me pas fillova te shoqerohesha me dike tjeter. Ai me ka shpetuar jeten duke me bindur te heqe dore nga droga. Nuk do ta fal kurre te dashurin tim te pare".
Duket se qeveria po ndermerr tani disa hapa per te luftuar drogen, por fondet jane gjithnje te pakta. Autoritetet jane te vendosura ta luftojne kete fenomen. Se fundi, policia ka shkaterruar disa qindra kioska, bare, dhe restorante ne qender te Tiranes sepse ato ishin shnderruar ne qendra te tregtise se droges. Tani e gjithe zona eshte mbjelle me bar.
Ndersa prinderit e te rinjve perdorues i mirepresin keto hapa, ata kerkojne qe qeveria te beje me teper per ti ndihmuar direkt ata. Disa po humbasin durimin dhe kane filluar te perdorin metoda gjithnje e me te deshperuara per te detyruar femijet e tyre te heqin dore nga droga.
Ardian Hoxha, 19 vjec, eshte denoncuar ne policine e Tiranes nga vete familja e tij, e cila mendonte ndoshta se kjo ishte menyra e vetme per ta detyruar ate te hiqte dore. Ata ne fakt i kane futur ne xhep nje sasi droge - shume familje te tjera kane bere te njejten gje keto vite - por kur Ardiani u denua nga gjykata me pese vjet burgim, nena e tij filloi te bertiste ne sallen e gjyqit.
Denime te tilla te ashpra nuk mund te jepen ne te ardhmen. Qeveria tani po rishikon ligjin i cili i trajton si perdoruesit ashtu edhe trafikantet e droges me te njejten mase ndeshkimore. Ne te ardhmen perdoruesit do te marrin denime me te lehta.
Denisa Xhoga dhe Zylyftar Bregu jane gazetare te gazetes Shekulli ne Tirane.