SHQIPTARET E PRESHEVES INJOROJNE PERSERI BEOGRADIN

Diplomatet perendimore kane kritikuar planet e Shqiptareve te Presheves per te perseritur bojkotin e tyre ne zgjedhjet presidenciale.

SHQIPTARET E PRESHEVES INJOROJNE PERSERI BEOGRADIN

Diplomatet perendimore kane kritikuar planet e Shqiptareve te Presheves per te perseritur bojkotin e tyre ne zgjedhjet presidenciale.

Shqiptaret etnik ne Serbine jugore do te perpiqen te paraqesin perserri kerkesen e tyre per bashkim me Kosoven fqinje duke bojkotuar perseri zgjedhjet presidenciale, te cilat do te perseriten me 8 Dhjetor pasi zgjedhjet e mepareshme jane anulluar per shkak te pjesemarrjes se ulet.


Perkunder deshires se autoriteteve Serbe dhe komunitetit nderkombetar, rreth 65,000 Shqiptare nuk kane marre pjese ne zgjedhje ne bashkite e Presheves, Bujanovcit dhe Medvegjes gjate zgjedhjeve presidenciale te muajit Tetor.


Shqiptaret shpresojne qe rajoni i lugines se Presheves ne nje te ardhme do te bashkohet me Kosoven ne shkembim te enklavave Serbe ne anen tjeter te kufirit.


Megjithese Kosova eshte ende pjese e Republikes Federale te Jugosllavise, RFJ, ajo ne te vertete eshte drejtuar si nje protektorat i Kombeve te Bashkuara qe prej perfundimit te konfliktit te NATO-s me Serbine ne vitin 1999. Bisedimet mbi statusin perfundimtar te Kosoves ende nuk kane filluar.


I vetmi leshim qe kane bere Shqiptaret te cilet jetojne ne luginen e Presheves ka qene pjesemarrja e tyre ne zgjedhjet e fundit lokale, me arsyetimin se ceshtjet lokale kane te bejne direct me ta. Ne zgjedhje, grupi kryesor Shqiptar, Partia per Veprim Demokratik, PDD, ka fituar kontrollin mbi bashkite e Bujanovcit dhe Presheves ndersa nje koalicion Serb fitoi ne Medvegje.


Deri ne mesin e vitit 2001, lugina e Presheves ka qene e perfshire nga konflikti i armatosur ndermjet forcave te sigurise se RFJ dhe luftetareve Shqiptare te Ushtrise Clirimtare te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit, UCPMB. Luftimet ndaluan vetem pasi komuniteti nderkombetar dhe zevendes kryeministri Serb Nebojsa Coviq arriten nje marreveshje sipas te ciles luftetaret do te carmatoseshin ne shkembim te garancive per dhenien e te drejtave njerezore dhe demokratike per Shqiptaret, te cilat u jane mohuar nen regjimin e ish presidentit Slobodan Millosheviq.


Pikpamja zyrtare e Beogradit eshte se Kosova eshte ende pjese perberese e RFJ ne kuadrin e Rezolutes 1244 te OKB-se.


Megjithate, disa qarqe ne Serbi, kryesisht ato te cilat kane lidhje me akademikun dhe shkrimtarin e njohur Dobrica Cosiq, i cili konsiderohet si babai i nacionalizmit Serb, mendojne se nje shkembim i mundeshem territoresh mund te jete zgjidhja me e mire.


Sulejman Hiseni, nje Shqiptar nga Bujanovci, thote per IWPR, se bojkotimi i zgjedhjeve presidenciale Serbe ka kuptim per popullsine lokale. "Une nuk e kuptoj se cfare prêt Beogradi nga Shqiptaret qe jetojne ketu, sepse ata nuk do ta pranojne kurre Serbine si vendin e tyre," thote ai, duke shprehur edhe mendimin e shume Shqiptareve te tjere.


Dy nga tre partite kryesore Shqiptare - Partia per Bashkimin Demokratik te Shqiptareve, PBDSH dhe Levizja per Progres Demokratik, LPD, e cila perfshin ne rradhet e saj ish komandantet e UCPMB - kane injoruar haptazi zgjedhjet presidenciale te muajit Tetor.


Riza Halimi, drejtuesi i moderuar i PDD ka ftuar formalisht anetaret e partise se tij te marrin pjese ne votim. Por vezhgues lokale thone se deklarimi i tij ishte me teper nje veprim per te treguar bashkepunim me Beogradin dhe komunitetin nderkombetar sesa nje ftese serioze per pjesemarrje. Halimi ka pritur nje prej kandidateve ne zgjedhjet presidenciale, reformatorin Miroljub Labus, dhe e ka siguruar ate per mbeshtetjen e tij, e cila ne fakt nuk eshte materializuar ne diten e zgjedhjeve. Drejtuesi i Partise Socialiste Serbe, SPS, Dragoljub Filipoviq ka thene se veprimi i Halimit ishte nje lloj "prostitucioni politik".


Te derguarit nderkombetar kane treguar gjithashtu shenja padurimi dhe pakenaqesie ndaj pozicionit te Shqiptareve. Nje diplomat perendimor ka thene per IWPR se ne zgjedhjet lokale drejtuesit e Shqiptareve u kane bere thirrje pasuesve te tyre te votojne ne ate qe ata e quajten nje lufte per supremaci politike. "Tani po keta drejtues nuk po marrin pjese ne demokratizimin e vendit," ka thene diplomati.


Keto kritika veshtire se mund te bindin Shqiptaret e Presheves te ndryshojne qendrim. Burime nga komuniteti Shqiptar thone se bojkotimi i aktiviteteve politike te cilat nuk kane lidhje me problemet lokale ka mundesi te vazhdoje deri ne perfundimin e bisedimeve per statusin perfundimtar te Kosoves.


Serbia, Kosovo
Frontline Updates
Support local journalists